600 milioneret shqiptare
Blerina Hoxha
E Hene, 16 Korrik 2007
Gjate nje dekade e gjysme ekonomi tregu ne Shqiperi, kompanite e medha te biznesit qe xhirojne miliardat gjate nje viti fiskal, jane me qindra. Jo vetem qe jane kontribuueset kryesore ne punesim dhe ne rritjen ekonomike, por jane edhe furnizueset kryesore te buxhetit te shtetit me te ardhura. Vetem per vitin 2006, nepermjet pageses se taksave dhe tatimeve, ato qe tashme konsiderohen VIP-at e biznesit, kane derdhur ne arken e shtetit me shume se 1,5 miliarde dollare, duke kontribuar me rreth 60 per qind ne te ardhurat buxhetore. Numri i tyre, aktualisht shenon me shume se 830 subjekte, nga me pak se 200 te tilla qe ishin ne vitin 1998.
Me se shumti, ndermarrjet e medha e shtrijne aktivitetin e tyre ne sektorin e telekomunikacioneve, ndertimit, prodhimit te materialeve te ndertimit, naftes dhe tregtise. Ne pese vitet e fundit, kryesues te tregut mbeten kompanite e telefonise celulare dhe importuesit e medhenj te karburanteve. Mirepo, referenca e vetme per madhesine e te berit biznes ne vendin tone mbeten tatimet, ku ka nje dallueshmeri te bizneseve te medha sipas sasise se taksave qe paguajne. Mirepo, per shkak te informalitetit, ne te cilen ndodhet ekonomia vendase, bizneset realisht te medha ende nuk dihen, pasi nuk ka nje organizate te pavarur apo institucion tjeter qe te vleresoje renditjen e bizneseve sipas xhiros reale vjetore dhe indikatoreve. Sipas vleresimeve me te fundit ne nje raport te Bankes Boterore, ekonomia informale ne Shqiperi eshte 30-60 per qind. Ne keto kushte shume biznese nuk deklarojne xhirot e verteta ne tatime, per efekt te pageses se taksave, ndaj dhe top-VIP-at te raportuara nga tatimet, me shume vleresohen si me korrektet sesa me te medhenjte. Vleresimet e eksperteve te tatimeve bejne me dije se sektori me fitimprures dhe me ndikim ne rritjen ekonomike kane qene kompanite celulare dhe ndertimi. Por, sipas shifrave te raportuara ne tatime, asnje nga bizneset e ndertimit nuk ben pjese te 10 kompanite me te medha. Nje renditje me te qarte mund ta jepnin tregjet e kapitaleve. Por ne Shqiperi nuk ka burse dhe ne kete menyre, te interesuarit nuk mund te njoftohen dhe informohen se kush nga kompanite ka rritjen me te shpejte.
kohajone
Krijoni Kontakt