Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 29
  1. #1

    Ata qe kryen terrorin komunist.

    a shkak nga ky postim qe lexova ne nje faqe webi shqiptare, per te kujtuar te gjith ata qe kan kryer masakra ne kohen e komunizmit, emrat e tyre jan bere te ditur me kohe, por doja tju rifreskoja memorjen se njerez te tille akoma i kemi ne lagjen tone, verdalle neper qytet, edhe sot ata pijne kafe neper lokale te shtrenjta, edhe bijte e te cileve bredhin me makina lluksoze, te blera me gjakun e shqiptareve.

    Lexim te mbare...







    Ata qe kryen terrorin komunist

    “U trondita kur zbrita ne Shqiperi.
    Pashe nje vend ku pasojat e diktatures
    mund te krahasohen vetem me Kamboxhian”
    Jevtushenko


    Ne mars 1993 gazeta “Ringjallja”, organi i shoqates se ish te persekutuarve dhe te denuarve politike te Tiranes, ka botuar nje liste me 185 emra, te cilet i akuzon se kane ushtruar terror, dhune dhe kane denuar per motive politike, gjate viteve 1945-1990, rreth 10.000 familje. Personat qe permban lista e botuar ne gazeten “Ringjallja” mund t’i ndajme, sipas mendimit tone ne disa kategori:

    1. Funksionare te larte te Ministrise se Puneve te Brendshme si: Koēi Xoxe, Nesti Kerenxhi, Mehmet Shehu, Kadri Hasbiu, Feqor Shehu, Hekuran Isai, Simon Stefani, Vaskė Koleci, Mihallaq Ziēishti etj.

    2. Prokurore dhe gjykates, qe kane gjykuar per motive politike si: Bedri Spahiu, Aranit Ēela, Faik Minarolli, Ago Ēela, Mithat Goskova, Llazi Polena, Dhori Panariti, Sotir Qirjaqi etj.

    3. Hetues per ēeshtje politike, qe kane ushtruar torturen gjate proēesit hetimor si: Nevzat Haznedari, Avram Koja, Myftar Tare, Dilaver Bregasi, Muēo Saliu etj.

    4. Shefa Sigurimi ne qender dhe ne rrethe, qe kane ushtruar dhune e tortura si: Banush Goxhaj, Besim Selita, Dhosi Progri, Petrit Hakani, Lilo Zeneli, Qatip Dervishi, Kopi Niko, Zoi Themeli, Halim Xhelo, Hilmi Seiti, Gjolek Aliu, Nuri Ēakerri, Mehdi Bushati.

    5. Komandante burgjesh dhe kampesh me pune te detyruar me te burgosur politike, qe kane ushtruar dhune dhe tortura, gjate ushtrimit te detyres si: Tasi Marko, Besnik Ēomo, Beqir Baja, Ēelo Arrza, Bajram Korvafaj, Janaq Karapataqi, Vangjel Rrėmbeci, Niko Kolitari, Qamil Mane, Haxhi Pela, Haxhi Gora, Beqir Liēo, Hazbi Lamēe, Burhan Beqari, etj.


    Ne vijim po japim listen e emrave, te botuar ne gazeten “Ringjallja” te muajit mars 1993, organ i Shoqates se ish te perndjekurve politike te Tiranes, qe jane nxjerre nga kallezimet e ish te perndjekurve politike prane Shoqates Kombetare dhe ne ate te Tiranes. I bashkangjisim kesaj liste edhe emra te tjere, te denoncuar ne gazeten “Liria” dhe ne shtypin demokratik te kohes.




    Lista e personave qe jane denoncuar se kane ushtruar terror, dhune, tortura dhe kane dhene denime oplitike ne kohen e Diktatures Komuniste ne Shqiperi


    1. Aranit Ēela,
    2. Arzem Leskoviku,
    3. Avram Koja,
    4. Azbi Lamēe,
    5. Ali Kubati,
    6. Angji Faberi,
    7. Angji Lubonja,
    8. Anastas Dushku,
    9. Ali Korbi,
    10. Ago Ēela,
    11. Abedin Topi,
    12. Agim Shkupi,
    13. Ali Shtino,
    14. Arben Meēo,
    15. Agron Tafa,
    16. Aleksander Nakolli,
    17. Adil Prishtina,
    18. Agim Alimeta,
    19. Ali Xhunga
    20. Asllan Liēi,
    21. Anastas Koroveshi,
    22. Aleksander Shundi,
    23. Asaf Kondi,
    24. Arqile Lole,



    25. Besnik Ēomo,
    26. Bexhet Mema,
    27. Beqir Baja,
    28. Banush Goxho,
    29. Bujar Jazexhiu,
    30. Behar Xheka,
    31. Besim Selita,
    32. Bajram Tresova,
    33. Bedri Spahiu,
    34. Bajram Korvafa,
    35. Bejtash Kore,
    36. Burhan Beqari,
    37. Bilo Bregu,


    38. Ēelo Arrėza,
    39. Ēome Simaqi,
    40. Ēome Vodica,



    41. Delo Balili,
    42. Dilaver Bregasi,
    43. Demir Prodani,
    44. Dusho Dushaj,
    45. Dulaq Lekiqi,
    46. Dyl Rrjolli,


    47. Dhosi Mborja,
    48. Dhosi Progri,
    49. Dhimiter Bonata,
    50. Dhori Panariti,
    51. Dhimiter Shahini,
    52. Dhimiter Shkodrani,
    53. Dhimiter Berati,
    54. Dhimo Sinani,


    55. Enrike Bilbili,
    56. Engjėll Backa,
    57. Edmond Caja,
    58. Qerem Anxhaku,
    59. Eleni Hado,
    60. Edmond Vodica,
    61. Qerem Xhafa,
    62. Esad Mane,


    63. Faik Minarolli,
    64. Florian Kolaneci,
    65. Ferhat Matohiti,
    66. Fadil Pineti,
    67. Fadil Kapisyzi,
    68. Flamur xhemali,
    69. Fuat Brinja,
    70. Fatos Trebeshina,
    71. Fejzo aloci,
    72. Frederik Nosi,
    73. Farudin Poēari,
    74. Faredin Jaho,
    75. Feēor Shehu,
    76. Feti Smokthina,
    77. Filat Muēo,



    78. Gole Boshari,
    79. Gani Vajza,
    80. Gaqo Meēi,
    81. Galip Sojli,
    82. Gaqo Progri,
    83. Gani Kodra



    84. Gjolek Gėrbi,
    85. Gjolek aliu,
    86. Gjon Banushi,
    87. Gjeli Argjiri,
    88. Gjysh Tafili,
    89. Gjovalin Ndoi,



    90. Halim Xhelo,
    91. Hasaf Kondi,
    92. Hilmi Seiti,
    93. Hajdar Aranitasi,
    94. Hysen Hoxhati,
    95. Haki Dule,
    96. Hava Bekteshi,
    97. Haki Keta,
    98. Haki Vinēani,
    99. Hilmi Telegrafi,
    100. Hadėr Isaj,
    101. Hamdi Meta,
    102. Hasan Ulqinaku,
    103. Harun Ismaili,
    104. Him Kolli,
    105. Haxhi Pela,
    106. Haxhi Gora,
    107. Hodo Habibi (toger Baba),
    108. Hazbi Lamēe,
    109. Hysni Ndoja,
    110. Hekuran Pobrati,



    111. Irakli Kocani,
    112. Irakli Bozo,
    113. Isuf Keēi,
    114. Ilo Vera,
    115. Ismail Qineti,
    116. Irfan Devolli,
    117. Ilo Qafa,
    118. Irfan Shaqiri,
    119. Isuf Ēobani,
    120. Ilia Gaqo,
    121. Ilo Bodeci,
    122. Ilo Pano,
    123. Isamedin Resmja,
    124. Isa Halili,
    125. Idris Ēoba,



    126. Janq Karapataqi,
    127. Jani Naska,
    128. Josif Gjika,
    129. Josif Gjipali,
    130. Josif Gegprifti,
    131. Jorgo Sulioti,
    132. Jaho Gjoliku,
    133. Janaq Syko,



    134. Koēi Xoxe,
    135. Kadri Hasbiu,
    136. Kadri Ismailati,
    137. Ksenofon Nushi,
    138. Koli Rrėmbeci,
    139. Koēo Josifi,
    140. Kristo Mushi,
    141. Koēo Konstandini,
    142. Kasem Kaēi,
    143. Kristofor Mėrtiri,
    144. Kadri Bojaxhi,
    145. Kiēo Caja,
    146. Kosta Prela,
    147. Kiēo Gjonēi,
    148. Kapllan Sako,
    149. Kapo Kapaj,
    150. Kiēo Proko,
    151. Kasem Troshani,
    152. Kamber Lipeshani,
    153. Kopi Niko,



    154. Lefter Lakrori,
    155. Lake Devolli,
    156. Luki Misha,
    157. Lola Mano,
    158. Lilo Zeneli,
    159. Laudin Bardhi,
    160. Lefter Kasneci,
    161. Luan Avdia,
    162. Lufter Hoxha,
    163. Leo Baba,
    164. Loni Dimoshi,



    165. Llambi Peēini,
    166. Llazi Stratobėrdha,
    167. Llazi Polena,
    168. Llambi Titani,
    169. Llazi Petro,



    170. Mehmet Shehu,
    171. Mihallaq Ziēishti,
    172. Manush Myftiu,
    173. Muēo Saliu,
    174. Myftar Tare,
    175. Memisha Stepa,
    176. Mustafa Iljazi,
    177. Manol Milo,
    178. Maqo Pecani,
    179. Mexhit Metohu,
    180. Mane Sevrani,
    181. Muharrem Shehu,
    182. Mynyr Tirana,
    183. Muharrem Vasjari,
    184. Mine Bejko,
    185. Mehdi Bushati,
    186. Meēo Ahmeti,
    187. Mustafa Rrapushi,
    188. Mustafa Beqo,
    189. Mėhill Doēi,
    190. Mark Dodani,
    191. Mehmet Jaho,
    192. Mustafa Qilimi,



    193. Nevzat Hazdenari,
    194. Nesti Kerenxhi,
    195. Niko Ceta,
    196. Nexhat Hyseni,
    197. Naum Bezhani,
    198. Niko Paskali,
    199. Nysret Dautaj,
    200. Nuri Ēakerri,
    201. Nasi Poloska,
    202. Niko Popllo,
    203. Nesti Saraēi,
    204. Ndreēi Plasari,
    205. Niko Kolitari,
    206. Nazmi Brinja,
    207. Nuēi Tira,
    208. Njazi Zjarri,
    209. Namik Cakrani,
    210. Namik Veizi,
    211. Nuredin Dobrusha,
    212. Nuri Luēi,
    213. Nazmi Biēoku,
    214. Namik Qemali,
    215. Nuēi Tira,



    216. Petrit Hakani,
    217. Pilo Shanto,
    218. Paskal Andoni,
    219. Petrit Arbana,
    220. Peēi Kalluci,
    221. Petrit Ēakerri,
    222. Piro Laska,
    223. Petrika Mushi,
    224. Pelivan Luci,
    225. Pėllumb Kokona,
    226. Pėllumb Karkanaqe,
    227. Pandi Prifti,



    228. Qemal Bulluku,
    229. Qamil Mane,
    230. Qazim Myftiu,
    231. Qamil Gavoēi,
    232. Qemal Nallbani,
    233. Qatip Dervishi,
    234. Qazim Kondi,
    235. Qamil Lamaj,
    236. Qamil Meēe,
    237. Qazim Mysliu,



    238. Rexhep Kolli,
    239. Rasim Deda,
    240. Riza Lubonja,
    241. Raqi Iftica,
    242. Raqi Zavalani,
    243. Rexho Hyseni,
    244. Rustem Ēipi,
    245. Ramazan Hoxha,



    246. Rrapi Dhima,
    247. Rrapi Mino,


    248. Stavri Xhara,
    249. Stefo Grabocka,
    250. Skėnder Konica,
    251. Skėnder Kosova,
    252. Sali Hoxha,
    253. Stavri Madhi,
    254. Sabri Bebeti,
    255. Skėnder Backa,
    256. Skėnder Baftjari,
    257. Sabri Hoti,
    258. Sylejman Maloku,
    259. Serafin Meēe,
    260. Sotir Vullkani,
    261. Stavri Naēi,
    262. Selman Vishocica,
    263. Stefi Trebicka,
    264. Siri Ēarēani,
    265. Sotir Xheka,
    266. Spiro Xhai,
    267. Subi Bakiri,
    268. Sotir Mero,
    269. Salo Petroshati,
    270. Sotir Spiro,
    271. Selim Alimerko,
    272. Sami abazi,
    273. Spiro Lame,
    274. Sali Bundo,
    275. Skėnder Myftari,
    276. simon Stefani,
    277. Sulo Gradeci,
    278. Skėnder Tashollari,
    279. Skėnder Breca,



    280. Shefqet Peēi,
    281. Shemsi Totozani,
    282. Shim Kolli,
    283. Shuap Panariti,
    284. Shyqyri Kusi,
    285. Shkėlzen Bajraktari,
    286. Shkėlqim Zaloshnja,



    287. Tasi Marko,
    288. Tamaz Beqari,
    289. Tamaz Nepravishta,



    290. Thoma Karamelo,
    291. Thoma Fisniku,
    292. Thoma Nako,
    293. Thoma Napo,
    294. Thanas Caku,



    295. Vaske Koleci,
    296. Veli Hoxha,
    297. Vasil Milo,
    298. Vaskė Afezolli,
    299. Vangjo Mitrojorgji,
    300. Vangjel Pecani,
    301. Vilson Pecani,
    302. Vaniamin Martini,
    303. Veli Bakiri,
    304. Vaskė Dimoshi,



    305. Xhule Ciraku,
    306. Xhevdet Gavoci,
    307. Xhavit Struga,
    308. Xahvit Miloti,
    309. Xhafer Ramadani,
    310. Xhemal Selimi,
    311. Xhafer Pogaēe,
    312. Xhako Bubėsi,



    313. Zoi Themeli,
    314. Zylfi Saliu,
    315. Zyhdi Aga,
    316. Zajė Hysa,
    317. Zihni Muēo,
    318. Zef Lokja,
    319. Zoi Shkurti


    Shenim:
    Keta emra u moren nga “arkivat e gjalla”, nga kujtesa e disa ish te burgosurve politike. Ata qe kane qene ne “ferrin komunist” dhe kane mbijetuar, le t’i bejne te njohur emrat e xhelateve, te torturuesve dhe te shkaktareve te vuajtjeve fizike e shpirterore te ytre dhe te shokeve qe nuk jetojne me.
    Ne kete liste, nuk jane pasqyruar te gjithe personat qe kane punuar ne organet e diktatures, qe kane marre pjese ne perndjekje, hetime, gjykime, ekzekutime per motive politike dhe qe gjate detyres se tyre, kane ushtruar dhune dhe tortura. Sigurisht, numri i tyre, gjate diktatures komuniste 45-vejēare, ka qene disa mijra dhe jo sa botohen ne kete liber. Koha e vdekja e nje pjese temadhe te te persekutuarve politike, ka bere qe shume emra persekutoresh, t’i mbuloje pluhuri i harreses.

    Marre nga “Gjemat e komunizmit ne Shqiperi” i Agim Musta



    Nese dikush deshiron ta dije nga ku e kam marre kete postim, mundet thjeshte te me pyese.

  2. #2
    Terror dhe Torture

    nga Agim Musta



    “Lejen per terrorin komunist
    e ka firmosur Lenini”
    Gorbaēov




    Terrori komunist eshte unikal ne historine e njerezimit. Ai filloi ne Rusi, me Revolucionin bolshevik te Tetorit dhe gjate shek.XX, u perhap ne Europe, Azi, Afrike dhe Ameriken Latine. Rusia dhe kombet e tjera nen sundimin e ish perandorise cariste, iu nenshtrua nje terrori me permasa biblike, qe vazhdoi per trecerek shekulli. Pergjegjesine e drejtperdrejt per terror, e mban tartaro-ēifuti, Vladimir Iliē Iljanov (Lenin). Lenini u zgjodh nga historia, qe mesimin tragjik ta ēonte deri ne absurditet duke nenshkruar lejen per terror. Si gjeni i se keqes, Lenini sifilitik, perpunoi komunizmin praktik, si nje perzierje te tiranise se lashte greke, me despotizmin oriental, duke huazuar shume gjera nga inkuzicioni mesjetar dhe bizantinizmi greko-sllav. Lenini kishte si idhull, Fransua Babėfin, i quajtur “popullvrases”, gjate Revolucionit Francez. Lenini, mjeshter i terrorit shpalli boterisht se: “Himni i klases punetore le te jete kenga e urrejtjes dhe e hakmarrjes. Pas ēdo rezistence, qofte dhe te vogel, te kalohet ne ekzekutime masive...”.
    Komunistet shqiptare kete porosi te Leninit, e zbatuan me zell ne shume krahina te Shqiperise, si ne Libohove, Gjirokaster, Kurvelesh, Pogradec (Dunicė), Martanesh, Lushnje, Kukes, Mirdite, Tirane, Postribe, Malesi e Madhe, etj. Koēi Xoxe, zv.Kryeminister dhe Minister i Puneve te Brendshme gjate periudhes 1945-1948, urdheronte shefat e sigurimit dhe repartet e M.P. te Brendshme, qe vepronin ne Veri te Shqiperise: “Vrisni, prisni, dhe beni ēfare te doni, vetem zhdukni reaksionaret”. Terrorin masiv, te ushtruar nga komunistet shqiptare, e pohon edhe vete Enver Hoxha ne mbledhjen e K.Q. PPSH date 17.12.1981. kur i drejtohet anetareve te pleniumit me keto fjale: “Shoket e rinj duhet te dine, se gjate kohes se luftes Mehmeti, ka kryer veprime te denueshme anarkiste dhe terroriste. Ai ka vrare ne mase fshatare te pafajshem...”.
    Persa i perket moralit dhe etikes komuniste, shefi boteror i tyre, Lenini, pyetjes se dy gazetareve angleze, ne vitin 1918, i pergjigjet keshtu: “Kush u ka treguar te tilla perralla? Une nuk njoh as moral dhe as etike. Morali dhe etika ime eshte revolucioni dhe per te, une perdor ēdo mjet” (Libri i zi i komunizmit).
    Terrori i kuq ne Rusi ka ekzekutuar brenda nje muaji aq njerez, sa regjimi carist ekzekutoi per nje shekull. Asnje krahasim nuk mund te behet mes terrorit komunist dhe ēdo diktature tjeter ne bote. Holokausti nazist u mori jeten 6 milione njerezve, kurse terrori komunist, gjate shek.XX, asgjesoi 100 milion njerez. Rudolf Hess, krahu i djathte i Adolf Hitlerit, ne kujtimet e tij pohon, se Gestapo naziste mesoi shume nga pervoja e G.P.U.-se sovjetike. Edhe kampet e shfarrosjes ne mase, te ndertuara ne Gjermani, u projektuan simbas modeleve te kampeve ruse te Siberise.
    Ne mars te vitit 1919, ne Moske, u themelua Komiteri (Internacionalja Komuniste), nen drejtimin e Leninit, qe kishte per qellim, nderhyrjen nderkombetare per vendosjen e pushtetit komunist, ne vende te ndryshme te botes. Mjetet kryesore te Komiternit ishin terrori dhe propaganda komuniste. Me nderhyrjen e drejteperdrejte te Komiternit, u organizua ne vitin 1919, kryengritja e Bela Kumit ne Hungari, ajo e Hamburgut ne Gjermani (23 dhjetor, 1919) e shume levizje e kryengritje te tjera, ne Europe e ne vende te ndryshme te botes. Komiterni, grumbulloi ne Moske disa qindra terroriste profesioniste nga shume vende te botes, qe i perdorte per qellimet e tij te mbrapshta. Ai krijoi lidhje dhe i financonte me para, flori, shume organizata te majta ne Europe dhe ne Azi. Midis te cileve edhe organizaten e emigranteve fanoliste shqiptare, me emrin KONARE (Komiteti Nacional Revolucionar).
    Moska u be qendra e terrorizmit boteror. Prej andej dergoheshin direktiva dhe niseshin agjentet e Komiternit, neper vende te ndryshme te botes. Midis ketyre agjenteve ka pasur e shqiptare, qe Moska niste me sherbime speciale si: Ali Kelmendi, Riza Cerova, etj., qe jane derguar si korriere deri ne Kine dhe Indi. Nje tjeter shqiptar, qe ka punuar per disa vite prane Sekretariatit e Komiternit ne Moske, ishte Zai Fundo, duke punuar ne “folene e grerezave” ne poste te rendesishme, e njohu mire komunizmin dhe u nda perfundimishte prej tij, duke u arratisur ne France, ne vitin 1937. Midis te tjerash, Zai Fundo ka pohuar: “Komunizmi qe ne e idealizuam si Krishti, ia kaloi edhe Satanait nga ligesite”. Gjate Luftes se Dyte Boterore, Zai Fundo, u strehua ne Kosove te vellezrit Kryeziu. Me urdher te Enver Hoxhes, ai u arrestua ne shtator te 1944 dhe mbasi e torturuan mizorisht, u ekzekutua nga forcat e Brigades 18 S., me komandant Petrit Dumen, ne rrethin e Kukesit.
    Vendin e Zai Fundos ne Komitern, e zuri pasaniku korēar, Koēo Tashko, i cili u caktua ne vitin 1937, perfaqesues i Komiternit per Shqiperine. Me vone, Koēo Tashko do te shlyeje nje pjese te gynaheve ndaj popullit, duke vuajtur shume vite ne kampet dhe burgjet e diktatures enveriste.
    Ne dhjetor, 1917, Lenini urdheroi polakun Feliks Edmundoviē Xherxhinskin, per te themeluar ĒEKA (Policia Politike Ruse), me qellim per t’i dhene fund iniciatives se masave per terror. Terrorin tash e tutje, do ta kryente ĒEKA. Nga nje efektiv prej 100 vetash, qe kishte ne ēastin e themelimit, ne janar 1921, d.m.th. pas 3 vjetesh, ĒEKA do te kishte nje efektiv prej 280.000 vetesh. Siē shihet, efektivi i policise politike ruse, brenda 3 vjetesh, u rrit 280 here.
    Nje gje e tille ndodhi edhe ne Shqiperine e Vogel, me nje popullsi rreth 1 milion banore. Ne vitin 1945, efektivat e M.P.Brendshme nuk i kalonin 4.000 vetet, kurse ne vitin 1950, efektivat e atij dikasteri, numeronin rreth 20.000 vete. Ne kete drejtim Shqiperia komuniste, ia kishte kaluar shume me teper Rusise bolshevike, po te krahasohet me numrin e popullsise dhe te siperfaqes tokesore.
    Xherxhinksi, ne 1921, porosiste kryetaret e ĒEKA-s qe te merrnin ne efektivat e tyre, njerez te vendosur, qe te futnin plumbin pa hezitim, per te bere te heshte nje njeri.
    Edhe Partia-Shtet ne Shqiperi, fliste me superlativa per Sigurimin e Shtetit, duke e quajtur ate “Maja e mprehte e shpates se diktatures se proletariatit”. Sigurimi shqiptar, ashtu si edhe ēekistet ruse, te dehur nga dhuna e gjaku, ishin te pakontrolluar dhe te padenuar nga askush.
    Gazeta e ĒEKA-s “Krasni Metē” (Shpata e Kuqe), botonte me mburrje ne faqet e saj masakrat qe ĒEKA kryente ne Ukrahine gjate viteve 1920-1930. Ne Shqiperi, kete pune e kryente gazeta e Partise-Shtet, “Zeri i Popullit”
    Komisari i Drejtesise sovjetike, gjate viteve 1918-1928, Kurshev, u thoshte gjyqtareve: “Gjykatat e diktatures te proletariatit jane me te predispozuara per te eleminuar, sesa per te gjykuar”. Shteti komunist shqiptar shkoi edhe me larg se Rusia bolshevike. Ai, ne vitn 1966, suprimoi Ministrine e Drejtesise dhe hoqi te drejten e ushtrimit te avokatures. Famekeqi, Aranit Ēela, ish kryetar i Gjykates se Larte dhe Prokuror i Pergjithshem per shume vite ne kohen e diktatures komuniste, urdheronte gjykatesit shqiptare: “Kodet ne sirtare, veprat e Enverit mbi tavoline!”. Historiani rus, Melgunov, autor i librit “Terror i kuq ne Rusi”, botuar ne Berlin 1924, citon Latcin, nenpresidentin e ĒEKA-s qe porosit kryetaret e ĒEKA-s neper Republikat Sovjetike: Mos kerkoni gjate hetimeve dokumente dhe prova per te akuzuarit. Pyetni vetem ciles klase i perkasin, cila eshte origjina e tyre, shkolla qe kane mbaruar, etj. Nuk bejme lufte kunder nje njeriu, por do te zhdukim borgjezine si klase. Kjo duhet t’iu udheheqe ne punen tuaj”.
    Te njejtat porosi merrnin edhe sigurimsat, hetuesit, prokuroret e gjyqtaret shqiptare nga shefat e tyre: Koēi Xoxe, Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu, Feēor Shehu, Simon Stefani, Hekuran Isai, Aranit Ēela e te tjere, simbas direktivave te Partise-shtet.
    Klima e terrorit ne Shqiperi u kultivua qysh me krijimin e PKSH, me 8 nentor 1941. Ne ceremonine e inagurimit te Brigades I. Sulmuese, me 17 gusht 1943 ne Vithkuq te Korēes, emisari jugosllav Dushan Mugosha, qe fshihej mbas emrit Sali Murati ne fjalen e tij nder te tjera tha: “Edhe nje dyfek te shtihet kunder Brigades se I-re do te zhdukim jo vetem burrat dhe grate e atij fshati, por edhe femijet...” (Gazeta Shqiptare dt. 29/06/2001. Intervista e Idriz Selitit).
    Ne fillim te vitit 1922, presidenti i G.P.U.se (ne 6 shkurt 1922 ĒEKA ishte shnderruar ne G.P.U.), Xherxhinski, urdheron ndimesin e tij, Unshlihtin, qe te hape nje dosje per te gjithe intelektualet e B.S.
    Shqiperia komuniste, ishte me e avancuar ne kete drejtim. Dosjet ne Shqiperi, u hapen ne fillim te 1945 dhe nga mesi i viteve ‘60-te, simbas thenieve te gjeneralit te Sigurimit, Halim Xhelo, ne raftet e zyrave te dikasterit kobzi, kishte 400.000 dosje ne perpunim. Duke llogaritur se popullsia shqiptare ne ate kohe ishte rreth 1,6 milione banore, i bie qe ne ēdo 4 shqiptare, duke perfshire edhe femijet e porsalindur, njeri te kishte dosje tehapur. Asnje nga vendet komuniste te Europes Lindore, nuk kishte nje survejim dhe pergjim aq te persosur sa Shqiperia komuniste.
    Ne vitin 1926, Xherxhinski vdiq dhe u zevendesua nga Menxhski, i cili u perdor si mashe nga Stalini, per eleminimin ne mase brenda radheve te Partise Bolshevike, te elementeve kundershtare te Stalini.
    Keshtu u veprua edhe ne Shqiperi. Enver hoxha, mbas eleminimit te Koēi Xoxes, vendosi Minister te P.B., xhelatin Mehmet Shehu, i mirenjohur per masakrat e tij ne kohen e luftes. Perveē pastrimit brenda radheve te Partise, te elementeve “koēiste”, Mehmet Shehu, projektoi dhe zbatoi Masakren e Mirdites (Gusht 1949) dhe te Tiranes (Shkurt 1951), me rastin e “incidentit” ne ambasaden sovjetike ne Tirane.
    Me urdher te Xherxhinskit ne 1922 u krijuan gjykatat levizese te ĒEKA-s qe benin kerdine me denime kapitale, duke shkuar nga nje krahine ne tjetren.
    Ne Shqiperi, me urdher te Partise-Shtet, ne 1946, u krijua ne fshehtei, gjykata e Sigurimit, qe ka dhene qindra denime me vdekje dhe burgime te renda. Vendimet e gjykates se Sigurimit ishin te paapelueshme dhe jepeshin ne qelite e burgjeve, ne fshehtesine me te madhe. Keto gjykata vazhduan te vepronin deri ne 1956.
    Ēdo vit nga Shqiperia dhe nga te ashtequajturat Republika Demokratike te Europes Lindore, udheheqes te partive komuniste te ketyre vendeve, vizitonin Mosken, per te marre pervojen bolshevike ne fushe e terrorit. Jas se ē’thote udheheqesi komunist ēekosllovak, Klement Godvald ne parlament ne vitin 1947, duke iu drejtuar grupt te opozites: Ne shkojme ne Moske per te mesuar nga bolsheviket, se si t’ua perdredhim qafen juve. Ju e dini mire, se bolsheviket ruse, jane mjeshter ne kete pune”.
    Ish B.S. kishte prane M.P. Brendshme shqiptare, 40 “keshilltare”, specialiste te terrorit dhe te torturave. Ata ishin te plotfuqishem dhe benin ligjin ne Sigurimin e Shtetit shqiptar dhe ne te gjitha efektivat e M.P.B.
    Pas shembjes se komunizmit ne Europen Lindore kane dale ne driten e diellit, mijra fakte e argumenta,qe vertetojne se Komunizmi eshte nje univers me dhune ekstreme, deri ne eleminimin fizik te njeriut gje qe tregon se ai eshte i paafte per t’i zgjidhur ndryshe konfliktet e shoqerise njerezore. Komunizmi ka kryer krime te renda te panumerta kunder njerezimit, kultures universale dhe kultures kombetare te popujve, qe paten fatin tragjik te provonin ne vendet e tyre regjimet komuniste. Nje nga popujt me te goditur nga sistemi komunist ne Ballkan eshte kombi shqiptar. Populli shqiptar, i varfer, u genjye lehte nga ideologjia demagogjike komuniste. Ata besuan se do te beheshin te gjithe te pasur dhe do te hanin me luge te florinjte, por komunizmi i beri shume me te varfer se ē’ishin dhe i ktheu ne skllever, per nje krodhe buke. Ata qe s’bene pushtuesit e huaj e bene tradhetaret tane. Shqiperia u shnderrua ne trishtim te botes, nga diktatori Hoxha.
    Komunistet jane terroriste te terrorizuar thote Francesko Niti, ne librin e tij “Shperberja dhe rindertimi i Europes”. Ky postulat i Nitit, u vertetua katerciperisht ne Shqiperi, ku shumica e komunisteve terroriste u asgjesua nga vete shoket e tyre komuniste. Me shume komniste shqiptare jane vrare nga shoket e tyre komuniste mbrapa kraheve, ose te denoncuar te pushtuesit, sesa ne te ashtequajturen “Lufte Nacionalēlirimtare”.
    Po permendim disa prej tyre: Qemal Stafa, Mustafa Gjinishi, Ramize Gjebrea, Anastas Lula, Neki Ymeri, Mynir Xhindi, Tomor Sinani, vellezerit Bajraktari e shume te tjere.
    Pas vendosjes se diktatures komuniste, lufta brenda llojit u ashpersua akoma me teper. U ekzekutuan 4 ministra te brendshem: Koēi Xoxe, Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu dhe Feēor Shehu. Me dhjetra ministra, gjenerale dhe deputete u ekzekutuan ose vdiqen neper burgje si: Tuk Jakova, Bedri Spahiu, Liri Gega, Dali Ndreu, Beqir Balluku, Koēo Theodhosi, Abdyl Kėllezi, Petrit Dume, Hito Ēako, Abaz Fejzo, Vaskė Gjini, Halim Xhelo, Teme Sejko, Hilmi Seiti, Sipro Shalėsi e te tjere. Shume prej tyre kane ushtruar terror dhe u asgjesuan nga diktatura, jo per krimet qe kishin bere, por per te terrorizuar shoket e tyre, qe kishin mbetur jashte hekurave te burgjeve. Vete Enver Hoxha, perdorte shpesh shprehjen e preferuar te Mao Ce Dunit se: "ushteti buron nga gryka e pushkes"” E thene ndryshe, kjo shprehje do te thote, se pushteti mbahet me pushke, duke vrare kundershtaret e diktatures komuniste.
    Ne fakt, shumica e atyre qe asgjesoheshin nga diktatori Hoxha, nuk ishin aspak kundershtare, por i kishin sherbyer me devotshmeri diktatures komuniste dhe as qe u kish shkuar kurre ndermend, te kryenin ndonje “veprimtari armiqesore”. Ky eshte nje nga paradokset me te ēuditshme te diktatures komuniste.
    Per here te pare, krimet e komunizmit ne ish B.S. i denoncoi me 24 shkurt 1956, Sekretari i Pare i PKBS, Nikita Sergejeviē Hrushovi. Krimet iu faturuan Stalinit, megjithese edhe vete Hrushovi, kishte qene autor i shume krimeve mostruoze, te bera ne Ukrahine ne vitin 1927
    E njejta gje ndodhi edhe ne Shqiperi, ku Enver Hoxha, ia ngarkoi ne shpine Koēi Xoxes te gjitha krimet qe kishte bere PKSH deri ne qershor te 1948.
    Ne Shqiperi deri me sot, megjithese kane kaluar 11 vjet pluralizem, nuk eshte bere asnje analize dhe denoncim zyrtar per krimet e kryera nga PKSH, qysh nga formimi i saj. “Harresa” ka per qellim shkuljen nga kujtesa e popullit shqiptar, te krimeve te diktatures komuniste, qe u kryen ne Shqiperi per gjysme shekulli. Per krime te tilla, duhet te alarmohet jo vetem kombi shqiptar, por e gjithe bota. Te mos harrojme kurren e kurres, se vendosja e komunizmit ne Shqiperi, derisa ndodhi nje here, mund te ndodhe perseri, jo ne te njejten forme dhe nga te njejtet njerez, por nga persona te tjere dhe me forma te tjera, me te sterholluara dhe me te rafinuara. Kete s’duhet ta harroje asnje shqiptar. Eshte per te vene kujen dhe te vendosim duart ne koke, se nga gjithe ajo likuni kriminelesh, qe i kane lare duart deri ne supe me gjak shqipari, nuk doli nje njeri te pendohej dhe te kerkonte falje per krimet e kryera. Vetem njeri prej tyre zstref Mustafaraj, nga Vlora, ka pasur burrerine e ndershme te denoncoje krimet e PKSH, anetar i se ciles ai ka qene qe nga viti 1943. Z. Mustafaraj, i renduar ne ndergjegje qe i ka sherbyer verberisht qelllimeve djallezore te PKSH, duke u njohur me realitetin historik, gjate kohes se pluralizmit, kerkon falje per vrasjet e bera nga njesiti gueril i Vlores, pjesetar i te cilit ka qene e ai vete. Ai ka botuar nje deklarate ne gazeten “Balli Kombetar”, date 05.11.1992, me titull “Kerkoj falje” ku midis te tjerash shkruan: “PKSH dhe Enver Hoxha” e organizuan dhe e zhvilluan me paramendim luften vellavrasese, duke na perdorur ne, si ushtare te verber. Ne vrame pafajesine, mireqenien, besen, virtytet e popullit tone martir, duke i zevendesuar ato me pushtetin e krimit, te vesit, te mjerimit material, per krijimin e njeriut te ri enverian. Ne jemi plotesisht pergjegjes per gjithcka qe ndodhi ne Atdheun tone fatkeq. Ne jemi fajtore, prandaj te ulim koken para se vertetes dhe te mos bejme deklarata mashtruese...”.
    Sa lehtesime do te sillte ne ndergjegjen e popullit shqiptar dhe sa shume do te ndihmonte ne pajtimin kombetar, po te ndiqej shembulli i Z. Mustafaraj nga 100 dhe 1000 pergjegjes, per ate det me krime qe i kryen ne vendin tone. Pendimi do t’ua lehtesonte shpirtin.

    Si perfundim mund te themi, se terrori komunist e ka zanafillen e tij, bashke me formimin e PKSH. Gjate kohes se luftes se Dyte Boterore, ai u ushtrua nga formacione partizane, dhe njesitet guerile dhe skuadrat e vdekjes. Mbas vendosjes se diktatures komuniste, terrori e dhuna fizike ne Shqiperi u ushtruan nga Sigurimi i Shtetit, “Divizioni i Mbrojtjes se Popullit” (D.M.B.) Policia Popullore, repartet e ndjekjes, repartet e kufirit, repartet qe kishin ne varesi burgjet, kampet me pune te detyruar dhe kampet e internimit. Terror e dhune kane ushtruar hetuesit, prokuroret dhe gjyqtaret, qe kane dhene denime politike.

    Marre nga libri “Gjemat e Komunizmit ne Shqiperi” i Agim Musta
    Tirane, 2001.

  3. #3
    Ish-anėtari i grupit Socialdemokrat tė krijuar nė kohėn e rregjimit komunist, Agim Musta tregon tmerret e Burrelit e Spaēit dhe, ecejaket e familjarėve qė kėrkojnė ende eshtrat

    Si u shkrinė me gėlqere tė pashuar eshtrat e 400 ish-tė burgosurve politikė
    "Ne nė vitin 2001 ishim nė Spaē dhe, sipas dėshmitarėve qė ne takuam, kėto varreza janė prishur nga komanda e Spaēit mė 1989-n dhe vėrshimet e pėrroit kanė zhdukur gjithēka. Nga viti 1968 deri nė 1990 vetėm nė kampin e Spaēit kanė vdekur 40 veta
    Njė gropė gjigante pas burgut shėrbeu si varr masiv. Nė anė tė gropės nuk kishte asnjė lloj bimėsie, pėrveē njė qershie qė u bė simboli i vdekjes. Pikėrisht kjo qershi e frymėzoi njė regjisor hungarez qė banonte nė Gjermaninė Perėndimore, pėr tė realizuar filmin e titulluar "Qershia"

    --------------------------------------------------------------------------------

    Rezarta Delisula

    E kanė zhdukur njė pjesė tė historisė sė tyre, edhe pse ecejaket pėr t'i gjetur nuk kanė shterrur. Eshtra... eshtra... Mes kujtimeve qė i mundojnė dhe shpresės sė largėt, qindra familjarė duhet tė pėrballen me godinat e vuajtjes-vdekje: Spaē, Burrel. Dikush kėrkon vėllain, bashkėshortin, babain... Pjesa mė e madhe e jetės sė tyre ka kaluar nė kampet e internimit apo tė punės sė detyruar. Mjaftonte njė akuzė pėr agjitacion e propagandė, tentativė arratisjeje apo grup armiqėsor dhe mijra familje hipnin nė Ziz-at e tmerrit, ndėrsa tė akuzuarit degdiseshin nė burgje. Familje tė tjera qė kishin lidhje gjaku mė tė largėta me "tradhtarin", nuk internoheshin, por edhe nuk shpėtonin lehtė nga kthetrat e terrorit.

    Jeta e tyre endej me vėshtirėsinė e njė peri tė trashė, qė vegjėt me zorr e kalonin. Viti '90. Familjet e internuara nisėn tė ktheheshin. Disa gjetėn shtėpitė dhe i rimorėn, disa tė tjerė banonin me qira, pasi nuk quheshin mė pronarė. Kur busti i diktatorit Enver Hoxha u tėrhoq zvarrė nė rrugėt e kryeqytetit dhe fjalorit tė pėrditshėm iu shtua termi "pluralizėm", tė lodhur nga punėt e vėshtira dhe dhuna psikologjike, shumė familje nisėn tė kėrkonin pjesėt e humbura tė vetes, eshtrat e tė afėrmve tė shuar nė akullsinė e burgjeve. Nė Spaē dhe nė Burrel familjarėt e ish-tė burgosurve politikė pėrpiqen ende qė, nėpėrmjet njerėzve qė banojnė rrotull apo ndonjė roje tė vjetėr, tė gjejnė pas shumė vitesh eshtrat. Agim Musta, i dėnuar me 13 vjet burg pėr anėtarėsi nė Partinė Socialdemokrate tė krijuar nga Pjetėr Arbnori e Petrit Kalakula, tregon tmerret e burgjeve tė komunizmit dhe zhdukjen e "gjurmėve tė vdekjes" - eshtrat e rreth 400 tė burgosurve politikė.

    Burreli

    Burgu i Burrelit nisi tė ndėrtohet nė vitin 1938 dhe pėrfundoi mė 1940. Pėr njė kohė tė shkurtėr u pėrdor si burg, por, me ardhjen e italianėve, u kthye nė kazermė e njė batalioni kavalerie. Pas vendosjes sė diktaturės mė 1944-n, godina nisi tė riparohej dhe vetėm pas dy vjetėsh u hap si burg i sigurisė sė lartė. Aty u dėrguan intelektualėt dhe antikomunistėt nga tė gjithė burgjet e vendit. Me flokėt e bardhė e sytė qė i lotojnė, revolta brenda 70- vjeēarit bėrtet. Ka qenė viti 1962, kur Gjykata Ushtarake e Tiranės me nė krye Llazi Polenėn dėnon me vdekje Pjetėr Arbnorin e Petrit Kalakulėn, ndėrsa Agim Musta degdiset nė Burrel. Burg shfarosės. Kėshtu e emėrton ish-i burgosuri politik godinėn e tmerrit, ku, sipas tij, nga viti 1946 deri mė 1948 kanė vdekur mbi 200 intelektualė, mes tyre ish-kryeministri Koēo Kote; ish-ministri i Arsimit, Xhevat Korēa; ish-shefi i Shtabit tė Ushtrisė, Gjergj Kokoshi; Xhavit Leskoviku, drejtor i Bibliotekės Kombėtare; Arqile Tase, qė kishte kryer studimet nė Harvard... "Merrnim nė ditė 500 gramė bukė misri tė thatė; s'kishim trajtim mjekėsor, s'lejohej takimi e marrja e pakove nga familjarėt. Nė vitin 1949 Partia Komuniste Shqiptare, duke ia faturuar tė gjitha krimet Koēi Xoxes, nė burgun e Burrelit u bėnė disa lehtėsira, duke u dhėnė tė dėnuarve 600 gramė bukė gruri, supė nė drekė dhe ēaj pa sheqer nė darkė. Po kėshtu, u lejua dėrgimi i pakove dhe takimi me familjarėt", thotė Agim Musta.

    Kaushėt

    Kėshtu i quanin tė burgosurit politikė nė Burrel qelitė e vogla, tė cilat kishin vetėm njė dritare tė vogėl nga ku dielli e kishte tė vėshtirė tė hynte. Nė banjė tė burgosurit shkonin dy herė nė ditė dhe thuajse ēdo kaush qelbej nga era e rėndė e amonjakut. Nė librin "Dosjet e Gjalla", i shkruar nga Agim Musta, kemi shkėputur njė pjesė tė vizitės sė Aranit Ēelės nė Burrel. Tė veshur me rroba doku e kapele sipas modės kineze, prokurori i pėrgjithshėm, Aranit Ēela, dhe sekretari i parė i partisė pėr rrethin, Mustafa Pajenga, kishin arritur nė Burrel. Sipas kujtimeve tė Mustės, Araniti ishte prezantuar me shprehjen arabe "Alekum Selam", ndėrsa u drejtonin pyetje tė burgosurve, tė cilėt nuk guxonin t'u kthenin pėrgjigje. "Porosia e atij varrmihėsi tė drejtėsisė shqiptare, sa herė qė takonte vartėsit e tij, ishte: Kodet nė sirtar, veprat e Enver Hoxhės mbi tryeza", shkruan Agim Musta.

    "Qershia" dhe gėlqerja

    Njė gropė gjigante pas burgut shėrbeu si varr masiv. Nė anė tė gropės nuk kishte asnjė lloj bimėsie, pėrveē njė qershie qė u bė simboli i vdekjes. Pikėrisht kjo qershi e frymėzoi njė regjisor hungarez qė banonte nė Gjermaninė Perėndimore, pėr tė realizuar filmin e titulluar "Qershia". Sipas llogaritjeve aproksimative, nė Burgun e Burrelit qė nga 1946-a deri nė 1990-n kanė vdekur rreth 400 tė burgosur. Njė metodė e lashtė u pėrdor pėr tė zhdukur gjurmėt e krimit - gėlqerja. "Pėr tė zhdukur kufomat, punonjėsit e burgut tė Burreli hidhnin mbi kufoma gėlqere, nga e cila kufamat shkriheshin. Rreth viteve '80 sėrish, me qėllimin pėr tė humbur gjurmėt, me preteksin se u krijua ferma e Burrelit, njė buldozer i shtypi kufomat, ndėrsa bashkė me thėrmimin e tyre u zhduk edhe shpresa e familjarėve", vijon rrėfimin e tij 70-vjeēari. Nė Tiranė, ata qė dėnoheshin me vdekje, pushkatoheshin te bregu i Lumit, pranė ish-frigoriferit, nė Sharkė pranė Vorės, si dhe Farkė. Edhe nė kryeqytet shumė familje nuk kanė mundur tė gjejnė eshtrat e njėrėzve tė afėrm, tė pushkatuar me akuza tė ndryshme. Burgu i Burrelit u mbyll nė vitin 1990 gjatė kohės sė vizitės sė sekretarit tė pėrgjithshėm tė OKB-sė, Havier Perez de Kuelar, (Javier Perez de Cuelar), ndėrsa aktualisht shėrben si burg i sigurisė sė lartė, ku vuajnė dėnimin shumė kriminelė.

    Revolta e Spaēit

    Spaēi ishte burgu me punė tė detyruar, i ndėrtuar mė 1968-n. Ndėrtimin e tij Ministria e Punėve tė Brendshme e bėri me tė burgosur ordinerė, ku u rrethua njė sipėrfaqe prej dhjetėra hektarėsh dhe u hapėn galeritė e bakrit dhe piritit (rėrė e trashė nga ku del acidi sulfurik). Me pėrfundimin e burgut, 600 tė burgosur politikė i shpėrndulėn nga kampi me punė tė detyruar i Elbasanit pėr nė Spaē. "Nė Fushė-Krujė na takuan qėllimisht me tė burgosurit ordinerė qė ndėrtuan Spaēin, tė cilėt nisėn tė bėrtisnin: Jua bėmė varrin", thotė Agim Musta, duke rikthyer edhe njė herė ndėr mend pamjen e kampit tė tmerrshėm. Sipas tij, kampi pėrbėhej nga disa barraka tė vogla tė ndėrtuara nga drejtoria gjologjike nė 1956-n, ndėrsa qielli pa kufij nga Spaēi dukej sa njė tepsi. Puna nė galeri bėhej me tre turne dhe pa asnjė lloj sigurimi teknik. Norma e punės ishte 4 vagonė pėr dy tė burgosur e, ai qė s'e realizonte, e lidhnin me kavo tė zhveshur nė pemėt jashtė galerive. Nga trajtimi mizor mė 21 maj tė vitit 1973 tė burgosurit u hodhėn nė revoltė, e cila mė pas u cilėsua si revolta e parė me karakter politik nė Shqipėri gjatė viteve tė diktaturės. "Ngritėm nė kamp flamurin e kuq me shqiponjė, por pa yll, qė u pėrgatit nga piktori Mėrsin Vlashi dhe po kėshtu hodhėm parulla kundėr diktaturės. Kishim shtėnė kėshtu nė dorė kampin e brendshėm", vijon ish-i burgosuri politik. Agim Musta na shpjegon se alarmi dhe paniku i qeverisė ishte mjaft i madh dhe si pasojė ata urdhėruan korpusin e Burrelit pėr rrethimin e kampit tė Spaēit me forca tė shumta e tanke. Operacioni drejtohej nga drejtori i Sigurimit tė Shtetit, Feēor Shehu. Pas tri ditėsh revolta u mposht mes pėrdorimit tė shufrave tė hekurit e zjarrit. 200 veta u arrestuan, ndėrsa 100 prej tyre u dėnuan me 1700 vjet burg.

    Zhdukja e eshtrave

    Pal Zefi, Skėnder Daja, Dervish Bejko dhe Hajri Pasha u dėnuan nga gjykata speciale me vdekje dhe vetėm pas disa ditėsh u ekzekutuan po nė Spaē. Tė katėr tė dėnuarit ishin nėn moshėn 30 vjeē. "Sipas hulumtimeve tė mia, revolta e Spaēit ėshtė mė e madhja nė tė gjitha kampet e vendeve tė Lindjes, me pėrjashtim tė revoltės sė vitit 1957 nė Karaganda", thotė Agim Musta. Varrezat e Spaēit ishin pėrtej pėrroit. "Ne nė vitin 2001 ishim nė Spaē dhe, sipas dėshmitarėve qė ne takuam, kėto varreza janė prishur nga komanda e Spaēit mė 1989-n dhe vėrshimet e pėrroit kanė zhdukur gjithēka. Nga viti 1968 deri nė 1990 nė kampin e Spaēit kanė vdekur 40 veta. Kur takuam rojet e Spaēit qė ėshtė shkatėrruar tėrėsisht, ata na thanė se shpesh aty mbėrrijnė familjarė pėr tė kėrkuar varret apo eshtrat e tė afėrmve, por pa mundur tė gjejnė gjė", vijon 70-vjeēari Agim Musta. Burgu-minierė u mbyll mė 1990-n, ndėrsa tė burgosurit u shpėrngulėn nė burgun e Pėrparimit, qė ndodhet nė katundin e Shėn Vasit nė Sarandė. Aktualisht kampi i Spaēit ėshtė shkatėrruar krejtėsisht.

    Liria e frikshme

    Nė fletėn e hollė tė letrės tė burgosurit politik mbanin nė dorė lirinė. Dikush kishte vuajtur 5 vjet, njė tjetėr 10 e disa tė tjerė mė shumė. Ēfarė i priste pas izolimit? Kjo ishte pyetja qė e tmerronte cilindo tė burgosur qė lirohej. Shumė prej tyre ndiheshin tė braktisur. Nėn presionin e madh tė partisė, gratė ndanė burrat, pėr tė mos u internuar, vėllai mohoi vėllanė. Shyqo Zagomerau, pasi u lirua nga burgu, vrau veten; Met Mezini u var nė njė hotel tė Durrėsit, pasi nuk u pranua nga familja; Balil Hadėri u mbyt nė Vjosė, sepse nuk kishte me se tė jetonte. Shumė tė tjerė ishin vrarė gjatė tentativave pėr arratisje, ndėrsa tė tjerė binin pėrsėri nė burg. Mė 19 nėntor tė vitit 1972 Agim Musta lirohet nga kampi i ferrit. Nėn presionin se ē'do tė ndodhte me tė, tmerri nuk e linte ta shijonte lirinė e fituar. "Kur e kujtoj atė ditė, edhe sot ndihem keq. Nuk e dija se ē'mė priste, a do tė mė pranonte familja apo jo, si do tė reagonit tė afėrmit. Megjithatė, kur takova motrat dhe nėnėn, u lehtėsova. Isha mbi 40 vjeē, por flokėt i kisha mė tė bardhė se tė nėnės sime", kujton teksa i dridhen ritmikisht duart ish-i burgosuri politik. Edhe pse kanė kaluar shumė vjet, kėta njerėz e kanė tė vėshtirė t'i largojnė nga kujtesa e tyre vuajtjet nė burgjet e vdekjes.

    30 vjet nga revolta

    Mė 21 maj tė kėtij viti ish-tė burgosurit politikė do tė pėrkujtojnė 30-vjetorin e revoltės sė Spaēit, qė u zhvillua mė 1973-in. Me organizimin do tė merret fondacioni kulturor i tė pėrndjekurve politikė "Musine Kokalari", kryetar i sė cilit ėshtė Agim Musta. Shqipėria, nė krahasim me popullatėn, duke pėrjashtuar republikat Balltike dhe Bashkimin Sovjetik, zė vendin e parė pėr sa u pėrket tė dėnuarve politikė. Ky konstatim ka dalė nga kongresi i Vilniusit nė Lituani, kongres i cili u zhvillua nė vitin 2001, ku pjesėmarrės ishin edhe tė burgosur politikė shqiptarė. Nė kėtė kongres personazhi ynė mbajti referatin "Burgjet e shtetit-burg", duke u paraqitur tė pranishmėve edhe hartėn e burgjeve nė vendin tonė. Mes kėtyre rreshtave jemi pėrpjekur tė japim njė informacion tė pėrmbledhur tė dy burgjeve mė tė tmerrshme gjatė rregjimit komunist dhe njeriu qė rrėfen pėr "Gazetėn" ėshtė pjesė e historive tė Burrelit e tė Spaēit.

    Edhe pse kanė kaluar thuajse 13 vjet nga lirimi i tė burgosurve politikė, shumė prej tyre vuajnė ende pasojat e burgjeve tė vdekjes. E, krahas tyre, qėndrojnė qindra familje tė cilat vazhdojnė tė kėrkojnė eshtrat e tė afėrmve nė Spaē e Burrel, ndėrsa mundohen tė rrėmojnė mes sė shkuarės kujtimet qė i kanė zhdukur me kohė.

  4. #4
    Torturat ne qelite dhe ne burgjet shqiptare gjate periudhes se diktatures komuniste (1945-1990)

    “ne gjak kane per te perfunduar ata,
    qe gjithe jeten e kaluan ne gjaksira”
    Bajron



    Tortura eshte perdorur qysh ne fillimet e shoqerise njerezore. Ne Evrope, ajo arriti kulmin, ne periudhen e inkuizicionit. Tortura u perdor si mjet kryesor terrori ne Bashkimin Sovjetik dhe ne vende te tjera komuniste te Evropes Lindore. Sipas konventes se OKB-se, date 26 Qershor 1987, tortura percaktohet: “Torture quhet ēdo veprim, me anen e te cilit nje personi i jane shkaktuar me dashje dhimbje ose vuatje te renda fizike ose mendore, me synimin per te marre informata ose pohime, per ta ndeshkuar per nje veprim qe ai ka kryer ose dyshohet e e ka kryer, per te frikesuar ose per te bere presion, ose per ēdo motiv tjeter”. Ne ish BS, torturat ishin bere te zakonshme dhe masive, gje qe e detyroi shkrimtarin e madhe rus, Mihail Shollohov, t’i drejtohej Stalinit. Me 1 prill te 1933, me nje leter, ku midis te tjerash i shkruan: “Policet ne Kaukazin Verior i zhveshin fshataret lakuriq dhe i lene per ore te tera midis nje te ftohti te padurueshem” (“Libri i zi i komunizmit”).
    Diktaturat komuniste perdoren tortura nga me te llahtarshmet, te nxjerra nga arkivat e inkuzicionit, te vendeve te lashta aziatike dhe bizantit grek.
    Ne Shqiperine “socialiste”, per demagogji thuhej, qe ushtrimi i tortures ne hetusi dhe ne burg ndalohej me ligj. Kjo ishte nje hipokrizi cinike, qe perdorej per konsum propagandistik. Ne realitet, tortura perdorej kudo, ne qelite e hetusise dhe ne vendet e vuajtjes se denimit. Qysh ne momentin e arrestimit, i ndaluari i nenshtrohej tortures. Ne shumicen e rasteve, te arrestuarit i vendosej nje thes i zi ne koke dhe duart i lidheshin nga mbrapa, te shtrenguara ne maksimum. Torturat ishin te shumellojshme, qe nga me primitivet, deri te me modernet. Aty ndryshonin sipas personit ku perdoreshin dhe vendit ku ushtroheshin. Nga deshmitare okulare, eshte deklaruar se qysh ne kohen e Luftes Antifashiste, misionaret jugosllave prane njesive ushtarake partizane shqiptare perdornin torturen ndaj “armiqve” te kauzes komuniste. Ne shtator 1943, ne katundin Surel te Tiranes, Dushan Mugosha rropi nje njeri te gjalle dhe gjakun e thikes e fshinte ne buzen e tij. Ai u bente thirrje kuadrove partizane te pranishem, qe te vepronin si ai kundrejt ēdo “armiku” te komunizmit. Ne Devoll te Korēes, nje partizani 15-vjeēar, qe ishte larguar pa leje per disa dite nga njesiti luftarak, Dushan Mugosha urdheroi qe t’i lidhnin kembe e duar dhe ta shtrinin pertoke. Me nje shufer hekuri filloi ta godiste me gjithe fuqine e tij, duke i thyer gjymtyret. Partizani 15-vjeēar dha shpirt nen dhimbjet e tmerrshme, te shkaktuara nga goditjet. Ne katundin Shipcke te Korēes, jane gjetur kufoma te shumta njerezish te torturuar nga forcat komuniste, duke patur patkonj te gozhduar ne kembet e ne duart e tyre.
    Ne Muzeun Historik Kombetar ne Tirane, ne pavionin e gjenocidit komunist, ne nje tabele numerohen 20 lloje torturash fizike, qe perdoreshin ne burgjet e diktatures enveriane. Ato ishin:

    1. Jeleku i tortures.
    2. Demtimi i organeve gjenitale.
    3. Kamxhiku e druri.
    4. Lenia pa buke, pa uje, pa gjume ne kembe per dite te tera.
    5. Perdorimi i korrentit elektrik, deri ne humbjen e ndjenjave.
    6. Varje ne qafe te zinxhireve me peshe te rende.
    7. Varje prej krahesh, te lidhur mbrapa ne nje dritare ose ne ēengel ne lartesi te tilla qe vetem gishterinjte e kembeve te preknin token.
    8. Mbushja e gojes me kripe.
    9. Dergimi gjoja per pushkatim, zbrazje armesh dhe ngritja ne trekembeshin e varjes.
    10. Futje me koke poshte ne fuēi me uje.
    11. Djegje e mishit me cigare, ose me hekur te skuqur.
    12. Hedhja e alkoholit ne duar apo ne floke dhe ndezja e tij.
    13. Thyerje kockash dhe shkulje e mishit me dare.
    14. Dhenie gjelle te kripur dhe me pas lenia pa uje.
    15. Futje ne uje te ftohte e te denuarit dhe lenia lagur e tij ne dimer.
    16. Pakesim graual i ushqimit, per te shkaktar vdekjen pas njekohe te caktuar.
    17. Perdorimi i lendeve kimike per ngacmim, apo demtimin e sistemit nervor.
    18. Helmeta te posaēme ne koke, qe i burgosuri te mos vetvritej.
    19. Lidhja me pranga duar e kembe, per nje kohe te pacaktuar.
    20. Perdorimi i zgjojve te bletes ndaj te burgosurve te zhveshur.

    Ne kete tabele jane “harruar” te renditen edhe torturat e poshteshenuara:

    - Tortura e izolimit pa afat. Ajo ka shkaktuar shkaterrimin fizik te ndaluarit, qorrimin, deri ne humbjen e te folurit.
    - Dollapi dhe arkivoli i hekurt.
    - Futja deri ne fyt ne gropen e fekaleve (kjo torture eshte perdorur ne kampet e bonifikimit).
    - Lidhja ne shtylla betoni ne vende te ekspozuara ne diell, deri ne vdekje.
    - Tortura me shtrengimin e prangave gjermane, qe ka shkaktuar paralizen e duarve.
    - Perdhunimi i pjesetareve te familjes ne syte e te ndaluarit.
    - Kafshimi me qen kufiri ndaj atyre qe tentonin te arratiseshin (kjo torture behej ne postat kufitare)
    - Krevati i hekurt (te burgosurin e shtrinin lakuriq mbi krevatin e hekurt, qe e nxehnin gradualisht)
    - Futja e maces ne tumanet e grave dhe ngacmimi me shkop per t’i demtuar organet gjenitale dhe pjset e tjera te trupit.
    - Fryerja me pompe nepermjet anusit.
    - Tortura dentale (thyerje dhe heqje dhembesh e dhemballash pa mpirje).
    - Hedhja ne trupin e zhveshur te vajit te djegur.
    - Vendosja e vezeve te zjerra nen sqetulla.
    - Heqja e thonjve me pinca.
    - Thyerje arrash, ne koken e viktimes.
    - Ēarje e mishit me thike dhe mbushje me kripe.
    - Ecja zbathur mbi prushin e ndezur.
    - Futje neper vena me anen e injeksionit, e cila shkaktonte tek viktima semundjen e hembolise, qe i shkaktonte te arrestuarit dhimbje te padurueshme derine vdekje.
    - Ngacmimi i plageve te shkaktuara nga plumbat, me shufren e hekurt te pushkes (perdorej nga forcat e ndjekjes ndaj te arratisurve te plagosur ne perpjekje).


    Perveē torturave fizike, ndaj te burgosurve perdoreshin edhe torturat psikologjike, per te shkaterruar personalitetin e viktimes.
    Po permendim disa nga torturat psikologjike qe perdoreshin rendome ne qelite dhe burgjet e diktatures.

    1. Privimi. Kjo torture konsistonte ne privimin e viktimes ndaj ndijimeve shqisore: nga gjumi, kontakti me njerezit, drita natyrale dhe artificiale. Privohej nga larja (dushi) si dhe per kryerjen e nevojave fiziologjike. Tortura e privimit i shkaktonte viktimes depresione nervore dhe haluēinacione.
    2. Kercenimi. Viktima kercenohej vazhdimisht me tortura, vrasje dhe asgjesim te familjareve dhe te miqve te tij.
    3. Poshterimi. Viktima poshterohej nga hetuesi duke e tallur, share me fjale me te renda, jo vetem ate, por edhe te afermit e viktimes. Ata detyroheshin te pinin urinen dhe te hanin fekalet e tyre. Torturat psikologjike ishin te shumellojshme dhe te panumerta.

    Torturat fizike dhe psikologjike te permendura me lart, jane vetem nje pjese e torturave qe jane perdorur ndaj viktimave gjate 45-vjeteve te diktatures komuniste. Gjate hetuesise viktimat i torturonin jo vetem per te marre informacionin e duhur prej tyre, por dhe per t’i shkaterruar fizikisht dhe menderisht. Me mijra te ndaluar, per t’i shpetuar tortures pranonin “faje”, qe s’i kishin bere kurre. Me dhjetra te tjere, kur kishin mundesi, benin vetevrasje per t’u shpetuar torturave. Me qindra te ndalaur, kane dhene shpirt gjate torturave, ose kane humbur aftesine mendore per gjithe jeten. Po permendim dias prej tyre: Taho Sejko, Hajri Mane, Sule Domi, Mitat Ciu, etj, kane bere vetevrasje, per t’ju shpetuar torturave. Myzafer Pipa, Pal Zefi, Hiqmet Roshi, Arif Kazazi, Dede Pjetri, etj, kane gjetur vdekjen gjate torturave. Ali Goxhaj, Qemal Gega, Petro Rondo, Kujtim Ēuni, Fadil Kokomani, Hajri Pasha, e te tjere, mbeten te ēmendur perjete. Duhet theksuar se Fadil Kokomanin dhe Hajri Pashen i pushkatuan mbas disa vjeteve, duke qene te ēmendur.
    Tortura kishte per qellim jo vetem te shkaterronte viktimen fizikisht dhe shpirterisht, por t’i perdorte viktimat per te terrorizuar pjesen tjeter te shoqerise shqiptare, qe jetonte jashte hekurave te burgut, pasi veprime te tilla ushtroheshin ne 26 rrethe administrative te Shqiperise, ku kishte 26 dege te Puneve te Brendshme. Ne Tirane, Korēe dhe Shkoder, ato ishin ne nje rang me te larte dhe quheshin Drejtori te Puneve te Brendshme. Ne ēdo dege te ēdo rrethi, kishte nje sasi qelish me dimensione 2m x 1,20m. Po krahas ketyre, kishte dhe qeli “speciale” me dimensione 1m x 0,5m x 1m, ku i arrestuari, as mund te shtrihej, as mund te rrinte me kembe, por vetem ulur, kembekryq. Numri i qelive ishte nga 30 deri ne 100 per ēdo dege, ndersa ne ato te Shkodres dhe Korēes, kishte mbi 100 qeli., Tirana perveē qelive qe kishte prane Drejtorise ne “Rrugen e Dibres”, “Te Selvia” kishte qeli dhe ne kater rajonet e policise, ne katin perdhes te Ministrise se Puneve te Brendshme, ne bodrumet e Pallatit te Brigadave; ne Burgun e ri dhe te vjeter dhe te ashtequajturat “Qelite e Koēi Xoxes”. Po keshtu, ne Tirane dhe ne shume qytete te Shqiperise, kishte shtepi “sekrete” me qeli, qe perdoreshin per punet misterioze te Sigurimit te Shtetit. Sipas thenieve te ish-gjenralit te organeve te Sigurimit te shtetit, Halim Xhelos qe vdiq ne menyre misterioze ne burg, vetem ne Tirane ishin mbi 500 qeli, ku jane torturuar me mijra te arrestuar. Si kryemjeshter i tortures permendet gjenerali Nevzat Haznedari, drejtor i deges se hetusise prane Min. P. Brendshme, per nje periudhe 20 vjeēare.

    Marre nga libri “Gjemat e Komunizmit ne Shqiperi” - Agim Musta



    Do sjell edhe disa postime te tjera ne lidhje me te shkuaren tone ne kohen e komunizmit, qe tashme duket e larget, por ne fakt nuk eshte larg, terrorizon akoma mendjen e mijra shqiptareve te cilet u vrane, u torturuan u masakruan ne ate kohe.

  5. #5
    Masakra e 18 Gushtit 1949 ne Mirdite

    Nga Agim Musta


    Mirdita, me nje terren te thyer malor, pa rruge komunikacioni, plot me pyje, perrenj dhe shkembinj, u be qendra e rezistences me e spikatur antikomuniste ne Shqiperi, ne vitet e para, mbas vendosjes se diktatures komuniste. E ndare ne 12 bajraqe, te lidhur ngushte me familjen e Kapedanit Markagjoni, mirditasit nuk iu nenshtruan ne heshtje dhunes komuniste. Gjer ne fund te vitit 1949, Mirdita gumezhinte nga grupet e te arratisurve, qe u kallnin daten qeveritareve te kuq. Ajo ishte shpallur nje krahine rebele, qe duhej te nenshtrohej me plumb dhe me zjarr.
    Nje batalion special i M.P.B. me nje efektiv prej 500 vetash, komanduar nga sadisti Hodo Habibi, qe njihej ne popull me nofken "Toger Baba”, i binte Mirdites kryq e terthor duke mbjellur zi dhe tmerr. Ēfare nuk beri Toger Baba! Arrestoi, torturoi, perdhunoi, pushkatoi pa i dhene llogari askujt. Qe nga femijet e djepit gjer te pleqte me nje kembe ne varr, dridheshin si purteka kur degjonin fjalet: “Ja mberrini Toger Baba!” Thika u kishte shkuar mirditoreve ne asht dhe ishin bere gati te ngriheshin me cfurqe dhe sopata per t’u vrare duke luftuar, sesa te prosvaleshin nga sadisti Toger Baba. Fjala shkoi ne vesh te udheheqesve te partise-shtet dhe ata vendosen te “sakrifikonin” Toger Baben, per te mashtruar popullin e Mirdites. Per hir te se vertetes, vlen te theksohet, roli pozitiv i Tuk Jakoves, anetar i Byrose Politike ne ate kohe qe kembenguli ne asgjesimin e perbindeshit, Hodo Habibi. Ne fillim te vitit 1947, komunistet mblodhen popullin e Mirdites e te Zadrimes ne katundin Hejmel dhe mbas nje gjykimi teatral, Toger Baba u denua me vdekje ne litar.
    Simbas deshmitarit okular, Ndue Gjoni, Toger Baba para se ta varnin deklaroi: “Ēdo gje qe kam bere ne Mirdite e kam bere me urdherin e Partise dhe te Komandantit te Pergjithshem”. Mashtrimi doli ne driten e diellit, kur femiljes se Toger Babes i lidhen pensionin e Heroit te Popullit.


    Te arrestuarit e Mirdites, mbasi kishin pesuar shume humbje dhe familjet e tyre ishin internuar ne kampin famekeq te Tepelenes, vendosen te arrastiseshin jashte Shqiperise, duke lene ne Mirdite disa grupe te vogla, te pazbuluara nga Sigurimi i Shtetit shqiptar. Me 6 gusht 1949, me urdher te Komitetit Kombetar te Maleve, u mblodhen 53 luftetare ne vendin e quajtur Shqopa e Munegjės, ku percaktuan rrugen qe do te ndiqnin per te dale ne Jugosllavi, e cila kishte nje vit qe ishte shkeputur nga i ashtequajturi, Kampi Socialist. Atje u erdhi lajmi se Bardhok Biba, sekretari i pare i Komitetit te Partise Komuniste per Mirditen dhe deputet i Kuvendit Popullor, kishte dale per propagande neper fshatrat e Mirdites dhe te nesermen do te kalonte, nga katundi Simon, per ne Shėnpal. Ne ēast u vendos, qe Bardhok Biba, te vritej si shpagim per te gjitha gjemat, qe komunistet kishin bere ne Mirdite. Prita u ngrit ne perroin e Valmirit dhe Bardhok Bibes se vrare iu vendos mbi trup, vendimi per vrasjen e tij, nga Komiteti i Maleve te Mirdites. Lajmi mori dhčne dhe udheheqja e partise-shtet, vendosi njezeri, fillimin e nje operacioni ndeshkimor, qe Mirdita s’e kish perjetuar asnjehere ne historine e saj qindravjeēare. Operacionin e drejtonte ministri i Puneve te Brendshme, xhelati, Mehmet Shehu, se bashu me gjeneralin mirditas, Gjin Marku. Si keshilltare ishin kolonelet ruse: Sokolov dhe Baloskin.
    Me 18 gusht 1949, mbi 2000 mirditore, burra e gra, u derguan me perdhune ne vendin ku u vra Bardho Biba 11 dite me pare. Para turmes sollen 14 burra mirditore, qe do t’i benin kurban, pa i pyetur dhe pa i gjykuar.
    Mbas fjales se Mehmet Shehut, nen kercenimin se do t’i nxirrte uje te zi Mirdites dhe lumi Fan do te behej i kuq nga gjaku i mirditoreve, u ekzekuatuan: Llesh Mėlyshi, Nikollė Bajraktari, Bardhok Lleshaj, Gjergj Beleshi, Dod Biba, Ded Gjonmarkaj, Nikollė Nikolli, Preng Shkurti, Gjin Kaēi, Ndoc Palaj, Frrok Mataj, Mark Marku, Dod Paloka, Zef Vila.
    “Kufomat e viktimave, -sipas studiuesit Mėrgim Korēa, -u qelluan me nga nje plumb ne balle nga komunisti mirditor Mėhill Doēi. Pastaj u hodhen ne nje grope te perbashket, ku u leshuan per t’i ngrene nje tufe derrash te uritur”. (Gazeta “Shkodra”, 20.01.2001)
    Edhe mbas ketij ekzekutimi masiv, operacioni vazhdoi me terbim. Simbas autorit, Nikollė Mėlyshit, ne librin e tij “Ngjarje historike”, botuar ne Detroit ne SHBA me 1976, te pushkatuarit pa gjyq gjate ketij operacioni, numerohen ne 37 veta. U denuan me burgime te renda 80 persona dhe u internuan ne kampin e Tepelenes, 100 familje. Operacioni do te vazhdonte gjate, por desh i madhi Zot, qe ushtria greke sulmoi ato dite disa pika furnizimi te komunisteve greke, qe ndodheshin ne token shqiptare dhe qeveria komuniste e Enver Hoxhes, e kapur nga paniku prej nderhyrjes greke, urdheroi, nderprerjen e operacionit dhe nisjen menjehere te trupave ushtarake nga Mirdita, per ne zonen e Korēes.


    Marre nga libri “Gjemat e Komunizmit ne Shqiperi” i Agim Musta-s
    Tirane, 2001.

  6. #6
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    nga Morning Star

    Nese dikush deshiron ta dije nga ku e kam marre kete postim, mundet thjeshte te me pyese.
    Po, mire eshte te dihet ku eshte marre ky postim Morning Star.

  7. #7
    Citim Postuar mė parė nga Dita
    Po, mire eshte te dihet ku eshte marre ky postim Morning Star.
    http://www.edsh.org/kush.htm

    Ketu mund te lexosh kush jan keta qe kan kete website.

    Edhe shum informacione te tjera rreth ketyre gjerave.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Pa dashur te ndal rradhen e mesiperme te shkrimeve, me lejoni te perseris ketu vargjet e meposhtme. Po qe se jane jashte vendit te duhur, mund te hiqen nga moderatoret, pa kurfare pakenaqesie nga mua. Ja qe mua keshtu me erdhi te veproj kete cast pas leximit te disa shkrimeve rrenqethese te mesiperme.

    Ai!

    Nga mali zbriti
    Zyres ju ngjit
    Dhe kultin ngriti
    Cuditerisht!

    Ne rradhe te globit
    I pesti marksist
    Ne emer te popullit
    Vec firma e tij.

    Ata qe me te
    Malit zbriten
    Sa ngriten pak ze
    Ju nguli thiken.

    Me damke i beri
    Spiune, tradhtare
    Nje nga nje i hengri
    Porsi kanibal.

    As gek, as mek
    S'guxonte njeri
    Se te kapte fet
    Tentakula e tij.

    Dhe me barkun bosh
    Te qeshej duhej
    T'i thuhej, "Rrofsh!
    "Gjeni!", t'i thuhej,

    Zotin e uli
    Nga qielli ne tok'
    Veten e vuri
    Me lart se Zot.

    Keshtu njerezia
    Mashtrimin e hengri
    Cdo fjale e tija
    Shpetim per vendin.

    Mitingje, kongrese
    Parada, vizita
    Me e mira meze
    Ku fshihej uria.

    Koncerte, elozhe
    Romane, poema
    Pak te devijoje
    Te pinte e zeza.

    Dhe cante karvani
    Me shpate ne dore
    Ushqim mbeti bari
    Per njerez dhe lope.

    Pe gjoje paguhej
    Pe gjoje punohej
    Sa bukur thuhej
    Sa keq veprohej!

    Sa endra u vrane
    Sa endra nuk linden
    Me draper e cekan
    Sa jet' u kositen.

    Ne emer te mases
    Ne emer te lirise
    Me luften e klases
    U shpiken armiqte.

    Armiq te jashtem
    Te brendshem armiq
    Te gjithe te llahtarshem
    Te tmerrshem te gjith'.

    Keshtu luhej pjesa
    Me duartrokitje
    Ai prape me teza
    Nga ferri ku rrinte.

    Aty firmen hidhte
    Ne emer te kombit
    Nje popull ta vdiste
    Me bllok te tallonit.

    Nuk pa ne te gjalle
    Ne ferr e provoi
    C'domethene lengate
    Qe vete e krijoi.

    Lengate per nje popull
    Qe besen i dha
    Ai e perdhunoi
    Si nje maskara.

    Hengri, c'gatoi
    Nje jete te tere
    Lavdia mbaroi
    Se ishte mbi rere.....

    Sot vetem nenqesh
    Me reren e mbetur
    Dikush prape ngre
    Lavdine e vdekur.
    * * *
    --------------------------------------------------------------------------------------------------
    S'KA MEKAT ME TE RENDE SE ZBUKURIMI I TE SHEMTUARES DHE SHEMTIMI I TE BUKURES

  9. #9
    Sa endra u vrane
    Sa endra nuk linden
    Me draper e cekan
    Sa jet' u kositen.
    bahhh sa shprehje e tmerrshme kjo.



    Poezia shume e bukur, me rrenqethi mishin. :s

  10. #10
    Bėra 22 vite burg se adhuroja sportistin e deklasuar

    “Bėra 22 vite burg se adhuroja sportistin e deklasuar”

    DHIMITER RRERA

    BERAT


    Nuk tė lė pėrshtypjen se ėshtė plot 50 vjeē dhe gjysmėn e jetėsm 22 vjet, i ka kaluar nė burgjet e regjimit komunist.

    Ēdo mėngjes paraqitet para dyqaneve tė shumicės ku punon si shpėrndarės malli, herė me karrocė dore dhe herė me qeska, sipas mallit tė porositur, duke nxjerrė ato pak lekė qė tė ushqejė gruan dhe dy fėmijėt e tij tė vegjėl.

    Brahim Rezvani ėshtė njė prej viktimave tė luftės sė klasave tė regjimit tė diktaturės. Ai lindi nė njė fshat tė Sarandės, Sasaj, diku pranė Borshit dhe pas 22 vjetėve burg politik nga Burreli nė Spaē tashmė ka rreth 12 vjet qė ėshtė vendosur nė Berat. “Ishim tetė fėmijė, 3 djem dhe 5 vajza. Jetonim pėr bukuri nė Tiranė, pasi babai im, Abedin Rezvani ishte oficer. Tė gjithė fėmijėt ishim nėpėr shkolla dhe po dilnim nė jetė pak nga pak, por pikėrisht atėherė kur gjithēka dukej se shkonte pėr bukuri tė gjitha ėndėrrat tona u prenė nė mes dhe gjithēka filloi tė shpėrbėhej”. Sipas Brahimit, shkaku ishte i tij, pasi midis shokėve tė vitit tė parė tė gjimnazit ka njohur dhe Beb Shametėn, ish-sportist. “Bebin e adhuroja pėr trupin prej sportisti, por edhe me kuriozitetin e njė adoleshenti pėr t“iu afruar pasi kishte bėrė dhe 12 vjet burg pėr politikė, pa ditur se kjo do tė mė kushtonte dhe mua njė jetė tė tėrė nėpėr burgje”. Tashmė, Brahimi nuk e di ende se ku i ndodhen vėllezėrit dhe motrat e tij, madje nuk ka arritur as tė ketė korrespodencė me ta. “Kjo ėshtė drama e familjes sime me fėmijė plot dhe ėndrra tė shuara nė mes prej regjimit tė asaj kohe”, pohon 50-vjeēari nė njė intervistė tė tij pėr gazetėn.

    Ēfarė mbani mend nga ajo kohė?
    Ka qėnė viti 1969. Unė kam qenė nė vitin e parė tė shkollės sė mesme “Sami Frashėri”. Sa kisha njohur dashurinė, isha nxėnės i mirė dhe kisha ėndrrat e mia pėr jetėn. Duke mėsuar dėshiroja tė bėhesha dikush. Midis shoqėrisė tė moshės, kisha njohur edhe vajzėn qė mė pėlqente dhe ndėrkohė kishim nisur tė thurnim dhe ėndrra pėr jetėn, kur papritmas gjithēka u pėrmbys. Si pasojė e shoqėrimit tė herėpashershėm me Bebin, (i cili mė pas tentoi tė arratisej dhe u vra nga ushtarėt nė kufi), sigurimsat e asaj kohe mė kishin futur nė listėn e kurbanėve, se kėshtu e donte partia. Njė ditė tė bukur, kur unė dhe shokėt po dėgjonim shpjegimin e mėsueses, nė klasė hyjnė brenda pa trokitur dy persona, oficerė sigurimi, tė cilėt pasi biseduan vesh mė vesh me mėsuesen, m“u drejtuan mua duke u afruar pranė bankės. Pasi mė pyetėn sesi quhesha mė vunė prangat direkt, duke mė thėnė se, “nė emėr tė popullit je i arrestuar”. Kujtova se po bėnin shaka, pasi dhe babai im ishte oficer nė Degėn e Brendshme. Por, unė me pranga nė duar pėrfundova siē thuhej atėherė nė gazin e Degės e mė pas nė birucat e hetuesisė. Si “kundėrshtar dhe komplotist pėr agjitacion dhe propogandė” unė, 15-vjeēari, duhej tė tregoja se me kė kisha lidhje pėr pėrmbysjen e pushtetit tė popullit. Absurditet. Nuk e kuptoja se ēfarė kėrkonin prej meje, por tani ishte shumė vonė, pasi masat po mereshin pėr tė gjithė pjesėtarėt e familjes, duke nisur qė nga shkarkimi i babait nga puna si oficer dhe futja nė listė e vėllezėrve tė mi. Ndėrkohė, unė vetė nuk merrja vesh asnjė gjė prej asaj qė po ndodhte sepse nuk kisha asnjė mundėsi komunikimi me familjarėt. Hetuesit mė kėrkonin me doemos tė flisja ose mė mirė tė pranoja dhe tė firmosja gjithēka qė kishin pėrpiluar ata pėr tradhti ndaj atdheut. Kėshtu, dy vitet e tjera tė shkollės sė mesme i mbarova nė birucė, duke marė mėsime nga hetuesit dhe duke provuar torturat mė ēnjerėzore tė asaj kohe.

    Kur dolėt nė gjyq dhe sa u dėnuat?
    Pas dy vjetėsh, hetuesi mė nxorėn nė gjyq ku nuk kishte asnjė nga familja. Tė paktėn t“i shikoja, pasi nuk dija asgjė se ēfarė kishte ndodhur me ta. Gjithsesi, me akuzėn absurde se gjoja kisha bėrė agjitacion e propogandė kundėr pushtetit komunist, kur unė isha vetėm 15 vjeē dhe nuk e dija akoma se ē“ishte politika, u dėnova nga gjyqtarė tė asaj kohe me 15 vjet burg. Mesa duket, derisa tė mbushja moshėn 17 vjeē u mbajta dhe dy vjet nė hetuesi. U arrestova nė 12 a 13 shkurt tė vitit “69 dhe nė gjyq mė nxorėn pas dy vjetėsh nė “71. Kisha filluar tė kuptoja se meqėnėse padrejtėsia mbizotėronte, pėr mua ishte vendosur gjithēka, duhej tė kaloja moshėn mė tė bukur tė jetės nė burg.

    Mė pas ku ju ēuan pėr tė kryer dėnimin?
    Nė burgun e Ballshit, ku po ndėrtohej dhe rafineria e naftės, por atje nuk shkova gjatė, pasi jo mė shumė se 6 muaj mė pas kundėrshtova tė dėgjoja informacionin politik, kur na lexonin veprat e Enver Hoxhės. Atėherė kam thėnė se konkretisht se, ato janė pėr nė banjo, pasi mė kishte humbur durimi nga trajtimet ēnjerėzore qė u bėheshin tė burgosurve. Kėshtu qė pėrfundova pėrsėri nė bankėn e tė akuzuarve brenda burgut, duke m“u dhėnė dėnimi kapital prej 25 vjetėsh. Menjėherė u transferova nė burgun famėkeq tė Burrelit. Aty qėndrova 6 vjet dhe mė pas u transferova nė qafėn e Barit. Pas njė grindjeje me njė prej oficerėve, mė transferuan sėrish, por kėsaj radhe nė Spaē, ku kalova rreth 11 vjte tė tjera. Pak para se tė vinte demokracioa, na hoqėn nga Spaēi dhe pėrfunduam nė Saran, tė Borshit, diku pranė fshatit tim tė lindjes. Aty kam qarė shumė se kthehesha pas 27 vjetėve, por tashmė i lidhur kėmbė e duar dhe pa liri shikoja detin dhe nuk ngopesha me tė. Pikėrisht nė kėtė vend mė zuri viti 1991, kur arrita tė rifitoja pėrsėri lirinė, pasi kisha humbur shpresat pėrgjithmonė. Shpesh nuk e besoj se si kaluan vitet.

    Pas daljes nga burgu ku shkuat?
    Pas daljes nga burgu s“kisha ku shkoja, pasi nuk dija asgjė pėr njerėzit e mi, por me rrobat e burgut ika nė Greqi ku punova pėr njė vit. Mė pas u njoha me njė shok tė mirė, i cili u bė edhe shkaktar qė unė u martova, duke krijuar dhe familjen time tė re nė moshėn 42 vjeēe dhe tashmė kam dy djem dhe jetoj kėtu nė Berat. Punoj kur gjej punė dhe ushqehemi.

    Ēfarė pėrfituat nga koha e burgut?
    Mora ca letra me vlerė, tė cilat po tė shiteshin qind pėr qind bėnin rreth 15 milionė lekė tė vjetra. Ato u shitėn me 50 pėrqind dhe kėshtu mora vetėm gjysmat dhe bėra kėtė shtėpi me blloqe ku jetoj sot me gjithė fėmijėt. Por kėto shenja qė kam, (ai tregon kėrcinjtė e kėmbėve ku dallohen shenjat e plagėve tė lėna prej zinxhirėve), nuk kanė pėr tė m“u hequr mė derisa tė vdes.

    Datat

    6 prill 1954
    Brahim Rezvani lindi nė fshatin Sasaj tė Sarandės

    12-13 shkurt 1969
    Arrestohet nė bankat e shkollės pėr agjitacion dhe propogandė ndaj pushtetit popullor dhe dėnohet dy herė me nga 25 vjet burg

    Prill 1991
    Rezvani lirohet nga burgu, pas ndryshimit tė sistemeve politike nė Shqipėri

    22 vjet burg
    Ka kryer gjithsej Rezvani, duke hyrė nė moshėn 15-vjeēare dhe duke dalė pasi kishte mbushur 37 vjeē nė qelitė e burgjeve tė ndryshme


    Rezvani nuk di asgjė pėr prindėrit
    “Gjatė burgut humba motrat dhe vėllezėrit”

    Ajo qė i ka mbetur peng pėr gjithė jetėn 50-vjeēarit Brahim Rezvani ėshtė humbja e familjes sė tij pas arrestimit nė vitin 1969. Ai tregon se nuk di asgjė, as pėr vėllezėrit, as motrat dhe as pėr babanė e tij. Kur ka dalė nga burgu pas 22 vitesh, ai nuk ka gjetur askėnd qė ta priste. “Shkaktari i shpėrbėrjes sė familjes time tė madhe mė duket se kam qenė unė, pasi pas arrestimit tim gjithēka shkoi ters pėr ta”, thotė Brahimi. Gjatė viteve tė burgut nuk ka mėsuar asgjė pėr ta, madje dhe nė ditėt e gjykimit nuk ka qenė i pranishėm nė sallė askush nga tė afėrmit e tij. “Nuk e di, por mė vonė kam marrė vesh se familja ime u internua nė njė fshat qė nuk ia mbaj mend emrin, por qė ndodhet diku mbrapa malit tė Dajtit. Dy prej vėllezėrve u burgosėn. Shkėlqimi, i cili u dėnua 12 vjet burg dhe bėri 19 vjet, pas daljes nga burgu nuk e di ku pėrfundoi, por mė ka mbetur fotografia e tij”. Po tė njėjtin fat ka mėsuar se kishte pėsuar dhe vėllai tjetėr, Astriti, i cili ishte dėnuar 10 vjet burg, por mė pas ka vdekur nga njė arsye qė Brahimi nuk e ka marrė vesh kurrė. Dhe pėr fatin e motrave tė tij, gjithēka ka mbetur mister. “Ato kanė krijuar jetėn e tyre dhe nuk kam ndonjė korrespondencė me to, ndėrsa nėna mė vdiq nė internim”. Babai i tij oficer, ėshtė arratisur rreth viteve “74-“75 bashkė me sportistin Beb Shameta, i cili mbeti i vrarė gjatė kėsaj tentative. Nga tė dhėnat qė ka marrė vesh Brahimi mendon se i ati ndodhet nė Boston tė Amerikės, por megjithatė nuk ka pasur asnjė kontakt me tė gjatė 14 viteve tė liriė sė tė birit. Vetė Brahimi thotė se i ati nuk ka tentuar qė tė lidhet me tė dhe megjithatė thotė se ėshtė i zemėruar disi me tė, pasi u arratis, ndėrsa e ėma vdiq nė skamje.



    Shok me Arbnorin e Merdanin

    BURREL - Nė burgun e Burrelit, Brahimi tregon se ka pasur shokė dhome disa personazhe tė njohur, tė dėnuar nga sistemi i atėhershėm pėr ēėshtje politike. “Pėr 5 vjet kam ndenjur nė njė dhomė me Daut Gumenin, Sherif Merdanin, Pjetėr Arbnorin, Kurt Kolėn dhe Adem Allēin. Duke qėndruar me ta fillova tė kuptoja se ēfarė ishte politika, pasi ata ishin mė tė rritur se unė dhe dinin diēka mė shumė”. Pas viteve tė para tė dėnimit, nė kėtė burg ndodhi njė revoltė nė Burrel. Pasojat e tij kanė rėnė mbi Brahimin dhe disa tė dėnuar tė tjerė, tė cilėt u gjendėn dhe njė herė nė bankėn e tė akuzuarve, Kėtė herė pėr kryerjen e tentativės pėr shpėrthim burgu ai u dėnua pėrsėri nga e para me 25 vjet burg. “U vendos pėrfundimisht se unė nuk kisha pėr tė dalė i gjallė nga burgu. Madje mendova se ndonjė ditė do tė pėrfundoja si shokėt bashkėvuajtės qė vdiqėn apo u pushakatuan siē thoshim ne, nė kamp te Qershiza, nė rrėnjėt e sė cilės mora vesh mė vonė se kur u gėrmua, u gjendėn shumė eshtra tė tė dėnuarve qė vdisnin nga torturat, puna e rėndė ose nga pushkatimi”.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Si u grabit ari nga pushteti komunist ne Shqiperi.
    Nga DYDRINAS nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 03-04-2015, 10:52
  2. Presidenti dekoron viktimat punonjes te SHISH vrare ne Vlore ne 1997
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 91
    Postimi i Fundit: 14-06-2013, 10:35
  3. Antologji e plagėve nėn terrorin komunist
    Nga Dr Rieux nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-02-2007, 10:08
  4. Kadare: Schwartz, njė pėrēarės fetar
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 118
    Postimi i Fundit: 30-06-2006, 03:09
  5. Mashtrimi i madh
    Nga Veshtrusja nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 22-03-2004, 19:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •