Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 24
  1. #11
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Eshte e vertete se ky liber permbledh shume nga aspektet e jetes se krishtere, duke i trajtuar ato ne rradhen e duhur.

    Me ka bere pershtypje fjalet:
    Ne me tė drejtė mendojmė se ajo ēfarė mund tė kemi bėrė ėshtė shumė e keqe, por qė vetė ne nuk jemi dhe aq tė kėqij.
    Kjo eshte dicka qe te gjithe ne e mendojme ose e shprehim. Psh:

    Ky veprim ishte nje gabim i imi. Une nuk jam i tille. Do mundohem te mos e perseris me. etj...

    Por ne duhet te rikujtojme se tek ne nuk ka absolutisht asgje te mire. Dhe gjerat me te mira tonat, s'jane disa deshira qe drejtohen drejt vetes dhe asgje me shume.

    Autori ne menyre radikale shprehet se vetja jone duhet te kaloje ne Kryq. Ajo nuk mund te ndreqet e te behet me e mire.
    Vetem keshtu, Krishti do mundet te jetoje Jeten e Tij te ringjallur permes nesh.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar mė parė nga Matrix
    Autori ne menyre radikale shprehet se vetja jone duhet te kaloje ne Kryq. Ajo nuk mund te ndreqet e te behet me e mire. Vetem keshtu, Krishti do mundet te jetoje Jeten e Tij te ringjallur permes nesh.
    Kjo ėshtė njė e vėrtetė qė shumė pak fatkeqėsisht e kanė kuptuar. Shumė nga ne, mundohemi njė jetė tė tėrė pėr t'u pėrmisuar. Ne i lutemi Perėndisė qė tė na ndryshojė pjesė tė ndryshme tė karakterit tonė qė ne shohim se nuk i pėlqejnė Atij dhe kėshtu ne vazhdojmė tė jemi tė kujdesshėm dhe tė mundohemi tė ndreqim ato pjesė tė karakterit. Por kjo nuk ėshtė zgjidhja. Nė fakt ne nuk bėjmė gjė tjetrė vese tė arrnojmė kacekėt e vjetėr. Por copa e re nė kacekė tė vjetėr nuk mund tė arrnohet, pasi kaceku do griset dhe vera e re do derdhet.

    Zgjidhja ėshtė vetėm qė ne tė ndėrrojmė kacekun e vjetėr me atė tė riun. Kaceku i vjetėr ėshtė mishi ynė, janė veprimet qė dalin nga shpirti ynė, qė s'janė gjė tjetėr veēse veprime tė mishit. Kaceku i ri ėshtė vetė Krishti qė banon nė ne, prandaj edhe ne (lexo kaceku i vjetėr) duhet tė kryqėzohet.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  3. #13
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Gjendja e njeriut nga natyra

    Vijmë kështu tek Romakët 5:12-21. Në këtë pasazh madhështor, hiri është sjellë në kontrast me mëkatin dhe bindja e Krishtit është vendosur përballë mosbindjes së Adamit. Është vendosur në fillim të seksionit të dytë të Romakëve (5:12 to 8:39) mbi të cilën tani do të përqëndrohemi dhe argumenti i kësaj pjese të con drejt një konkluzioni që do të jetë në themel të meditimeve tona të mëtejshme. Çfarë është ky konkluzion? Ai gjendet tek vargu 19, i cili është i kuotuar: “Sepse, ashtu sikur përmes mosbindjes së një njeriu, shumë u bënë mëkatarë, ashtu përmes bindjes së një njeriu shumë do të bëhen të drejtë." Këtu, Fryma e Zotit kërkon të na tregojë fillimisht se çfarë ne jemi dhe më pas se si ne u bëmë të tillë.
    Në fillim të jetës sonë të krishterë, ne shqetësohemi për ato që do të bëjmë, jo për atë që ne jemi; ne jemi të stresuar nga ajo që kemi bërë, më tepër se nga ajo që jemi. Ne mendojmë se nqs ne do i rregullojmë disa gjëra, ne do te jemi të krishterë të mirë, dhe kështu i vemë qëllim vetes që të rregullojmë veprat tona. Por, rezultati i kësaj nuk është ajo që pritet. Ne zbulojmë, në zhgënjimin tonë, se ka dicka më shumë se sa një shqetësim i jashtëm – se ka në fakt një shqetësim më serioz, së brendshmi. Ne perpiqemi që t’i pëlqejme Zotit, por ne gjejmë se dicka brenda nesh nuk dëshiron që t’i pëlqejë Atij. Ne përpiqemi që të përulemi, por ka dicka në vetë qënien tonë që refuzon të jetë e përulur. Ne përpiqemi të jemi të dashur, por së brendshmi, ne ndjehemi shumë të akullt. Ne buzëqeshim dhe përpiqemi që të dukemi shumë miqësorë, por së brendshmi, ne ndjehemi tërësisht jo-miqësorë. Sa më shumë që përpiqemi që të rregullojmë cështjet së jashtmi, aq më shumë kuptojmë se sa i thellë është shqetësimi së brendshmi. Atëherë, ne vijmë tek Zoti dhe themi: “Zot, unë e shoh tani! Jo vetëm ajo që unë kam bërë është e keqe, por unë vetë jam i keq!”
    Konkluzioni i Romakëve 5:19, ka filluar të agojë mbi ne. Ne jemi mëkatarë. Ne jemi pjesë e një race njerëzish që është tërësisht ndryshe nga ajo se çfarë Zoti dëshironte që ata të ishin. Rënia bëri që një ndryshim themelor të ndodhte në karakterin e Adamit, ndryshim që shkaktoi që ai të bëhej mëkatar, një qenie e paaftë për t’i pëlqyer Zotit; dhe ngjashmëria e afërt që ndajmë të gjithë, nuk është thjesht sipërfaqësore, por shkon dhe në karakterin tonë të brendshëm gjithashtu. Ne jemi “mëkatarë në qënien tonë”. Nga erdhi gjithë kjo? “Nga mosbindja e një njeriu” thotë Pali. Më lejoni ta ilustroj këtë.
    Emri im është Nee. Është një emër shumë i zakonshëm kinez. Si e kam unë këtë emër? Unë nuk e zgjodha atë. Unë nuk lexova një listë me gjithë emrat e mundshëm kinezë dhe zgjodha pikërisht këtë. Fakti që emri im është Nee, nuk ka të bëjë me atë që unë kam bërë, dhe mbi të gjitha, unë nuk mund ta ndryshoj këtë. Unë jam një Nee, sepse babai im ishte një Nee, dhe babai im ishte një Nee, sepse gjyshi im ishte një Nee. Nqs unë sillem si një Nee, unë jam një Nee, por dhe nqs nuk sillem si një Nee, unë përsëri ngelem një Nee. Nqs bëhem president i republikës Kineze, unë jam një Nee, por dhe nqs bëhem një lypës në rrugë, unë përsëri jam një Nee. Asgjë nga ato që mund të bëj, apo të mos bëj, nuk më bën të ndryshëm nga një Nee.
    Ne jemi mëkatarë, jo nga vetja jonë, por nga Adami. Nuk është se unë kam mëkatuar individualisht, por sepse une isha në Adamin kur ai mëkatoi. Sepse, meqenëse me anë të lindjes, unë dola nga Adami, unë jam një pjesë e tij. Dhe c’është më e keqja, unë nuk mund të bëj asgjë për ta ndryshuar këtë. Unë nuk mundem që me anë të përmirësimit të sjelljes sime, të bëhem një dicka e ndryshme nga një pjesë e Adamit, pra të bëhem dicka e ndryshme nga një mëkatar.
    Në Kinë, njëherë po flisja në lidhje me këtë dhe theksova: “Ne të gjithë kemi mëkatuar në Adamin”. Një burrë tha: “Nuk e kuptoj”. Kështu, mendova t’ja shpjegoj në këtë mënyrë: “Gjithë raca kineze e ka prejardhjen nga Huang-ti” - i thashë. “Para më shumë se katër mijë vjetësh, ai luftoi më Si- iun. Armiku i tij ishte shumë i fortë, por megjithatë Huang-ti fitoi dhe e vrau atë. Pas kësaj, Huang-ti themeloi kombin kinez. Kështu pra, kombi ynë u themelua para katër mijë vjetësh nga Huang – Ti. Tani, çfarë do të kishte ndodhur nëse, Huang- Ti të mos e kishte vrarë armikun e tij, por në vend të tij, të ishte vrarë vetë? Ku do të ishe ti tani?”. “Atëherë, unë nuk do të isha fare” – u përgjigj ai. “Oh, jo! Huang – Ti mund të kishte vdekur, por ti do të kishe jetën tënde për të jetuar” – i thashë. “ E pamundur” thirri ai. “Nqs ai do të kishte vdekur, unë nuk do të kisha jetuar anjëherë, sepse jeta ime rrjedh prej tij” .
    A e shihni njëshmërinë e jetës njerëzore? Jeta jonë vjen nga Adami. Nqs stërgjyshi yt do të kishte vdekur në moshën tre vjecare, ku do ishe ti tani? Ti do të kishe vdekur bashkë me të! Në të njëjtën mënyrë, eksperienca e secilit nga ne është e lidhur me atë të Adamit. Askush nuk mund të thotë: “Unë nuk kam qënë në Eden” , sepse potencialisht ne ishim të gjithë aty, kur Adami ju nënshtrua fjalëve të gjarprit. Kështu ne të gjithë jemi të përfshirë në mëkatin e Adamit, dhe kështu, duke qënë të lindur nga Adami, ne jemi gjithcka që ai u bë si rezultat i mëkatit të tij – pra kemi natyrën e Adamit, që është në fakt natyra e një mëkatari. Ekzistenca jonë rrjedh prej tij, dhe meqenëse jeta e tij u bë nje jetë me mëkat, atëherë dhe natyra që ne marrim prej tij është gjithashtu me mëkat. Pra, sic kemi thënë, problemi është në prejardhjen tonë, jo në sjelljen tonë. Përderisa ne nuk mund të ndryshojmë origjinën tonë, nuk ka asnjë shpëtim për ne.
    Por, pikërisht në këtë drejtim ne do ta gjejmë zgjidhjen për problemin tonë, sepse pikërisht këtu punoi Zoti për të zgjidhur situatën tonë.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  4. #14
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Nė Krishtin, ashtu si nė Adamin


    Tek Romakėt 5:12 deri 21, ne nuk na thuhet dicka vetėm pėr Adamin, por na thuhet gjithashtu dicka pėr Zotin Jezus. “Ashtu sikurse nga mosbidja e njė njeriu, tė shumtėt u bėnė mėkatarė, ashtu dhe nga bindja e njė njeriu, tė shumtėt do tė bėhen tė drejtė”. Nė Adamin, ne marrim cdo gjė qė ėshtė e Adamit, nė Krishtin ne marrim cdo gjė qė ėshtė e Krishtit.
    Termat “Nė Adamin” dhe “Nė Krishtin” kuptohen shumė pak nga tė krishterėt, dhe nė rrezikun e pėrsėritjes, po mundohem ta ilustroj pėrsėri me shembullin e trashėgimisė dhe tė ngjashmėrisė familjare, termin “Nė Krishtin”.
    Ky ilustrim gjendet nė letrėn e Hebrenjve. A ju kujtohet se nė fillim tė kėsaj letre thuhet se Melkizedeku ėshtė mė i madh se Levi? Nqs e mbani mend, nėpėrmjet asaj, na tregohet se priftėria e Krishtit ėshtė mė e madhe se priftėria e Aronit, qė ishte nga fisi i Levit. Prandaj, qė ta provonte kėtė, autori nė fillim provon se priftėria e Melkizedekut ėshtė mė e madhe se ajo e Levit. Priftėria e Krishtit ėshtė “sipas rregullit tė Melkizedekut” (Heb. 7:14-17), ndėrsa priftėria e Aronit ėshtė sipas rregullit tė Levit, dhe autori e provon kėtė nė njė mėnyrė tė mrekullueshme.
    Ai na thotė tek Hebrenjtė 7 se njė ditė kur Abrahami po kthehej nga beteja e mbretėrve (Zanafilla 14), i ofroi njė taksė nė formė dhurate Melkizedekut, dhe mori prej tij njė bekim. Pėrderisa Abrahami e bėri kėtė, urdhri priftėror levitik ėshtė mė i ulėt se ai i Melkizedekut. Pse?
    Sepse fakti qė Abrahami i ofroi taksė Melkizedekut, do tė thotė se dhe Isaaku “qė ishte nė Abrahamin” i ofroi taksė Melkizedekut. Po kėshtu dhe Jakobi “nė Abrahamin” e ofroi kėtė taksė dhe nė tė njėjtėn mėnyrė dhe Levi “nė Abrahamin”. Ėshtė e ditur se mė i ulti i ofron dicka mė tė lartit (Hebrenjtė 7:7). Kėshtu pra, Levi ėshtė mė i ulet se sa Melkizedeku, ndaj dhe priftėria levitike ėshtė mė e ulėt se ajo e Zotit Jezus. Levi nė kohėn e betejės sė mbretėrve nuk ishte, megjithatė ai ishte nė “Mesin e tė atit”, pra e thėnė ndryshe, “Ai ofroi taksėn pėrmes Abrahamit” (Hebrenjve 7:9,10).
    Tani, ky ėshtė dhe kuptimi i fjalės “nė Krishtin”. Abrahami, si kreu i familjes sė besimit, pėrfshin tė gjithė familjen nė vetvete. Kur ai i ofroi Melkizedekut, e gjithė familja i ofroi Melkizedekut nėpėrmjet tij. Ata nuk i ofruan nė mėnyrė individuale, por ata ishin “nė tė” dhe prandaj, duke bėrė ofertė, ai pėrfshiu nė bėrjen e kėsaj oferte tė gjithė farėn e tij.
    Kėshtu ne po prezantohemi me njė mundėsi tė re. Nė Adamin gjithcka humbi, kėshtu, mobindja e njė njeriu i bėri tė gjithė mėkatarė. Nėpėrmjet tij hyri mėkati, dhe nėpėrmjet mėkatit vdekja, dhe kėshtu nė tė gjithė racen e tij, mėkati ka mbretėruar pėr tė na cuar drejt vdekjes qė nga ajo ditė e nė vazhdim.
    Por, tani njė rreze drite del nė skenė. Nėpėrmjet bindjes sė njė Tjetri, ne do tė bėhemi tė drejtė. Dhe kur mėkati ėshtė me shumicė, dhe hiri ėshtė po ashtu me shumicė, dhe ashtu si mėkati mbretėron pėr tė na cuar drejt vdekjes, ashtu dhe hiri mund tė mbretėrojė pėr tė na cuar drejt jetės sė pėrjetėshme, nėpėrmjet Jezus Krishtit, Zotit tonė (Romakėve 5:19-21). Dėshpėrimi ynė ėshtė nė Adamin, Shpresa jonė ėshtė nė Krishtin.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  5. #15
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Rruga hyjnore e ēlirimit

    Zoti qartėsisht ka pėr qėllim qė ky konsiderim do tė na ēojė nė ēlirimin praktik nga mėkati. Pali e bėn kėtė plotėsisht tė qartė kur ai e hap kapitullin 6 tė kėsaj letre me fjalėt: “A do tė vazhdojmė tė mėkatojmė?”. Gjithė qėnia e tij pėrgjigjet menjėherė. “Zoti e ndaloftė” – thėrret ai. Si mundet qė njė Zot i shenjtė tė jetė i kėnaqur nga fėmijė jo-tė shenjtė, tė robėruar nga mėkati? Dhe "A do tė vazhdojmė tė jetojmė ende nėn mėkat?" (Romakėve 6:1,2). Zoti me siguri ka planifikuar atė qė duhet qė ne tė jemi tė lirė nga zotėrimi i mėkatit.
    Por, kėtu ėshtė problemi ynė. Ne jemi lindur mėkatarė; atėherė si do tė shkėputemi nga trashėgimnia e mėkatit? Pėrderisa ne kemi lindur nga Adami, si do tė dalim jashtė Adamit? Mė lejoni ta them qė nė fillim: Gjaku nuk ka nxjerr jashtė Adamit. Ka vetėm njė rrugė. Pėrderisa ne hymė kėtu me anė tė lindjes, duhet tė dalim prej kėtej me anė tė vdekjes. Qė tė shkėputemi nga mėkatshmėria jonė, ne duhet tė shkėputemi nga jeta jonė. Skllavėria e mėkatit erdhi nėpėrmjet lindjes, ēlirimi nga mėkati vjen nėpėrmjet vdekjes – dhe kjo ėshtė e vetmja rrugė arratisjeje qė Zoti ka pėrgatitur. Vdekja ėshtė sekreti i emancipimit. “Ne vdiqėm pėr mėkatin “ (Romakėt 6:2).
    Por si mund tė vdesim ne? Disa prej nesh janė pėrpjekur shumė qė tė ēlirohen nga kjo jetė e mėkatėshme, por mė pas e kemi kuptuar se kjo ėshtė gjėja mė e vėshtirė pėr t’u bėrė. Cila ėshtė rruga pėr tė dalė jashtė? Nuk ėshtė vetvrasja, por tė kuptuarit se Ati ėshtė marrė me ne nė Krishtin. Kjo pėrmblidhet nė fjalėt e apostullit: “Tė gjithė ne qė u pagėzuam nė Krishtin, u pagėzuam nė vdekjen e Tij” (Romakėt 6:3).
    Por, nqs Ati ėshtė marrė me ne “nė Krishtin Jezus” atėherė ne na duhet tė jemi nė Tė nė mėnyrė qė kjo tė bėhet efektive dhe kjo duket tani si njė problem i madh. Si mund tė futemi “nė Krishtin”? Kėtu pėrsėri Zoti na vjen nė ndihmė. Ne nuk kemi nė fakt asnjė rrugė pėr tė hyrė nė Tė, por ajo qė ėshtė mė e rėndėsishme, ne nuk kemi nevojė tė hyjmė, sepse ne jemi nė Tė. Atė qė ne nuk mund ta bėjmė vetė, Ati e ka bėrė pėr ne. Mė lejoni qė t’ju kujtoj 1 Korintasve 1:30. Unė mendoj se ky ėshtė njė nga vargjet mė tė mrekullueshme tė gjithė Testamentit tė Ri: “Ju jeni nė Krishtin” “Prej Tij, ju jeni nė Krishtin”. (Prej Tij, nėnkupton prej Atit). Lavdi Zotit! Nuk na ėshtė lėnė nė dorė madje as tė pėrpilojmė njė mėnyrė pėr tė hyrė brenda Krishtit! Nuk na nevojitet njė plan pėr tė hyrė aty. Ati e ka planifikuar atė; madje jo vetėm qe e ka planifikuar, por dhe e ka realizuar kėtė. “Prej Tij, ju jeni nė Krishtin Jezus.” Ne jemi aty, pra nuk na nevojitet qė tė hyjmė. Ėshtė njė akt hyjnor dhe ėshtė realizuar.
    Tani, nqs kjo ėshtė e vėrtetė, disa gjėra tė sigurta vijojnė. Nė ilustrimin e Hebrenjve 7, ne pamė se “nė Abrahamin” se gjithė Izraeli – dhe kėtu hyn dhe Levi, qė nuk kishte lindur ende – i ofroi ofertėn Melkizedekut. Ata nuk e bėnė kėtė nė mėnyrė individuale, por ata ishin nė Abrahamin kur ai ofroi, dhe kjo ofertė pėrfshiu tė gjithė farėn e tij. Kjo, atėherė ėshtė njė pikturė e qartė e vetes sonė “nė Krishtin”. Kur Zoti Jezusi ishte nė Kryq, tė gjithė ne vdiqėm - jo individualisht, sepse nuk kishim lindur ende – por duke qėnė “nė Tė”, ne vdiqėm nė Tė. "Njeri vdiq pėr tė gjithė, prandaj tė gjithė vdiqėn.” (2 Korintasve 5:14). Kur Ai u kryqėzua, tė gjithė ne u kryqėzuam bashkė me Tė.

    Kur dikush predikon nė fshatrat e Kinės, ai duhet tė pėrdorė ilustrime shumė tė thjeshta pėr tė shpjeguar tė vėrtetėn e thellė hyjnore. Mė kujtohet njė herė, unė mora njė libėr tė vogėl dhe futa njė copė letėr nė tė dhe u thashė atyre qė ishin rrotull: “Shihni, unė po marr njė copė letėr, Ajo ka identitetin e vet, krejt tė ndryshėm nga ai i kėtij libri. Pa pasur asnjė qėllim nė vetvete me kėtė letėr pėr momentin, une thjesht e fut nė kėtė libėr. Tani, unė do bėj dicka me kėtė libėr. Unė po e ēoj atė me postė nė Shangai. Unė nuk do tė ēoj me postė letrėn, por librin, por letra ėshtė nė librin. Atėherė ku ėshtė letra? A mund tė shkojė libri nė Shangai dhe letra tė ngelet kėtu? Jo! A mundet qė letra tė ketė njė fat tjetėr nga ai i librit? Jo! Aty ku shkon libri, aty shkon dhe letra. Nqs unė e flak librin nė lumė, dhe letra do flaket bashkė me tė. Por dhe nqs e nxjerr shpejt kėtė libėr nga lumi, dhe letra do tė shpėtojė. Nė ēfarėdo eksperience qė tė shkojė libri, aty do tė shkojė dhe letra, sepse letra ėshtė nė librin.
    “Prej Tij, ju jeni nė Krishtin Jezus.” Vetė Ati na ka futur nė Krishtin, dhe kėshtu duke punuar me Krishtin, Ai ka punuar me gjithė familjen. Fati ynė ėshtė i lidhur me fatin e Tij. Nė ēfarėdo qė ka ka kaluar Ai, kemi kaluar dhe ne, sepse tė jesh “nė Krishtin” ėshtė tė jesh identifikuar me Tė nė tė dyja, nė vdekjen dhe nė ringjalljen e Tij. Ai ėshtė kryqėzuar: atėherė ēfarė ėshtė bėrė me ne? A duhet t’i lutemi Zotit tė na kryqėzojė dhe ne? Kurrė! Kur Krishti u krqyėzua, dhe ne u kryqėzuam; pėrderisa kryqėzimi i Tij ėshtė nė tė shkuaren, i yni nuk mund tė jetė nė tė ardhmen. Ju sfidoj qė tė gjeni nė Testamentin e Ri qoftė dhe njė varg tė vetėm ku tė thuhet se kryqėzimi ynė ėshtė nė tė ardhmen. Tė gjitha referencat pėr tė, janė nė Aoristen Greke, e cila ėshtė koha e quajtur “njė herė pėr tė gjitha” . (Shih: Romakėt 6:6; Galatasit 2:20; 5:24; 6:14). Dhe, pėrderisa asnjė njeri nuk mund tė kryejė vetvrasje me anė tė kryqėzimit, sepse ėshtė fizikisht e pamundur qė ta bėjė kėtė, por gjithashtu dhe nė terma frymore, Zoti nuk dėshiron qė ne tė kryqėzohemi. Ne u kryqėzuam atėherė kur u kryqėzua Ai, sepse Ati na ka vendosur ne nė Tė. Fakti qė ne kemi vdekur nė Krishtin, nuk ėshtė thjesht njė pozicion doktrinor, por ėshtė njė fakt i sigurt dhe i pėrjetshėm.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  6. #16
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Vdekja dhe Ringjallja e Tij, Pėrfaqėsuese dhe Pėrfshirėse

    Kur Zoti Jezus vdiq nė Kryq, Ai derdhi Gjakun e Tij, duke dhėnė kėshtu jetėn e tij tė pamėkatėshme si flijim pėr mėkatin tonė dhe pėr tė kėnaqur drejtėsinė dhe shenjtėrinė e Zotit. Kjo ishte detyra e Birit tė Perėndise vetėm, asnjė njeri nuk mund tė kishte pjesė nė tė. Shkrimi nuk na thotė asnjėherė se ne derdhėm gjakun tonė bashkė me Krishtin. Nė punėn e Tij flijuese para Atit, Ai veproi i vetmuar; askush nuk mund tė kishte pjesė aty. Por Zoti nuk vdiq vetėm qė tė derdhte Gjakun e Tij: Ai vdiq qė dhe ne tė mund tė vdesim. Ai vdiq si pėrfaqėsuesi ynė. Nė vdekjen e Tij, Ai tė pėrfshiu ty dhe mua.

    Ne shpeshherė pėrdorim termin “zėvendėsim” dhe “identifikim” pėr tė pėrshkruar kėto dy aspekte tė vdekjes sė Krishtit. Tani, shumė herė pėrdorimi i fjalės “identifikim” ėshtė mirė, por kjo fjalė nėnkupton se gjėrat fillojnė nga ana jonė: Pra qė unė duhet tė identifikoj veten time me Krishtin. Unė jam dakord se kjo fjalė duhet pėrdorur, por pėrdorimi i saj duhet tė vijė mė vonė. Ėshtė mė mirė tė fillohet me faktin se Krishti mė pėrfshiu mua nė vdekjen e Tij. Ėshtė vdekja “pėrfshirėse” e Krishtit ajo qė mė vendos nė njė pozicion pėr ta identifikuar veten time ; dhe jo se unė duhet tė identifikoj veten time nė mėnyrė qė tė pėrfshihem. Ėshtė pikėrisht pėrfshirja nė Krishtin, qė bėn Ati pėr mua, ajo qė ka rėndėsi. Pikėrisht pėr kėtė shkak, kėto dy fjalė tė Testamentit tė Ri: “Nė Krishtin” , janė gjithmonė shumė tė shtrenjta pėr zemrėn time.
    Vdekja e Zotit Jezus ėshtė pėrfshirėse. Ringjallja e Zotit Jezus ėshtė gjithashtu pėrfshirėse. Ne kemi parė tek letra e parė e Korintasve pėr tė konfirmuar faktin se ne jemi “Nė Krishtin Jezus” Tani, do te shkojme ne fund te kesaj letre, pėr tė parė dicka mė tepėr se ēfarė nėnkupton kjo nė tė vėrtetė. Tek 1 Korintasve 15:45, 47 dy emra apo tituj qė ja vlen tė pėrmenden, janė pėrdorur pėr Zotin Jezus. Ai quhet kėtu “Adami i fundit” dhe “Njeriu i Dytė”. Shkrimi nuk i referohet Atij si Adami i Dytė, por si Adam i Fundit dhe as si Njeriu i Fundit, por si Adam i Dytė. Dallimi mes kėtyre duhet tė vihet re, sepse kjo mbron njė tė vėrtetė me vlerė tė madhe.
    Si Adam i fundit, Krishti ėshtė pėrmbledhja e tė gjithė njerėzimit; dhe si Njeriu i dytė, Ai ėshtė fillimi i njė race tė re njerėzish. Kėshtu, ne kemi kėtu dy bashkime, njėri i lidhur me vdekjen e Tij dhe tjetri i lidhur me ringjalljen e Tij. Nė rradhė tė parė, bashkimi i Tij me racėn njerėzore si “Adam i fundit” filloi historikisht nė Betlehem dhe mbaroi nė kryq dhe nė varr. Nė kėtė, Ai pėrmblodhi brenda Vetes, gjithēka qė ishte nė Adamin dhe e coi atė nė gjykim dhe nė vdekje. Nė rradhė tė dytė, bashkimi ynė me Tė si “Njeriu i Dytė” fillon nė ringjalljen e Tij dhe mbaron nė pėrjetėsi – pra, nė fakt nuk mbaron asnjėherė – sepse, duke larguar me vdekjen e Tij njeriun e vjetėr, nė tė cilin qėllimi i Zotit nuk u plotėsua, Ai u ngrit sėrisht si kreu i njė race tė re njerėzish, nė tė cilėt ai qėllim do tė realizohet plotėsisht.
    Pra, kur Zoti Jezus u kryqėzua nė kryq, Ai u kryqėzua si Adami i fundit. Gjithēka qė ishte nė Adamin, u pėrmblodh dhe u hoq tutje nėpėrmjet Tij. Ne u pėrfshimė aty. Si Adami i fundit, ai e shpėlau dhe e hoqi tutje racėn e vjetėr: si Njeriu i Ri, Ai solli racėn e re. Ėshtė pikėrisht nė ringjalljen e Tij qė Ai qėndron si Njeriu i Dytė, dhe aty ne pėrsėri jemi pėrfshirė.
    "Sepse, nėse u bashkuam me Krishtin nė njė vdekje tė ngjashme me tė tijėn, do tė jemi edhe tė ringjalljes sė tij" (Romakeve 6:5). Ne vdiqėm nė Tė si Adam i fundit; ne jetojmė nė Tė, si Njeriu i dytė. Kryqi ėshtė kėshtu fuqia e Zotit qė na konverton nga Adami nė Krishti.



    ***********************FUND I KAPITULLIT II**************************
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 08-10-2005 mė 13:04
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar mė parė nga Matrix
    Rruga hyjnore e ēlirimit

    Zoti qartėsisht ka pėr qėllim qė ky konsiderim do tė na ēojė nė ēlirimin praktik nga mėkati. Pali e bėn kėtė plotėsisht tė qartė kur ai e hap kapitullin 6 tė kėsaj letre me fjalėt: “A do tė vazhdojmė tė mėkatojmė?”. Gjithė qėnia e tij pėrgjigjet menjėherė. “Zoti e ndaloftė” – thėrret ai. Si mundet qė njė Zot i shenjtė tė jetė i kėnaqur nga fėmijė jo-tė shenjtė, tė robėruar nga mėkati? Dhe "A do tė vazhdojmė tė jetojmė ende nėn mėkat?" (Romakėve 6:1,2). Zoti me siguri ka planifikuar atė qė duhet qė ne tė jemi tė lirė nga zotėrimi i mėkatit.
    Por, kėtu ėshtė problemi ynė. Ne jemi lindur mėkatarė; atėherė si do tė shkėputemi nga trashėgimnia e mėkatit? Pėrderisa ne kemi lindur nga Adami, si do tė dalim jashtė Adamit? Mė lejoni ta them qė nė fillim: Gjaku nuk ka nxjerr jashtė Adamit. Ka vetėm njė rrugė. Pėrderisa ne hymė kėtu me anė tė lindjes, duhet tė dalim prej kėtej me anė tė vdekjes. Qė tė shkėputemi nga mėkatshmėria jonė, ne duhet tė shkėputemi nga jeta jonė. Skllavėria e mėkatit erdhi nėpėrmjet lindjes, ēlirimi nga mėkati vjen nėpėrmjet vdekjes – dhe kjo ėshtė e vetmja rrugė arratisjeje qė Zoti ka pėrgatitur. Vdekja ėshtė sekreti i emancipimit. “Ne vdiqėm pėr mėkatin “ (Romakėt 6:2).
    Por si mund tė vdesim ne? Disa prej nesh janė pėrpjekur shumė qė tė ēlirohen nga kjo jetė e mėkatėshme, por mė pas e kemi kuptuar se kjo ėshtė gjėja mė e vėshtirė pėr t’u bėrė. Cila ėshtė rruga pėr tė dalė jashtė? Nuk ėshtė vetvrasja, por tė kuptuarit se Ati ėshtė marrė me ne nė Krishtin. Kjo pėrmblidhet nė fjalėt e apostullit: “Tė gjithė ne qė u pagėzuam nė Krishtin, u pagėzuam nė vdekjen e Tij” (Romakėt 6:3).
    Por, nqs Ati ėshtė marrė me ne “nė Krishtin Jezus” atėherė ne na duhet tė jemi nė Tė nė mėnyrė qė kjo tė bėhet efektive dhe kjo duket tani si njė problem i madh. Si mund tė futemi “nė Krishtin”? Kėtu pėrsėri Zoti na vjen nė ndihmė. Ne nuk kemi nė fakt asnjė rrugė pėr tė hyrė nė Tė, por ajo qė ėshtė mė e rėndėsishme, ne nuk kemi nevojė tė hyjmė, sepse ne jemi nė Tė. Atė qė ne nuk mund ta bėjmė vetė, Ati e ka bėrė pėr ne. Mė lejoni qė t’ju kujtoj 1 Korintasve 1:30. Unė mendoj se ky ėshtė njė nga vargjet mė tė mrekullueshme tė gjithė Testamentit tė Ri: “Ju jeni nė Krishtin” “Prej Tij, ju jeni nė Krishtin”. (Prej Tij, nėnkupton prej Atit). Lavdi Zotit! Nuk na ėshtė lėnė nė dorė madje as tė pėrpilojmė njė mėnyrė pėr tė hyrė brenda Krishtit! Nuk na nevojitet njė plan pėr tė hyrė aty. Ati e ka planifikuar atė; madje jo vetėm qe e ka planifikuar, por dhe e ka realizuar kėtė. “Prej Tij, ju jeni nė Krishtin Jezus.” Ne jemi aty, pra nuk na nevojitet qė tė hyjmė. Ėshtė njė akt hyjnor dhe ėshtė realizuar.
    Tani, nqs kjo ėshtė e vėrtetė, disa gjėra tė sigurta vijojnė. Nė ilustrimin e Hebrenjve 7, ne pamė se “nė Abrahamin” se gjithė Izraeli – dhe kėtu hyn dhe Levi, qė nuk kishte lindur ende – i ofroi ofertėn Melkizedekut. Ata nuk e bėnė kėtė nė mėnyrė individuale, por ata ishin nė Abrahamin kur ai ofroi, dhe kjo ofertė pėrfshiu tė gjithė farėn e tij. Kjo, atėherė ėshtė njė pikturė e qartė e vetes sonė “nė Krishtin”. Kur Zoti Jezusi ishte nė Kryq, tė gjithė ne vdiqėm - jo individualisht, sepse nuk kishim lindur ende – por duke qėnė “nė Tė”, ne vdiqėm nė Tė. "Njeri vdiq pėr tė gjithė, prandaj tė gjithė vdiqėn.” (2 Korintasve 5:14). Kur Ai u kryqėzua, tė gjithė ne u kryqėzuam bashkė me Tė.

    Kur dikush predikon nė fshatrat e Kinės, ai duhet tė pėrdorė ilustrime shumė tė thjeshta pėr tė shpjeguar tė vėrtetėn e thellė hyjnore. Mė kujtohet njė herė, unė mora njė libėr tė vogėl dhe futa njė copė letėr nė tė dhe u thashė atyre qė ishin rrotull: “Shihni, unė po marr njė copė letėr, Ajo ka identitetin e vet, krejt tė ndryshėm nga ai i kėtij libri. Pa pasur asnjė qėllim nė vetvete me kėtė letėr pėr momentin, une thjesht e fut nė kėtė libėr. Tani, unė do bėj dicka me kėtė libėr. Unė po e ēoj atė me postė nė Shangai. Unė nuk do tė ēoj me postė letrėn, por librin, por letra ėshtė nė librin. Atėherė ku ėshtė letra? A mund tė shkojė libri nė Shangai dhe letra tė ngelet kėtu? Jo! A mundet qė letra tė ketė njė fat tjetėr nga ai i librit? Jo! Aty ku shkon libri, aty shkon dhe letra. Nqs unė e flak librin nė lumė, dhe letra do flaket bashkė me tė. Por dhe nqs e nxjerr shpejt kėtė libėr nga lumi, dhe letra do tė shpėtojė. Nė ēfarėdo eksperience qė tė shkojė libri, aty do tė shkojė dhe letra, sepse letra ėshtė nė librin.
    “Prej Tij, ju jeni nė Krishtin Jezus.” Vetė Ati na ka futur nė Krishtin, dhe kėshtu duke punuar me Krishtin, Ai ka punuar me gjithė familjen. Fati ynė ėshtė i lidhur me fatin e Tij. Nė ēfarėdo qė ka ka kaluar Ai, kemi kaluar dhe ne, sepse tė jesh “nė Krishtin” ėshtė tė jesh identifikuar me Tė nė tė dyja, nė vdekjen dhe nė ringjalljen e Tij. Ai ėshtė kryqėzuar: atėherė ēfarė ėshtė bėrė me ne? A duhet t’i lutemi Zotit tė na kryqėzojė dhe ne? Kurrė! Kur Krishti u krqyėzua, dhe ne u kryqėzuam; pėrderisa kryqėzimi i Tij ėshtė nė tė shkuaren, i yni nuk mund tė jetė nė tė ardhmen. Ju sfidoj qė tė gjeni nė Testamentin e Ri qoftė dhe njė varg tė vetėm ku tė thuhet se kryqėzimi ynė ėshtė nė tė ardhmen. Tė gjitha referencat pėr tė, janė nė Aoristen Greke, e cila ėshtė koha e quajtur “njė herė pėr tė gjitha” . (Shih: Romakėt 6:6; Galatasit 2:20; 5:24; 6:14). Dhe, pėrderisa asnjė njeri nuk mund tė kryejė vetvrasje me anė tė kryqėzimit, sepse ėshtė fizikisht e pamundur qė ta bėjė kėtė, por gjithashtu dhe nė terma frymore, Zoti nuk dėshiron qė ne tė kryqėzohemi. Ne u kryqėzuam atėherė kur u kryqėzua Ai, sepse Ati na ka vendosur ne nė Tė. Fakti qė ne kemi vdekur nė Krishtin, nuk ėshtė thjesht njė pozicion doktrinor, por ėshtė njė fakt i sigurt dhe i pėrjetshėm
    .
    Ka shumė mundėsi qė kjo pjesė tė ketė ngelur e pa lexuar nga vėllezėrit dhe motrat pėr arsye se Matrix ka postuar dy pjesė tė kėtij libri nė tė njėjtėn kohė dhe pjesa e dytė ka kaluar nė faqen e re. Si rrjedhojė, ne nuk kemi kuptuar se kemi lėnė pa lexuar pjesėn e parė. Meqė mendoj se ėshtė shumė e rėndėsishme dhe interesante kjo pjesė, po e sjell edhe njė herė, nė mėnyrė qė tė mos humbasė asnjeri mundėsinė pėr ta lexuar dhe pėr t'u ndėrtuar nga ky libėr.

    Pėrshėndetje nė Krisht,

    Livein.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  8. #18
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Kapitulli III
    Rruga e progresit:
    Njohja

    Historia e vjetėr mbaron me Kryqin; historia jonė e re fillon me ringjalljen. “Nqs dikush ėshtė nė Krishtin, ai ėshtė njė krijesė e re: gjėrat e vjetra kanė shkuar; ja shihni, tė gjitha u bėnė tė reja” (2 Kor 5:17). Kryqi i jep fund krijimit tė parė, dhe pėrmes vdekjes, sillet krijimi i ri nė Krishtin, Njeriun e Dytė. Nqs ne jemi “Nė Adamin”, ēdo gjė qė ėshtė e Adamit vjen tek ne nė mėnyrė tė pavullnetshme, sepse ne nuk kemi tė bėjmė asgjė me tė. Nuk ėshtė e nevojshme qė mendja jonė tė mbushet pėr tė kryer njė mėkat; ajo vjen tek ne lirisht dhe pavarėsisht nga ajo qė ne bėjmė. Nė mėnyrė tė ngjashme, nqs ne jemi “Nė Krishtin”, ēdo gjė qė ėshtė e Krishtit vjen tek ne lirisht nėpėrmjet hirit, pa asnjė pėrpjekje nga ana jonė, por vetėm nė terrenin e besimit tė thjeshtė. Megjithėse ėshtė e mjaftueshme tė thuhet se ēdo gjė qė kemi nevojė vjen tek ne nė Krishtin, lirisht nėpėrmjet hirit, pėrsėri kjo mund tė mos duket praktike pėr ne. Si funksionon kjo nė praktikė? Si bėhet kjo gjė reale nė eksperiencėn tonė?
    Nqs lexojmė kapitujt 6,7 dhe 8 tė Romakėve, do tė zbulojmė se kushtet pėr tė jetuar jetėn normale tė krishterė tė katėrfishta. Ato janė: (a) Njohja, (b) Konsiderimi (c) Prezantimi i vetes tek Zoti dhe (d) Ecja nė Frymė, dhe kėto janė nė po kėtė renditje. Nqs ne duam ta jetojmė atė jetė, ne duhet tė ndėrmarrim tė katėr kėto hapa, jo vetėm njė, as dy, as tre. Nqs ne i studiojmė secilėn nga kėto, ne do i besojmė Zotit me anė tė Frymės sė Tij tė Shenjtė qė ta ndriēojė tė kuptuarin tonė; dhe do tė kėrkojmė ndihmėn e Tij qė tė hedhim hapin e parė tė madh pėrpara.

    Vdekja jonė nė Krishtin, njė fakt historik

    Romakėve 6:1-11 ėshtė pasazhi qė kemi pėrpara pėr momentin. Nė kėto vargje bėhet e qartė se vdekja e Zotit Jezus ėshtė pėrfaqėsuese dhe pėrfshirėse. Nė vdekjen e Tij, ne vdiqėm tė gjithė. Askush nga ne nuk mund tė ecė pėrpara frymėrisht pa e parė kėtė. Ashtu sikurse ne nuk mund tė kemi shpėtim nqs nuk e shohim Atė duke mbartur mėkatet tona nė Kryq, ashtu ne nuk mund tė marrim shenjtėrinė nqs ne nuk e shohim Atė duke na mbartur ne nė Kryq. Jo vetėm mėkatet tona u mbartėn nga Ai, por vetė ne u mbartėm nga Ai.
    Si e marrim faljen ne? Atėherė kur ne e kuptojmė qė Zoti Jezus vdiq si Zėvendėsuesi ynė dhe i mbarti mėkatet tona mbi Vete dhe Gjaku i Tij u derdh pėr tė pastruar papastėrtinė tonė. Kur ju i patė mėkatet tuaja se si u vunė nė Kryq, ēfarė bėtė ju? A thatė: “Zoti Jezus, tė lutem eja dhe vdis pėr mėkatet e mia”? Jo. Ju nuk u lutėt pėr kėtė. Ju thjesht falenderuat Zotin. Ju nuk ju lutėt Atij qė tė vijė dhe tė vdesė pėr ju, sepse ju e kuptuat se Ai tashmė e kishte bėrė kėtė.
    Por, ajo qė ėshtė e vėrtetė pėr faljen tuaj, ėshtė e vėrtetė dhe pėr ēlirimin tuaj. Puna ėshtė bėrė. Nuk ka nevojė qė tė lutemi pėr kėtė, por vetėm qė tė lavdėrojmė. Ati na ka vendosur tė gjithėve nė Krishtin, kėshtu qė kur Krishti u kryqėzua, ne u kryqėzuam gjithashtu. Kėshtu pra qė nuk ka nevojė qė tė lutemi: “Zot, unė jam njė njeri shume i keq. Tė lutem mė kryqėzo mua.”. Kjo ėshtė e gabuar. Kur ju nuk luteni pėr mėkatet tuaja, pėrse duhet tė luteni pėr vetet tuaja? Mėkatet tuaja u shkatėrruan nga Gjaku i Tij, dhe ju u kryqėzuat nė Kryqin e Tij. Kjo ėshtė njė ngjarje e ndodhur tashmė. Gjithēka qė mund tė bėni ėshtė qė tė lavdėroni Atin, qė kur Krishti vdiq, ju vdiqėt bashkė me Tė; ju vdiqėt nė Tė. Lavdėroni Atė pėr kėtė dhe jetoni nėn dritėn e kėsaj. "Atėherė u besuan fjalėve tė tij dhe kėnduan lavdinė e tij." (Psalmi 106:12).
    A besoni nė vdekjen e Krishtit? Patjetėr qė po. Por, tė njėjtat Shkrime qė thonė se Ai vdiq pėr ne, thonė po ashtu se ne vdiqėm bashkė me Tė. Shiheni pėrsėri: "Krishti vdiq pėr ne" (Romakėve 5:8). Kjo ėshtė shprehja e parė, dhe ėshtė shumė e qartė. Por kjo qė vijon, a ėshtė mė pak e qartė: “Njeriu ynė i vjetėr u kryqėzua me Tė" (Romakėve 6:6). "Ne vdiqėm me Krishtin" (Romakėve 6:8).
    Kur u kyqėzuam ne me Tė? Sa ishte data e kyqėzimit tė njeriut tonė tė vjetėr? A ndodhi kjo nė tė ardhmen? A ndodhi dje? Apo sot? Nė mėnyrė qė t’i pėrgjigjemi kėsaj, ajo qė mund tė na ndihmojė ėshtė qė ta kthejmė shprehjen e Palit nga ana tjetėr dhe tė themi: “Krishti u kryqėzua me njeriun tonė tė vjetėr (nė tė njėjtėn kohė).” Disa prej jush kanė ardhur kėtu nė ēifte. Ju keni udhėtuar pėr kėtu, sė bashku. Ju mund tė thoni: “Miku im erdhi me mua” por ju mund tė thoni gjithashtu: “Unė erdha me mikun tim”. Nqs njėri nga ju do kishte ardhur kėtu tre ditė mė parė dhe tjetri do tė kishte ardhur sot, ju nuk do tė nuk do kishit mundėsi ta thonit kėtė; por nqs ju mund tė vini sė bashku, ju mund tė shprehni secilėn nga kėto shprehje, duke thėnė tė njėjtėn tė vėrtetė, sepse tė dyja e shprehin kėtė fakt njėsoj. Kėshtu, pėr tė shprehur faktin historik ne mund tė themi ndryshe, por me tė njėjtėn siguri: “Unė u kryqėzova atėherė kur Krishti u kryqėzua” ose “Krishti u kryqėzua atėherė kur unė u kryqėzova” , sepse ato nuk janė dy ngjarje tė ndryshme historike, por njė. Kryqėzimi im ishte “Me Tė”. A u kryqėzua Krishti? Atėherė a mundem qė unė tė mos jem kryqėzuar? Dhe nqs Ai u kryqėzua rreth dy mijė vjet mė parė dhe unė jam kryqėzuar bashkė me Tė, atėherė a mund qė kryqėzimi im tė ndodhė nesėr? A mundet qė kryqėzimi i tij tė jetė nė tė shkuarėn dhe i imi nė tė tashmen apo tė ardhmen? Lavdi Krishtit, kur Ai vdiq nė Kryq, unė vdiqa bashkė me Tė. Ai jo vetėm qė vdiq nė vendin tim, por Ai mė mbarti dhe mua me Veten nė Kryq, kėshtu qė kur Ai vdiq, dhe unė vdiqa bashkė me Tė. Dhe nqs une besoj nė vdekjen e Zotit Jezus, atėherė unė mund tė besoj dhe nė vdekjen time, me po atė siguri qė besoj nė vdekjen e Tij.
    Pėrse besoni se Zoti Jezus vdiq? Cili ėshtė trualli i besimit tuaj? A ėshtė se e ndjeni se Ai ka vdekur? Jo, ju nuk e keni ndjerė kurrė kėtė. Ju e besoni kėtė sepse Fjala e Zotit e thotė kėtė. Kur Zoti ynė u kryqėzua, dy hajdutė u kryqėzuan bashkė me Tė. Ju nuk e vini kėtė nė dyshim, sepse Shkrimi e thotė qartė kėtė.
    Ju besoni nė vdekjen e Zotit Jezus dhe ju besoni dhe nė vdekjen e dy hajdutėve bashkė me Tė. Por, ēfarė mund tė themi pėr vdekjen tonė? Kryqėzimi ynė ėshtė mė intim me kryqėzimin e Tij, se sa kryqėzimi i hajdutėve. Ata u kryqėzuan nė tė njėjtėn kohė me Zotin, por nė kryqe tė ndryshme, por ne u kryqėzuam nė tė njėjtin kryq ku ishte Ai, sepse ne ishim nė Tė kur Ai vdiq. Si mund ta dimė kėtė? Ne mund ta dimė nga shkaku i vetėm se Zoti e ka thėnė kėtė. Kjo nuk varet nga ndjenjat tona. Nqs ne e ndjejmė se Krishti ka vdekur, Ai ka vdekur, por dhe nqs ne nuk e ndjejmė se Ai ka vdekur, Ai pėrsėri ka vdekur. Nqs ne e ndjejmė se ne kemi vdekur, ne kemi vdekur, por dhe nqs ne nuk e ndjejmė se ne kemi vdekur, ėshtė pėrsėri po aq e sigurt se ne kemi vdekur. Kėto janė fakte Hyjnore. Qė Krishti ka vdekur ėshtė fakt, qė dy hajdutėt kanė vdekur ėshtė fakt dhe qė ne kemi vdekur ėshtė po ashtu fakt. Mė lejoni t’ua them: Ju keni vdekur! Ju keni mbaruar! Ju jeni ekzekutuar! Vetja juaj qė ju e urreni kaq shumė, ėshtė nė Kryq me Krishtin. Dhe “Ai qė ka vdekur, ėshtė i ēliruar nga mėkati” (Romakėve 6:7). Ky ėshtė Ungjilli pėr tė krishterėt.
    Kryqėzimi ynė nuk mund tė bėhet efektiv kurrė me anė tė pėrpjekjeve tona, por vetėm duke pranuar atė qė Zoti Jezus bėri nė Kryq. Sytė tanė duhet tė hapen qė tė shohim punėn e mbaruar nė Golgotha. Disa prej jush, pėrpara shpėtimit tuaj, mbase janė pėrpjekur qė tė shpėtojnė vetet. Ju lexonit Biblėn, luteshit, shkonit nė Kishė dhe pėrgjėroheshit. Mė pas, njė ditė sytė tuaj u hapėn dhe ju patė se njė shpėtim i plotė ėshtė bėrė gati tashmė pėr ju nė Kryq. Ju thjesht e pranuat atė dhe falenderuat Zotin, dhe paqja dhe gėzimi rrodhėn nė zemrėn tuaj. Tani, shenjtėrimi juaj ėshtė nė po tė njėjtėn bazė si shpėtimi juaj. Ju e merrni ēlirimin nga mėkatet nė tė njėjtėn mėnyrė qė ju e merrni faljen e mėkateve.
    Rruga e ēlirimit tė Zotit ėshtė krejtėsisht e ndryshme nga rrugėt e njėrėzve. Rruga e njerėzve ėshtė qė ta ndalin mėkatin duke dashur ta mposhtin atė; Rruga e Zotit ėshtė qė ta heqė mėkatarin. Shumė tė krishterė vajtojnė pėr dobėsinė e tyre, duke menduar se po tė ishin mė tė fortė, ēdo gjė do tė ishte mirė. Ideja se mugesa e forcės shkakton dėshtimin tonė pėr tė jetuar njė jetė tė shenjtė, prandaj nga ne kėrkohet dicka mė shumė, patjetėr qė ēon nė kėtė koncept tė gabuar tė rrugės sė ēlirimit. Nqs ne preokupohemi me fuqinė e mėkatit dhe me pamundėsinė tonė pėr ta pėrballur atė, atėherė nė mėnyrė tė natyrshme do tė arrijmė nė pėrfundimin se, nė mėnyrė qė tė arrijmė fitoren mbi mėkatin, do na duhet mė shumė forcė. '”Vetėm nqs do tė isha mė i fortė” - themi ne- "Unė do tė mposhtja shpėrthimet e mia tė dhunshme tė inatit”. Dhe kėshtu ne i pėrgjėrohemi Zotit qė tė na forcojė qė tė ushtrojmė mė shumė vetė-kontroll.
    Por kjo ėshtė totalisht gabim; Kjo nuk ėshtė rruga e Krishtit. Mėnyra e Zotit pėr tė na ēliruar nga mėkati nuk ėshtė duke na bėrė gjithnjė e mė tė fortė, por duke na bėrė gjithnjė e mė tė dobėt. Kjo ėshtė sigurisht njė mėnyrė e cuditėshme pėr tė fituar, do thoni ju; por kjo ėshtė rruga Hyjnore. Zoti na ēliron nga sundimi i mėkatit, jo duke forcuar njeriun tonė tė vjetėr, por duke e kryqėzuar atė; jo duke e ndihmuar atė qė tė bėjė dicka, por duke e hequr atė nga skena e veprimit. Pėr vite me rradhė, ndodshta, ju jeni munduar pa sukses qė tė ushtroni kontroll mbi veten tuaj, dhe ndoshta pėrsėri kjo ėshtė ajo qė provoni; por sapo tė shihni tė vėrtetėn, ju do e kuptoni se ju jeni totalisht tė pafuqishėm pėr tė bėrė dicka, por gjithashtu do kuptoni se Zoti e ka bėrė kėtė pėr ju. Ky zbulim i ēon pėrpjekjet njerėzore drejt fundit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 11-12-2005 mė 10:09
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar mė parė nga Matrix
    Rruga e ēlirimit tė Zotit ėshtė krejtėsisht e ndryshme nga rrugėt e njėrėzve. Rruga e njerėzve ėshtė qė ta ndalin mėkatin duke dashur ta mposhtin atė; Rruga e Zotit ėshtė qė ta heqė mėkatarin. Shumė tė krishterė vajtojnė pėr dobėsinė e tyre, duke menduar se po tė ishin mė tė fortė, ēdo gjė do tė ishte mirė. Ideja se mugesa e forcės shkakton dėshtimin tonė pėr tė jetuar njė jetė tė shenjtė, prandaj nga ne kėrkohet dicka mė shumė, patjetėr qė ēon nė kėtė koncept tė gabuar tė rrugės sė ēlirimit. Nqs ne preokupohemi me fuqinė e mėkatit dhe me pamundėsinė tonė pėr ta pėrballur atė, atėherė nė mėnyrė tė natyrshme do tė arrijmė nė pėrfundimin se, nė mėnyrė qė tė arrijmė fitoren mbi mėkatin, do na duhet mė shumė forcė. '”Vetėm nqs do tė isha mė i fortė” - themi ne- "Unė do tė mposhtja shpėrthimet e mia tė dhunshme tė inatit”. Dhe kėshtu ne i pėrgjėrohemi Zotit qė tė na forcojė qė tė ushtrojmė mė shumė vetė-kontroll.
    Por kjo ėshtė totalisht gabim; Kjo nuk ėshtė rruga e Krishtit. Mėnyra e Zotit pėr tė na ēliruar nga mėkati nuk ėshtė duke na bėrė gjithnjė e mė tė fortė, por duke na bėrė gjithnjė e mė tė dobėt. Kjo ėshtė sigurisht njė mėnyrė e cuditėshme pėr tė fituar, do thoni ju; por kjo ėshtė rruga Hyjnore. Zoti na ēliron nga sundimi i mėkatit, jo duke forcuar njeriun tonė tė vjetėr, por duke e kryqėzuar atė; jo duke e ndihmuar atė qė tė bėjė dicka, por duke e hequr atė nga skena e veprimit. Pėr vite me rradhė, ndodshta, ju jeni munduar pa sukses qė tė ushtroni kontroll mbi veten tuaj, dhe ndoshta pėrsėri kjo ėshtė ajo qė provoni; por sapo tė shihni tė vėrtetėn, ju do e kuptoni se ju jeni totalisht tė pafuqishėm pėr tė bėrė dicka, por gjithashtu do kuptoni se Zoti e ka bėrė kėtė pėr ju. Ky zbulim i ēon pėrpjekjet njerėzore drejt fundit.
    Mendoj se tė gjithė ne mund tė dėshmojmė se sa tė vėrteta janė kėto fjalė. Tė gjithė ne kur besuam kemi pasur njė entuziazėm tė madh pėr tė bėrė jetėn e Krishterė dhe pėr tė kėnaqur Perėndinė. Tė gjithė ne jemi dėshmitarė se si hiri i Tij derdhej mbi ne dhe ne mund tė bėnim gjėra qė deri para se tė besonim ishin tė pamundura. Shumė gjėra nė karakterin tonė ndėrruan dhe tė gjithė rreth nesh e vinin re kėtė ndryshim.

    Megjithatė, pasi kalojnė disa vjet pas rilindjes shohim se mėkate dhe/apo dobėsi tė vjetra kthehen pėrsėri ne jetėn tonė. Shohim se nuk kemi mė atė fuqi dhe entuziazėm qė kishim nė fillim. Shohim se e ndjejmė veten tė dobėt pėr tė kėnaqur Zotin.

    Vėllezėr dhe motra, kjo ėshtė mėnyre e Tij. Ai nė fillim pėr tė na forcuar dhe pėr tė na inkurajuar nė jetėn tonė tė re, na jep dhunti dhe forcė pėr tė bėrė gjėra qė me natyrėnė tonė nuk do t'i bėnim kurrė, por kjo periudhė nuk ėshtė e pėrhershme, pasi qėllimi i Tij nuk ėshtė thjeshtė tė na japė disa dhunti pėr t'i shėrbyer Atij. Qėllimi i Tij ėshtė qė ne tė jetojmė nėpėrmjet Tij, qėllimi i Tij ėshtė qė ne tė mos luftojmė mė me mjete njerėzore duke u pėrpjekur ta kėnaqim Atė me gjėra qė vetėm nuk e kėnaqin Atė.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  10. #20
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Hapi i parė: “Duke ditur kėtė…”

    Jeta normale e krishterė duhet tė fillojė me njė “Njohje” shumė tė pėrcaktuar, e cila nuk ėshtė aspak njė njohje e diēkaje rreth sė vėrtetės apo tė kuptuarit e njė doktrine tė rėndėsishme. Nuk ėshtė aspak njė njohuri intelektuale, por hapje e syve tė zemrės pėr tė parė se ēfarė kemi nė Krishtin.
    Si e dini se mėkatet tuaja janė falur? A e besoni kėtė sepse pastori juaj ua ka thėnė? Aspak. Ju thjesht e dini kėtė. Nqs unė ju pyes se nga e dini kėtė, ju do tė pėrgjigjeshit thjesht “E di!” . Njė njohuri e tillė vjen nga zbulesa Hyjnore. Ajo vjen nga vetė Krishti. Natyrisht qė falja e mėkateve ėshtė dhe nė Bibėl, por qė Fjala e Shkruar e Zotit tė bėhet njė Fjalė e Gjallė e Zotit pėr ju, Ai duhet t’ju jape ju: “Frymėn e diturisė dhe tė zbulesės, nė njohurinė e Tij..” (Efesianėt. 1:17). Ajo ēfarė kishit nevojė ishte qė ta njihnit Krishtin nė atė mėnyrė, dhe kėshtu ėshtė gjithmonė. Kėshtu pra, vjen njė kohė qė ēdo gjė tė re nė Krishtin, e njihni nė zemrėn tuaj duke e parė atė nė frymėn tuaj. Njė dritė ndriēon nė qėnien tuaj tė brendshme dhe ju bėheni plotėsisht tė vetėdijshėm pėr atė fakt. Ajo ēfarė ėshtė e vėrtetė pėr faljen e mėkateve tuaja, nuk ėshtė mė pak e vėrtetė pėr ēlirimin tuaj nga ato mėkate. Drita e Atit zbriti nė zemrėn tuaj dhe ju e patė veten tuaj nė Krishtin. Nuk ndodhi sepse dikush jua tha kėtė, dhe as sepse e lexuat tek Romakėt 6. Ėshtė diēka pėrtej kėsaj. Ju e dini atė sepse Ati jua zbuloi kėtė nėpėrmjet Frymės sė Tij. Ju ndoshta mund tė mos e ndjeni kėtė; ju mund tė mos e kuptoni kėtė, por ju e dini kėtė sepse e keni parė. Kur ju e shihni veten tuaj nė Krishtin, askush mė nuk mund ta lėkundė sigurinė tuaj pėr kėtė fakt tė bekuar.
    Nqs ju pyesni njė numėr tė caktuar besimtarėsh qė kanė hyrė nė jetėn normalė tė krishterė, se si hynė aty, disa do tė thonė nė njė mėnyrė dhe disa nė njė mėnyrė tjetėr. Secili thekson mėnyrėn e vet tė veēantė tė hyrjes nė kėtė jetė dhe pėrdor vargje nga Shkrimet qė duken se e pėrkrahin kėtė lloj mėnyre; dhe fatkeqėsisht shumė tė krishterė i pėrdorin eksperiencat e tyre dhe vargjet biblike qė mbėshtesin kėto eksperienca si armė kundėr tė krishterėve tė tjerė. Nė fakt, ndėrkohė qė tė krishterėt mund tė hyjnė nė jetėn mė tė thellė me mėnyra tė ndryshme, ne nuk duhet qė t’i konsiderojmė mėnyrat dhe doktrinat qė ata theksojnė si pėrjashtuese tė njėra-tjetrės, por si plotėsuese. Njė gjė ėshtė e sigurt, qė ēdo pėrvojė e vefshme nė sytė e Atit duhet qė tė jetė arritur nga njė zbulim i ri i kuptimit tė Personit dhe tė punės sė Zotit Jezus. Ky ėshtė njė test themeltar dhe i sigurt.
    Dhe kėtu, nė fragmentin tonė, Pali thotė se gjithēka duhet tė varet nga njė zbulim i tillė: “duke ditur kėtė: se njeriu ynė i vjetėr u kryqėzua me tė, qė trupi i mėkatit mund tė jetė anuluar dhe qė ne tė mos i shėrbejmė mė mėkatit." (Romakėve. 6:6).
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 12-12-2005 mė 14:45
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Muhamedi a.s. sipas kėndvėshtrimit tė krishterė
    Nga presHeva-Lee nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-04-2010, 22:15
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-03-2007, 09:06
  4. Kriptokrishtėrimi nė Shqipėri
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-12-2006, 08:02
  5. ANTROPOLOGJIA e krishterė
    Nga Shpresmiri nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-10-2002, 19:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •