Shume po i del emri ketij katundarit bedri islamit.
Kudo ku grin sallat ky gazetar stalinist kooperativash i kohes se PPSh-se helmon e percan fymen atdhetare ne mesin e Diaspores.
Megjithse ne Shqiperi ai, eshte nji fosil enverist i katundarise se Pukes, ne saje te enveristeve te gjermanise po i pret shpata ne kater nahije ketij rrufjani e demagogu bajat.
Shume gabim e ka LDK e gjermanise merret me kte "papagall te paguar".
Nejse ..pun per ta..
.................
nga trepca shkeputa kete shkrim:
.......
BEDRI TAFA (ISLAMI) PROFITERI I LUFTĖS OSE SUSLLOVI I LPK-sė..!
----------------------------------------------------------------------
PĖRGJIGJE NDAJ REAGIMIT TĖ BEDRI ISLAMIT LIDHUR ME LETRĖN TONĖ TĖ BOTUAR NĖ BOTA SOT ME DATĖN 2/3.10.2002, FAQE 29.
15 nėntor 2002 / Xhafer Leci
Duke patur parasysh pėrmbajtjen shterpė dhe plotė shpifje tė reagimit tė Bedri Tafės (Islamit) tė botuar nė fletushkėn e tij Epoka e re tė datės 14. tetor 2002, faqe 7, duke patur parasysh faktin se ai ne vend se tė pėrballėt me faktet tė cilat ia kemi parashtruar nė letrėn tonė tė parė, jo pėr ta linēuar siē shprehet ky harbut, ngase secili varet nė ēingelin e vetė, por pėr tia pėrkujtuar haptazi para opinionit tė gjėrė shqiptar se ajo qė ka shkruar nė pamfletin-librin e tij E fshehta e hapur e Kosovės si dhe ajo qė ka thėnė nė reagimin e tij lidhur me ngjarjet dhe karakterin e Levizjes pėr ēlirimin dhe pavarėsinė e Kosovės, janė pikėpamje tė tij personale, sipas nesh tė paqendrueshme politikisht, historikisht dhe kombėtarisht.
Kjo qė themi shihet ēartė edhe nė reagimin e tij tė fundit, kur ai duke mos patur argumente qė tė na pėrgjigjet lidhur me ēėshtjet dhe pyetjet e shtruara nė letrėn tonė, i hendikepuar nga mėkatėt dhe e gjithė ajo qė ka bėrė nė dėmė tė Frontit pėr ēlirimin e Kosovės, ai vazhdon me pėrseritjen e akuzave bajate kundėr kryetarit tė LDK-sė, pėrkatėsisht kundėr kryetarit aktual tė Kosovės Dr. Ibrahim Rugovės, pėr tė cilin kur erdhi nė Gjermani deklaronte se populli shqiptar nė historinė e tij nuk kishte qenė kurrė mė i bashkuar sa nė vitet e 90-ta nėn udhėheqjen e Dr. Rugovės (kėshtu ka deklaruar B.I. nė njėrin nga tubimet tona tė organizuara me bashkėatdhetarėt tanė nė Kirchheim-Teck), ndėrsa qėkur u fut nė rradhėt e LPK-sė nuk la gurė as dru pa gjuajtur kundėr tė njejtit qė dikur e pati lavdėruar?!
Mashtrohet B.I. nėsė mendon se mund ta njollosė veprimtarinė kombėtare dhe politike tė LDK-sė dhe liderit tė saj, kur edhe zogjėt nė mal e dijnė, se ėshtė pikėrisht Dr. Ibrahim Rugova politikani shqiptarė i vetėm i cili, nė kohėn kur nė Beograd bėhėshin plane pėr asgjėsimin e dy milion shqiptarėve tė Kosovės, me guximin e tij intelektual tė pashoq do tė vihet nė ballė tė popullit tė vet pėr ta udhėhequr deri nė ēlirim dhe pavarėsi tė plotė. Kėto dhe shumė fakte tjera tė asaj kohe dhe gjithė viteve derisa Kosova ishte e robėruar nga serbėt, e dinė mirė B.I. alias Susllovi i LPK-sė.
Por mjerimi i tij intelektual qendron nė faktin, sepse ai dhe gjithė ata qė historinė tonė kombėtare e shpėrdoruan dhe vazhdojnė ta keqpėrdorin pėr interesa tė ngushta pėrsonale dhe klanore, janė tė vėrbuar nga urrejtjet qė kanė ndaj atyre tė cilėt me menēuri dhe diplomaci tė rrallė ia dolėn qė ta mposhtin njėherė e pėrgjithmonė politikėn e gjenocidit dhe hegjemonizmit sllavo-greko-ortodoks nė Ballkan.
Ėshtė herezi politike tė mendosh se Zoti ua ka rezervuar tė drejtat ekskluzive vetėm njė kaste njerėzish qė ta vlersojnė dhe shkruajnė historinė tonė kombėtare sipas kutit tė tyre, pėr ne, tė mbrapsht dhe tė njėanshėm deri nė ekstrem. Ėshtė poashtu injorancė e pakufi nėsė dikush mendon se rreth luftės ēlirimtare nė Kosovė ka a priori vetėm njė tė vertetė, ose se ekziston vetėm njė pikėpamje absolute politike rreth ngjarjeve nė Kosovė tė cilat shėnuan dekadėn e fundit tė shekullit tė kaluar, duke i cilėsuar pikėpamjet e shumicės sė popullit si rrugė e gabuar dhe antikombėtare siē pretendon ta paraqes LDK-nė dhe politikėn e saj ky profiter lufte.
Mbase, pėr anėtarėsinė e LDK-sė ekziston njė e vertetė tė cilėn B.I. nuk guxon ta pranojė e ajo ėshtė se Dr. I. Rugova ėshtė dhe do tė mbetet lideri i pakontestueshėm i dy milion shqiptarėve tė Kosovės i pelqeu kjo ose jo B.I. dhe bashkėmendimtarėve tė tij, gjė tė cilėn populli shqiptar e ka dėshmuar tri herė me votėn e tij tė lirė duke i dhėnė mbeshtetje tė pa rezervė.
Njė thėnjė popullore thotė: nuk ka popull tė marrė askund nė botė , prandaj me ate qė keni shkruar kundėr LDK-sė dhe liderit tė saj historik ju z. B.I. keni ra nė kundėrshtim tė potė me rregullat e lojės demokratike, dhe kjo nuk na habitė fare, sepse jeni tė mėsuar qė ēdo gjė nė jetė ta vlersoni me kutin dhe logjikėn staliniste-enveriste nga e cila siē shihet kurrė nuk do tė liroheni. Nuk ka popull tė marrė nė botė, pra as kombi shqiptar nė Kosovė nuk ėshtė i tillė, ashtu siē pretendoni ta paraqisni ju nė shkarravinat tuaja, sidomos bėni gabim fatal kur LDK-nė e paraqisni si prodhim tė LKJ-sė duke akuzuar turpshėm pėr tradhėti kombėtare shumicėn dėrmuese tė kombit shqiptar nė Kosovė e qė kjo shumicė siē dihet pėrbėn spektrin kryesorė politikė atje !
Sa i pėrket asaj qė thoni se Aktivi i LDK-sė nė Kirchheim-Teck ėshtė ndėr mė tė fundit qė ka ngelur nė Gjermani nuk keni thėnė asgjė tė re, sepse ndryshimet e natyrshme brenda Levizjes sonė kombėtare ne i kuptojmė si proces nė rrugėn tonė tė transformimit politik dhe asgjė nuk dėshirojmė qė tia imponojmė anėtarėsisė sonė, mė sė paku procesin e evoluimit politik. Nėsė anėtarėsia e partisė tonė e sheh pėr njė ēast tė arsyeshme zvoglimin e veprimtarisė sė saj nė mėrgim, kėtė e kuptojmė si avancim tė mėtejm tė mendimit politik brenda saj dhe jo si dėshtim siē mundoheni ta nėnēmoni ju organizimin e LDK-sė nė diasporė, kur dihet se ajo ishte dhe ėshtė promotori kryesorė i organizmit tė jetės sė mėrgimtarėve tanė, tė cilėn ju dhe partiza e juaj e keni luftuar me tė gjitha mjetet, por qė nuk ia keni dalė kurrė nė arritjen e kėtyre qellimeve ogurzeza. LDK-ja nė disporė nuk ka qenė vatėr sherri siē shkreton ky shpifės dangallė, sepse ajo ishte forca kryesore e cila dijti ta organizojė mėrgatėn shqiptare dhe ti dalė nė ndihmė atdheut me tė gjitha mjetet, sidomos me plotėsimin e kėrkesave tė luftės dhe Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, qoftė nė armatim, qoftė me luftėtarė.
Ata tė cilėt sot orvaten qė tia mohojnė LDK-sė rolin dhe kontributin e saj pėr ēlirimin e Kosovės, sipas mendimit tonė janė rrėnuesit mė tė mėdhenjė tė historisė dhe gjithė asaj qė u arrit me aq shumė mund dhe me aq shumė gjak, sepse tė bėsh orvatje qė ta denigrosh tėrė njė Levizje kombėtare, tėrė njė histori tė krijuar nėn masat mė tė ashpra tė gjenocidit dhe terrorit shtetror serb ēfarė ishin ato gjatė tėrė shekullit tė kaluar nė Kosovė, ėshtė krim i llojit tė pa parė intelektual dhe politik.
Ky bukėpėrmbysur siē ėshtė B.I. tė cilin LDK-ja i ndihmoi qė tė vendoset nė Gjermani si azilantė, gjegjėsisht si dezertorė i demokracisė (duke ikur nga atdheu) ėshtė shumė e vertetė, por qė kurrė nuk e kemi thėnė se ka qenė anėtarė i saj, veēėse se ka gjetur strehim nėn ēatinė e LDK-sė. Dhe, pėr fat tė keq tė tij, qėkur u bė anėtarė i LPK-sė, nuk i ndali kurrė kritikat, shpifjet dhe sharjet makabre kundėr LDK-sė dhe liderit tė saj Dr. Ibrahim Rugovės, qė e gjithė kjo natyrisht se na ka revoltuar dhe na ka shtyrė tė dyshojmė me shumė arsye se ardhja e tij nė Pėrendim ka qenė nė shėrbim tė propagandės antirugovė, ngase as sot nuk mund ta kuptojmė ndryshe luftėn e tij tė paskrupulltė qė po e bėnė kundėr forcės kryesore politike nė Kosovė dhe diasporė, pra kundėr LDK-sė si parti-levizje dhe udhėheqsit tė saj historik.
Luftėn pėr pushtet e cila bėhėt duke i respektuar rregullat e lojės demokratike si dhe etikėn politike brendapėrbrenda spektrit politikė shqiptarė e qė ka pėr qellim begatimin e mendimit dhe veprimit politik si nevojė kohe dhe si vlerė e demokracive bashkėkohore e kemi kuptuar dhe do ta konsiderojmė gjithherė si pozitive, por shpifjet, gėnjeshtrat, tė pavertetat, shantazhet, denigrimet, nėnēmimet, falsifikmin e fakteve, shtrembėrimin e ngjarjeve, ndėrrimin e tezave dhe nėnēmimi i rolit tė bartėsėve kryesorė tė ndėrrimeve pozitive historike si dhe tė ngjarjeve tė mėdha qė shėnuan kohėn dhe Levizjen tonė nacioanle pėr ēlirim dhe pavarėsi tė Kosovės, tė cilat B.I. i bėrė nė librin-pamfletin e tij, qė na kanė detyruar ta kundėrshtojmė publikisht duke qenė tė bindur se e verteta mbi ngjarjet dhe luftėn ēlirimtare nė Kosovė nuk ėshtė dhe as nuk mund tė jetė privilegj dhe as monopol i askujt dhe kushdo qoftė, mė sė paku i njė pėrēarėsi dhe profiteri tė luftės siē ēshtė dėshmuar me qendrimet e tij tė deritanishme Bedri Tafa (Islami).
Ajo qė thotė akuzuesi im se: E njoh prej kohėsh kėtė njeri, dhe e di, se megjithėse ėshtė tejet i gabuar nė rrugėn e tij, pėrsėri nuk mund tė vjellė aq vrer tė zi ndaj meje. Jam i bindur se ai jo vetėm qė nuk e ka shkruar, por ndoshta as nuk e ka lexuar (fjalėn e ka pėr letrėn tonė, v.j.). Ky ėshtė njė nga pamfletėt e zakonshėm tė zi, hartuar nė mbetjet e degės sė LDK-sė nė Shtutgart, ose ku e ka qendrėn e tij tani Gagica dhe ndonjė nga gicat e tjerė tė tij.., sėshtė tjetėr veēėse akuzė banale e mbushur pėrplot me megalomanizėm tipik komunist, sepse sipas kėsaj qė thotė del se Xhafer Leci ėshtė analfabet dhe nuk ditka tė mendoj dhe tė shkruaj letra, dhe tė cilit sipas tij, dikush tjetėr nga qendra ia ka shkruar dhe pėrgaditur shkrimin!? Ja, se me ēfarė metodash nihiliste dhe argumentesh fyese shėrbehet ky megaloman hazard duke bėrė ofendime tė nivelit mė tė ultė ndaj meje, pastaj edhe ajo se gjoja me tė (B.I.) po na u merrkan shėrbimet e fshehta tė LDK-sė?! I themi me pėrgjegjėsi tė plotė morale dhe kombėtare se ėshtė kryesia e Aktivit tė LDK-sė nė Kirchheim-Teck autore e reagimit tonė tė parė e jo dikush nga gicat, siē akuzon dhe fyen ky shpifės, qė nė raste tė kėtilla ėshtė krejtėsisht e natyrėshme qė korrekturėn nė aspektin gjuhėsor ta bėjė ndonjėri prej nesh qė i njehė mirė rregullat e drejtshkrimit shqip.
Ti or B. I. je ai qė ke shkruar dhe po vazhdon tė shkruash zi e mė zi kundėr realitetit objektiv tė kohės, dhe ti e dinė mirė se ėshtė LDK-ja ajo e cila e ndihmojė luftėn ēlirimtare bashkė me forcat tjera liridashėse, por tė pyesim se ēbėrė ti pėr ēlirimin e Kosovės, pėrveē pėrēarjeve qė i ke nė palcė, ndaj ju sigurojmė se sikur ta kishe vėnė vetėn nė shėrbim tė sinēertė tė afrimit tė shqiptarėve dhe bashkimit kombėtar edhe sot do tė ishe i respektuar sikur ditėt e para kur erdhe kėtu nė Gjermani pėr tė kėrkuar strehim (azil politik para organeve shtetrore gjermane), ndėrsa neve na thoje se kam nevojė pėr rregullimin e lejės sė qendrimit ekonomik.
Edhe sot i kam nė kujtesė tė hidhur deklaratat tua politike para trupit gjykues nė Shtutgart pėr njohjen e azilit se me ēfarė fjalėsh banale e fyeje dhe poshtėroje shtetin shqiptar dhe presidentin e atėhershėm Dr. Sali Berishėn pėr tė cilin thoje se ėshtė njė diktaror absolut, se ushtron terror ndaj gazetarėve dhe shtypit tė lirė nė Shqipėri.. Unė dhe disa shokė qė ishim aty duke e pėrcjellur seancėn ulnim kokėn nga turpi se me ēfarė gėnjeshtrash e denigroje atdheun tėndė, por edhe pėrkthyesja nga Shkodra z. Eva (nuk ia mbajė mend mbiemrin) qė punonte sė bashku me Gjon Radovanin dhe pėrkthyesin gjerman Joahim Röhm, skuqej nga ajo qė villte goja jote!? Dhe, tani po bėhėn katėr vite kur ne e kuptuam misionin tėndė tė vertetė, kuptuam, por me njė vonesė, edhe detyrat qė kishe marrė nga PS dhe udhėheqėsit e saj pėr ti shėrbyer interesave tė kuislingėve tė Tiranės.
Dhe, vertetė tani po shihet ēartė se sa me besnikėri i ke kryer detyrat e marra nga padronėt tu. Qėkur erdhe kėtu nė Gjermani diasporėn shqiptare tė Kosovės e pėrēave deri nė ate masė sa ndasirat e tilla politike nė mes tė shqiptarėve nuk mbahen mend nė historinė e re politike tė Kosovės, duke nxitur urrejtje midis tyre vetėm pse LDK-ja mendonte dhe vepronte sipas vullnetit tė popullit, dhe ndryshe sipas konceptit tėnd!
Me qendrimet dhe shkrimet anti-LDK dhe anti- Rugovė tė dala nga mendja dhe shpirti servil je treguar shumė shpirtligė dhe i pakulturuar dhe pėr asnjė ēast nuk ke hezituar qė shqiptarėt e Kosovės ti ndashė sipas asaj (jo)logjike antishqiptare nė: atdhetarė dhe tradhtarė , nė kosovarė dhe shqiptarė , nė rrugė tė drejtė dhe rrugė tė shtrėmbėt , nė pėrkrahės dhe kundėrshtarė tė luftės ēlirimtare dhe UĒK-sė, nė aktivė dhe pasivė , nė tė bardhė dhe tė zi , etj, etj, gjė qė ėshtė krejtėsisht e kuptueshme pėr ata qė i njohin mirė metodat dhe mjetėt qė ka pėrdorur UDB-ja serbe pėr shkatėrrimin dhe zhbėrjen e gjysmės sė shtetit administrativ shqiptar, gjė tė cilėn e ka shtruar publikisht V. Shesheli qysh nė vitin 1992 kur bėri pyetje nė parlamentin serb se ku kanė shkuar 17.000.000 USD(milion Dollar) tė cilit pėrgjigje i dha vetė kryetari i Parlamentit te Serbis Mirko Marjanovic me 1997 duke i thėnė; ja shihe se ku e sollėn Shqipėrinė dollarėt tonė..!?
Ti z. B.I. nė reagimin tėndė ke pėrmendur shumė gjėra qė sipas mendimit tonė nuk kanė asnjė kuptim siē nuk kemi mundur ta kuptojmė as ate se ēdėshironi kur e keni pėrmendur shumėn prej 300 mijė DM qė, sipas jush i paska grumbulluar Aktivi ynė pėr vetėmbrojtje? Kjo shumė nuk i pėrgjigjet realitetit sespe ėshtė katėr herė mė e vogėl e cila nuk ėshtė tubuar nė vitin 1992 por nė tetor tė 1991-sė, kur ti ende nuk kishe ardhur nė Gjermani.
Atėbotė nė Shqipėri bėnin ushtrime ushtarake Komandanti ynė legjendarė Adem Jashari bashkė me dy heronjėt tjerė Sali Ēekun dhe Zahir Pajazitin dhe ti shumė mirė e dinė se pėr herė tė parė ke dalė nė Gjermani si musafirė sė bashku me z. Sokol Gjoka, gazetar. Bashkė me te edhe keni marrė pjesė nė mbledhjen qė kishte organizuar Nėndega e LDK-sė pėr Baden Wurttemberg tė cilėn e drejtonte z. Shaban Bobaj, dhe fillė pas pėrshendetjes ju dha fjalėn e ju folėt, ne iu duartrokitėm dhe u ngritėm nė kėmbė tė gjithė nga gėzimi se nė mesin tonė pėr herė tė parė kishim dy vėllėzėr nga shteti amė.
Dhe ti z. B.I. pėrmend nė shpifjet tua dhe merrė pėr argument gazetėn Rilindja dhe Bujku duke harruar faktet se shkrimet e gazetave nuk janė gjithmonė objektive kur ėshtė fjala pėr ngjarjet e mėdha historike, ngase dihet se kėto tė pėrditshme kanė qenė nė shėrbim tė politikės sė majtistėve, ndaj si tė tilla argumentet qė ti pėrdorė nė paraqitjet tua publike pėr ne janė subjektive me tė cilat vazhdon tė manipulosh pėr qellime abuzuese dhe shpifėse kundėr LDK-sė dhe krahut tė djathtė politikė shqiptarė.
Kjo ėshtė evidente, prandaj duke ngrėnė drekė herė tė njėri dhe duke pirė kafe herė tek tjetri shqiptar i Kosovės, duke dėgjuar vetėm nga rrėfimet e tyre pėr hallėt e popullit shqiptar tė Kosovės, nuk mund tė bėhėt dhe as tė shkruhet historia. Jo, zotėri, sepse historia objektive dhe e pa anėshme nuk mund shkruhet nga Gjermania duke bėrė shpifje ndaj LDK-sė, por nga vendi i ngjarjeve dhe me dėshmitarė tė gjallė siē ka vepruar Prof. Dr. Zekeria Cana dhe shumė intelektualė tjerė!
Po ashtu nė reagimin tėndė shpifės dhe propagandistik je marrė me gjėra krejtėsisht minore siē ėshtė ēėshtja e rregullimit tė lejeve tė qendrimit dhe tė punės nė Gjermani, me vetura luksoze, etj, gjė tė cilėn ne e konsiderojmė ēėshtje private, megjithėse shumica e mėrgitarėve shqiptarė nga Kosova kėto ēėshtje i kanė rregulluar nė mėnyrė krejtėsisht tė ndershme dhe nuk janė tė vetmit tė cilėt kanė bėrė martesa me fėmra gjermane, sepse njė gjė tė tillė e kanė bėrė shumė popuj tė Europės lindore e jo vetėm shqiptarėt.
Nė mungesė tė fakteve valide pėr tu pėrgjigjur nė pyetjet tona B.I. shtron edhe ēėshtjen e shqiptarit tė ndershėm dhe tė pandershėm njejtė sikur bėntė regjimi i instaluar serbė nė Kosovė, d.m.th. ata qė kolaboronin me te ishin shqiptarė tė ndershėm dhe ata qė kundėrshtonin ate regjim quheshin shqiptarė tė pandershėm?!
A thua pse i pėrdorė kėto krahasime pėr shqiptarėt B.I. sot, dhe pėr ēfarė qellimesh, mbetet tė shohim nė vazhdimin e dytė tė librit-pamfletit tė tij tė paralajmėruar pėr botim, pėrkatėsisht do tė mėsojmė se cilėt shqiptarė sipas kritereve tė tij komuniste janė tė ndershėm dhe cilėt janė tė pandershėm?! Njė gjė e kemi tė ēartė se krahasimet e kėtilla ka kohė qė na vijnė si kėrcnime gjithnjė nė raport ndaj kundėrshtimit tonė tė ideologjisė leniniste-enveriste, pėrkatėsisht kundėr ideologjisė dhe hegjemonizmit pansllav dhe pangrek tė cilin e konsiderojmė si rrezikun mė tė madh pėr kombin shqiptar, dje, sot dhe nesėr. Kjo ndarje kaq e pamoralshme pėr ne shqiptarėt e Kosovės nuk ėshtė ndonjė risi, ndaj edhe kėsaj tė B.I. nuk i frikėsohemi fare.
Nė fund, dhe lidhur me ate se sė shpejti B.I. do ta botojė pjesėn e dytė tė librit-pamfletit tė tij, dėshirojmė ti themi se nėsė me kėtė paralejmėrim mendon tė na frikėsojė, i themi haptazi se pėr asnjė ēast nuk e kemi ndėrmend qė tė zbrapsemi nga qėllimet, qendrimet dhe idealėt tona kombėtare tė shprehura pėrmes anėtarėsimit tonė nė Lidhjen Demokratike tė Kosovės, udhėheqės i tė cilės ėshtė dhe do tė mbetet lideri i saj kombėtar Dr. Ibrahim Rugova.
Xhafer Leci,
Kryetar i Aktivit tė LDK-sė, Kirchheim-Teck
Shtator, 2002
....................
Oooooo LDK !!!
Pse ndejtet si bretkoca pra kur ai me paturpesi shpifte per demokracine Shqiptare ne zyrat gjermane per te marre "letrat"???
Tash degjojani kakaritjen bedri sahanlepiresit.
Bedriun e njohin mire sigurimsat e Shkodres, spiun vullnetar i te cilve ka qene me dekada.
Krijoni Kontakt