Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e skipetar
    Anëtarësuar
    07-12-2006
    Postime
    719

    Këtë të Shtunë (30 Qershor 2007) Demonstro për Referendum në Kosovë!

    http://vetevendosje.org/sh/images/st...endosje_92.pdf

    Eja më 30

    Shqiptar Oseku

    Krerët e korruptuar kanë nisur ta shajnë “Evropën kurvë”, pa u kujtuar fare se kjo sjellje bën pjesë në mostrën e dështimeve të tyre politike. Zemërimi i tyre i shpifur kërkon ta fsheh fajin e tyre në dramën e Kosovës. Por protestat, që tani po ngriten edhe në institucionet koloniale të UNMIK-ut, po ua paralajmërojnë fillimin e fundit

    “Uh! Evropë, ti kurvë e motit
    qi i rae mohit besës Zotit
    po a ky a shej i qytetnis
    me da tokën e Shqypnisë
    per me mbajt këlysht e Rusisë?”.

    Vargjet e Gjergj Fishtës, bardit të nacionalizmit shqiptar, shkruar para njëqind vjetësh, janë përsëritur nga plot breza shqiptarësh zemërplastë. Mjerisht, ato janë keqkuptuar goxha shpesh. Pse austriakët na kishin faj që bajraktarët në Shalë e Shosh s’lejonin të vihet kufiri, meqë kishin rënë në gjak për një lopë, a një arë, a diçka të ngjashme? Na kanë faj neve evropianët sot, që i kemi lënë ata të ekipit negociator ta shkërryejnë veten e neve në sytë e botës?
    Ne na e kanë anuluar demokracinë me dekret, e dikush ende e luan “deputetin” në “parlament”. Ne na vrasin rrugaçë të huaj këtu në shtëpi, e disa negociojnë matanë shtatë malesh për “pavarësi”. Dikush deklaron miliona euro të ardhura pa prekur punë me dorë, e të pabukët ua qajnë hallin, “ranë copë për Kosovë të shkretët, po ç’e do”...! E pra, kush na ka faj? Kush guxon të thotë, se ne s’paskemi mundur të bëjmë më shumë?
    Gjysmë shekulli pas Luftës së Dytë Botërore, kur bashkësia ndërkombëtare vendosi të thoshte njëzëri “Kurrë më!”, në Kosovë po reprizohet sërish Mynihu 1938. Perëndimi po e sakrifikon një vend të përcëlluar nga pastrimet etnike, për t’i kënaqur pasionet nacionaliste të shtetit agresor. Veçse, për dallim nga çekët e sllovakët, që ranë pré e një thepisjeje historike, shqiptarët po shkelen në orën e triumfit global të demokracisë. Çekët mbase s’mund të bënin gjë, meqë ishin kohëra të turbullta. Por ne sot mund të bëjmë goxha fort më shumë se ç’kemi bërë gjer tash për veten, për vendin tonë, e për familjet tona.
    Ka dallim për Bushin, Putinin e diplomatët e tyre, a dalin dhjetë mijë, apo një milion burra, gra e fëmijë në rrugët e sheshet Prishtinës, për të kërkuar mëvetësi. Ka dallim kur brohorisim ca e vejmë në shtëpi, e kur e zaptojmë Prishtinën për ta shprehur paqësisht por me ngulm pakënaqësinë tonë, me ditë, me javë, a me muaj po qe nevoja. Për bashkësinë ndërkombëtare, ka dallim absolut a u vemi pas krerëve të korruptuar si cjapi pas kasapit, apo i sfidojmë ata.
    E pra, ka ardhur momenti t’u themi atyre: Mjaft! Hidhërimi i shtirur i bajraktarëve ndaj lojës me afate është loja e tyre e fundit. Ai është sajuar për ta maskuar fajin e tyre personal e kolektiv në këtë tragjedi. Tash ata vetë e shajnë “Evropën kurvë”, pa u kujtuar fare se si e paskan prurë athua punën që t’u përsëritet kështu historia. Ata shajnë “kurvë”, shkaku që t’u shpëtojnë sharjeve vetë.
    Ekipi negociator është ai qeni i keq, që na e ka prurë ujkun në torishtë. Ne i akuzojmë ata si fajtorë, pse kanë pranuar ta negociojnë pavarësinë. I akuzojmë ata si fajtorë, pse e kanë pranuar anulimin e demokracisë qytetare. I akuzojmë ata si fajtorë, pse kanë pranuar një “zgjidhje” që e sakatos Kosovën. I akuzojmë ata si fajtorë, pse persekutojnë qytetarë që ushtrojnë të drejtën demokratike për t’u shprehur kundër. I akuzojmë si fajtorë, pse po hamenden sërish të nisen një rruge që sjell veç zezonë për të gjithë ne. I akuzojmë si fajtorë, por edhe si të marrë, pse u kanë hyrë këtyre aventurave, ndërsa miqtë e aleatët tanë janë të përqendruar tjetërkah. Gjer sot, çmimin e fajit dhe marrisë së tyre e kemi paguar edhe unë e ti, e familjet tona. Gjeniu Fishta, që na sheh nga qielli, sikur të kish shkruar për ta:

    “O Perendi a ndjeve
    tradhtarët na lanë pa Atdhé.
    E Ti rrin e gjuen me rrfé,
    Lisat n’për male kot!”

    Them se në kushtet tona, ky citat vlen goxha më fort se ai për “Evropën kurvë”. Por me 30 qershor, ti ke mundësi të zgjedhësh se cilin prej tyre e preferon më shumë. Nëse do të plakesh nën tulet e shkurtesave ndërkombëtare, pa shtet, pa të drejta, e pa liri, rri në shtëpi – e truje Evropën. Nëse do më mirë, eja me ne. Zgjedhja është e jotja, qytetar i Kosovës.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga skipetar : 28-06-2007 më 23:18
    "Që t’i çqitësh këta . . . duhet t’u preç jo vetëm duart e kokën, po edhe këmbët e trupin." Fan Noli

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979


    demonstro per serbin

    demonstro per rusin

    demonstro per shpiunin e te birin e shpiunit te quajtur albin kurti

    shqiptar larg nga kto demonstrata sepse i ndihmoni serbis e rusis me vetdije apo pa vetedije

    kurr ne historin e shqiptarve nuk kan qen me te damshme dhe ma te rrezikshme se keto demonstrata qe jan te organizuara nga nji klysh shkine si albini dhe nga nji klysh qeni si konjufca

    qitne doren ne kok dhe mendoni mire para se te dilni ne keto demonstrata antishqiptare

    ne to do te vin disa qindra serb nga veriu i mitrovices me kapela te bardha ne kok dhe nga vet serbija

  3. #3
    Perjashtuar Maska e riu
    Anëtarësuar
    05-12-2005
    Postime
    421
    qindra si puna jote e? - s'po nxjerr gje ne drite serbianna eh

  4. #4
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    demonstro per serbin

    demonstro per rusin
    Kështu ke dëshirë ti serb i fëlliçur.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e skipetar
    Anëtarësuar
    07-12-2006
    Postime
    719
    Citim Postuar më parë nga k_k

    demonstro per serbin

    demonstro per rusin

    demonstro per shpiunin e te birin e shpiunit te quajtur albin kurti

    shqiptar larg nga kto demonstrata sepse i ndihmoni serbis e rusis me vetdije apo pa vetedije

    kurr ne historin e shqiptarve nuk kan qen me te damshme dhe ma te rrezikshme se keto demonstrata qe jan te organizuara nga nji klysh shkine si albini dhe nga nji klysh qeni si konjufca

    qitne doren ne kok dhe mendoni mire para se te dilni ne keto demonstrata antishqiptare

    ne to do te vin disa qindra serb nga veriu i mitrovices me kapela te bardha ne kok dhe nga vet serbija
    nese ndodh mundsija si e paraqite ti e dalin shkije n'demonstrate ||| organizatorte kane njerz si meren me ta e i largojne nese ata shkije munohen me e kthy demonstraten ne te dhunshme ||| per cdo rast emnat e atyne shkive meren e jepen n'lajme ||| kshtu si sidoqofte osht humbje e shkive |||

    ktu nuk osht tuj u bo fjale per "Albin Kurti kuner idhujve t'tu" po bohet fjale per liri t'ni populli ||| pra ||| inatet e tua vetjake duhet me i majte per veti kur bohet fjale per ket cashtje |||

    pernryshe po m'len me besu se je njo pej atyne si ka perhap rrena ktyneher tuj thone se Ushtria Çlirimtare e Kosovës osht dore e zgatne e shkinise ||| pe shoh se mnyrat e perhapjes t'rrenave nuk kane nrru |||

    osht me randsi me u perqendru populli per liri tash se

    tash cashtja e Kosovse osht n'kshill t'sigurimit |||

    tash Kosova osht pjese e bisedimeve t'kryetarit Bush me kryetarin Putin |||

    pra ||| tash populli i Kosoves duhet me e shfrytzu t'drejten njerzore me u mledh e me jau drejtu kryetarit Bush, kryetarit Putin, e kshillit te sigurimit porosine se nuk ka me e pranu ma pushtimin pej shkaut |
    "Që t’i çqitësh këta . . . duhet t’u preç jo vetëm duart e kokën, po edhe këmbët e trupin." Fan Noli

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga alibaba
    Kështu ke dëshirë ti serb i fëlliçur.
    alibaba
    me vjen keq qe nuk po jetoishe ti ne tok te bukes
    ama pamvarsisht se qfar mendoni ju disa une qendroi pran mendimit tim se keto demonstrata qe i organizon albini me pak shume pak shok
    i shkoin pershtati serbis e rusis e jo kurrsesi shqiptarve te kosoves as shqiptarve ne pergjithesi

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    skipetar
    shkiet ne demonstrata te albinit i ke pas edhe ne demonstratat e me hershme edhe kur u vran dy djem shqiptar te pafajshum ket jam i sigurt dhe do te ket prap shkie me plisa te bardh per ti ndihmue abinit he marri i qoft ati edhe atyre qe dalin pas keti zagaruci te serbis

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-12-2006
    Postime
    54
    Mu kan ta di qysh me ta gjet birucen prej kah po shkrun ty ndakik ta kisha ba qaren. Ani edhe shqip po dishe. Te vjen rendi edhe tye mos ta nin hiq. k.k

  9. #9
    Perjashtuar Maska e riu
    Anëtarësuar
    05-12-2005
    Postime
    421
    ky eshte perkthysi i vetem qe kane

    kk per k.oqe kanari

  10. #10
    KuMaNoVa Maska e strong_07
    Anëtarësuar
    06-01-2007
    Vendndodhja
    Ku sjeton ty
    Postime
    2,169
    O ju popull i kososoves mire eshte me dal ne demostrata amo te organizohen ne menyr demokratike jo te shoqerohem me dhune apo me viktima
    Nje gje thuaje:ZOT me ruaj prej MIQEVE se prej ARMIQEVE ruhem vet!!!!!!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  3. Debati i Knusve (gjelave)
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 05:15
  4. Albin Kurti: "Të gjithëve na mungojnë"
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 110
    Postimi i Fundit: 25-01-2006, 22:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •