Qëllimi final i besimtarëve myslymanë është të përhapin fenë islame në çdo cep të ruzullit. Nëse kjo është e mundur atëherë sektet brenda islamit do të shtohen në numër dhe me këtë edhe pretendimi se kush predikon islamin e vërtetë. Pse kjo?
Ashtu siç kemi mësuar nga e kaluara, në vendet ku u përhap islami, popullsia vendase e shkriu kulturën vendase me fenë islame.

Kemi vehabista në Arabi Saudite, kemi shitë në Iran e shumë shumë sekte të tjera nga Algjeria në Tajlandë. Atëherë mendoni të gjithë rruzullin në fenë islame, të gjithë do shtojnë pak nga kultura e tyre, dhe sektet do shtohen. Sidomos kur dhe nëse do ketë një qëndër drejtuese atëherë, administrimi i umetit vështirësohet shumë.

Atëherë islami do të shtojë akoma më shumë sektarizmin nëse përhapet dhe me sektarizëm kuptohet luftë, se shitët luftojnë kundër vehabistave, etj., etj.