Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 29 prej 29
  1. #21
    Bektashinjte/Katoliket/Muslimanet qe u masakruan gjate asaj kohe.





    Katoliket....





    Muslimanet...


  2. #22
    Ortodokset...


  3. #23
    Opozita 1

    edhe Opozita 2




  4. #24
    Flasin Vete Fotot...









  5. #25
    Tmerr..








  6. #26
    Si u eliminuan dhe burgosėn 21 pjesėtarėt e gjoja grupit armiqėsor tė ish-kryeministrit
    Dėnime tė tjera pas vdekjes sė Mehmetit





    Nga 21 tė arrestuarit pas vdekjes sė Mehmet Shehut, ata qė kishin edhe pozitėn mė tė lartė partiake dhe shtetėrore nuk i shpėtuan ndėshkimit tė Hoxhės. Kėshtu, Kadri Hazbiu, Feēor Shehu, Llambi Ziēishti, Llambi Peēini u pushkatuan. Me gjithė Fiqret Shehun, bashkėshorten e ish-kryeministrit, qė vdiq nė burg gjithsej janė 5 tė vdekur nga procesi famėkeq i vitit 1982. Kėta janė emrat e disa prej funksionarėve tė lartė tė ish-Byrosė Politike tė akuzuar si bashkėpunėtorė tė klanit tė Mehmet Shehut, duke u dhėnė dėnimet nga mė tė ndryshme. Mė pas vijnė edhe tė tjerė, ku nė krye tė dėnimeve me burg qėndrojnė ish-ushtarakėt e lartė, Ramohito, Fejzo, Hasko, Prodani qė u dėnuan me 23 vjet heqje lirie. Pas tyre vijnė Kristofor Martiro, ish-shefi i degės sė veēantė tė Sigurimit tė Shtetit. Gjykata e Lartė nuk kurseu edhe vitet e burgut pėr ish-tė afėrm tė Kadri Hazbiut dhe Mehmet Shehut. Vėllezėrit dhe kushėrinjtė e tyre u mbajtėn tė izoluar nė burg pėr vite tė tėra.
    Dėnimi, fare i pabazė
    Sot, duke analizuar tė gjitha gjėrat siē janė; zhvillimi i hetuesisė, mėnyrat dhe metodat e pėrdorura gjatė saj, akuzat e bėra pėr secilin qė nuk kishin asnjė bazė, por gjėra tė fantazuara, presioni dhe torturat pėr tė pranuar kėto me ēdo kusht, si dhe nxjerrja e tė gjithė dėshmitarėve tė pėrgatitur nga hetuesia se ēfarė do tė thoshin nė gjyq pėr tė akuzuar njėrin apo tjetrin pa pasur asnjė fakt konkret, vetėm se gėnjeshtra, arrij nė disa konkluzione qė do tė mundem t’i shtjelloj mė poshtė sipas mendimit tim. Sipas porosisė dhe urdhrave tė Enver Hoxhės, kryesorja ishte qė me ēdo kusht, gjatė zhvillimit tė hetuesisė duhej tė dilte se ka ekzistuar njė organizatė kundėrrevolucionare krijuar dhe e drejtuar nga Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu, e cila sipas udhėzimeve kishte pėr qėllim eliminimin e udhėheqjes sė lartė tė partisė, rrėzimin e pushtetit popullor dhe vendosjen e kapitalizmit nė Shqipėri: Mehmet Shehu ka qenė agjent i vjetėr i shumė zbulimeve tė huaja dhe ka punuar kryesisht sipas udhėzimeve tė zbulimit amerikan, me tė cilin mbante lidhje tė ngushta me tė gjitha mjetet si me radio transmetuese, me anėn e djalit tė tij, Skėnder Shehut, qė e kishte pėr studime nė Suedi dhe Danimarkė pėr tė marrė udhėzime nga zbulimi amerikan pėr veprimet e ardhshme tė Mehmetit. Se Kadri Hazbiu, duke qenė agjent i jugosllavėve dhe i sovjetikėve, ka qenė krahu i djathė i Mehmetit. Pas goditjes sė Mehmetit, me porosi tė zbulimeve tė huaja duhej tė merrte drejtimin e organizatės, tė ruante anėtarėt e saj dhe tė takonte nė mėnyrė sekrete Mehmetin, t’i jepte atij porosinė qė i kishin dhėnė zbulimet e huaja, qė ai pėr hir tė organizatės dhe pėr ta ruajtur atė duhej tė gjente rrugėn e eliminimit tė vetvetes. Se nė proceset e zhvilluara si ai Beqir Ballukut etj., i ka mbyllur para kohe, nga frika se mos nxirrnin emrin e Mehmetit qė ishte drejtuesi i tė gjitha grupeve armiqėsore, nė ushtri, ekonomi, kulturė etj. Se kjo organizatė kishte zhvilluar njė aktivitet tė madh armiqėsor si nė lėmin politik dhe nė atė ekonomik. Ishte kjo organizatė qė kishte organizuar Konferencėn e Partisė sė Tiranės, e cila kritikoi rėndė udhėheqjen e rėndė tė partisė dhe kėrkohej tė analizohej kulti i individit nė parti.
    Vlerėsime tė gabuara
    Nė janar tė vitit 1982, njė muaj pas “vetėvrasjes” sė Mehmet Shehut arrestohet nė fshatin Belsh tė Elbasanit, Fiqret Shehu, sė bashku me djalin qė kishte qenė nė Suedi, Skėnder Shehu, me akuzėn si armiq tė partisė. Qėllimi i arrestimit tė tyre ishte qė ata tė vėrtetonin se Mehmeti ishte agjent i vjetėr i zbulimeve tė huaja, kryesisht atij amerikan. Tė vėrtetoheshin sesi Skėnderi ka mbajtur lidhje me shėrbimet amerikane, ku merrte udhėzime pėr babanė e tij, Mehmetin. Fiqreti duhej tė vėrtetonte e kishte sikur me porosi tė Mehmetit gjoja pėr tė parė djalin, por nė fakt, do tė takonte zbulimin amerikan nė Suedi e Danimarkė.
    Duket se nė fillim, as Fiqreti, as Skėnderi nuk pranuan asgjė. Por mė vonė, me arrestimin e djalit tė tretė, Bashkimit, qė ishte akoma i lirė dhe me vdekjen e djalit tė madh, Vladimirit, qė ishte i internuar nė Gramsh, Fiqreti pėr tė ruajtur fėmijėt pranoi tė thotė ēfarė i sugjeroi Hekuran Isaj me hetuesit. Kėshtu, E. Hoxha realizoi njė nga versionet qė kishte thėnė ai.
    Nė shkurt tė vitit 1982 arrestohet Feēor Shehu, ish-ministėr i Brendshėm, por nė atė kohė e kishin shkarkuar. Qėllimi i arrestimit tė tij ishte qė ai tė pranonte se kishte qenė agjent i amerikanėve dhe pėr bashkėpunimin e tij me Mehmet Shehun. Feēori deri nė fund, me gjithė torturat ēnjerėzore tė pėrditshme, nuk pranoi asnjė gjė pėr vete dhe nuk tha asgjė pėr asnjė tjetėr. Tė gjitha i quajti shpifje tė sajuara.
    Kush ishin kėta njerėz qė Enver Hoxha i dėnoi si armiq tė popullit dhe qė ishin vėnė nė shėrbim tė zbulimeve tė huaja, me qėllim qė eliminonin udhėheqėsin kryesor tė partisė, tė rrėzonin pushtetin popullor dhe tė vendosnin kapitalizmin nė Shqipėri?
    Tė marrim si shembull Kadri Hazbiun, duke shtruar edhe pyetjen: A mund tė ishte ky njeri armik i popullit dhe agjent i zbulimeve tė huaja? Kjo kurrėn e kurrės, pėr faktin se Kadri Hazbiu pėr dekada tė tėra, si gjatė luftės dhe gjatė ndėrtimit tė vendit e kishte treguar veten si njeri i ndershėm dhe besnik i partisė, duke punuar me pėrkushtim nė tė gjithė sektorėt pėr tė mirėn e popullit dhe tė atdheut. Akuza dhe dėnimi qė iu dha Kadri Hazbiut, tregon frikėn qė kishte Enver Hoxha nga ky njeri qė e donte dhe kishte simpatinė njė popull i tėrė. Enver Hoxha, pasi i eliminoi kėta njerėz, kishte pėr qėllim qė tė sillte nė krye tė partisė dhe tė shtetit, njerėz tė paaftė nė mėnyrė qė t’i hapte rrugėn idhullit tė tij, Ramiz Alisė, qė pas vdekjes sė tij ta drejtonte ky i fundit partinė.

    Banda e Xhevdet Mustafes

    Banda e Xhevdet Mustafės ishte fundi i kombinacionit pėr arrestimin e Kadri Hazbiut. Atėherė, funksionarė tė lartė tė Ministrisė sė Brendshme kanė pasur dijeni pėr ardhjen e kėsaj bande qė nė kohėn kur ministėr i Brendshėm ishte Feēor Shehu. Madje, atėherė janė marrė edhe masa, por Mustafa dhe pjesėtarėt e grupit tė tij nuk erdhėn kur priteshin, gjė qė lė vend pėr dyshime. Banda erdhi nė kohėn kur ministėr i Punėve tė Brendshme ishte Hekuran Isaj. Madje, vlen tė theksohet fakti, se nė kėtė kohė ishin hequr forcat e gatshme nga bregdeti shqiptar. Dihej saktė edhe vendi i zbarkimit. Xhevdet Mustafa, Sabaudin Haznedari dhe Halit Bajrami, u nisėn me skaf nga Pulja e Italisė dhe zbarkuan nė Divjakė tė Lushnjės. Xhevdet Mustafa e kuptoi se ardhja e tij ishte njė kurth i pastėr, ndaj edhe e vrau policin qė i doli para, e kėrkoi tė largohej, por u godit nga forcat rezerviste dhe u detyrua tė strehohet nė njė shtėpi nė afėrsi tė Rrogozhinės. Enver Hoxha dėrgoi Kadri Hazbiun pėr tė ndihmuar Hekuran Isajn nė eliminimin e bandės. U krijua legjenda sikur Xhevdet Mustafa, ndėrsa ishte i rrethuar, kėrkoi tė takonte Kadri Hazbiun. Njė tjetėr anėtar i kėtij grupi, Halit Bajrami, u dorėzua nė postėn e policisė, ku ishin prezent Kadri Hazbiu dhe Hekuran Isaj. Dy pjesėtarėt e tjerė tė grupit u vranė.
    Kėshtu, ardhja e bandės sė Xhevdet Mustafės ishte njė kurth pėr ta pėrdorur si material nė gjyq kundėr Kadri Hazbiut. Eliminimi i Haznedarit dhe i Xhevdetit ishte i qėllimshėm, pėr faktin se tė dy kėta mund tė tregonin se ishin pėrgatitur pėr tė ardhur nė Shqipėri. Ekspertė tė Sigurimit tė Shtetit kanė deklaruar se ardhja e bandės sė Xhevdet Mustafės ishte pėrgatitur nga zbulimi shqiptar dhe pėr pėrgatitjen e saj janė dėrguar nė Itali dy kuadro kryesorė, drejtues tė zbulimit. Duke i bėrė analizė ardhjes sė kėsaj bande, krijohet bindja e njė plani shumė djallėzor, i studiuar mirė deri nė hollėsi. Ja si dėshmon nė gjyq pjesėtari i bandės i mbetur gjallė.

    Denimet per te arrestuarit

    1. Kadri Hazbiu, ish-ministėr i Mbrojtjes i pushkatuar
    2. Fiqret Shehu, gruaja e Mehmet Shehut, vdiq nė burg
    3. Skėnder Shehu, djali i Mehmet Shehut, dėnuar me 24 vjet burg
    4. Feēor Shehu, ish-ministri i Brendshėm, i pushkatuar
    5. Kristofor Martiro, ish-kryetari i degės sė veēantė tė Sigurimit tė Shtetit, i dėnuar me 15 vjet heqje lirie
    6. Elham Gjika, ish-drejtori i hetuesisė po nė ministri
    7. Lirim Pėllumbi, ish-kryetari i Degės sė Punėve tė Brendshme Durrės
    8. LLambi Ziēishti, ish-ministėr i Shėndetėsisė, i pushkatuar
    9. Xhavit Ismailaga, ish-berber i Mehmet Shehut, dėnuar me 10 vjet heqje lirie
    10. Llambi Peēini, ish–drejtor i Drejtorisė sė Dytė nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme, i pushkatuar
    11. Gani Kodra, ish-efektiv i Drejtorisė sė Dytė nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme, i dėnuar me 25 vjet heqje lirie
    12. Ali Ēeno, ish-badigard i Mehmet Shehut, i dėnuar me 9 vjet heqje lirie
    13. Abaz Fejzo, gjeneral, ish-drejtor i Tankeve nė Ministrinė e Mbrojtjes, 23 vjet heqje lirie
    14. Arif Hasko, gjeneral i dėnuar me 23 vjet heqje lirie
    15. Sadik Bekteshi, gjeneral, Hero i Popullit 12 vjet heqje lirie
    17. Muhamet Prodani, ish-komandant i Brigadės sė Parė pas Mehmet Shehut i dėnuar me 23 vjet heqje lirie
    18. Halim Rahomito, gjeneral, ish-zėvendėsdrejtor i Drejtorisė Politike tė Ushtrisė, 23 vjet heqje lirie
    19. Hasan Hazbiu, vėllai i Kadri Hasbiut, dėnuar me 9 vjet heqje lirie
    20. Duro Shehu, Vėllai i Mehmet Shehut, dėnuar 8 vjet heqje lirie
    21. Idriz Seiti, kushėriri i Mehmet Shehut ish-kryetar Dege nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme, i dėnuar me 26 vjet heqje lirie

    Pergatitur per art-cafe;http://flori-press.blogspot.com,http...t.blogspot.com nga Flori Bruqi

  7. #27
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    ..Brahim Rizvani........Tek shoh Brahimin te dali nga ferri ku kish mbijetuar per 22 vjet..tek shoh kete mesoburre ne imagjinaten time ..ate djaloshin 15 vjacar qe e kishin marre perbindshit nga bankat e shkolles OH..s'kam se si ta ndal kete lotin tim..kur e parafytyroj mesoburrin e dale ne udhekryq nga ferri ne ferr..Ku nuk ka as nje mirseardhje ku nuk ka as nje perqafim kush ti jep..edhe po te kishte te njohur kush do ta njihte...dhe cka sme bie ndermend..dhe smundem mos te qaje kur shkruaj ne kete moment...Une shoh Brahimin dhe shoh gjithe Shqiperine,tek del fitimtare kunder ferrit por, e lodhur e rraskapitur , e drobitur ,e vrare ne shpirtin me te vlefshmin tempull...e dale fitimtare por, ne udhekryq Shqiperia si vete nje femije i saj Brahimi...
    Kurre nuk do te harrohen ato vuejtje ..qe vetem kur i lexoj me shkaktojne aq dhimbje qe i them vehtes pse nisa te lexoj temen...jo se nuk me dhemb vuejtja e popullit tim por, sepse me lendojne aq shume tregimet te pakapshme per imagjinaten time sa qe mund te them me shkaktojne dhembje ne zemer..por edhe palexuar i mbes borxh drejtesise..i mbes borxh Brahimit..Shqiperise......

    Kur det behej loti,
    Kur kish vdekur liria.
    Valle ku ishte Zoti?
    Kur varr ish Shqiperia.

    Mos u ketheft kurre nje kohe e tille as ne Shqiperi as kund me ne bote......dhe s'ka me madheshtore qe te vuajturit mbijetuan ..dhe ende kane zemer te falin per hire te ardhmerise..per hire te mosperseritjes kurre te asaj qe u ndodhi atyre...o krimi me i madh ne bote..o, krimi qe kurre nuk do te harrohesh ...Mos u perseritsh...KURRE...

    Me nderime per vuejtjen e nje populli te tere...me nderime per Shqiperine,
    bili99

    P.S.
    Morning Star...me ke shkaktuar dhembje shume...dhe une si nje njeri qe nuk kam jetuar ne Shqiperi te them se eshte nje nder per te vuajturit ,eshte nje tribut per drejtesine...per Shqiperine ..shkrimet qe ke sjelle ketu jane nje perkushtim i se vertetes..nje mesim historie qe mos te na perseritet kurre me...

  8. #28
    Faleminderit bili99

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Botohet dosja origjinale ndaj Beqir Ballukut
    Shkruar nga Armand Jonuzi
    Tuesday, 07 August 2007
    Deri mė sot, hetuesi i Ministrisė Punėve tė Brendshme, Kristofor Martiro, ka rrėfyer pėr tė gjithė hetimin pėr tė ashtuquajturin grupi puēist i Beqir Ballukut, Petrit Dumes, Hito Ēakos dhe Rrahman Parllakut. Ndėrkohė njė xhevahir i rrallė i ndodhur nė arkivat e Ministrisė sė Brendshme dhe nė arkivat e shtetit del nė sipėrfaqe pėr tė gjithė opinionin publik.
    Gazeta “Tirana Observer”, duke filluar nga sot do botojė tė plotė dosjen hetimore me tė gjithė fashikujt e saj, me tė gjitha procesverbalet, deponimet e tė akuzuarve, kėrkesat e bashkėshorteve tė tyre nė gjykatė pėr ndarje si dhe tė gjitha dokumentet e tjera tė gjyqit tė panjohura deri mė tani. Tė gjitha kėto dokumente tepėr tė rralla gazeta “Tirana Observer” do t’i botojė nė disa numra.


    Vendim Mbi fillimin e ēėshtjes penale”

    Nė Tiranė, mė 16.12.1974
    Unė zėvendėsministri i
    Punėve tė Brendshme, Feēor Shehu, mbasi studiova materialet nė ngarkim tė:

    1. Beqir Ali Ballukut, i datėlindjes 1917, lindur dhe banues nė qytetin e Tiranės, me kombėsi dhe shtetėsi shqiptare, me profesion nėpunės (oficer), arsim tė lartė ushtarak, shtresė e mesme, pėrjashtuar nga Partia.
    2. Petrit Taulla Dume, i datėlindjes, 1920, lindur nė katundin Starje tė rrethit tė Kolonjės dhe me banim nė qytetin e Tiranės, me kombėsi dhe shtetėsi shqiptare, me profesion nėpunės (oficer), me arsim tė lartė ushtarak, shtresė e varfėr fshatare, pėrjashtuar nga Partia.
    3. Hito Shaqo Ēako, i datėlindjes 1924, lindur nė katundin Progonat tė rrethit tė Tepelenės, me banim nė qytetin e Tiranės, me kombėsi dhe shtetėsi shqiptare, me profesion nėpunės (oficer), me arsim tė lartė ushtarak, shtresė e varfėr fshatare, pėrjashtuar nga Partia.
    4. Rahman Latif Perllaku, i datėlindjes 1918, lindur nė katundin Novosej tė rrethit tė Kukėsit, me kombėsi dhe shtetėsi shqiptare, me profesion nėpunės (oficer), me arsim tė lartė ushtarak, shtresė e varfėr fshatare, pėrjashtuar nga Partia.
    Konstatova:
    Se nė materialet nė fjalė ka tė dhėna qė i fajėsojnė tė lartpėrmendurit nė kryerjen e krimit tė parashikuar nga nenet 64, 73/1 nė kombinim me nenin 76 tė Kodit Penal.
    Duke u bazuar mbi sa mė sipėr dhe duke patur parasysh nevojėn e hetimit tė ēėshtjes, i udhėhequr nga neni 95 i Kodit Procedurės Penale,
    Vendosa:
    Fillimin e ēėshtjes penale kundėr Beqir Ballukut, Petrit Dumes, Hito Ēakos dhe Rrahman Parllakut pėr krime tė parashikuar nga nenet 64, 73/1 nė kombinim me nenin 76 tė Kodit Penal.


    Zėvendėsministri i Punėve tė Brendshme Feēor Shehu


    VENDIM MBI MARRJEN E ĒĖSHTJES PĖR VEPRIM

    Nė qytetin e Tiranės mė
    datėn 22.XII.1974, ne, Nevzat Hasendari dhe Kristofor Martiri hetuesa tė Ministrisė Punėve tė Brendshme, mbasi pamė materialin nė ngarkim tė pandehurit Beqir Balluku, i akuzuar pėr krimet e parashikuara nga nenet 64, 73 e 73/II nė kombinim me nenin 76 tė Kodit Penal, duke marrė parasysh se nevojitet zhvillimi i hetimeve nė drejtim tė tij:

    VENDOSĖM:
    Tė marrim pėr veprim ēėshtjen Nr. E cila bėn fjalė pėr tė pandehurin Beqir Ballukun dhe tė fillojė hetimin pėrkatės.
    Hetuesat
    Nevzat Hasendari/ Kristofor Martiri

    VENDIM
    Mbi vėnien e sekuestros
    Nė Tiranė, mė 22. XII.1974, ne, hetuesat e Ministrisė Punėve tė Brendshme, Nevzat Hasendari, Kristofor Martiri, mbasi studiuam materialet nė ngarkim tė pandehurit

    Konstatuam:
    I pandehuri Beqir Ali Balluku akuzohet pėr krimet e parashikuara nga nenet 64, 72, 73/II nė kombinim edhe me nenin 76 tė Kodit Penal. Me qenė se krimet pėr tė cilat akuzohet i pandehuri parashikojnė si masė edhe sekuestrimin e pasurisė qė disponon ai, nė bazė tė nenit 127 tė Kodit tė Procedurės Penale

    Vendosėm:
    Tė vėmė sekuestron mbi pasurinė qė disponon i pandehuri, e pėrshkruar nė procesverbalin “Mbi inventarizimin e pasurisė”, datė 16. XII. 1974, si dhe mbi ēdo pasuri tjetėr materiale e monetare qė ai disponon.

    Hetuesat
    Nevzat Hasendari/ Kristofor Martiri


    Prokurori i Pėrgjithshėm i RPSH Dhori Panariti

    Akt-akuzė

    Kundėr grupit armik e antiparti tė komplotistėve nė ushtri, tė kryesuar nga Beqir Balluku dhe me bashkėpunėtorė kryesorė: Petrit Dumen, Hito Ēakon e Rrahman Pėrllakun, tė akuzuar se:
    Si organizatorė tė njė komploti ushtarak, pėr njė kohė tė gjatė kanė zhvilluar veprimtari armiqėsore e antiparti, duke synuar tė dobėsonin dhe tė zhduknin rolin e Partisė nė ushtri, tė shkatėrronin ushtrinė dhe mbrojtjen e vendit, tė pėrgatisnin njė forcė goditėse kundėrrevolucionare pėr tė bėrė njė puē kundėr Partisė sė Punės sė Shqipėrisė, pėr tė likuiduar diktaturėn e proletariatit, pėr t’i pėrgatitur terrenin njė invadimi tė huaj, tė vendosnin nė RPSH diktaturėn borgjezo-revizioniste dhe tė restauronin kapitalizmin.
    Pėr tė realizuar planet e tyre kriminale, tė pandehurit, Beqir Balluku, Petrit Dume, Hito Ēako e Rrahman Pėrllaku, nga postet mė tė larta qė mbanin nė ushtri, kanė vepruar vazhdimisht e nė konspiracion tė plotė pėr tė minuar mbrojtjen e RPSH dhe, nė radhė tė parė pėr tė degjeneruar ushtrinė popullore, pėr t’i ndryshuar asaj karakterin popullor dhe pėr tė kthyer atė kundėr PPSH dhe pushtetit popullor nė Shqipėri. Duke zhvilluar njė veprimtari tė gjerė tė shumanshme armiqėsore, brenda e jashtė ushtrisė, kėta kanė shkelur betimin ushtarak, detyrat dhe idealet e forcave tė armatosura tė RPSH, qė pėrbėn krimin mė tė rėndė tė tradhtisė ndaj popullit dhe Atdheut.

    SKEDA

    Beqir Balluku
    Ushtaraku, qė qėndroi pėr 20 vjet nė krye tė Ministrisė sė Mbrojtjes, u dėnua me vdekje dhe u pushkatua mė 5 nėntor 1975 pėr tradhti tė lartė ndaj atdheut. Me detyra tė larta ai impenjua qė nė 1943-in si komandant i batalionit partizan “Krujė-Ishėm”, komisar i Brigadės sė 3-tė Sulmuese, dhe mė pas komandant i Brigadės sė 2-tė Sulmuese. Mė 28 janar 1948 ishte emėruar kryetar i Shtatmadhorisė sė Ushtrisė. Balluku kreu nė Moskė Akademinė Ushtarake “Voroshillov”. Nė vitin 1952 ai emėrohet ministėr i Mbrojtjes. Beqir Balluku u arrestua nė vitin 1974, me akuzėn pėr grusht shteti e komplot ushtarak.

    Petrit Dume
    Petrit Dume, lindi nė vitin 1920, nė Starje tė rrethit tė Kolonjės. Ai luajti njė rol tė madh gjatė Luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare. Pas ēlirimit Petriti shkoi pėr studime dhe kreu me sukses Akademinė Komando-Shtabi Gjitharmėshe nė Moskė. Qė nga vitit 1953 deri mė 1974 kreu detyrėn e shefit tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė shqiptare. Nė vitin 1974 ai akuzohet se bėnte pjesė i grupit armiqėsor tė drejtuar nga Beqir Balluku dhe se kishin nė plan tė rrėzonin pushtetin popullor. Ai u dėnua me vdekje dhe u pushkatua sė bashku me Beqir Ballukun dhe Hito Ēakon

    Hito Ēako
    Hito Ēako lindi nė vitin 1923 nė Progonat tė Kurveleshit. Nė vitet 1941-1942 hyn nė Partinė Komuniste tė Shqipėrisė. Mė pas me krijimin e njėsiteve guerile bėhet pjesėtar i tyre dhe mė pas komandant. Mė 28 maj 1944 emėrohet komisar i Brigadės sė V-tė Sulmuese. Pas ēlirimit nga viti 1946 deri 1950, emėrohet komandant i Kėmbėsorisė nė Tiranė. Nė vitet 1950-1954 mbaron studimet nė Akademinė Ushtarake nė Moskė. Nė fillim tė viteve ‘60 emėrohet drejtor i Drejtorisė Politike tė Ushtrisė. Nė fund tė vitit 1974 arrestohet si pjesė e grupit armiqėsor tė drejtuar nga Beqir Balluku dhe dėnohet me vdekje.

    Rrahman Parllaku
    Rrahman Parllaku, u lind mė 17 prill tė vitit 1919, nė fshatin Novosej tė Lumės, rrethi i Kukėsit. Mė 6 janar 1943 u caktua komandant i njėsiteve guerile tė qytetit tė Vlorės deri mė 28 nėntor 1943, kur e transferuan me detyrė komisar batalioni. Pas ēlirimit Rahman Parllaku vazhdoi studimet nė Akademinė e Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė sovjetike “Voroshillov”. Pas kthimit nga studimet, ai u emėrua drejtor i Drejtorisė sė Organizim-Mobilizimit nė Ministrinė e Mbrojtjes. Nė vitet 1969-1970 do tė shėrbente si komisar i Forcave Ushtarako-Ajrore dhe njė vit mė vonė u emėrua zėvendėsministėr pėr Pėrgatitjen Luftarake tė Ushtrisė. Nė vitin 1974 arrestohet si anėtar i grupit armiqėsor tė Beqir Ballukut dhe dėnohet me 25 vjet burg.

    (vijon nesėr)

    Nė numrat e ardhshėm do tė lexoni

    Ø Deponimet e ish-ministrit tė Mbrojtjes, Beqir Balluku, dhėnė pėrpara Hetuesisė. Riprodhimi origjinal i tė gjitha pyetjeve-pėrgjigje me hetuesit.

    Ø Deponimet e Petrit Dumes, Hito Ēakos dhe Rahman Parllakut, dhėnė pėrpara Hetuesisė si dhe riprodhimin origjinal i tė gjitha pyetjeve-pėrgjigje me hetuesit.

    Ø Dėshmitė e dėshmitarėve, dhėnė pėrpara hetuesve pėr tė gjithė veprimtarinė e katėr tė akuzuarve si anėtarė tė grupit armiqėsor.

    Ø Procesverbalet e tė gjitha dokumenteve, sendeve personale apo materialeve tė sekuestruara nė shtėpitė e tė akuzuarve.

    Ø Kėrkesa tė bashkėshorteve tė tė akuzuarve, pėr divorc pas arrestimit tė tyre. Si dhe vendimet e gjykatave pėr zgjidhjen e martesave.

    Ø Procesverbalet e hetuesve rreth akuzave tė ngritura ndaj “grupit armiqėsor”. Kėrkesat e hetuesve pėr shtyrjen e afateve tė hetimeve.

    gazeta tirana observer

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema tė Ngjashme

  1. Si u grabit ari nga pushteti komunist ne Shqiperi.
    Nga DYDRINAS nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 03-04-2015, 10:52
  2. Presidenti dekoron viktimat punonjes te SHISH vrare ne Vlore ne 1997
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 91
    Postimi i Fundit: 14-06-2013, 10:35
  3. Antologji e plagėve nėn terrorin komunist
    Nga Dr Rieux nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-02-2007, 10:08
  4. Kadare: Schwartz, njė pėrēarės fetar
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 118
    Postimi i Fundit: 30-06-2006, 03:09
  5. Mashtrimi i madh
    Nga Veshtrusja nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 22-03-2004, 19:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •