Pergjigju ne pyetje sa me sinqerisht. Nese mendon se me shume se nje pergjigje eshte e pershtatshme, atehere perpiqu te pergjigjesh me ate qe te pershtatet ty me shume.
1. Eshte ora 2 e nates dhe sinjali tashme i njohur te thote qe ne celularin e te dashurit tend ka ardhur nje sms. Nderkohe ai fle i qete, nuk ka degjuar asgje. Ti ēfare ben?
∙Rremben telefonin dhe fshihesh ne banje per ta lexuar
∙Rrotullohesh ne krevat derisa ta zgjosh dhe i ben nje skene 'paraprake' xhelozie pa ditur ende se ē'shkruhet ne ate sms.
2. Zbulon se i dashuri yt eshte ne shenjester te nje prej kolegeve te tij dhe e keqja tjeter eshte se ai ta fshesh ty kte fakt. Ti ...?
∙I ze prite poshte zyres dhe pret ti kapesh ne flagrance ndersa ndajne bashke pushimin e drekes.
∙E mbulon me pyetje sa kthehet ne shtepi.
3. Ndodhi, ai ka kaluar nje nate me nje grua tjeter, sapo e pranoi vete. Ti ē'ben?
∙Pas nje skene histerie, mbledh gjithēka tenden dhe iken; kjo histori mori fund
∙Pyet e pyet pa fund; kerkon te dish gjithēka per tjetren; qan e deshperohesh megjithate konsideron pozitiv faktin qe ai ta ka rrefyer vete.
4. Pas asaj qe ndodhi
∙Raporti juaj ka ndryshuar teresisht; ai tregohet shume i vemendshem ndaj teje dhe vazhdon te beje gjithēka qe ti ta falesh
∙Vazhdon ta persekutosh me 1000 pyetje dhe nuk pushon se perplasuri ne fytyre ate qe ndodhi
5. Ka kaluar pak kohe nga 'ngjarja e madhe'. Ai eshte bere me i embel, me i dashur, megjithate...
∙Sa here qe ka nje impenjim pune, ti dyshon per nje tjeter tradhti te mundshme.
∙Je dorezuar. Je e ndergjegjshme qe nese duhet te ndodhe do te ndodhe keshtu qe je e qete.
6. Shoqeroheni me nje ēift tjeter. Ata jane gjithkund me ju, pushime, fundjava, darka e dreka. Ne nje moment kupton qe vajza tjeter ndihet e terhequr nga partneri yt. Ēfare ben?
∙Nderpret ēdo lidhje me ēiftin ne fjale pa dhene shume shpjegime. Ke besim tek instikti yt femeror
∙Bisedon hapur me vajzen duke e 'kercenuar' se ne rast se kjo gje vazhdon, miqesia juaj ka marre fund.
7. Tashme jeni bashke prej disa muajsh dhe ti kupton qe lidhja jote me partnerin shkon pertej asaj fizike keshtu qe:
∙Edhe nese shkon me dike tjeter dashuria per ty nuk do te ndryshoje.
∙Nese ka nje histori me nje tjeter do te thote qe nuk eshte i sinqerte me mua madje as i kenaqur.
8. Pas nje krize te forte ne raportin tuaj, meson se ai te ka tradhtuar me nje burre:
∙E ē'rendesi ka, me ka tradhtuar dhe kaq. S'ka rendesi ne eshte burre apo grua
Vendos ta lesh; eshte diēka e papranueshme per ty.
9. Pas disa lidhjesh te mbaruara keq, arrin ne konkluzionin qe besnikeria ne nje ēift nuk ekziston. Keshtu...:
∙Vendos te rrish vetem
∙Je e ndergjegjshme per kete fakt aq sa nuk pret me qe nje burre te te qendroje besnik.
10. Zbulon se miken tende me te mire e tradhton rregullisht i shoqi. Ti ...:
∙Nuk e duron kete kategori meshkujsh ndaj vendos ti hapesh syte duke i rrefyer gjithēka.
∙Qendron indiferente. Jane ēeshtje qe nuk te perkasin; ne fund te fundit eshte diēka qe mund t'u ndodhe te gjitheve
∙
Ky test u mor nga nje websit qe flet per psikologjine, u perpunua pak nga une.
Pergjigjet do jua jap pas 15 postimesh me pergjigje ne kte teme ndaj jini te duruar.
Nese do ju pelqeje, do sjell ndonje test tjeter kur te keme kohe te lire.
Krijoni Kontakt