Kapitulli II
Kryqi i Krishtit
Ne kemi parė se Romakėt 1 deri nė 8 , mund tė ndahen nė dy seksione, nė kapitullin e parė ne pamė se Gjaku merret me atė se ēfarė kemi bėrė ne, ndėrkohė qė nė kėtė kapitull do tė shohim se Kryqi merret me atė ēfarė ne jemi. Ne kemi nevojė pėr Gjakun pėr falje; dhe kemi gjithashtu nevojė pėr Kryqin pėr ēlirim. Ne kemi parė shkurtimisht mė sipėr aspektin e parė, dhe tani do kalojmė tek aspekti i dytė. Por, pėrpara se ta bėjmė kėtė, do tė shohim disa tipare tė tjera tė kėtij pasazhi tė cilat shėrbejnė pėr tė theksuar diferencat nė subjekt dhe nė argumenta midis kėtyre dy gjysmave.
Disa dallime tė mėtejshme
Dy aspekte tė ringjalljes janė pėrmendur nė dy seksione, nė kapitujt 4 dhe 6. Nė Romakėt 4:25. ringjallja e Zotit Jezus ėshtė pėrmendur nė lidhje me justifikimin tonė: Jezusi, Zoti ynė
u dorėzua pėr shkak tė shkeljeve tona dhe u ringjall pėr justifikimin tonė . Kėtu, cėshtja nė shqyrtim ėshtė ajo e tė qėndruarit para Zotit. Por tek Romakėt 6:4, ringjallja pėrmendet si dicka qė na bėn pjesėmarrės nė njė jetė tė re, nė perspektivėn e njė ecjeje tė re: Ashtu sikurse Krishti u ringjall prej sė vdekurėsh
kėshtu dhe ne mund tė ecim nė risinė e jetės. Kėtu, cėshtja qė shqyrtohet ėshtė sjellja.
Pėrsėri, paqja pėrmendet nė tė dyja seksionet, nė kapitujt 5 dhe 8. Romakėt 5 flasin pėr paqe me Zotin, pėr shkak tė shfajėsimit me anė tė besimit nė Gjakun e Tij: Kėshtu pra, duke qėnė tė shfajėsuar me anė tė besimit, ne kemi paqe me Zotin, pėrmes Zotit tonė Jezus Krisht." (5:1 mg.) Kjo nėnkupton qė, tani qė unė kam faljen e mėkateve, Zoti nuk do tė jetė mė njė shkak tmerri dhe shqetėsimi pėr mua. Unė, qė isha njė armik i Zotit, tani jam i pajtuar
pėrmes vdekjes sė Birit tė Tij (5:10). Por, unė shumė shpejt kuptoj se une vetė bėhem njė shkak shqetėsimi pėr veten time. Pėrsėri brenda meje nuk ka paqe, sepse brenda meje ka dicka qė mė tėrheq drejt mėkatit. Ka paqe me Zotin, por nuk ka paqe me veten. Nė fakt, brenda zemrės sime, zhvillohet luftė civile. Kjo gjėndje portretizohet mė sė miri tek Romakėt 7 ku mishi dhe fryma shihen nė njė konflikt pėr jetė a vdekje brenda meje. Por ky argument na ēon tek Kapitulli 8, tek paqja e brendshme e ecjes nė Frymė. Mendja e mishit ėshtė vdekja, sepse ajo ėshtė armike ndaj Zotit , por mendja e Frymės ėshtė jetė dhe paqe (Romakėve 8:6,7).
Duke parė mė tej, akoma ne shohim se gjysma e parė e kėtij seksioni (Romakėve 1-8) flasin pėr cėshtjen e shfajėsimit (shihni psh Romakėt 3:24-26; 4:5,25), ndėrkohė qė gjysma e dytė ka si subjekt kryesor cėshtjen e shenjtėrimit (shih Rom. 6:19,22). Kur ne tė dimė tė vėrtetėn e vlefshme tė shfajėsimit me anė tė besimit, ne dimė vetėm gjysmėn e historisė. Ne kemi zgjidhur vetėm problemin e tė qėndruarit para Zotit. Por, si tė vazhdojmė, do tė shohim se Zoti ka dicka mė tepėr pėr tė na ofruar, pikėrisht, zgjidhjen e problemit tė sjelljes sonė dhe zhvillimi i mendimit nė kėta kapituj i shėrben theksimit tė kėsaj. Nė cdo rast, hapi i dytė fillon pas tė parit dhe nqs ne njohim vetėm hapin e parė, ne akoma jemi duke jetuar njė jetė gjysėm-normale tė krishterė. Por si mund tė jetojmė njė jetė normale tė krishterė? Si mund tė hyjmė aty? Patjetėr qė nė fillim na nevojitet falja e mėkateve, duhet tė kemi shfajėsimin, duhet tė kemi paqen me Zotin; kėto janė themelet tona tė padiskutueshme. Por, me kėtė themel tė vendosur pėrmes aktit tė parė te besimit nė Krishtin, ėshtė shumė e qartė prej sė larti qė ne duhet tė vazhdojmė pėr dicka mė shumė.
Kėshtu, ne e shohim se objektivisht Gjaku merret me mėkatet tona. Zoti Jezus i ka mbartur ato nė Kryq, si zėvendesues i yni dhe kėshtu na ka siguruar faljen, shfajėsimin dhe pajtimin. Por, tani duhet tė shkojmė njė hap mė tej nė planin e Zotit, pėr tė parė se si Ai merret me principin e mėkatit tek ne. Gjaku mund ti lajė mėkatet e mia, por ai nuk mund tė lajė njeriun tim tė vjetėr. Nevojitet Kryqi ku unė duhet tė kryqėzohem. Gjaku merret me mėkatin, por Kryqi merret me mėkatarin.
Ju do ta gjeni rrallė fjalėn mėkatar nė katėr kapitujt e parė tė Romakėve. Kjo sepse, aty mėkatari nuk ėshtė nė qendėr tė vėmendjes, por vetėm mėkatet qė ai ka kryer. Fjala mėkatar sė pari vjen nė qendėr tė vėmendjes nė kapitullin 5, dhe ėshtė e rėndėsishme tė shihet se si mėkatari prezantohet aty. Nė ate kapitull shihet se mėkatari ėshtė mėkatar, sepse ai ka lindur mėkatar, jo sepse ka kryer mėkate. Dallimi ėshtė i rėndėsishėm. Ėshtė e vėrtetė se shpesh kur punėtorėt e Ungjillit duan tė bindin dikė se ai ėshtė mėkatar, ata pėrdorin vargjet Romakėt 3:23 ku thuhet tė gjithė kanė mėkatuar; por pėrdorimi i kėtij vargu nuk ėshtė i justifikueshėm plotėsisht nga Shkrimet. Sepse ata qė e pėrdorin atė, mund tė kundėrshtojnė vetvetet, sepse mėsimi i Romakėve nuk ėshtė se ne jemi mėkatarė sepse kemi mėkatuar, por se ne kemi mėkatuar sepse jemi mėkatarė. Ne jemi mėkatarė nė gjendje, jo nė veprim. Ashtu si Romakėt 5:19 e shprehin: Nga mosbindja e njė njeriu, shumica u bėnė mėkatarė
Si u bėmė ne mėkatarė? Nga mosbindja e Adamit. Ne nuk u bėmė mėkatarė nga ajo ēfarė ne kemi bėrė, por nga ajo ēfarė Adami ka bėrė dhe ėshtė bėrė. Unė flas Anglisht, por unė nuk jam njė Anglez. Unė jam nė fakt njė Kinez. Kėshtu kapitulli 3 na tėrheq vėmendjen tek ajo se ēfarė ne kemi bėrė: tė gjithė mėkatuan, por nuk ėshtė kjo arsyeja se pėrse ne jemi bėrė mėkatarė.
Unė pyeta njėherė nė klasė njė fėmijė: Kush ėshtė mėkatar? dhe pėrgjigjia e tij e menjėhershme ishte: Ai qė mėkaton. Po, ai qė mėkaton ėshtė mėkatar, por fakti se ai mėkaton ėshtė thjesht prova se ai tashmė ėshtė njė mėkatar; nuk ėshtė shkaku i tė qėnit mėkatar. Ai qė mėkaton ėshtė mėkatar, por dhe ai qė nuk mėkaton, nqs ėshtė nga raca e Adamit, pėrsėri ėshtė mėkatar dhe ka nevoje pėr shpengim. A po mė ndiqni? Ka mėkatarė tė kėqij, por ka dhe mėkatarė tė mirė, ka mėkatarė tė moralshėm dhe ka dhe mėkatarė imoralė, por qė tė gjithė janė njėlloj mėkatarė. Ne disa here mendojmė se nqs ne nuk kemi bėrė disa gjėra, atėherė jemi nė rregull; por problemi nuk ėshtė tek ajo qė bėjmė, por mė thellė. Probemi ėshtė ajo qė jemi. Njė kinez mund tė lindė nė Amerikė dhe mund tė mos jetė nė gjendje qė te flasė gjuhėn kineze fare, por ai ngelet kinez mbi tė gjitha, sepse ai ka lindur kinez. Lindja ėshtė ajo qė ka rėndėsi. Kėshtu, unė jam mėkatar jo nga sjellja ime, por nga trashėgimnia ime, nga prejardhja ime. Unė nuk jam mėkatar sepse mėkatoj, por unė mekatoj sepse jam gatuar me brumin e gabuar. Unė mėkatoj sepse jam mėkatar.
Ne me tė drejtė mendojmė se ajo ēfarė mund tė kemi bėrė ėshtė shumė e keqe, por qė vetė ne nuk jemi dhe aq tė kėqij. Por Zoti pėrpiqet tė na tregojė se vetė ne jemi shumė tė kėqij, totalisht tė kėqij. Rrėnja e problemit ėshtė mėkatari; pikėrisht ai duhet marrė nė konsideratė. Mėkatet tona pastrohen nga Gjaku, por vetė ne trajtohemi me anė tė Kryqit. Gjaku siguron faljen pėr ēfarė ne kemi bėrė; Kryqi siguron ēlirimin nga ajo ēfarė ne jemi.
Krijoni Kontakt