Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 31
  1. #11
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    Re: klodi.

    [QUOTE]Postuar mė parė nga deshmuesi
    [B]Vaji ne shembelltyre nuk eshte vepra. Me Vajin Jezusi nenkupton aktivitetin e Frymes se Shenjte tek i krishtere. Nuk ka besim pa Fryme te Shenjte. Detyra e Frymes dhe aktiviteti i Tij ne jeten e te krishterit eshte : Ta mesoje Besimtarin Gjon:14:26, ta transformoje ate ne nje karakter me Krishtitn , nepermje 9 frutaveGal:5:22.




    NDAL! Tashti te lutem shume, shihe vete logjiken e fjaleve te tua:

    Ti po thua: "Vaji ne shmbelltyre nuk eshte vepra. Me vajin Jezusi nenkupton AKTIVITETIN e Frymes se Shejnjte........ta transformoje ate ne nje karakter me Krishtin, nepermjet FRUTEVE Gal 5:22"

    Vaji nuk qenka vepra (te Frymes se Shenjte), por Aktiviteti i Frymes se Shenjte...????????

    Aktiviteti i Frymes se Shenjte qenka pa Vepra?

    Po cfare eshte atehere Deshmues ky AKTIVITETI, ndonje MEDITIM BUDIST, ku nuk levizet as qepalla e syrit edhe as nuk merret fryme?

    Po galatianet 5:22 a nuk flasin per vepra, ose frute te Frymes se Shenjte?

    Deshmues, pash nerin cfare kupton ti me VEPRA?

    I ka hy shqiptarevet lepuri ne bark edhe kam pershtypjen se me VEPRA kuptohen vetem VEPRAT e PPSH-se, keshtu qe s'ka mundesi te jete ne Bible kjo gje...

    Me falni po menyra se si shprheni vetem kete gje nenkupton!!!

    me shendet!

  2. #12
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Tjeter Deshmues!

    Nuk e di ne e ke lexuar mire paravoline, se ke permende sa e sa here, se pese te marrat nuk kishin vaj.

    Jo! Paravolia thote se qe te dhjeta kishin vaj, por pese morren rezerve e te tjerat jo!

    Me kete gabim ne leximin tend te shembelltyres, ti hedh poshte te gjithe perpjekjen tende te interpretimit se pese te marrat nuk paspakn patur Frymen e Shenjte, Vajosjen, meqe ti mendon (gabimisht) se ato nuk kishin vaj ne llamba.


    te marrat u thne te mencurave: "na jepni ca vaj prej vajit tuaj, se na jane SHUAR llambat"

    Shuar, Deshmues, nuk presupozon qe ti kene pase te fikura e pa vaj, por me vaj e te ndezura, se ndryshe nuk do thuhej u shuajten, u mbroi vaji...

    mos na i bej si estrada e vlores :shuaj-fik;shuaj-fik (dritat)...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 20-11-2002 mė 05:00

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    klodi

    Me fal po nuk ke kuptuar mire.
    Vepa e Fryems , nuk do te thote veprat qe ben njeriu.
    Vepra e Frymes eshte gjithe veprimtaria qe Fryma kryen ne jete e te krishterit.( TRANSFORMIMI, FUQIZIMI,MESIMI SHENJTEIMI) , Ndersa nese themi si ty , se, Vaji eshte gjithe veprat qe kryejne te krishteret, mendoj se nuk eshte e njeta gje. Mbase per ju eshte keshtu.
    Sa per vajin qe kishin, te dhejta virgjereshat , ti perseri nuk ke kuptuar gje. shkurtimisht po ta them:
    Se pari, ti ben nje perkthim te gabuar kur thua se, Jezusi thote se Pese te mencurat moren VAJ rezerve. Kjo eshte shtesa jote. Jezusi kryesisht Per pese te "marat" thote: Varg:3. ".. nuk moren me vete vajin". Pra Jezusi tregon se VAJ(ardhja e Frymes ne diten e pentakostit) kishte me shumice , por ato si te "MARA" (pa njohuri ne besim dhe ne Krisht) qe ishin, nuk e MOREN. Qe do te thote se : Nuk MOREN Frymen e Shenjte,por u mjaftuan vetem me nje besimte vdekur. Ndersa per Virgjereshat e "Mencura" thote: varg:4: " Ndersa te Mencurat se bashku me llambate tyre MORE dhe vajin ne ENET e tyre. E di ti se, cfare eshte "ENA" per Perendine tek i Krishteri? dhe po te vesh re, te "mencurat Vajin e moren ne ENET e tyre.
    Ja se cfare thote Perendia per Saulin Tek Verpat:9:
    " Ai (PALI) eshte vegla qe une kam zgjedhur.."
    Ne origjinalin Grek nuk eshte perdorur fjala "Vegel", por eshte perdorur fjala : "Skevi", qe do te thote: "ENE". Pra Kur njeriu kethehet ne Krishtin, ai eshte nje ENE qe mbushet me Frymen , miresine dhe Hirin e Perendise. Prandaj JEzusi thote se, te mencurat, MOREN VAJ ne ENET e tyre . Pyejta eshte: perse te marat nuk moren Vaj , a nuk pane se shoqet e tyre moren ate me vete?
    kjo eshte pyetje e rendesishme. I vetmi fakt eshte se ato nuk kishin ENE . qe do te thote se ata nuk ishin nje ENE ne dore te Perendise, dhe keshtu nuk kishin si te mbusheshin me Frymen, miresine edhe Hirin e Perendise. Ato qendruan ne kishe se bashku me pese virgjereshat e mencura, por nuk u bne nje ENE per Perendin. Shkrut do te thote: ato u mjaftuan vetem me vajlin(njerezoren) e tyre, dhe keshtu nuk pranuan te dorzonin jeten e tyre ne dore te Perendise, dhe keshtu nuk u BENE nje ENE e vlefshme ne dore te Peendise..
    Klodi e di qe mbase perseri do te vazhdosh te me kundershtosh, se pari te duhet te ndertosh mardhenien tende me Perendine.
    Deshmuesi

  4. #14
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    Re: klodi

    Postuar mė parė nga deshmuesi
    Me fal po nuk ke kuptuar mire.
    =============================

    Klod - Deshmues, sa here te kam thene, une nuk kam faj per menyren e te shprehurit tuaj. Une shoh ate qe ti thua edhe jo ate qe ke ne koke.
    ===============================
    Vepa e Fryems , nuk do te thote veprat qe ben njeriu.
    Vepra e Frymes eshte gjithe veprimtaria qe Fryma kryen ne jete e te krishterit.( TRANSFORMIMI, FUQIZIMI,MESIMI SHENJTEIMI) , Ndersa nese themi si ty , se, Vaji eshte gjithe veprat qe kryejne te krishteret, mendoj se nuk eshte e njeta gje. Mbase per ju eshte keshtu.
    ==============================

    Klod - Deshmues! Te arrish te thuash se aktiviteti i Frymes ne jeten e nje te krishteri nuk paska te beje me veprat e vete ketij te krishteri, eshte nje gabim KATASTROFAL ne te kutptuar te Shkrimit.
    Cfare do te thuash ti me kete ndarje ne vepra te Frymes edhe vepra te besimtarit? A nuk e sheh dot hapesiren e pakuptimte qe krijon tek nje njeri i krishtere?
    Nqs vepraimtaria e Frymes do te ish e pavarur nga bashkeveprimi i te krishterit, atehere i bie qe ky te jete nje ROBOT SPEKTAKOLAR, ose me mire NJE ENGJELL ROBOT!

    Ndersa nga ana tjeter, te thuash se veprat e nje te krishteri jane te pavarura nga aktiviteti i Frymes, kjo do te thote, se Fryma, kapari i shpetimit, kot qe i qenka dhene te krishterit, pasi ajo nuk qenka ne gjendje as ta drejtoje ne veprime intime ate, e jo me shenjteroje.

    C'vlere do te kishin veprat e frymes nqs ato nuk do te ishin te perbashketa me veprat e te krishterit te cilin ajo drejton? C'vlere do te kish nje transformim mekanik, rilindje mekanike e pasive?

    Deshmues! Vepra e nje te krishteri, sic e kam cituar ne fillim te parabolise me shpjegimin e shenjtoreve qe ti nuk pate perulesine e duhur ti shohesh mire, por i keqgjykove, eshte ajo qe nje i krishtere ben ne edhe per Zotin i bazuar ne Hirin e Tij. Keto jane frutet e tua personale ne Frymen, edhe nqs ti nuk i shfaq keto frute, kjo eshte nje shenje e qarte se "vetelumuturia" jote, "gezimi", "te rilindurit teorik" jane te kote sepse nuk kane rezultat...Keto jane ato qe quhen Vepra te njeriut, e jo thjesht se me to kuptohet ajo qe une bej pa care koken se ku mbeshtetem per ti bere! Kjo nuk do ish veper por krenari, mekati me i madh, qe kreu edhe fariseu qe u mburr per ate qe ai vete kish bere!
    ===========================

    Sa per vajin qe kishin, te dhejta virgjereshat , ti perseri nuk ke kuptuar gje. shkurtimisht po ta them:
    Se pari, ti ben nje perkthim te gabuar kur thua se, Jezusi thote se Pese te mencurat moren VAJ rezerve. Kjo eshte shtesa jote. Jezusi kryesisht Per pese te "marat" thote: Varg:3. ".. nuk moren me vete vajin".
    ==========================

    Klod - Se pari une morra perkthimin protestant te postuar si kryeteme...

    por megjithate une nuk shoh ndonje gabim aty: po ta shohesh thuhet se morren llambat qe ishin natyrisht te ndezura, pra me vaj, por nuk morren ene ku mbahej vaj rezerve qe kur tu mbarohej vaji i pare ta furnizonin. Ky akt furnizimi flet ne vetvete per tejcim, proces te shpetimit, edhe jo mjaftim me ate se jemi shpetuar me pranimin e pare (vajin e pare).
    Fakti qe te marrat i kishin llambat me vaj, une e kam permende, tregohet ne momentin kur cohen edhe u thone te mencurave, na jepni pak nga vaji juaj se na JANE SHUAR LLAMBAD!!!

    Shuar presupozon ti kene patur ndezur;ndersa ndezur si kane patur me uje elbete, por me vaj!!!

    Perse nuk je pergjigje fare kesaj pjese?
    ===================================

    Pra Jezusi tregon se VAJ(ardhja e Frymes ne diten e pentakostit) kishte me shumice , por ato si te "MARA" (pa njohuri ne besim dhe ne Krisht) qe ishin, nuk e MOREN. Qe do te thote se : Nuk MOREN Frymen e Shenjte,por u mjaftuan vetem me nje besimte vdekur. Ndersa per Virgjereshat e "Mencura" thote: varg:4: " Ndersa te Mencurat se bashku me llambate tyre MORE dhe vajin ne ENET e tyre. E di ti se, cfare eshte "ENA" per Perendine tek i Krishteri? dhe po te vesh re, te "mencurat Vajin e moren ne ENET e tyre.
    =================================

    Klod - Degjo, ky lloj argumenti ne tre vargjet e para te citimit te mesiperm eshte, Deshmues, tangjent me te gjithe paraboline, mesazhin e saj.

    a) ta zeme per nje moment se eshte keshtu si thua ti.
    Perse do tua thosh kete paraboli nxenesve te vet? Ai e dinte qe ata kishin marre pjese ne shpetimin edhe mbreterine e ardhshme, edhe nuk do te ish nevoja tu jepte mesime te panevojeshme, te te marrurit te Frymes...

    b) Po te ish se ai po aludonte per mungese te Frymes se shenjte, kjo do te thosh qe ato nuk paskan qene besimtar fare, e si rrjedhoje nuk u takojne emertimi Virgjereshat, edhe per me teper ne nje grup te perbashket, dhjete Virgjereshat!!! E per me teper tematika e parabolise do te ish jo "ruajuni se nuk e dini oren as diten" por "kthejuni, merrni frymen edhe besoni, se ende as keni dale per te pritur ardhjen e dyte e jo me te jeni duke me pritur"

    Dhejte Virgjereshat tregon se ato vinin nga e njejta grupim (Kishe, besim, komunitet) me te njejtat cilesi. Edhe sic e kam permende me pare, te dhjeta u nisen me llamba te NDRICUARA.

    pra fakti qe parabolia mbyllet me "ruajuni se nuk e dini oren e diten" tregon se paralajmerimi u behet atyre qe e presin kete dite edhe ore, pra besimtareve...
    ============================






    Ja se cfare thote Perendia per Saulin Tek Verpat:9:
    " Ai (PALI) eshte vegla qe une kam zgjedhur.."
    Ne origjinalin Grek nuk eshte perdorur fjala "Vegel", por eshte perdorur fjala : "Skevi", qe do te thote: "ENE". Pra Kur njeriu kethehet ne Krishtin, ai eshte nje ENE qe mbushet me Frymen , miresine dhe Hirin e Perendise. Prandaj JEzusi thote se, te mencurat, MOREN VAJ ne ENET e tyre . Pyejta eshte: perse te marat nuk moren Vaj , a nuk pane se shoqet e tyre moren ate me vete?
    kjo eshte pyetje e rendesishme. I vetmi fakt eshte se ato nuk kishin ENE . qe do te thote se ata nuk ishin nje ENE ne dore te Perendise, dhe keshtu nuk kishin si te mbusheshin me Frymen, miresine edhe Hirin e Perendise. Ato qendruan ne kishe se bashku me pese virgjereshat e mencura, por nuk u bne nje ENE per Perendin. Shkrut do te thote: ato u mjaftuan vetem me vajlin(njerezoren) e tyre, dhe keshtu nuk pranuan te dorzonin jeten e tyre ne dore te Perendise, dhe keshtu nuk u BENE nje ENE e vlefshme ne dore te Peendise..
    ===================================

    Klod - Deshmues...ti kundershton shenjtoret, ata qe u bene gjigande ne duart e Zotit, kundershton besen 2000-vjecare...e ne fund me kundershton edhe mua...., per me teper qe i ben me GABIME TE LLAHTARSHME, qe edhe faktikisht vete protestantet nuk i bejne, edhe ti trembesh se une po kundershtoj NJE INDIVID si ty?

    Deshmues! Nuk eshte pare qe te quhet nje njeri i krishtere se hyn ne nje godine (Kishe) si vizitor. Kjo eshte nje keqkuptim i mosnjohurise tuaj, nuk eshte Biblike!

    te marrat u quajten virgjeresha, kishin llamba te ndricuara me vaj, dolen te prisnin dhenderin, pra kishin shprese e nuk ishin moskokecarese, POR nuk morren vaj rezerve ne enet per vaj rezerve edhe arsyeja per kete dukuri eshte vetem DEMBELIZMI SHPIRTEROR qe mund te zeje kedo qe eshte ne besim, i rilindur, prandaj jepet edhe paralajmerimi "ruajuni se nuk dini diten edhe oren..." dmth QENDRONI, JINI VIGJILENTE....SI do te mund te ruhej nje qe nuk ka nevoje se sipas teje as qe kane patur pjese ne shpetim?
    ============================
    se pari te duhet te ndertosh mardhenien tende me Perendine.

    ===========================

    Klod - Deshmues, kush mendon ti se je te me thuash mua nje gje te tille? Ketu qendron problemi me protestantet. Sapo kaloni ne ndonje FANTAZI, ju mendoni se jeni FJALA, I DERGUARI, qe dueht degjuar, nderkohe qe ju jeni jo vetem LARG jetes shpirterore edhe te se VERTETES, por per me teper ju JENI LARG edhe ndaj nje kulture te kesaj BOTE. Keni mangesi te theksuara te kuptuarit te nje shkrimi me nje thjeshtesi baze....Nuk e di cfare keni studiuar ne jete, por kjo gje ndodh kryesisht me ata qe e lexojne Shkrimin te bazuar ne njohuri cope cope, por qe kane nje konsiderate TE MADHE PER VETEN.

    FATKEQSI!
    Deshmuesi
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 21-11-2002 mė 05:29

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    klodi.

    Eshte e kote qe meremi jo kjo apo ajo. Me lejo tju pyes, se ju e doni me "lopka".
    Perse nuk hyne virgjereshat e mara ne dhendri, numuroi te gjitha arsyet.
    Me pas diskutojme te mbeshtetur ne llogjken tende..

    Asnjehere ne asnje shkrimin tim nuk kam thene se Vepra nuk ka rendesi tek i krshteri,(Vepra tregon se njeriu eshte apo jo i krishtere), por kam thene se Veprat perjashtohen ne lidhje me marjen e shpetimit. kete e thote Pali tek Efesianet:2. pra nese e kundershtoni ti..
    Ti periqesh qe te besh loje fjalesh, dhe kur sheh se nuk ke nga tja mbash fillon dhe hidhesh dege me dege.
    Ti ne shkrimin tend thua se Vaji eshte vepra e te krishterit. ) mos e moho). ndersa une te thashe se Vaji eshte VAJOSJA (marja e Frymes se Shenjte , premtimi i Jezusit) dhe ta shpjegova tek Letra e pare e gjonit, se Vajosja te MESON, dhe prej mesimit vjen Vepra. Pra kush eshte gabim une apo ti? ti asqe kishe mendim se Vaji ne LLambe eshte Fryma e Perendise tek Besimtari, bile me ke kundershtuar. ndersa tani "dredhon" dhe qe te mbrosh "tiflositetin" tend me thua se Vepra vjen prej Frymes. Kete perfundim thuaja vetes tende. pa vajosje njeriu nuk mund te beje vepren e Perendise.
    Megjithate Klodi ju duhet te pranoni se Protestantet dhe evangjelistet , jane pejsa me e lexuar ne Ungjillin e Krishtit ne te gjithe krishterizmin. Nese do ta vertetosh kete gje, shko nje dite ne dera e kishes dhe shiko se sa orthodhokse do te hyjne me bibel ne dore ne kishe, dhe do ta konstatosh vete. Megjithate ju e konstatuat kur thate se Cdo gje ne bibel eshte e zbuluar dhe tani nuk ka me nevoje, kjo eshte llogjika e tradites dhe repigjionit qe ju ndiqni, prandaj zbulesat qe sjellin kristiane e frymezuar ne Fryme ju i quani ...
    Ti me patjeter duhet te pergjigjesh, por nuk e kupton se nuk ke njohuri per ta bere kete gje? E vetmja mundesi e jotja eshte te sjellesh mendime te te tjereve , pasi vete je bosh. Lejo Jezusin qe te te Mbushe me Hirin dhe diturine e tij, dhe ateher do ta kuptosh se nuk flet deshmuesi as Astirt por Flet Perendia. njerezit jane thejsh instrumente ne dore te tij.
    ki dhe dicka tjeter parasysh. "periqu" qe te mos shtremberosh mendimet e te tjereve, pasi nuk eshte metode e mire.
    Deshmeusi
    deshmuesi.

  6. #16
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Deshmues!

    Se pari, kur une te kam thene dicka qe ti se ke pranuar ta kesh thene, une te jam cituar per kete me vete fjalet e tua, gje qe ti se ke bere ne asnje shkrim te vetem me timin, asnjehere!

    Arsyet perse Virgjereshat nuk vajten tek dhenderi:

    I - Arsyet perse te te gjitha virgjereshat jane besimtare:

    a) Quhen te dhjeta Virgjeresha. Ky term ne kohen e Jezusit aplikohej vetem per ato vajza qe i perkushtoheshin Zotit qe ne te rite e tyre, dmth kur ishin ende te njoma, edhe e kalonin kohen me lutje e adhurim. Virgjershat konsideroheshin si AJKA e vajzave besimtare edhe shembull. Fakt per kete ke Shen. Anen profeteshen, qe priti Krishtin bashke me Simeonin. Si edhe vete Virgjereshen Shen. Mari.

    b) Te dhjeta. Edhe fakti qe ato dolen te dhjeta, dmth sebashku, e jo pese e nga pese, tregon se i takonin se njejtes Bashkesi, Shprese, Besim, edhe prisnin te njejtin premtim.

    c) Llambat e E NDEZURA. Ky eshte nje tregues tjeter per ate qe Virgjereshat dolen ne ERRESIRE te presin dhenderin.

    Pra, besimtaret qe endin edhe e cojne jeten neper "erresiren" e kesaj bote duke pritur premtimin e ardhjes se Shpetimtarit.

    Pra udhetimi neper erresire per ti dale para Dhenderit, nuk eshte gje tjeter vecse jeta e tyre ne kete bote duke u pergatitur per te pritur Daljen para Shpetimtarit.

    Llambat e NDEZURA, sipas shume shembujve te DHV, permednet nga Dhavidhi, se Ligji yt eshte nje llambe ne kemben time. Dmth e verteta hyjnore qe ndricon besimtarin ne erresrien e kesaj jete. Keto llamba te ndezura i kishin te dhjeta, dmth te dhjeta kishin marre pjese ne njohjen e se Vertetes hyjnore.


    II - Arsyet perse pese prej tyre u quajten te marra:

    a) Por pese nga keto te dhjeta besimtare, nuk morren me teper vaj ne enet per vajin rezerve.

    Vaji sic e kemi sqaruar, eshte vajosja e Frymes se Shenjte, qe i nevojitet nje te krishteri, qe te jete i afte te ece jo si pas mishit, por sipas Frymes. Pra eshte fuqia e Shpirtit te Shenjte ne jeten e te krishterit. Edhe ky veprim i Frymes tek ta, tregohet neper frutet e veprat qe te krishteret japin ne Fryme; gezimi, paqa, dashuria, bamiresia, falja, miresia etj..

    Ndersa pese te tjerat, pervec kandileve te ndezura, morren edhe vaj rezerve me vete, qe eshte se keto nuk u mjaftuan me Hirin e pare qe merret ne fillimet e krishtera, por vazhduan te tregojne frute pervec ato te te vajit te pare. Ps. nuk u mjaftuan me marrjen e shpetimit ne diten e pagezimit, por vazhduan te jetojne nen Frymen duke dhene frute te tjera te Frymes...

    Keshtu qe kur u lodhen se udhetuari nga fundi i nates, rane te flejne. Pra me fjale te tjera, kaluan nepermjet veshtiresive te jetes se krishtere edhe ne fund fjeten (vdiqen). Ne mengjes, qe eshte DITA e RE, dita qe do vije Zoti, degjuan nje te qare (ze trumpete, thohet diku tjeter do degjohet kur te vije Zoti) qe tha: ja tek erdhi DHENDERI. Pra Zeri i Engjellit qe shpall ardhjen e dyte te Krishtit.

    Menjehere pas se qares se dhenderi po vjen, dmth pas shpalljes se Ardhjes se dyte te Krishtit, kemi ZGJIMIN e VIRGJERESHAVE, pra RINGJALLJEN e te fjeturve (vdekurve) me Zotin edhe shkimin drejt DASMES se MADHE.

    Te marrat, duke qene se nuk kishin mjaft frute, vepra te Frymes se Shenjte, dmth duke mos ecur denjesisht neper procesin e shpetimit, nuk e justifikuan dot vajin e pare, Shpetimin qe moren kur u pagezuan, keshtu qe nuk paten me Drite (te domosdoshme) per tiu paraqitur Dhenderit, Krishtit.

    Shembell - Drita ne llampe eshte rezultat i energjise eletrike qe kalon neper rrjet. Nuk mund te thuhet ka rryme, kur ne te njejten kohe llampat nuk japin drite. Po keshtu edhe rezultati i shpetimit eshte fruti, edhe kur nuk ka frut, dmth eshte nderprere shpetimi i pare, sikur edhe nderpritet energjia elektrike.

    Kjo ka te beje edhe me vargjet e ungjillit kur thuhet se nese Drita juaj eshte erresire, e cfaret do jete erresira...

    pra ka edhe drite qe mund te venitet, nqs nuk mirembahet, ushqehet me vaj! edhe tjeter, thuhet se heb 9, flet per njohjen e miresise se Zotit edhe pjesemarrjen ne shpetim, por mjere ata qe e nderpresin kete...

    pra perputhet me te gjitha vargjet e sjella nga une. "perpiquni per shpetimin e veteve tuaj me frike e me te dridhur", "...rend qe ta ze kuroren", "....beni kujdes se mos priteni edhe ju"...per me teper shih vargjet e sjella nga une.

    Edhe sikur thuhet ne pjese te tjera te Shkrimit te Shenjte, ateher shume njerez do ta kuptojne se sa kot e kane cuar jeten ne toke, ne nje kohe qe mund ta conin ate sipas Zotit, edhe do te deshironin te ktheheshin edhe nje here per te plotesuar porosite e Zotit. Por eshte VONE...KOHA KA MBARUAR!

    Prandaj kemi edhe Mbylljen e DYERVE, edhe MOSNJOHJEN nga DHENDERI, KRISHTI te te marrave...

    jo cdokush qe me therret o Zot, o Zot, do te hyje ne Mbreterine e Atit Tim, por ata qe KRYEJNE VULLNETIN Atit Tim qe eshte ne qiell.

    ====

    Pra sic e sheh, /shembelltyra eshte ne perputhje te plote me gjithe boshtin e mesazhit biblik ne lidhje me shpetimin si dicka qe fillon ne pagezim, tejcohet gjate jetes, por qe PERFUNDON DITEN E GJYKIMIT, ku edhe do vleresohet e tera!


    flm!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 22-11-2002 mė 05:19

  7. #17
    i Krishtere Maska e i krishteri
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    660

    ē'eshte shpetimi?

    Ketu ne kete shembelltyre vertet pashe jo shpetimin por ngulmimin, qendrueshmerine, gadishmerine. Fjala shpetim nuk do te thote te kesh jeten e perjeteshme ne fillim, por do te thote te pranosh sakrificen e Zotit tone Jezus. Te pranosh faljen e mekateve, te pranosh qe je mekatare edhe te pranosh Jezusin ne jeten tende. Shpetimi nuk eshte per jeten e Perjeteshme por eshte per ne kete bote, qe te jemi te ndare nga bota per Perendine, edhe me pas vin jeta e perjeteshme nese kemi ngulmuar edhe kemi ecur me te. Thuhet se shpetimi vjen nepermjet besimit(veprat 16:31 http://www.albkristian.com/bibla_shqip/b44c016.htm) "
    Dhe ata i thanė: ``Beso nė Zotin Jezu Krisht dhe do tė shpėtohesh ti dhe shtėpia jote``.
    Ky eshte shpetimi. ndersa kembulja ose gadishmeria ne fjalen e Perendise do te thote te fitosh jeten e Perjeteshme. Besimi te sjelle shpetimin nga mekati(qe nuk je me i djallit por je i Perendise), ndersa kembulja, qendrueshmeria te sjelle ne premtimin qe Perendia ka bere para se te themelohej bota(jeta e perjeteshme). Zoti nuk na thote qe nese bejme nje gje te mire ne do te shpetohemi. A kini pare ndonje peme qe te shtrengohet per te dhene nje fryte? keshtu duhet te jete edhe i krishteri. nesi ti jeton me Perendine(duke lexuar Biblen edhe duke u lutur duke e adhuruar edhe duke medituar perdite) , edhe e njehe atehere Perendia do te hyje ne ty edhe do te beje shembullin e vet. ndersa nese ti nuk ke mardhenje te perditeshme me Perendine nuk te mjafton te beshe gjera te mire, sepse do te vije koha qe do te lodhesh edhe do te zihesh me Perendine duke i thene; "Une bej mire edhe gjeje keq". Thote Zoti ne Jozueun 1:8-9(http://www.albkristian.com/bibla_shqip/b06c001.htm) "
    Ky libėr i ligjit mos u ndaftė kurrė nga goja jote, por mendohu pėr tė ditė e natė, duke kėrkuar tė veprosh simbas tė gjitha atyre qė janė shkruar, sepse atėherė do tė kesh sukses nė veprimet e tua, atėherė do tė pėrparosh.
    . Ne kete rresht neve kuptojme ate qe thote Perendia se nese neve nuk ecim me te por edhe nese e kemi pranuar nuk vlene. edhe nese bejme gjera te mira nuk bene, por duhet te kemi vetem mardhenje me te atehere do te njohim Perendine edhe siē thote Zoti Jezus ne Gjoni 14:223(http://www.albkristian.com/bibla_shqip/b43c014.htm) "
    Jezusi u pėrgjigj dhe i tha: ``Nėse ndokush mė do, do ta zbatojė fjalėn time; edhe Ati im do ta dojė dhe ne do tė vijmė tek ai dhe do tė bėjmė banesėn tek ai.
    .
    Prandaj duhet qe te jetojme Zotin brenda nesh edhe pastaj do te jete Zoti qe do te veproje nepermjet nesh. Nuk e di gjendjen tuaj shpirterore se kaloni apo nuk kaloni kohe me Perendine, por nese jo atehere kaloni kohe, edhe nese po ngulmoni sepse thuhet ne apokalipsin 1:3(http://www.albkristian.com/bibla_shqip/b66c001.htm)
    "
    Lum ai qė lexon dhe lum ata qė dėgjojnė fjalėt e kėsaj profecie dhe qė ruajnė ato qė janė shkruar nė tė, sepse koha ėshtė afėr.
    Zoti ju bekofte edhe ju ndihmofte. ne dashurine e Zotit Jezus ju pershendes te gjitheve. Paqe e Perendise
    Tani pra keto tri gjera mbeten:
    Besimi, Shpresa dhe Dashuria;
    Por me e madhja nga keto eshte
    DASHURIA

    Zoti ju bekofte te gjitheve

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    klodi

    Se pari te falenderoj qe i je pergjigjur shkrimit tim, por me duhet te them se, shembelltyres se dhjete virgjereshave, ju i kini bere nje arsyetim llogjik njrezor, duke mos pasur zbulese Perendie.
    Qellimi im ne lidhje me kete teme ka qene : qe te shpall te vertetene shpetmit, si nje dhurate te hirit dhe jo te punes se njeriut. I krishteri te ka prekur nje moment teper korekte kur thote se, tjeter gje eshte Shpetimi dhe tjeter gje eshte ngulmimi.
    Se per vargjet qe ke sjelle, ti menon se ato flasin per heqjen e shpetimit, dhe kjo vjen nga mosnjohja e juaj ndaj Zbueses se ungjillit. Pesh. si mendon ti: Pali nuk e ka mar vesh se ishte i shpetuar, dhe kete duahet ta mesoje ne fundt kur Jezusi te vije?
    Une se shpejti do te sjell nje shkrim te plote rreth kesaj shembelltyre , jo thjesht per tju kundervene mendimit tuaj, por te thene te verteten.
    Shihemi se shpejti : deshmuesi.

  9. #19
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anėtarėsuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    Hiri dhe paqa e Perendise qofte mbi ju!!!

    Pershendetje, dhe uroj qe te jeni mire te KRISHTERIT, DESHMUESIT dhe KLODIT!

    Kam nje pyetje, pasi i lexova shkrimet tuaja.

    DESHMUESI thote: VAJI, simbolizon Frymen e Shenjte!

    Nje njeri i Parilindur nuk mund te kete Fryme te Shenjte dhe as AKTIVITET te Frymes.

    Dime, se rilindjen tek njeriu e ben Fryma e Shenjte!

    Nese 10 VIRGJERESHAT, kishin Fryme te Shenjte atehere do te thote se kane qene te rilindura...

    Ne Bibel, tek letra e pare e KORINTASVE thuhet:JU BEJ TE DITUR SE ASNJE QE FLET NE FRYMEN E SHENJTE NUK THOTE MALLKUAR QOFTE JEZUSI, DHE ASNJE NUK MUND TI THOTE JEZUSIT ZOT VECSE NE FRYMEN E SHENJTE! Kor. 12:3

    VIRGJERESHAT jo vetem qe e kishin Zot, sepse prisnin dhendrin por kishin edhe VAJIN qe eshte FRYMA, thjesht atyre iu mbarua VAJI...

    PALI, thote: Mos e shuani FRYMEN, dhe gjithashtu thote, Mbushuni gjithmone me FRYME!

    Mund te themi se VIRGJERESHAVE iu ishte shuar FRYMA?

    DESHMUES, NUK E DI NESE ME KUPTON, NUK PO I KUNDERVIHEM ASKUJT, THJESHT PYES DHE NJEKOHESISHT JAP KETE MENDIM QE ME ERDHI NE MENDJE DUKE U BAZUAR NE DISA VARGJE TE BIBLES.

    Cfare mendimi ke ti dhe te tjeret?

    ME DASHURINE SHPENGUESE TE KRISHTIT JEZUS, MOTRA JOTE "ABIGAIL"!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ABIGAIL : 05-02-2003 mė 17:16
    Dituria prehet nė zemrėn e atij qė ka mend, por ajo qė ėshtė nė zemrėn e budallenjve merret vesh.

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Jesushaus
    Anėtarėsuar
    05-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    271
    Me falni qe po ju nderhyj, por desha t'ju pyesja: Beson dikush nga ju, sic besoj une dhe motra Abigail ne pagezimin ne Frymen e Shenjte? Besoni ne kapitullin 2 te veprave? Besoni qe ato gjera qe ndodhen ne veprat dhe ato per te cilat na flet apostulli Pal ne letrat e tij, sidomos korintasve, ndodhin edhe sot e kesaj dite?
    Apo eshte Fryma e Shenjte, sic thone disa drejtime fetare, vetem per te interpretuar fjalen e Perendise? Ata qe e kane zevendesuar Frymen e Shenjte me retorike teollogjike dhe thone me paturpesi qe eshte Fryma Ai qe i drejton. Ata (Vellezer, Kalviniste, etj etj.) qe mohojne Frymen duke thene qe gjera te tilla kane ndodhur vetem para 2000 vjetesh dhe nuk ndoshin me. Une mendoj se ai qe nuk pranon plotesisht Frymen e Shenjte, dhe e le pas dere Ate, nuk eshte prej Perendise, sepse mohon Perendine. Ne duhet te jemi drita e botes dhe per kete duhet qartesi, sidomos ne kete forum qe e lexojne me qindra vete. Le te ruhemi nga mesimet e rreme dhe ta ngrene zerin ata qe njohin Te Verteten.

    Besoj se ketu duhet ndare shapi nga sheqeri.
    Nuk mund te jesh edhe i Krishtit edhe i botes, e as gjysem i krishtere.

    Motra Abigail solli keto vargje me vend, dhe ai qe ka Frymen nuk mund ti mohoje dhe as ti keqinterpretoje:

    Mos e shuani FRYMEN, dhe gjithashtu thote, Mbushuni gjithmone me FRYME!

    Deshmuesi te bera ca pyetje tek "mekatet e Vdekshme, por smu pergjigje. Siguria e shpetimit vjen vetem nga FRYMA E SHENJTE, AI dhe vetem AI mund te te siguroje qe je i shpetuar. Dhe kur je i shpetuar, duhet te qendrosh prane Jezusit qe ta mbash kete shpetim, te mbushesh cdo dite me Frymen dhe te sherbesh dhe te japesh frut, qe edhe te tjere te njohin dashurine e Perendise nepermjet teje. Ai shermend qe nuk jep frut do te pritet dhe do te hidhet ne zjarr. Sigurisht edhe ai qe harron te mbushe llamben me vaj e humb shpetimin.

    Vella i Krishteri dhe moter Abigail lutuni per mua se jam ne nje periudhe vendimtare te jetes time, dhe kam vevoje per lutje.

    Ju pershendes te gjitheve
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Jesushaus : 05-02-2003 mė 18:25
    Ditėt e njeriut janė si bari;
    ai lulėzon si lulja e fushės;
    nė qoftė se era i kalon sipėr,
    ai nuk ėshtė mė dhe vendi i tij nuk njihet mė.
    Por mirėsia e Zotit vazhdon nga pėrjetėsia nė pėrjetėsi
    pėr ata qė kanė frikė prej tij,
    dhe drejtėsia e tij pėr bijtė e bijve,
    pėr ata qė respektojnė besėlidhjen e tij
    dhe mbajnė nė mendje urdhėrimet e tij
    pėr t`i zbatuar nė praktikė.

    Psalmi 103

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Emrat gjeografike arberore te krishtera te masakruar nga Turqia
    Nga Conquistador nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 29-07-2010, 21:18
  2. Wehhabizmi sipas Ehl-i Sunnetit
    Nga Bani gjk nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 22-10-2009, 12:28
  3. Bota po kthehet drejt Islamit
    Nga titi-a nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 87
    Postimi i Fundit: 07-12-2008, 18:47
  4. Vizita e Varreve dhe kerkimi i ndihmes nga i Varrosuri
    Nga hasanii nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 11-07-2005, 06:44
  5. Ortodoksia dhe Shqipėria
    Nga shendelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •