Zbulesa hyjnore- themelore nė njohuri
Kėshtu, hapi ynė i parė ėshtė qė tė kėrkojmė nga Krishti njė njohuri qė vjen nga zbulesa njė zbulesė, e cila nė fakt nuk ėshtė nga ne, por nga puna e mbaruar nė Kryq e Zotit tonė Jezus Krisht. Kur Hudson Tajlor, themeluesi i misionit nė Kinė, hyri nė jetėn normale tė krishterė, bėri pikėrisht kėtė gjė. A ju kujtohet se si ai flet pėr problemin qė ai kishte pėr njė kohė tė gjatė se si tė jetonte Nė Krisht , se si ta merrte lėngun qė del nga Hardhia? Sepse ai e dinte se ai duhej ta kishte jetėn e Krishtit qė tė rridhte pėrmes tij, por ai nuk e ndjente se kjo ndodhte, dhe ai e pa qartė se nevoja e tij duhej tė vendosej nė Krisht.
Unė e di - thoshte ai duke i shkruar motrės sė tij nga Chinkiangu nė 1869, - Qė vetėm duke qėndruar nė Krisht, cdo gjė do tė jetė mirė, por unė nuk mundem . Sa mė shumė qė mundohej, aq mė shumė e ndjente se rrėshqiste, deri sa njė ditė zbulesa erdhi dhe ai pa.
Unė e ndjej se kėtu ėshtė sekreti: Jo tė mundohemi ta marrim lėngun e Hardhisė nė vete, por tė kujtojmė se Jezusi ėshtė Hardhia - Rrėnja, Trungu, Degėt, Degėzat, Gjethet, Lulet, Frutat, nė tė vėrtetė gjithcka
Kėto janė fjalėt e njė miku, tė cilat e ndihmuan atė shumė:
Unė nuk duhet ta bėj veten time njė degė. Zoti Jezus thotė se unė jam njė degė. Unė jam njė pjesė e Tij dhe mua mė duhet ta besoj kėtė dhe ta vė nė praktikė. Unė e kam parė kėtė shumė herė nė Bibėl, por tani po e shoh si njė realitet tė gjallė.
Ishte si diēka e cila kishte qėnė e vėrtetė gjithmonė, por tani u bė e vėrtetė papritur nė njė mėnyrė tė re, personale tek ai. Ai i shkruan motrės sė tij pėrsėri:
Nuk e di se sa do jem nė gjėndje ta kuptoj kėtė, sepse nuk ėshtė asgjė e re, apo e ēuditėshme, apo e mrekullueshme, dhe megjithatė ēdo gjė ėshtė e re! Me njė fjalė: dikur isha i verbėr dhe tani shoh.. Unė kam vdekur dhe jam varrosur me Krishtin dhe jam ringjallur dhe lavdėruar.. Zoti mė njeh nė kėtė mėnyrė dhe kėrkon qė dhe unė ta njoh veten time nė kėtė mėnyrė. Ai e di mė mirė se tė gjithė oh, ēfarė gėzim sjell shikimi i sė vėrtetės. Unė lutem qė sytė e tė kuptuarit tėnd tė ndriēohen dhe ti tė mund tė njohėsh dhe tė shijosh pasuritė qė na janė dhėnė falas nė Krishtin
Oh, ėshtė gjė madhėshtore qė tė shohėsh se ne jemi nė Krisht! Mendoni se ēfarė konfuzioni do kishit nqs do mundoheshit tė hyni nė njė dhomė nė tė cilėn ju ndodheni tashmė! Mendoni se sa absurde ėshtė tė kėrkosh qė tė futesh aty! Nqs ne e njohim faktin se ne jemi tashmė brenda, nuk do tė bėjmė mė pėrpjekje pėr tė hyrė. Nqs ne do kemi mė shumė zbulesa, ne do kemi mė pak lutje dhe mė shumė lavdėrime. Shumė nga lutjet pėr vetet tona, vijnė sepse ne jemi tė verbėr pėr tė parė atė qė Zoti ka bėrė.
Mė kujtohet se njė ditė nė Shanghai, isha duke folur me njė vėlla, i cili ishte shumė i shqetėsuar pėr gjendjen e tij frymore. Ai tha: Shumė njerėz janė duke jetuar jetė tė bukura dhe tė shenjta. Mua mė vjen turp nga vetja ime. Unė e quaj veten time tė krishterė, por kur e krahasoj veten me tė tjerėt, unė ndjej se nuk jam fare i krishterė. Unė dua ta njoh kėtė jetė tė kryqėzuar, kėtė jetė tė ringjallur, por unė nuk e njoh atė dhe nuk di asnjė mėnyre se si tė hyj aty. Njė vėlla tjetėr ishte me ne, dhe tė dy ne po flisnim me kėtė burrė pėr ta bėrė atė tė shihte se ai nuk mund tė kishte asgjė pėrveē Krishtit, por pa asnjė sukses.
Ky miku unė na tha se: Gjėja mė e mirė qė mund tė bėjė dikush, ėshtė qė tė lutet. Por nqs Zoti na i ka dhėnė tė gjitha, pėrse duhet tė lutemi? e pyetėm ne. Ai nuk na i ka dhėnė tė gjitha u pėrgjigj ai Sepse unė pėrsėri vazhdoj ta humbas durimin, vazhdoj tė dėshtoj, pra una kam nevojė pėr mė shumė lutje. Mirė i thamė ne A e merr atė pėr tė cilėn lutesh?. Mė vjen keq tė pohoj se unė nuk marr asgjė u pėrgjigj ai. Ne u pėrpoqėm tė theksonim se ashtu si ai nuk bėri asgjė pėr shfajėsimin e tij, ai nuk ka nevojė tė bėjė asgjė pėr shenjtėrimin e tij.
Pikėrisht nė kėtė moment, njė vėlla qė ishte pėrdorur shumė nga Zoti, erdhi dhe u bashkua me ne. Mbi tavolinė ishte njė termus uji dhe ky vėlla e mori nė dorė dhe pyeti: Cfarė ėshtė ky?. Njė termus uji. Mirė, tani imagjino sikur ky termus tė lutet duke thėnė: Zot, unė dua shumė tė jem njė termus uji. Tė lutem mė bėj njė termus uji. Mė jep hir qė tė bėhem njė termus uji. Cfarė po thua? Unė nuk besoj se termusi mund tė jetė kaq budalla - u pėrgjigj miku ynė- Nuk ka kuptim qė ai tė lutet kėshtu, sepse ai tashmė ėshtė njė termus uji . Vėllai u pėrgjigj: Ti po bėn tė njėjtėn gjė. Nė kohėrat e shkuara, Ati tė perfshiu ty nė Krishtin. Kur Ai vdiq, ti vdiqe, kur Ai u ringjall, ti u ringjalle. Pra, ti nuk mund tė thuash sot: Unė dua tė vdes, dua tė kryqėzohem; dua tė kem jetėn e ringjallur . Ati thjesht tė sheh ty dhe thotė: Ti ke vdekur! Ti ke jetė tė re! . Gjithė lutja jote ėshtė aq absurde sa ajo e termusit. Ti nuk ke nevojė ti lutesh Zotit pėr asgjė; ti thjesht ke nevojė qė sytė e tu tė hapen dhe tė shohėsh se Ai ka bėrė gjithēka. . Kjo ėshtė ēėshtja. Ne nuk kemi nevojė qė tė punojmė pėr tė vdekur, nuk kemi nevojė tė presim tė vdesim, sepse ne jemi tė vdekur. Ne thjesht na duhet tė njohim sė ēfarė ka bėrė Zoti dhe ta lavdėrojmė Atė pėr kėtė. Drita agoi pėr atė njeri. Me lot nė sy, ai tha: At, tė lavdėroj ty qė mė ke pėrfshirė tashmė nė Krishtin. Gjithēka qė ėshtė e Tij, ėshtė dhe e imja! Zbulesa erdhi dhe besimi kishte se ku tė mbahej. Nė rast se do e takonit kėtė vėlla mė vonė, ēfarė ndryshimi do kishit gjetur tek ai!
Kryqi shkon tek rrėnja e problemit tonė
Mė lejoni tju rikujtoj pėrsėri pėr natyrėn themelore tė asaj qė Krishti ka bėrė nė Kryq. Unė e ndjej se unė nuk duhet ta theksoj shumė kėtė, sepse ne duhet ta shohim kėtė. Supozoni, pėr ilustrim, sikur qeveria e vendit tuaj dėshiron tė merret nė mėnyrė drastike me ēėshtjen e pijeve tė forta dhe ka vendosur qė gjithė vendi tė thahet. Si do tė bėhej efektiv njė vendim i tillė? Si do tė arrihej kjo? A do tė kėrkonte nėpėr tė gjitha dyqanet dhe shtėpitė e gjithė vendit pėr shishe me verė, birrė apo brandy dhe tė thyente tė gjitha shishet qė do tė gjente? Sigurisht qė jo. Ndoshta kėshtu vendi do pastrohej nga shishet me pije alkoolike, por prapa kėtyre shisheve janė fabrikat qė i prodhojnė ato, dhe nqs ne merremi vetėm me shishet dhe i lemė fabrikat tė paprekura, prodhimi do tė vazhdojė dhe nuk do kemi zgjidhje pėrfundimtare tė problemit. Fabrikat prodhuese tė pijeve, megjithė hallkat e tyre nė tė gjithė vendin duhet tė mbyllen, nė rast se duam qė problemi i pijeve tė zgjidhet pėrfundimisht.
Ne jemi fabrikat; veprimet tona janė produktet. Gjaku i Zotit Jezus u morr me ēėshtjen e produkteve, dmth tė mėkateve tona. Pra ēėshtja e atyre qė kemi bėrė ne ėshtė zgjidhur, por a do tė ndalej Zoti kėtu? Cfarė do bėhet me problemin e asaj ēfarė ne jemi? Mėkatet tona janė prodhuar nga ne. Problemi i tyre ėshtė zgjidhur, por si do tė zgjidhet problemi ynė? A besoni se Zoti do tė pastronte tė gjitha mėkatet tona dhe mė pas tė na linte ne tė merreshim me fabrikėn mėkat-prodhuese? A besoni se Ai do tė pastronte mallin e prodhuar por do tė na linte ne qė tė merreshim me burimin e kėtij malli?
Vetėm tė shtruarit e kėsaj pyetjeje ėshtė gjysma e pėrgjigjes. Pa dyshim qė Ai nuk ka bėrė gjysmėn e punės dhe mė pas ta ketė lėnė pėr ne gjysmėn tjetėr. Jo, Ai ka hequr mallrat dhe mė pas ka hequr dhe fabrikėn qė i prodhon kėto mallra.
Puna e pėrfunduar e Krishtit, me tė vėrtetė ka shkuar deri tek rrėnja e problemit tonė dhe e ka zgjidhur atė. Nuk ka gjėra tė lėna pėrgjysėm tek Zoti. Duke e ditur kėtė, thotė Pali se njeriu ynė i vjetėr u kryqėzua me Tė, qė trupi i mėkatit mund tė jetė anulluar dhe qė ne tė mos i shėrbejmė mė mėkatit." (Rom. 6:6). "Duke ditur kėtė!" Po, por a e dini kėtė? Apo nuk e dini (Rom. 6:3). Zoti haptė sytė tanė!
***************** FUND I KAPITULLIT TRE ***********************
Krijoni Kontakt