Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 29
  1. #11
    Masakėr antikombėtare kundėr intelektualėve

    nga Mexhit Prenēi
    I
    Sipas psikanalistėve energjitė e unit tė mediokėrisė specifike, janė mė tė mėdha, mė potente, mė demoniake dhe mė vrastare te diktatorėt,‑ egoistė tė mėdhenj, tė cilėt madhėshtia e marrėzisė dhe frika se mos u rrėmbejnė pushtetin, i tjetėrson nė tiran. I tillė ishte edhe Enver Hoxha.
    Etja karrieriste e pėrbindėshme e tij, ndizej si vullkan qė zjenė brenda vetes ngaqė nuk pėrballej dot me personalitetet e shquara dhe intelektualėt elitarė siē kam theksuar edhe nė essenė: "Kompleksi I inferioritetit" Madje kjo etje e keqe karrieriste, qė e kishte burimin te ankthi, tmerri dhe frika e rrėzimit nga froni, tė cilin e quante tė pėrjetshėm, ishte po kaq e egėr, diabolike dhe hanibaliste, sa edhe kur nuk kishte tė bėnte direkt me personalitetet e shquara, i gjuante ata ku ishin e ku s'ishin, dhe ndizte fitilėt e makiavelizmit ekstrem, intensifkonte e dinamikėzonte edhe tė jashtzakonshmen edhe mitiken e magjiken edhe absurden e tragjiken, pėr tė denigruar, poshtėruar, persekutuar, izoluar dhe pėr t'i zhdukur edhe fizikisht, ata, burrat e shquar tė kombit, intelektualėt elitarė, qė i shikonte si armiq.
    * * *
    Nga librat " Mjerimi pafund" dhe "Gjėmat e komunizmit" tė Agim Mustės, po shkėpusim disa prej emrave tė personaliteteve tė shquara tė kombit, madje edhe peronalitete te huaja me famė botrore, qė i masakroi kompleksi i inferioritetit dhe etja karrieriste e fronit tė antintelektualit patologjik Enver Hoxha. Kaq i urrente intelektualėt elitarė, sa shdėrrohej edhe nė sadist, pėr ata qė kishin mbetur gjallė, duke mos u ngopur me dėnimin e tyre me burg apo internim., por edhe duke i torturuar, sa disa prej tyre kanė vdekur nė duart e xhelatėve qė i masakronin.
    Me njė kėnaqėsi sadisti sillej edhe me tė tjerėt qė i zbriste nė shkallėt e ulta tė piramidės, apo i emėronte nė punėt mė ordinere, siē bėri me personalitetin e shquar Sejfulla Malėshova, duke e punėsuar nė njė magazinė dhe duke ndėrsyer zagarėt e tij qė ta, survejonin, tallnin, poshtėronin edhe kur u bė plak dhe ecte me shkop.
    Ja, disa nga personalitetet e shquara qė i burgosi dhe vrau Enver Hoxha,sadisti i intelektualėve:
    ARQILE TASI, diplomuar pėr letėrsi nė SHBA. Ish drejtori i Bibliotekės Kombėtare. Vdiq nė burgun e Burrelit, mė 1957. XHEVAT KORĒA,‑ diplomuar nė Austri pėr histori. Ish ministėr i arsimit. Vdiq nė burgun e Burrelit, mė 1955. GJERGJ KOKOSHI,‑ diplomuar pėr filozofi nė Itali. Ish ministėr i arsimit. Vdiq nė burgun e Burrelit, mė 1960. MIRASH IVANAJ,‑ ish ministėr i arsimit, diplomuar pėr letėrsi nė Itali. Vdiq nė burgun e Tiranės, mė 1954. HETEM HAXHIADEMI,‑ diplomuar nė Austri pėr shkenca politike. Tragjedian i njohur i letėrsisė shqipe. Vdiq nė burgun e Burrelit, mė 1964. XHEVIT LESKOVKU,‑ diplomuar pėr Shtamadhori nė Turqi dhe Gjermani. Ish shefi i Shtabit tė Shtamadhorisė nė kohėn e Monarkisė. Vdiq nė burgun e Burrelit, mė 1958. SELAUDIN TOTA,‑ diplomuar pėr fizikė bėrthamore nė Itali. Ish deputet. Ekzekutuar, mė 1947. SABAHETE KASIMATI,‑ diplomuar pėr shkenca biologjike nė Itali. Ekzekutohet, mė 1951. MUSINE KOKALARI,‑ diplomuar pėr letėrsi nė Itali. Krijuese e PSDSH, mė 1943. Vdes pas 38 vjetėsh nė internim. Autore e disa librave. ENGJĖLL ĒOBA,‑ diplomuar pėr jurist nė Itali. Vuajti 25 vjet burg. VISARIAN XHUVANI,‑ kryepeshkop i Kishės Ortodokse Shqiptare. Diplomuar pėr teologji nė Athinė. Vdiq mė 1965, pasi vuajti 25 vjet burg. PATER MESHKALLA,‑ diplomuar pėr teologji nė Itali dhe Poloni. Ish drejtori i gjimnazit franēeskan nė Shkodėr. Poet e prozator. Vdiq pasi vuajti 30 vjet burg. HAFĖZ ALI KORĒA, diplomuar pėr teologji nė Turqi. Publiēist dhe autor i disa librave me pėrmbajtje fetare dhe filozofike. I burgosur dhe i nternuar.
    * * *
    Prof. Dok. LOCI, njė ndėr kirurgėt mė tė dėgjuar dhe tė shquar nė Itali dhe Evropė. Ekzekutohet, mė 1946. Prof. Dok.. ZUBER, gjeolog me famė botrore, me origjinė polake. Zbuluesi i vendburimeve tė naftės nė shumė vende tė botės. Nė Shqipėri ka zbuluar disa vendburime nafte nė Kuēovė dhe Patos. Vdes nga tortuarat nė burgun e Tiranės, mė 1947.


    I I
    Mjaftojnė vetėm akuzat e kėtyre personaliteteve tė kombit tonė dhe dy personaliteteve tė huaja:, akuzat nga varret, nga burgjet, nga internimet, torturat...pa pėrmendur masakrėn ndaj pėrfaqsuesve mė tė shquar tė klerit katolik nė Shkodėr, pėr tė cilėn do tė shkruaj posaēėrisht; pa pėrmendur masakrėn ndaj deputetėve, masakrėn e gjuatjes sė intelektualėve tė futur nėpėr rrathėt e kuq, sipas alibisė idiote, duke sajuar aktin mė makabėr tė shėprthimit tė bombės nė ambasadėn jugosllave; pa pėrmendur gjuajtjen e shtrigave ndaj kundėrshtarėve politikė qė i shihte si rrezik imagjinar pėr fronin; mjaftojnė vetėm kėto, pa pėrmendur sesi ky hanibal hėngri kokat e shokėve tė tij, tė miqėve tė tj, bashkėluftėtarėve dhe bashkėpuntorėve tė tij, ndonėse shumica ishin bėrė hamės tė kokave tė vartėseve tė tyre, mjafton pra vetėm kjo tablo, e cila paraqet vetėm majėn e aizbergut, pėr ta dėnuar kėtė kriminel tė inteligjencies tė popullit tė vet, kėtė antinjeri, kėtė monstėr qė e polli barku i komunizmit qė akoma nuk ėshtė shterpėzuar.
    * * *
    Vret mendjen njeriu!...Pėrse gjithė kjo masakėr ndaj trurit tė kombit? Pėrse gjithė kjo gjuatje shtrigash, ndaj intelektualėve tė shquar, tė cilėt janė factor themelor zhvillimi e progresi e shoqėrisė? Pėrse sulmohet njeriu i ditur, i menēur, i kulturuar, i shkolluar i afti, i zoti?
    Pėrse kjo ligėsi, armiqėsi, poshtėrsi, sadizėm, amoralitet dhe absurditet, ndaj atyre qė ishin pjesė e krenarisė sė kulturės kombėtare?
    A mundet vallė njė atdhetar, patriot, demokrat, dijetar, filozof, shkrimtar, politikan i shquar, njė udhėheqės vizionar, qė hyp nė majėn e lartė tė piramidės, tė arrijė gjer nė atė pikė, sa tėrė pushtetin e tij, ta pėrdorė kundėr inteligjencies sė popullit tė vet? Kėtė mund ta bėjnė vetėm Arturo Uitė, Makbetėt, Kaligulėt, Neronėt, ata qė ia kalojnė Hitlerit dhe Stalinit. I tillė ishte antintelektuali i tėrbuar Enver Hoxha.
    Mirėpo, ai ishte aktor qė ua kalonte dhe artistėve tė Hollivudi: hiqej si atdhetar dhe burgoste atdhetarėt; hiqej si patriot dhe vriste patriotėt; hiqej si demokrat dhe hante kokat e kundėrshtarėve politikė; hiqej si udhėheqės vizionar dhe i kundėrvihej progresit; hiqej se i digjej shpirti pėr popullin, por donte mbi gjithēka veten e vet. Popullin e donte pėr ta duartrokitur! Enver Hoxha, ‑Antinjeriu qė hante intelektualė!
    Ndryshe nga mediokėrit ordiner qė s'e njihnin veten, Antinjeriu Hoxha, si mediokėr specifik dhe diktator i madh, e njihte veten se sa peshon nė rrafshin e dijes, njihte dhe forcėn e diturisė dhe mendjen e ndritur tė kundėrshtarėve intelektualė, tė cilėt i masakroi pikėrisht pse ishin mė tė zot se ai, mė tė kulturuar se ai, mė atdhetar se ai, mė progresist se ai, po jo djall si ai, jo mashtrues si ai, jo makivelist si ai, jo sadist si ai, i cili nė kėto rrafshe ishte i jashtzakonshėm, i papartshikueshėm.
    E tėrbonte dhe e tmerronte zotėsia e intelektualėve! E linte dhe pa gjumė! Shpesh shihte ėndrra tė llahtarshme. Shpesh haluēinaciononte... Shpesh nuk dėgjonte, nuk shihte, nuk shijonte... kishte humbur shqisat... kishte humbur qetėsinė! Brenda tij,‑ jetonte njė natė e errėt, e frikėshme, e llahtarshme. Pikėrisht nė netė tė tilla, thureshin planet ogurzeza, planet demoniake tė masakrave ndaj intelektualėve dhe tė gjitha masakrat e tjera...
    Kėtu ai ishte mjeshtėr. Profesor mbi profesorėt

  2. #12
    I I I

    Pėr tė realizuar veprėn e tij kriminale ndaj inteligjencies, ndiqte dy linja paralele: atė tė krijimit tė alibive, duke sajuar skenare ogurzeza, gjoja tė implikimit tė tyre me agjenturat e huaja, pėr t'i bėrė tė besueshme nė popull dėnimet, burgosjet, internimet, duke i akuzuar ata si agjent, antiparti dhe tradhėtarė. Linja e dytė, ishte burgosja e veprave tė tyre, po dhe tė atyre qė s'ishin mė nė kėtė jetė.
    Ėshtė masakra kulturore mė obskurantiste ajo e ndalimit tė librit tė ēdo lloji qė kishte mbi kopertinė emrat e atyre personaliteteve qė ishin futur nė rrathėt e kuq nga batalionet e ēensuruesve enveristė. Kėshtu u ndalua vepra e Fishtės, Konicės, Malėshovės, Koliqit, Camajt, Pipės e dhjetra, e dhjetra tė tjerėve Po kėshtu, nga letėrsia e huaj, ishin ndaluar edhe veprat e autorėve mė nė zė tė teatrit tė absurdit, tė surealizmit, simbolizmit dhe tė gjitha rrymave moderne, pėr burgosjen e tė cilave kanė kontribuar edhe disa pseudointelektualė, me reēensionet e tyre famėzeza.
    Ndėrsa shkrimtarėve, poetėve, dramaturgėve dhe artistėve tė rinj, u konfiskohej edhe njė vjershė edhe njė tregim edhe njė tablo, kur kolonin vijat e bardha tė realizmit socialist, madje edhe i internonin edhe i burgosnin autorėt duke burgosur nė tė njejtėn kohė edhe terė krijimtarinė e tyre.
    Burgosja e librit ishte akti mė skandaloz, mė antikulturė dhe antidemokratik i diktaturės enveriste.
    * * *
    Bėmat kriminale tė Enver Hoxhės kundėr inteligjencies, kundėr kundėrshtarėve politikė, kundėr shokėve, miqėve, bashkėluftėtarėve dhe bashkėpunėtorėve tė tij, qė i shihte si rivalė, akoma nuk janė vlerėsuar si rrezik pėr tė sotmen dhe tė ardhmen. Akoma nuk ėshtė dėnuar Enveri dhe enverizmi. Akoma nuk ėshtė nxjerrė nė bankėn e tė akuzuarve (pas vdekjes ) ku tė gjykohej si kriminel dhe kryeamoralist i degjenerimit tė shqipatarėve. Dhe kjo duhet bėrė pėr hir tė sė sotmes dhe tė sė ardhmes.
    Enverizmi ėshtė sėmundja mė e rrezikshme vdekjeprurėse e demokracisė, e cila shfaqet edhe sot nė forma tė ndryshme, tė kamufluara, po edhe tė hapta, pothuajse nė tė gjitha sferat e jetės, por sidomos ndaj personaliteteve tė shquara dhe intelektualėve elitarė, duke mos u krijuar hapsirat e nevojsme pėr tė qenė factor parėsor nė drejtim. Ashtu si nė kohėn e Babės, nė sferat e larta mediokėria specifike ėshtė shumicė. Ajo drejton sipas mendėsive dhe mentalitetit enverist, duke zhvilluar edhe sot disa forma tė luftės sė klasave ndaj intelektualėve dhe kundėrshtarėve politike.
    Turrmat injorante, skllevėrit ideologjik, idhtarėt e Antinjeriut, po edhe disa prej atyre qė i kish dėnuar diktatura enveriste, shumė prej kėtij soji, dolėn me portretin e kėtij diktatorit nė duar, nė festėn e Konferencės sė Pezės. Bashkė me kėto monstra ishin edhe pushtetarėt e lartė tė pozitės, ish bijtė e nomeklaturės sė kuqe, duke festuar Mashtrimin e Madh: "PA DALLIM, FEJE, KRAHINE DHE IDEJE". Kur sot gjithkush e di mirėfilli, se pėr pesėdhjetė vjet, LUFTA E KLASAVE BĖRI KĖRDINĖ mbi ballistėt, zogistėt, intelektualėt, klerikėt, tregtarėt, bejlerėt, agallarėt dhe tė gjitha ata qė mendonin ndryshe, apo kishin lidhje gjaku a shoqrore e miqėsore me njeri tjetrin.
    Mirėpo tė drejtėn morale pėr tė drejtuar kėtė vend, nuk e kanė ata qė nuk divorcohen nga Diktatori Hoxha dhe diktatura komuniste, nuk e kanė ata qė nuk u kėrkojnė falje ish tė burgosurve, ish tė persekutuarve dhe tėrė popullit pėr mjerimin e tij, si vendi mė i prapambetur nė Evropė, nuk e kanė ata qė nuk e vėnė nė bankėn e tė akuzuarve "Heroin e Popullit" ( pėrkthimi nė gjuhėn e demokracisė ėshtė XHELATI I POPULLIT ) dhe ta djegin titullin mashtrues nė mes tė sheshit Skėndėrbeg, ashtu siē tėrhoqi zvarrė, populli, shtatoren e tij, me kėngė e valle, nė ditėt e para tė dhjetorit tė demokracisė.
    * * *
    Mosdėnimi i Enverit dhe enverizmit, u ka dhėnė krahė nostalgjikėve tė diktaturės komuniste, tė bėjnė edhe njė propagandė djallėzore: dikush thotė se komunizmi vdiq, tė tjerė t'ia lemė tė ardhmes ta bėjė historinė, e mjaft slogane kėsisoj. Kėto dėshmi autentike, nė mėnyrė tė pakontestueshme vėrtetojnė se enverizmi ėshtė gjallė dhe nė veprim, i veshur me rroba tė reja demagogjike e mashtruese. Kėtė mashtrim sot nuk e ha kush, pėrveē tė mjerėve skllevėr ideologjikė qė janė mėsuar tė ecin vetėm me samar mbi kurriz dhe akoma i besojnė verbėrisht enverizmit.
    Historia na mėson se ēdo kohė ka detyrėn historike dhe pėrgjegjėsinė tė vlerėsojė kohėn e vet, tė dėnojė tė keqen, tė evidentojė tė mirėn dhe tė rivlerėsojė tė shkuarėn.
    Tė parėt qė duhet ta bėjnė kėtė janė historianėt. Mirėpo ata heshtin. Gjithkush pyet: pse heshtin historianėt? (Sa pėr pseudohistorianėt qė e kanė shkruar historinė duke e mistifikuar atė, askush nuk pyet, ata mė mirė mos ta hapin gojėn, nėse nuk e nisin fjalėn e parė duke korigjuar publikisht gabimet e rėnda tė tyre dhe duke kėrkuar falje)
    Po, akademikėt, pse rrijnė strukur nė kullėn e turpit e s'e thonė njė fjalė kundėr tij? Janė apo s'janė akademikė? Shkencėrisht, ata duhet ta vėnė pikėn mbi " i " dhe ta denoncojnė diktatorin Hoxha si kriminel, qė ia kalon dhe Millosheviēit, i cili bėri genocid mbi boshnjakėt e kosovarėt, ndėrsa Enveri ndaj bashkėkombasve tė vet. A s'ėshtė tragjike kjo? Po akademikėt tanė tė nderuar tė pandershėm, mrrudhen, mrudhen dhe flasin me vete.
    Tė mpirė, edhe ish tė burgosurit, ish tė internuarit dhe ish tė persekutuarit! Pse ? Konfliktohen me njeri tjetrin nėpėr kafenera, sjellin fakte tronditėse qė tė rrėnqethin misht, pėr torturat ēnjerėzore, pėr fajet qė s'i kishin bėrė kurrė, po nuk ngrihen tė ulurijnė sa tė ēahet kupa e qiellit, gjersa ata qė drejtojnė, o tė dėnojnė kriminelin Hoxha, o tė dorėzojnė pushtetin.
    Xhelatėt e Hoxhės i ndeshim nė ēdo rrugė, nė ēdo hap, nė zyra, nė poste tė larta, ndonjeri edhe zgėrdhihet, ca tė tjerė me cinizėm tė zgjatin edhe dorėn, atė dorė qė ka torturuar edhe profesorin e shquar polak Zuber, qė vdiē nga torturat nė burg, po as falje nuk kėrkojnė, as divorc nuk bėjnė, pėrkundrazi me mendėsitė e tij veprojnė si skuthėr. Dhe, tė bėjnė gjėmėn edhe sot!
    Pėrgjegjėsi historike kanė edhe personalitetet e shquara, me orientim perėndimor, qė kanė vizione tė qarta pėr tė ardhmen, qė argumentojnė me njeri tjetrin se pa dėnuar kėtė kriminel monstruoz, zhvillimi, progresi dhe ardhmja ėshtė nė pikpyetje, po zėrin nuk e ngrenė nė kupė tė qiellit, fjalėn e mbajnė brenda vetes. Ka forcė tė jashtzakonshme fjala e tyre po hypi mbi flatrat e guximit.
    E nėse tė gjithė kėto mbajnė pėrgjegjėsi tė dorės sė dytė, pozita dhe opozita qė janė protagonistė tė politikės, lidėr tė saj, mbajnė pėgjegjėsi parėsore., pėrse kanė heshtur gjer mė sot? Pėrse heshtin edhe tani?!


    I V

    Heshtja ndaj dėnimit tė Enver Hoxhės dhe diktaturės sė tij enveriste, kompromenton cilindo politikan, deputet, lidėr partie, opozitė dhe pozitė, qė s'e kanė kryer detyrėn qė u ka ngarkuar historia, pėr ta dėnuar diktatorin mė tė egėr, mė tė lig, tė Shqipėrinė qė e la popullin nė mjerim dhe masakroi e vraunė mjerim, qė vrau tė gjithė ata qė s'mendonin si ai, qė shkatėrroi moralin e shėndoshė tė shqiptarit duke krijuar monstrėn "njeriu i ri", sipas shembėlltyrės sė tij. Kėtė njeri sot e gjen nėpėr partitė e majta dhe tė djathta, nėpėr Fondacione, shoqata, nė masmedia, nė ambasada e kudo.
    * * *
    Disa veteranė tė sklerozuar, komunistėt dogmatikė tė pandreqshėm, skllevėrit e ideologjisė enveriste dhe disa akademikė enveristė si Rexhep Qosja, akoma e vlerėsojnė figurėn e Diktatorit Antinjeri, duke i kėrkuart me pikatore "tė mirat", madje Qosja thotė se "Diktator e kanė bėrė bashkėkohėsit servilė tė tij" (Libri Tronditja e shekullit,fq.314,rr.24-25.) madje edhe se Enver Hoxha s'e ka shitur Kosovwn, e proēkulla tw tjera, mirėpo zemra s'ia thotė, as goja s'ia nxjerr fjalėn pėr ta dėnuar pėr krimet, ndėrsa populli e dha verdiktin e vet, kur e tėrhoqi zvarrė shtatoren e tij nė bulevardet e Tiranės; po edhe zėri i studentėve nė demonstrat e Dhjetorit, nė Shėshin Studenti, nėpėrmjet magafonėve tė fuqshėm, kumtonin qė t'i pushkatoheshin edhe eshtrat nė ēdo ditėlindje e ditėvdekje, nė ēdo gėzim apo hidhėrim.
    Diktatorėt dhe tiranėt nuk mund tė rehabilitohen, por vetėm tė dėnohen pėr krimet e tyre. Ata mbeten nė histori si kriminelė. Jo kriminelė nė heshtje. Por tė deklaruar tė tillė nga gjykata si institucioni i drejtesisė dhe tė vėrtetės.
    V
    Po, ē'bėri opozita pėr ta ēuar nė bangėn e tė akuzuarve Antinjeriun Hoxha? Ē'bėri dhe ē'bėn pozita e sotme, ndonėse akoma nuk ėshtė deklaruar zyrtarisht se ėshtė e divorcuar me te? Pėrkundrazi, organizon tubime provokative, si ai i Pezės, nė tė cilėn kishte dhe prej atyre qė Enver Hoxha u kishte vrarė babain, djalin, tė afėrmit; tė tjerė qė i kishte kalbur nėpėr burgjet mesjetare si i famshmi burg i zi i Burrelit. Brohoritjet "Enver Hoxha, Enver Hoxha", janė maja bajonetash qė gėrmojnė plagėt e hakmarrjes personale. Dhe dihet mirėfilli se ku nuk vepron ligji vepron kanuni i gjakmarrjes. E, qė tė mos ndodhė kurrė kjo, ata qė i kanė dalė pėr zot kėtij vendi, janė tė detyruar tė venė nė lėvizje tė tėra strukturat dhe institucionet pėrkatėse pėr ta dėnuar fajtorin
    E, me qė s'ka ndodhur gjatė dhjetė vjetėve kjo, pėrsėri pyesim, pėrse heshtet? Pėrse ngurohet?... Apo mos vallė klasa jonė politike, nuk ėshtė e aftė tė bėjė kararsisin, tė ēlirohet prej enverizmit, tė arratiset prej ideologjisė dhe mendėsive tė tij, prej veprimeve e praktikave tė tij? Apo akoma nuk e kupton se, Antinjeriu Hoxha nuk ishte vetėm diktator, por edhe tiran! Kush mund t'u pėrgjigjet kėtyre pyetjeve?
    URTAKU do tė thoshte, MĖ MIRĖ VONĖ SE KURRĖ !
    * * *
    Opozita dhe pozita, e dhjathta dhe e majta, ėshtė momenti historik, nė vazhdėn e konsensusit pėr tė bėrė politikė ndryshe, pėr tė bėrė politikė ndėrtuese zhvillimi, integrimi dhe progresi, pėr problemet e mėdha tė shoqėrisė, tė bėjnė edhe KONSENSUSIN E MADH TĖ DĖNIMIT TĖ ENVER HOXHĖS, duke formuluar bashkarisht akuzėn ndaj figurės dhe veprės kriminale tė tij.
    Rol parėsor ka dhe Presidenti i Republikės, i cili mund tė marrė i pari nisiativėn pėr kėtė KONSENSUS TĖ MADH HISTORK.
    Pėr kėtė,kėrkohet njė rizgjim i madh, si nė fillimet demokratike; njė guxim i madh, pėr tė kapėrcyer vetveten; njė vulnet i madh dhe njė akuzė e fuqishme, qė buron nga gjaku i kulluar i tė pafajshėmve, pėr ta denoncuar, gjykuar dhe dėnuar Antinjeriun Enver Hoxha, si njė diktatori,tiran specifik, qė s'e gjen tė dytin nė tė gjitha kohrat, qė hėngri intelektualė tė shquar, qė zhduku familjet fisnike shqiptare, qė degjeneroi shqiptarin nė "njeri tė ri" sipas shembėlltyrės sė Antinjeriut, i cili kisht njė un' karrierist pėrbindėsh edhe ndaj perėndive, ndaj i mohoi ato, pėr t'u bėrė vetė kryeperėndi, Zeus.

    Si konkluzė:

    Pa dėnuar Enver Hoxhėn si kriminel dhe kryeamoralist i degjenerimit tė shqiptarit, e ardhmja do tė mbetet varė nė njė cergė, rrahur nga erėrat e forta tė dimrit.

  3. #13
    Liria fatkeqe e Spaēit

    Burgjet dhe kampet e punės sė detyruar gjatė regjimit komunist nė Shqipėri


    Nė 21-23 maj tė vitit 1973 nė burg-kamp tė punės sė detyruar nė miniera Spaē shpėrtheu revolta e tė burgosurve. Nė historinė e regjimit tė Enver Hoxhės kjo revoltė kujtohet si dita kur u ngrit flamuri kombėtar pa yllin simbol tė komunizmit.
    Nė ekspozitėn e “Tė kujtojmė pėr hir tė sė ardhmes”, ku pjesa shqiptare prezantohet me temėn “Tė eksplorojmė tė shkuarėn - tė ndėrtojmė tė ardhmen: Burgu i Spaēit”, me anė tė njė harte pasqyrohen burgjet dhe kampet e punės nė Shqipėri nėn regjimin komunist. Gjeografia e kampeve dhe burgjeve nis me Qafė Barin, vazhdon me kampin e Spaēit, tė Rrepsit, Rubikut, me burgun e Burrelit, me kampin e Krujės, tė Bulqizės, Valiasit, me burgun e vjetėr e tė ri tė Tiranės me burgun e artizanatit, burgun e grave, kampin e Elbasanit, Bishqemit, Tėrbufit, Lushnjės, Maliqit, burgun e Korēės, Tepelenės dhe mbyllet burgun e Gjirokastrės. Kjo hartė shoqėrohet me tė dhėna pėr tė ekzekutuarit, burra apo gra qofshin, pėr tė dėnuarit politikė, pėr tė vdekurit nė burgje dhe pėr tė dėnuarit e huaj.
    Ky informacion ėshtė vjelė nga Shoqata e ish- tė dėnuarve dhe tė pėrndjekurve politikė, numri i tė cilėve arrin nė 26788 vetė. Pėr hir tė sė vėrteteės, asnjėherė nuk ėshtė botuar njė listė e saktė ku tė bėhet identifikimi i plotė i personave. Gjithsesi organizatorėt e ekspozitės “Tė kujtojmė pėr hir tė sė ardhmes”, tė cilėt janė kujdesur dhe pėr prezantimin e Shqipėrisė nė kėtė panoramė historike tė Ballkanit, e kanė marrė kėtė informacion tė mirėqėnė dhe thonė se janė pėrpjekur tė nxjerrin tė dhėna edhe nga Arkivi i Shtetit.
    Kampi-burg i Spaēit nė kėtė ekspozitė zė vendin kryesor. Historia e tij nis nė vitin 1968, kur u ndėrtua nga tė burgosur ordinerė nė njė gropė tė njė shpati mali, tė zhveshur, tė rrethuar nga tė gjitha anėt nga male. Tė burgosurit e parė politikė u vendosėn kėtu nė maj tė vitit 1968 pasi i kishin sjellė nga kampi-burg i Elbasanit. Si fillim ishin 600 dhe nė njė kohė tė shkurtėr u bėnė 1000 tė dėnuar qė jetonin nė godinėn trekatėshe. Duke iu rikthyer revoltės sė tė burgosurve, pėrbri hartės sė Shqipėrisė ėshtė ekspozuar edhe aktakuza sipas dokumenteve tė Sigurimit tė shtetit. Mes tė tjerash ajo thotė: “Armiqtė e popullit tė Republikės Popullore Socialiste tė Shqipėrisė kanė organizuar e marrė pjesė nė njė revoltė tė hapur armiqėsore nė repartin e riedukimit nė Spaē e cila synonte minimin e pushtetit popullor.” Sipas kėsaj aktakuze shprehje tė tilla “Na keni dėnuar kot”, “Ju s’keni gjak shqiptari”, qė kanė hedhur tė rebeluarit cilėsohen si “armiqėsore”. “Tė pandehurit akuzohen se kanė krijuar organizatė kundėr pushtetit popullor pėr tė kryer krimin e sabotimit ekonomik, krimin e agjitacionit dhe propagandės dhe krimin e terrorit.”
    Mbi bazė tė kėtyre akuzave u dėnuan me vdekje: Skėnder Daja, Pal Zefi, Hajri Pashaj, Dervish Bejko. Shumė tė tjerė u ridėnuan.
    Historia e kėtij burgu-ferr ilustrohet me foto tė Osman Kazazit, Patėr Pjetėr Mėshkallės, Astrit Delvinės, Hafiz Sabri Koēit dėnuar me 20 vjet e tė tjerė. Burgu u mbyll nė vitin 1990 dhe sot ėshtė i shkatėrruar. Shkurtimisht jepen tė dhėna kryesisht me foto, rikthimi nė jetėn normale i tė mbijetuarve. Njėri prej tyre, Mikel Koliqi, i dėnuar me 7 vjet burg dhe i internuar pėr 35 vjet. Papa Gjon Pali II e shpalli nė ditėt e demokracisė Kardinalin e parė shqiptar.
    Pėrbri fotove tė tė dėnuarve tė sapodalė nga burgu ekspozohen edhe libra tė ish- tė pėrndjekurve, ese tė studentėve dhe njė film mbi kėtė temė. I shohim disa syresh edhe nė grevė urie. E fundit ishte nė vitin 2004, kundėr miratimit tė ligjit tė dėmshpėrblimit.

    Tė dhėna Burra Gra
    Tė ekzekutuar 5037 450
    Tė dėnuar politikė 26788 7367
    Tė vdekur nė burgje 988 7
    Tė dėnuar tė huaj 1215 38

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    te lumte penda per keto shkrime .. o morning..

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Dhe ANTINJERIU vazhdon ende te ekzistoje edhe sot ne forma e menyra te tilla qe s'po e le vendin tone te marre fryme lirshem, te perparoje me shpejt dhe te gezoje me shume te mirat e lirise se vertete, lirise njerezore.
    Me fal Morning qe bej nga nje nderhyrje te vogel ne keto shkrime prekese, aktakuzuese per gjithe ata qe ndruan fytyren dhe ende vazhdojne te na demtojne me antinjeriun e shpirtit te tyre te zi.

    C'jeni, mo!?

    Nga e marra-vec te merrni
    Nga e vjedhura-vec te vidhni
    Nga genjeshtra-vec te genjeni
    Nga e verteta-vec te fshiheni!

    Nga dhimbjet-nuk ju dhimbset
    Nga turpi-turp nuk ndjeni
    Nga e ardhmja-prapa iket
    Nga NJERIU-c'njerez jeni!?
    * * *
    ------------------------------------------------------------
    SHIKOJ DHE NUK BESOJ ATE QE SHIKOJ
    BESOJ DHE NUK SHIKOJ ATE QE BESOJ!

  6. #16
    Sabiha Kasimati, gruaja e vetme ndėr 22 tė dėnuarit me vdekje

    14 Dhjetor 1951, biologia qė u pushkatua pėr bombėn nė ambasadėn ruse

    Nje nga grate e shquara shqiptare ka qene ihtiologia libohovite Sabiha Kasimati.

    Ajo lindi dhe u edukua ne nje familje intelektuale libohovide, si shume te tjera, qe ndonese jetoi dhe punoi jashte trevave shqiptare, i rriti femijet e saj me ndjenja te larta atdhedashurie dhe me nje deshire te madhe dhe te thelle per dije, kulture dhe shkence.

    Babai i saj Abdurrahman Kasimati (1865-1943) ishte i biri i kadi-nyvabit te mirenjohur, per erudicionin dhe emancipimin e tij, te Veli efendiut. Ky kadi djalin e tij nuk e beri kadi sipas tradites shumevjeēare libohovite, por e futi ne Shkollen Perando-rake te Mjekesise( Mekteb-i-Shalane-i-tibbije).

    Abdurrahmani e perfundoi shkollen ne vitin 1890 dhe me pas sherbeu ne shume vise te perandorise, duke filluar nga zonat e thella te Anadollit.

    Ne vitin 1889 atij i lindi djali i pare Hifziu (1889-1962) i cili ndoqi profesionin e te atit. Ai u be mjek ne prag te Luftes I Boterore dhe sherbeu nje jete te tere, deri sa vdiq, mjek ne qytetin e Korēes.

    Kur dr.Abdurrahmani ishte duke sherbyer ne Adanane e larget, ne kufi me Sirine dhe Libanin dhe ku ai sherbeu disa vite radhazi, atij i linden djali i dyte Refiu (1903-1986)

    qe mbaroi inxhinierine civile ne Paris, vajza Minireja qe u martua ne Izmir dhe djali i trete Nevzadi (1905-1951), qe perfundoi studimet juridike po ashtu ne Paris.

    Nga Adanaja, mbas shpalljes se Hyrietit ne vjeshten e vitit 1908, dr.Abdurrahman transferohet ne Ederne (Adrianopoje) ne afersi te Stambollit. Aty doktorit, ne vitin 1912, i lindi vajza e dyte Sabihaja dhe me vajzen e vogel mbas nje viti transferohet ne Shkoder, ku qendroi vetem nje vit, 1914-1915. Ne vitet e veshtira te Luftes I Boterore familja Kasimati u vendos ne pronat e tyre, prej disa mijera akrash, ne Verrie prane Selanikut. Aty djemte ndoqen shkollen e Misionit Laik Francez te Selanikut.

    Kur ne vitet 1923-1924, po realizohej shkembimi i pronave te nenshtetasve osman me ato te grekerve qe kishin banuar ne zonat e pasura perreth Izmirit, familja Kasimati nuk pranoi te merrte prona ne Turqi, por u kthye ne atdhe duke riskuar dhe sakrifikuar pronat e tyre ne Verrie edhe sot e kesaj dite.

    Ne Shqiperi, fillimisht, u stabilizuan ne Korēe, ku punonte si mjek dr.Hifziu dhe ku djemte dhe Sabihaja filluan dhe ndoqen Liceun Kombetar Franko-shqiptar.

    Ndersa Refiu vazhdoi vitin e shtate te liceut dhe u diplomua ne veren e vitit 1925, Nevzadi filloi vitin e trete dhe e mbaroi ne vitin 1929, Sabihaja e filloi vitin e pare (qe sipas sistemit francez quhesh viti i nente) dhe qe e mbaroi ne qershor te vitit 1931.

    Nuk kishte ndodhur asnje here, qe ne ate instuticion t’a ndiqnin me shume sukses tre femije te se njejtes familje.

    Sabiha Kasimati kishte qene studente shembullore, qytetare dhe atdhetare e mire

    Ja se ēfare ka shkruar ne librin e tij, me titull «Nje mozaik per Liceun Kombetar»

    Mesuesi i Merituar, profesori i matematikave te Universitetit te Korēes, Xhuvi Bino,

    qe kishte qene edhe ai vet nje liceist:

    « ...Vajza e pare qe ndoqi dhe mbaroi me sukses liceun, ne vitin 1931, ishte nje libohovite Sabiha Kasimati, qe guxoi dhe theu paragjykimet dhe u hapi rrugen ne kete menyre vajzave te tjera te ndiqnin ate shkolle shume te lakmuar. Dy vellezerit e saj e kishin mbaruar me kohe liceun, si Refiu po ashtu edhe Nevzadi, por Sabihaja ēau rruge te pashkelura, jo nen hijen e tyre, por me personalitetin e saj te nje vajze te zgjuar e guximltare. Gjithe Korēa e njihte Sabihane, qe shoqerohej si djale me shoket e klases me Selman Rizen, Prenk Kaēinarin-kosovare, Fejzi Hoxhen, Shemsi Totozanin, Beh-xhet Reson, Nazmi Shehun- gjirokastrite;Sami Hysin-skraparlli;Dhimiter Dimcon-korēar, sikur t’i kishte te barabarte me veten, mbante edhe ajo kasketen e liceut me shiritin me ngjyrat e flamurit kuqezi edhe gjithkush ne Korēe e shihte ate vajze me nderim, respekt e pergjerim, qe ishte aq e shkathet, sa ishte e qeshur e gjithe optimizem.

    Sabihaja gjithenje e para e klases, e dashur edhe e dhimbesur me te gjithe shoket qe kishin nevoje per mendjen dhe aftesite e saj. Ajo ndihmonte pa pertuar cilindo shoke qe i kerkonte ndihme asaj, per te permiresuar notat e shkolles..

    Ajo studjoi ne universitet, per ate dege, qe deri atehere nuk kishte studjuar as edhe nje shqiptar, per ihtiologji, pjese e zoologjise, qe merret me studimin e peshkut dhe mund te kishte qendruar te punonte ne Itali, ne ate universitet ku ajo kishte mbaruar studimet, sepse ishte dalluar edhe aty per zotesi e aftesi te veēante dhe ishin profesoret e saj qe ngulmonin, por ajo u kthye ne atdhe, ku e priste martirizimi, sepse thoshte me kurajo kurdohere vetem te verteten,vetem ate qe ishte e drejte, vetem ate qe i sherbente popullit te saj, kur te tjeret nuk guxonin as t’a mendonin jo me t’a shfaqnin dhe t’a mbronin.

    Sabihaja nuk dinte dhe nuk deshte kurre te perdorte arme e bomba, por ate e akuzuan pa te drejte se kishte dijeni per «bomben» qe u vu ne ambasaden sovjetike, ne shkurtin e vitit 1951dhe ajo u be dhe mbeti Pishtare e Demokracise …».

    Kur ajo e mbaroi Liceun e kishin mbaruar vetem 78 maturante, qe kishin fituar edhe bakaloriatin e dyte. Sabihaja ishte e vetmja vajze qe ishte diplomuar dhe si e tille qendroi deri ne vitin 1937, kur ate lice e mbaroi edhe nje vajze e dyte, gjirokastritja Nedrete Hoxha dhe deri sa u mbyll ai lice studente te tjera nuk pati.

    Mbas liceut, ajo punoi disa vite si mesuese ne Shkollen Normale Femerore te Kor-ēes, ku ka dhene lendet «Edukata Morale» dhe gjuhen frenge. Me pas, kur shkollat ne Shqiperi u shtetezuan, Sabihaja u emerua mesuese ne Institutin Shqiptaro-Amerikan te Kavajes, duke dhene po ato lende si edhe biologji.

    Ne vjeshten e vitit 1936, shteti shqiptar i akordoi burse studimi universitar per ne Itali.

    Ajo studioi ne Fakultetin e Shkencave Natyrore te Universitetit te Torinos.

    Sabihaja zgjodhi specialitetin e ihtiologjise, ate dege te shkences, sepse ajo ishte e bindur se Shqiperia me mbi 400 km bregdetin Adriatik e Jonian, me tre liqene, me nje siperfaqe totale mbi 1000 km katrore duhet te kishte nje ekonomi te fuqishme peshkimi, kultivimi te peshkut trofte e koran, duke i dhene te ardhura te medha ekonomise kombetare dhe mireqenie popullit shqiptar.

    Mbaroi Universitetin e Torinos me rezultat te larte, me notat 30/30 «me lavderim»

    ( trenta su trenta con lode) dhe me pas ne veren e vitit 1941, mbrojti edhe doktoraten.

    Katedra i ofroi asaj vendin e asistentes ne ihtiologjine fluviale, por ajo nuk pranoi dhe u kthye menjehere ne atdhe.

    Sabihaja u emerua menjehere mesuese biologjie ne Institutin Femeror «Nena Mbretereshe», ku gjeti shume kolege, intelektuale ne kuptimin e vertete te fjales, te cilet e donin, ndihmonin dhe respektonin njeri-tjetrin. Ajo arriti nje kenaqesi morale e shpirterore.

    Shendeti i saj i brishte e detyroi ate te shkonte per kurime ne nje sanatorium te Italise veriore, ku qendroi deri ne veren e vitit 1945.

    Kthehet ne atdhe dhe menjehere emrohet ne Institutin e Shkencave (parardhese e Universitetit Shteteror dhe e Akademise se Shkencave). Ky instuticion kishte te mbledhur, asokohe, eliten intelektuale, shkencore te atyre viteve. Aty punonin gjuhetaret Prof. Aleksander Xhuvani, Eqerem Cabej, Selman Riza, Kostaq Cipo, Mahir Domi, fizikanet e matematikanet si prof.Selaudin Toto, qe ishte njekohesisht deputet i Kuvendit Popullor dhe kryetar i Institutit, Kristaq Piliken, Qazim Turdiun, Sotir Kuneshken, botanistet: Kole Papariston, Ilia Mitrushin; zoologet: Sabiha Kasimati, Islam Zeko e tj.

    Dr. Sabiha Kasimati ishte emeruar shefe e sektorit te zoologjise, por ajo vet u morr vetem me ihtiologji. Ate fushe ajo e kishte hulumtuar qe nga koha e studimeve universitare, ndaj kur ajo u be shefe hulumtoi, gjurmoi, studioi gjithe faunen ihtiologjike detare dhe liqenore te ujerave territoriale shqiptare. Gjate dhjete viteve kerkimesh, ajo arriti te evidentonte te gjithe faunen ujore shqiptare, beri klasifikimin ne taksonomine ihtiologjike ne klasa, gjini, lloje, e nenlloje peshqish, percaktoi zonat e perhapjeve te llojeve me te rendesishme te peshqeve, ciklet biolgjike te tyre e tjere.

    Mbas nje pune voluminoze, mbi dhjetevjeēare, S.Kasimati duke plotesuar mijera skeda, koleksione mostrash te grumbulluara nga dhjetera ekspedita, duke filluar nga Liqeni i Butrintit e deri te liqejt e Lures, nga liqenet e Prespes e deri te detrat Adriatik e Jonian, duke regjistruar e perpunuar mijera refenca bibliografike e fotografi, ajo asokohe e kishte bere te gateshme monografine voluminoze «Peshqit e Shqiperise ».

    Por nuk ishte thene qe ate monografi ta botonte autorja e vertete.

    Ne vitin 1955, kur ne Shqiperi ende nuk ishte botuar as «Flora e Shqiperise» as edhe «Shpendet e Shqiperise», per te cilat punonin prej vitesh nje numer shkenctaresh, botohet vepra e dr.Sabiha Kasimatit, natyrisht jo me emrin e saj, por me emrat e rusit Anatolij Poljakov dhe te dy fillestareve: Ndoc Filipit dhe Ndoc Rakajt

    Pothuaj 39 vite me pare, kur kisha pake vite qe kisha mbaruar universitetin per biologji-kimi, isha i ngarkuar nga katedra e Zoologjise se Fakultetit te Shkencave, te studjoja e te hulumtoja boten shtazore e bimore te Liqejve Karstike te Dumrese. Mbas dy viteve pune vendosa te shkruaja nje artikull mbi kete teme, por aty ne ate artikull te botuar te revista «Ylli» ne maj te vitit 1966, kisha evidentuar shpendet e egra, gjitaret, zvarraniket si edhe bimesine, por nuk pata kurajon dhe pergatitjen per te evidentuar peshqit e atyre liqeneve. Kete problem e trajtova me profesor Islam Zekon, Mesues i Popullit, shef i katedres se zoologjise dhe ai duke njohur mire familjen dhe farefisin tim, ndonese si tip shume i ndrojtur, madje i frikesuar tere jeten e tij, me tha disa fjale qe sot e kesaj dite nuk i kam harruar. Ai atehere me foli per ihtiologen e talentuar, per Sabiha Kasimatin, qe njihte jo vetem tere peshqit e Shqiperise, por edhe ata te Detit Mesdhe e madje edhe te gjithe peshqit e liqejve te Evropes. Ajo vajze, sipas profesor Zekos, i cili kishte punuar se bashku me te ne nje dhome, ne nje sektor shkencor, ishte nje shkencetare evropiane ne fushen e ihtiologjise dhe qe Shqiperia do te ishte kurdohere e nderuar me personalitetin e saj.

    Por ATA e vrane !!!, me tha atehere profesori i mire dhe i gjore.

    Sabiha Kasimati ajo shkenctare idealiste e edukuar me Idete e Iluminizmit Freng, me nocionet e «Barazise, Lirise dhe Vellazerimit» u zhgenjye kur jetoi ato vite dhune dhe neperkembjeje. Ajo u tmerrua kur prof. Selaudin Totoja, deputeti shqiptar dhe disa intelektuale te tjere u pushkatuan, disa te tjere u futen neper burgje dhe u denuan me dhjetera vite, pse ishin atdhetare dhe jo internacionalista, pse donin Kosoven bashkuar me memedheun.

    Qendrimi protestues, kritikues i dr.Sabiha Kasimatit bie ne sy te Sigurimit te Shtetit.

    Sabiha Kasimati ne 22 shkurt 1951 arrestohet midis 81 intelektualve antikomuniste

    dhe pa asnje gjyq, kater dite me vone, pushkatohet, e vetmja grua, midis 22 te denuarve

    me vdekje. Gjate dy diteve hetuesi, dr. S.Kasimati nuk e humbi kurajon civile qytetare, guximin e saj karakteristike dhe i foli hetuesve te saj ato fjale qe sot e kesaj dite gjenden ne dosjet e Gjykates se Kasacionit Tirane. «Kam qene dhe jam kunder ketij pushteti, sepse nuk pajtohet me idelogjine time. Une nuk kam qene asnjehere e mendimit qe me akt revolucionar te merrej pushteti e te arrihej ne socializem.Une jam biologe dhe si etille une jam evolucioniste. Evolucioni eshte ne natyren e gjerave. Me dhune nuk shkohet ne as ne socializem, as edhe ne demokraci, me dhunen shkohet ne shkaterrim.

    Une vet nuk kam kryer ndonje atentat dhe as kam marre pjese ne ndonje mbledhje kur eshte marre vendimi per akt terrorist».

    Ky qendrim i saj vulosi denimin me vdekje. Ajo u pushkatua ne mengjesin e 26 shkurtit, ne fshatin Menik, 200 m. larg lumit Erzen.

  7. #17
    Krimi i djallit Enver ne ushtri

    Ja ushtarakėt qė dėnoi Enver Hoxha


    Kol. Prof. Dr. Elmas Leci

    Tė dėnuar e denigruar nė vitet 1944-1948

    Mustafa Gjinishi, anėtar i Shtabit tė Pėrgjithshėm, i vrarė pabesisht
    Sejfulla Maleshova, anėtar i ShP, i internuar
    Mestan Ujaniku, Nėnkolonel, i burgosur
    Kadri Hoxha, Kolonel, i burgosur disa herė
    Islam Radovicka, Kolonel, i pushkatuar
    Rrahman Ruēi, Kolonel, i pushkatuar
    Kasem Trebeshina, Major, i burgosur (disident)
    Bajram Sinoimeri, Kolonel, i denigruar
    Enver Sazani, Kolonel, i pushkatuar
    Seliko Sulo, Nėnkolonel, i denigruar
    Hamit Keēi, Kolonel, i burgosur
    Isuf Keēi, Kolonel, i burgosur
    Sali Ormeni, Kolonel, vrarė prapa shpine
    Beqir Ndou, Kolonel, i burgosur
    Petrit Bazina, Major, i denigruar
    Abedin Shehu, Kolonel, i denigruar
    Tuk Jakova, Gjeneral, i burgosur
    Nexhip Vinēani, Gjeneral, i burgosur
    Kristo Themlko, Gjeneral, i pėrndjekur

    Tė dėnuar e tė liruar nga Ushtria
    nė vitet 1956-1966

    Bedri Spahiu, Gjeneral, burgoset
    Tahir Kadare, Gjeneral, burgoset
    Hulusi Spahiu, Gjeneral, burgoset
    Pėllumb Dishnica, Kolonel, burgoset
    Mėrkur Ēela, Kolonel, burgoset
    Teme Sejko, Admiral, pushkatohet
    Novruz Bejleri, Nėnkolonel, pushkatohet
    Abdyl Resuli, Nėnkolonel, pushkatohet
    Halim Xhelo, Gjeneral, burgoset
    Dilaver Raēi, Kolonel, burgoset
    Iliaz Ahmeti, Kolonel, internuar
    Myslym Keta, Kolonel, dyshohet pėr eliminim
    Qani Sinani, Major, burgoset
    Angjel Gorozhiani, Major, i denigruar
    Pandeli Varezi, Major, burgoset
    Lefter Kasneci., Kolonel, i denigruar
    Agim Spahiu, Major, i denigruar
    Gjin Marku, Gjeneral, burgoset


    Oficerė madhorė e tė lartė, dėnuar e denigruar nė vitet 1974-1982
    Eliminimi i oficerėve pas tė ashtuquajturit grup puēist, siē pohonte nė korrik 1975 vetė Mehmet Shehu, ish kryeministėr dhe ministėr i Mbrojtjes, arriti nė 3000 vetė. Lista e mėposhtme ėshtė njė pjesė e atij spastrimi.


    Beqir Balluku -Ministėr i Mbrojtjes, ish komandant brigade gjatė Luftės, ish komandant divizioni, ish gjeneral-kolonel para heqjes sė gradave, Hero i Popullit, i pushkatuar

    Petrit Dume -Shefi i Shtabit te Pėrgjithshėm, ish komandant brigade, ish gjeneral leitnant para heqjes sė gradave, Hero i Popullit, i pushkatuar

    Hito Ēako - Drejtor Politik i Ushtrisė, ish komandant brigade, ish komandant korpusi, ish gjeneral lejtėnant para heqjes sė gradave, Hero i Popullit, i pushkatuar

    Rrahman Parllaku - Zėvėndėsshef i Shtabit tė Pėrgjithshėm, ish komandant divizioni, ish gjeneral lejtėnant para heqjes sė gradave, Hero i Popullit, i burgosur

    Todi Naēo - Komandant i Artilerisė, ish komandant brigade, ish gjeneral lejtėnant para heqjes sė gradave, i internuar

    Vaskė Gjino - ish komisar brigade, ish gjeneral lejtėnant para heqjes sė gradave, i burgosur

    Halim Ramohito - Zėvendėsdrejtor Politik i Ushtrisė, ish gjeneral major para heqjes sė gradave, i burgosur

    Andon Sheti - Drejtor i Zbulimit tė Ushtrisė, i burgosur

    Dilaver Poēi - Ish drejtor Politik, ish gjeneral major para heqjes sė gradave, i internuar

    Ernest Jakova - Zėvendėsdrejtor i Institutit tė Studimeve Ushtarake, ish gjeneral major para heqjes sė gradave, i internuar

    Elami Hado - Komandant i Akademisė, i burgosur

    Spiro Shalėsi - ish gjeneral para heqjes sė gradave, i internuar

    Agron Ēomo - ish nėnkolonel para heqjes sė gradave, i internuar

    Faik Take - ish kolonel para heqjes sė gradave, i burgosur

    Shaban Reēi - ish kolonel para heqjes sė gradave, i burgosur

    Halit Zhuka - ish nėnkolonel para heqjes sė gradave i denigruar

    Xhevat Alibali - ish major para heqjes sė gradave, i burgosur

    Xhemal Ymeri - ish major para heqjes sė gradave, i denigruar

    Skėnder Malindi - ish kolonel para heqjes sė gradave, i denigruar

    Petrit Malindi - ish major para heqjes sė gradave, i denigruar

    Koli Mborja - ish kolonel para heqjes sė gradave, i burgosur

    Sulo Kozeli - ish gjeneral major para heqjes sė gradave, i internuar

    Begator Kozeli - ish kolonel para heqjes sė gradave, i burgosur

    Kozma Zegali - ish nėnkolonel para heqjes sė gradave, i burgosur

    Ilo Prifti - ish zėvendėsdrejtor Politik i Ushtrisė, i burgosur

    Tahir Voshtina - ish nėnkolonel para heqjes sė gradave, i burgosur

    Pertef Myftari - ish major para heqjes sė gradave, i denigruar

    Spiro Dede - ish major para heqjes sė gradave, i denigruar

    Adnand Qatipi - ish kolonel para heqjes sė gradave, i denigruar

    Nikollaq Sallabanda - ish kolonel para heqjes sė gradave, i internuar

    Sali Merkaj - ish nėnkolonel para heqjes sė gradave, i denigruar

    Demo Liēo - ish major para heqjes sė gradave, i denigruar.

    Lame Prifti - ish major para heqjes sė gradave, i denigruar

    Guri Shyti - ish major para heqjes sė gradave, i denigruar

    Malo Harshova - ish kolonel para heqjes sė gradave, i denigruar

    Bexhet Guxholli - ish nėnkolonel para heqjes sė gradave, i denigruar

    Thoma Vasili - ish major para heqjes sė gradave, i denigruar

    Sami Hadėri - ish kolonel para heqjes sė gradave, i denigruar

    Llazi Jakova - ish kolonel para heqjes sė gradave, i denigruar

    Qemal Poēi - ish major para heqjes sė gradave, i denigruar

    Ali Meēe - ish major para heqjes sė gradave, i burgosur

    Oficerė kryesorė dėnuar, liruar e shkarkuar nga detyrat pas vrasjes sė Mehmet Shehut dhe arrestimit tė Kadri Hazbiut

    Veli Llakaj - Shef i Shtabit tė Pėrgjithshėm, shkarkohet nga detyra, transferohet nė Cėrrik.
    Nazar Berberi - Zėvendėsministėr i Mbrojtjes, shkarkohet nga detyra, transferohet nė Pogradec.
    Maliq Sadushi - Zėvendėsministėr i Mbrojtjes, nxirret nė lirim nga ushtria.
    Mendu Backa - Zėvendėsministėr i Mbrojtjes, nxirret nė pension
    Alfred Moisiu - Zėvendėsministėr i Mbrojtjes, shkarkohet transferohet nė Korpusin e Burrelit
    Qamil Poda - Komandant i Flotės Luftarake Detare, nxirret nė lirim nga ushtria
    Spiro Adhami - Komandant i Akademisė, nxirret nė lirim nga ushtria.
    Duro Shehu - Shef Shtabi i MKA-sė, shkarkohet nga detyra, dėnohet.
    Bajo Topulli - Drejtor i Pėrgjithshėm i Prapavijave, shkarkohet nga detyra, tranferohet nė Shkodėr.
    Naum Gjinikasi - Komandant i MKA-sė, nxirret nė lirim.
    Feti Rasha - Drejtor i Forcave Vullnetare, nxirret nė lirim
    Aleko Koka - Drejtor i Tankeve, shkarkohet nga detyra
    Sul Domi - Drejtor i Artilerisė, nxirret nė lirim.
    Gaqo Pojani - Drejtor i Armatimit, nxirret nė lirim.
    Hito Goxhi - Drejtor i Organizimit, shkarkohet nga detyra, transferohet nė Durrės
    Enver Lagji - Drejtor i Kimisė, shkarkohet nga detyra
    Arshi Dolla - Drejtor i Prapavijave, shkarkohet nga detyra, transferohet nė Akademi
    Ēuman Sejdia - Drejtor i Financės, transferohet nė Bazėn e Furnizimit Elbasan
    Spiro Milo - Drejtor i Furnizimit, transferohet drejtor i Uzinės sė Artilerisė
    Xhelo Rexhepi - Drejtor i Planit, transferohet shef plani nė Korpusin e Gjirokastrės
    Diftir Hysi - Drejtor i Autotraktorėve, transferohet nė Korpusin e Korēės
    Dashamir Ohri - Shef Shtabi i Flotės Luftarake Detare, nxirret nė pension
    Bejkush Ruka - Zėvendėsdrejtor i Prapavijave,transferohet nė Korpusin e Burrelit
    Pėllumb Klosi - Zėvendėsdrejtor i Industrisė Ushtarake, shkarkohet nga detyra
    Tarabi Bebeēi - Zėvendėsdrejtor i Armatimit,transferohet nė Shkodėr.
    Zenel Meta - Zėvendėsdrejtor Operativ, transferohet nė Lushnjė
    Pėllumb Ēakėrri - Zėvendėsdrejtor i Tankeve, shkarkohet nga detyra.
    Faslli Kokona - specialist nė ministri, nxirret nė lirim
    Selami Kardhashi - specialist nė ministri, nxirret nė lirim
    Pėrparim Myrto - specialist nė ministri, transferohet nė njė repart tė Tiranės
    Shefqet Mezini - Zėvendėsdrejtor i Furnizimit, lirohet nga ushtria


    Nė kėtė periudhė diktatura u kthehet edhe njė herė ish oficerėve madhorė tė hequr nė 1974-ėn e tė internuar, tė cilėt i arreston dhe i dėnon me burgim.

    Arif Hasko - ish zėvendėsministėr i Mbrojtjes,ish gjeneral para heqjes se gradave, burgoset pas vrasjes sė Mehmet Shehut.
    Abaz Fejzo - ish komandant i Mjeteve tė Blinduara, ish gjeneral para heqjes sė gradave, liruar nga ushtria mė 1974, i internuar, burgoset pas vrasjes sė Mehmet Shehut
    Sadik Bekteshi - ish drejtor i Institutit tė Studimeve Ushtarake, liruar nga ushtria mė 1974, i internuar, ish gjeneral para heqjes sė gradave, burgoset pas vrasjes sė Mehmet Shehut.
    Muhamet Prodani - ish drejtor Operativ i Ushtrisė, ish gjeneral para heqjes sė gradave, liruar nga ushtria mė 1974, i internuar, burgoset pas vrasjes sė Mehmet Shehut.

    Po nė kėto vite u arrestuan e u dėnuan edhe disa oficerė tė tjerė me akuzat e tradhtisė e tė organizimit tė puēeve.

    Neim Muho - ish komandant Korpusi, arrestohet dhe burgoset.
    Petrit Manēe - ish komandant brigade, arrestohet dhe burgoset.
    Tanush Shyti - ish gjeneral para vitit 1966, i denigruar
    Novruz Demiri - ish major para vitit 1966, i burgosur.
    Josif Zegali - ish shef Shtabi i Xhenios, nė vitin 1983 burgoset pėr tė dytėn herė.
    Kiēo Janku - ish kolonel para vitit 1966, i denigruar.
    Skėnder Godo - ish kolonel para vitit 1966 i denigruar
    Janaq Budina - ish nėnkolonel para vitit 1966, i denigruar.
    Sami Vinēani - ish major para vitit 1966, i denigruar
    Tefik Ruēi - ish komandant korpusi, shkarkohet nga detyra, i denigruar.
    Vangjel Priftanji - ish kolonel para vitit 1966, i denigruar.


    Shėnim: Janė shumė e mė shumė oficerė tė pushkatuar, tė dėnuar e denigruar nėpėr vite. Ishte e pamundur tė evidentoheshin tė tėrė ata, sepse mungon si impenjimi i organizmave, ashtu edhe i punonjėsve tė arkivave apo personelit.






    Akoma nuk na eshte bere e qarte shumllojshmeria e krimeve te djallit enver ne RSH!

    Akoma fshihet krimi, nga kriminelet qe jane gjalle dhe te pushtetshem.

  8. #18
    Tortura nė qelitė dhe nė burgjet shqiptare gjatė periudhės sė diktaturės komuniste

    Diktaturat komuniste pėrdorėn tortura nga mė tė llahtarshmet, tė nxjerra nga arkivat e inkuzicionit, tė vėndeve tė lashta aziatike dhe periudhės bizantine. Nė ish Bashkimin Sovietik, torturat ishin bėrė tė zakonshme dhe masive, gjė qė e detyroi shkrimtarin rus, Mihail Shollohov, t’i drejtohej Stalinit, nė 1933, me njė letėr, ku midis tė tjerash i shkruan: “Policėt nė Kaukazin Verior i zhveshin fshataret lakuriq dhe i lėnė pėr orė tė tėra midis njė tė ftohti tė paduruėshem” (nxjerrė nga “Libri i zi i komunizmit”).


    Nė Shqipėrinė “socialiste” ushtrimi i torturės nė hetuesi dhe nė burg ndalohej me ligj, por kjo ishte vetėm njė hipokrizi qė pėrdorej pėr konsum propagandistik. Nė realitet, tortura pėrdorej kudo, nė qelitė e hetuesisė dhe nė vėndet e vuajtjes sė dėnimit. Qysh nė momentin e arrestimit, i ndaluari i nėnshtrohej torturės.

    Nė Muzeun Historik Kombėtar nė Tiranė, nė pavionin e gjenocidit komunist, nė njė tabelė numėrohen 20 lloje torturash fizike, qė pėrdoreshin nė burgjet e diktaturės enveriane.

    Pėrveē torturave fizike, ndaj tė burgosurve pėrdoreshin edhe tortura tė mirėfillta psikologjike, me qėllim shkatėrrimin e personalitetit tė viktimės. Po pėrmendim disa nga torturat psikologjike qė pėrdoreshin rėndomė nė qelitė dhe burgjet e diktaturės.

    1. Privimi. Kjo torturė konsistonte nė privimin e viktimes ndaj ndijimeve shqisore: nga gjumi, kontakti me njerezit, nga drita natyrale dhe artificiale. Viktima privohej nga larja (dushi) dhe kryerja e nevojave fiziologjike. Tortura e privimit i shkaktonte viktimės depresione nervore dhe haluēinacione.


    2. Kėrcėnimi. Viktima kėrcenohej vazhdimisht me tortura, vrasje dhe asgjesim te familjareve dhe tė miqve tė tij.


    3. Poshtėrimi. Viktima poshterohej nga hetuesi duke e tallur, sharė me fjalė tė rėnda, jo vetėm atė, por edhe tė afėrmit e viktimės. Ata detyroheshin tė pinin urinėn dhe tė hanin fekalet e tyre.

    Torturat fizike dhe psikologjike tė pėrmėndura mė lart, janė vetėm njė pjesė e torturave qė janė pėrdorur ndaj viktimave gjatė 45-vjeteve tė diktaturės komuniste. Gjatė hetuesisė viktimat i torturonin jo vetėm pėr tė marrė informacionin e duhur prej tyre, por dhe pėr t’i shkatėrruar fizikisht dhe mėndėrisht. Me mijra tė ndaluar, pėr t’i shpėtuar torturės pranonin “faje”, qė s’i kishin bėrė kurrė. Me dhjetra tė tjerė, kur kishin mundėsi, bėnin vetėvrasje pėr t’u shpėtuar torturave. Me qindra tė ndalaur, kanė vdekur gjatė torturave, ose kanė humbur aftėsinė mendore pėr gjithė jetėn.

    Tortura kishte pėr qellim jo vetėm tė shkatėrronte viktimėn fizikisht dhe shpirtėrisht, por t’i pėrdorte viktimat pėr tė terrorizuar pjesėn tjetėr tė shoqerisė shqiptare, qė jetonte jashtė hekurave tė burgut, pasi veprime tė tilla ushtroheshin nė 26 rrethe administrative tė Shqiperisė, ku kishte 26 degė tė Punėve tė Brėndshme. Nė Tiranė, Korēė dhe Shkodėr, ato ishin nė njė rang mė tė lartė dhe quheshin Drejtori tė Punėve tė Brėndshme. Nė degėt e ēdo rrethi, kishte njė sasi qelish me dimensione 2m x 1,20m, po krahas kėtyre, kishte dhe qeli “speciale” me dimensione 1m x 0,5m x 1m, ku i arrestuari, as mund tė shtrihej, as mund tė rrinte mė kėmbė, por vetėm ulur kėmbėkryq. Numri i qelive ishte nga 30 deri nė 100 per ēdo degė. Po kėshtu, nė Tiranė dhe nė shumė qytete tė Shqiperisė, kishte shtėpi “sekrete” qė pėrdoreshin pėr punėt misterioze tė Sigurimit tė Shtetit. Sipas thėnieve tė ish-gjenralit tė organeve tė Sigurimit tė shtetit, Halim Xhelo, qė vdiq nė mėnyrė misterioze nė burg, vetėm nė Tirane ishin mbi 500 qeli, ku janė torturuar me mijra tė arrestuar.

    *Materiali i mėsipėrm ėshtė nxjerrė duke u bazuar nė librin “Gjėmat e Komunizmit nė Shqipėri” tė Agim Mustės.

  9. #19
    Harta e Burgjeve ne shqiperi gjate kohes se komunizmit.


  10. #20
    Masakrat....



Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Si u grabit ari nga pushteti komunist ne Shqiperi.
    Nga DYDRINAS nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 03-04-2015, 10:52
  2. Presidenti dekoron viktimat punonjes te SHISH vrare ne Vlore ne 1997
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 91
    Postimi i Fundit: 14-06-2013, 10:35
  3. Antologji e plagėve nėn terrorin komunist
    Nga Dr Rieux nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-02-2007, 10:08
  4. Kadare: Schwartz, njė pėrēarės fetar
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 118
    Postimi i Fundit: 30-06-2006, 03:09
  5. Mashtrimi i madh
    Nga Veshtrusja nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 22-03-2004, 19:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •