Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 37 prej 37
  1. #31
    Ne mbreterine e Tij.. Maska e inscrite
    Anëtarësuar
    09-02-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    126
    Fjalet tona nuk jane mjaft, ndoshta as ajo qe ndien zemra per te falenderuar Zotin tone qe na jep kete privilegj. Po, o Zot i qiellit dhe i tokes, ne mund te te adhurojme ne tempullin e zemres sone, ne mund te te duam pa pushim dhe te jetojme prej kesaj dashurie, dhe te vdesim per hir te saj. Nuk mund te kete me shume, te vdesim dhe te jetojme per Ty. Te adhurojme!
    Ndertojne shume poshte ata qe ndertojne nen yje...

  2. #32
    Ne mbreterine e Tij.. Maska e inscrite
    Anëtarësuar
    09-02-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    126
    Pasuri të pafundme

    Sa të lumtur do të ishim nëse të gjithë do të mund ta gjenim atë “Thesar” për të cilin flet Ungjilli. Gjithçka tjetër do të ishte një asgjë për ne. Sa i pafundëm ky thesar! Sa më shumë të kërkosh, aq më shumë gjen. Sa më shumë të mundohesh në të, aq më të mëdha pasuritë që fiton. Ndaj le të mos na pakësohen forcat apo të ndalim derisa ta kemi gjetur këtë thesar dhe ta kemi eksploruar atë plotësisht.
    Cili do të jetë fundi im dhe çfarë do bëhet me mua unë nuk e di. Por, jam në atë gjendje kur paqja e shpirtit dhe prehja e frymës janë mbi mua edhe ndërsa jam në gjumë. Do të ishte më të vërtetë vuajtje të isha pa këtë ndjenjë, këtë ndjenjë të qëndrueshme paqeje; por, me paqen në thellësitë e qenies sime unë mund të gjej ngushëllim edhe në purgator.
    Jo, nuk e di se ç’synim ka për mua Perëndia dhe as çfarë ka përgatitur Ai. Por, paqja është kaq e madhe sa nuk i druhem asgjëje. Nga çfarë mund të kem frikë? Unë jam me Të. Dhe kërkoj të jem me Të, aty në praninë e Tij, sa më shumë të mundem.
    Çdo gjë të mund të përlëvdojë Atë.
    Ndertojne shume poshte ata qe ndertojne nen yje...

  3. #33
    Ne mbreterine e Tij.. Maska e inscrite
    Anëtarësuar
    09-02-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    126
    Mendo shpesh për Të

    Më gëzon besimi që ke në Perëndinë; shpresoj gjithashtu që Ai ta shtojë këtë besim që tani ka filluar të rritet në ty.
    Dhe nuk ka si të ndodhë ndryshe përveçse të vësh besim të plotë në një mik kaq të mirë dhe besnik sa Jezus Krishti, Ai i cili nuk të braktis kurrë, qoftë në këtë botë apo në tjetrën.
    Në lidhje me vëllanë të cilit më kërkove t’i shkruaja: nëse ai merr prej humbjes së njeriut të tij kaq të dashur atë që duhet, nëse ai e vë tërë mirëbesimin e tij në Perëndinë, shumë shpejt Zoti do t’i japë një mik tjetër, një mik më të fuqishëm dhe më të prirur t’i shërbejë atij. Zoti punon me zemrat tona sipas pëlqimit të Tij. Ndoshta vëllai ynë ishte shumë i lidhur pas njeriut që humbi. Sigurisht ne duhet t’i duam miqtë tanë, por me një dashuri e cila nuk ndërhyn në dashurinë që i përket Zotit. Dashuria jonë për Të vjen e para.
    A e ke mbajtur në mendje çfarë të këshillova? Mendo shpesh për Perëndinë; bëje këtë ditë e natë, në punën tënde dhe gjatë kohës së argëtimit. Zoti është gjithmonë pranë teje. Ai është me ty. Ti nga ana jote mos e lër kurrë vetëm. Do të ishte shumë e pasjellshme, apo jo, të lije krejt vetëm një mik që të ardhur vizitë? Përse ndodh atëherë që Perëndia lihet kaq shpesh mënjanë?
    Mos e harro Zotin. Mendo shpesh për Të; adhuroje vazhdimisht. Jeto dhe vdis me Të. Kjo është puna e lavdishme e një të krishteri. Ky është profesioni ynë si të krishterë. Nëse tashmë nuk jemi duke e bërë këtë, atëherë duhet të mësojmë se si.
    Do përpiqem të të jem ndihmë me lutjet e mia.
    Ndertojne shume poshte ata qe ndertojne nen yje...

  4. #34
    Ne mbreterine e Tij.. Maska e inscrite
    Anëtarësuar
    09-02-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    126
    Gjithmonë në Praninë e Tij

    Një herë, dikush prej shoqërisë së tij, një njeri të cilit ai ishte i detyruar t’i përgjigjej, e pyet vëlla Lawrence në lidhje me mjetet që ai kishte përdorur për të arritur një ndjenjë të tillë të vazhdueshme të Perëndisë. Ai i tregoi eprorit të tij se, qëkurse kish ardhur për herë të parë në manastir, Perëndia kishte qenë synimi i tërë mendimeve dhe dëshirave të tij. I shpjegoi se, për të Perëndinë ishte Ai tek i cili drejtoheshin gjithë mendimet dhe dëshirat e tij dhe në të cilin duhet të mbaronin të gjitha.
    Në fillimet e nismës së tij, ai i kalonte orët e caktuara për lutje duke menduar për Perëndinë. Qëllimi i kësaj ishte të bindte mendjen e tij dhe të nguliste thellë në zemrën e tij ekzistencën hyjnore. Kjo arrihej më mirë me anë të ndjenjave të përkushtuara dhe dorëzimit ndaj dritës së besimit, se sa me anë të arsyetimit të studiuar dhe meditimeve të hollësishme. Me anë të kësaj metode të shkurtër dhe të sigurtë, ai mundi ta ushtronte veten në dashurinë dhe njohjen e Perëndisë. Ai kishte vendosur t’i përdorte përpjekjet e Tij më ngulmuese për të jetuar në një ndjenjë të vazhdueshme të pranisë së Perëndisë dhe, po të ishte e mundur, të mos e largonte Atë kurrë nga mendja.
    Kur qenia e tij ishte plot me ndjenja të forta të Pranisë hyjnore nëpërmjet lutjes, ai shkonte te puna e caktuar në kuzhinë (ai ishte kuzhinier në shoqëri.) Atje ku ai së pari shqyrtonte me kujdes gjërat që detyra i kërkonte, kur dhe si duhej bërë çdo gjë. Dhe e kalonte çdo interval kohe, para dhe pas pune, në lutje.
    Kur fillonte punën e tij, me një besim të madh në Perëndinë, i thoshte Atij: “O Zoti im, përderisa Ti je me mua, dhe mua tani më duhet në bindje ndaj urdhërimeve të tua, ta drejtoj mendjen time drejt këtyre gjërave të jashtme, të lutem të më dhurosh hirin për të vazhduar të jem në praninë Tënde. Më bëj t’ia dal mbanë kësaj nëpërmjet ndihmës Tënde. Prano të lutem çdo punë timen dhe ji zot i ndjenjave të mia.”
    E vazhdonte punën e tij çdo ditë, duke mos e ndalur bisedën e zakonshme me Krijuesin e tij, duke iu përgjëruar Zotit për hirin e Tij, dhe duke i ofruar Atij çdo punë që bënte.
    Pasi kishte mbaruar, Vëlla Lawrence shqyrtonte se si i kishte përmbushur detyrat e tij. Nëse shikonte se i kishte bërë siç duhej, i ofronte Perëndisë falenderimet që i takonin; nëse nuk ishte kështu, ai kërkonte falje, dhe, pa u shkurajuar, e hiqte mendjen prej andej. Për të vazhduar ushtrimin e tij të pranisë së Perëndisë sikur të mos ishte shmangur për asnjë çast prej saj. Vëlla Lawrence komenton:
    “Kështu, duke u ngritur pas rënieve të mia, duke përtërirë vazhdimisht përkushtimin tim të dashurisë dhe besimit, kam mbërritur në një gjendje në të cilën do të ishte po aq e vështirë për mua të mos mendoja për Perëndinë, sa ç’kishte qenë në fillim ta mësoja veten të mendonte vazhdimisht për Të.”
    Vëlla Lawrence kishte përfituar kaq shumë prej kësaj ecjeje në praninë e Perëndisë, sa ishte e natyrshme për të t’ua këshillonte me këmbëngulje të tjerëve. Por, shembulli i tij ishte një nxitje më e fortë se çdo argument që ai mund të ketë përdorur ndonjëherë. Vetë pamja e fytyrës së tij fliste shumë, me atë përkushtimin e ëmbël dhe të qetë që rrezatohej prej saj, sa nuk kishte si të mos i prekte ata që e shikonin. Kishte rënë në sy se, në nxitimin dhe rrëmujën më të madhe në kuzhinë, ai e ruante përqëndrimin e tij dhe mendjen te Perëndia. As ngutej dhe as sorrollatej, por e bënte çdo gjë në kohën e vet, me një përqëndrim dhe qetësi të patrazuar të shpirtit. “Koha e punës”,- thoshte ai, - “nuk ka ndryshim nga koha e lutjes për mua; në zhurmën dhe poteren e kuzhinës sime, ndërsa persona të ndryshëm kërkojnë në të njëjtën kohë gjëra të ndryshme, përjetoj Perëndinë me po atë qetësi, sa po të ndodhesha në gjunjët e mi në shenjtëroren e bekuar.”
    Ndertojne shume poshte ata qe ndertojne nen yje...

  5. #35
    Ne mbreterine e Tij.. Maska e inscrite
    Anëtarësuar
    09-02-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    126
    Au revoir

    6 Shkurt 1691
    Zoti e di më mirë për çfarë kemi nevojë. Çdo gjë që bën, Ai e bën për të mirën tonë. Sikur me të vërtetë ta dinim se sa shumë na do, do të kishim veçse dëshirën e madhe të na vinte gjithçka prej dorës së Tij. E hidhura apo e ëmbla nuk do të kishin më ndryshim për ne.
    Çdo gjë, po, çdo gjë, do ta kënaqte zemrën tonë, sepse ajo do të vinte prej Tij.
    Mundimet dhe vuajtjet më të mëdha na duken të padurueshme vetëm sepse i shohim në dritën e gabuar. Kur i shohim ato si të dërguara nga dora e Perëndisë, kur e kuptojmë se është Ati ynë i dashur që na turbullon dhe na jep vuajtje, atëherë dhimbja jonë e humbet hidhërimin e saj. Vajtimi shndërrohet në gëzim.
    Le të jetë njohja e Perëndisë profesioni ynë. Sa më shumë ta njohim Atë, aq më shumë do të dëshironim ta njihnim më tej. Për sa njohja është një masë e dashurisë, sa më e thellë dhe intime marrëdhënia jonë me Të, aq më e fortë dashuria që do të ndiejmë. Dhe nëse dashuria jonë për Zotin është e madhe, do të thotë që ne e duam Atë po aq gjatë dhimbjes sa edhe në gëzim.
    Jam i sigurt se ti e di që dashuria e shumë njerëzve për Perëndinë ndalet në ujëra të cekëta. Shumë e duan Atë për gjërat materiale që Ai u dhuron. E duan për favorin që u jep. Ne nuk duhet të ndalemi këtu, s’ka rëndësi sa bujare mëshira e Tij ndaj nesh. Shumë bekime të jashtme nuk mund të të çojnë asnjëherë aq pranë Perëndisë sa mundet një shprehje e thjeshtë besimi.
    Ndaj kërkoje Atë vazhdimisht me besim.
    Oh, i dashur mik, Zoti nuk ndodhet jashtë teje, duke derdhur favoret mbi ty. Zoti ndodhet brenda teje. Aty kërkoje, aty brenda teje … dhe askund tjetër.
    Të mund të jetë Zoti Ai i vetmi, e vetmja dashuri e jetës tënde. Nëse dashurojmë vetëm Atë, a nuk jemi të pahijshëm të humbasim pas gjërave krejt pa rëndësi, vogëlsira të cilat nuk ia kënaqin zemrën dhe që mund edhe ta fyejnë Atë? Tregohu i zgjuar dhe ruaju prej këtyre gjërave pa vlerë. Do të na kushtojnë shtrenjtë një ditë.
    Mik i dashur, a do të fillosh tani, sot, t’i përkushtohesh Zotit me vendosmëri? Flake tej zemrës tënde gjithçka tjetër. Që ta zotërojë vetëm Ai. Lute këtë favor prej Tij.
    Bëj ç’të mundesh dhe shpejt do shikosh se si do vijë në ty ndryshimi që kërkon.
    Nuk mundem ta falenderoj sa duhet për lehtësimin që të ka dhënë.
    Shpresoj se në mirësinë e Tij në pak ditë do më dhurojë privilegjin ta sodis ballë për ballë pamjen e Tij.
    Le të lutemi për njëri tjetrin.
    -----------------------------------------------------------------------------------------------

    Dy ditë pasi shkroi këtë letër të fundit, vëlla Lawrence nuk mundi më të linte shtratin e tij, dhe vdiq po atë javë. Me siguri e ka njohur shumë shpejt Zotin e tij, për aq sa, në kohën që jetoi në trup tokësor, me sytë e besimit vështirë se pa tjetërkund përveçse drejt Tij.
    Ndertojne shume poshte ata qe ndertojne nen yje...

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga inscrite
    Oh, i dashur mik, Zoti nuk ndodhet jashtë teje, duke derdhur favoret mbi ty. Zoti ndodhet brenda teje. Aty kërkoje, aty brenda teje … dhe askund tjetër.
    Amen! Sa fjalë të vërteta! Lum ai që e kërkon Zotin brënda, aty ku Ai banon!
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  7. #37
    Ne mbreterine e Tij.. Maska e inscrite
    Anëtarësuar
    09-02-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    126
    Ndoshta kjo qe na jep Brother Lawrence nepermjet letrave te tij te jete per ne nje nder shume menyrat per te shkuar te Perendia. Ndoshta.. Mund te duket edhe si menyre, por vetem se jo menyra e thate dhe e perllogaritur e te berit gjerat me plan, e te kerkuarit Zotin per dhuratat dhe miresite e Tij ndaj nesh, eshte ‘menyre’ jete, te jetuari, te marrit fryme, te shprehurit dashurine, te ndjerit cdo dite, cdo cast te jetes sone Pranine e Tij. Dhe te mos kesh te lodhur, sepse eshte sikur te lodhesh nga jeta. Jeta me Perendine eshte nje aventure e bukur, qe te rremben forcat njerezore per te te dhene fuqine e Krishtit, te merr cdo mbeshtetje njerezore, per te te dhene ndihmen hyjnore, te heq entuziazmin e kesaj bote, per te te dhene gezimin e Pranise se Perendise.

    Zotit tone i qofte lavdia!

    Ne Krishtin,
    inscrite
    Ndertojne shume poshte ata qe ndertojne nen yje...

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema të Ngjashme

  1. Justin Dëshmori: Apologjia e parë
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:48
  2. Letra e Kishës së Romës drejtuar Kishës së Korinthit
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-03-2007, 16:35
  3. Shkrimet e Hershme: Bariu i Hermansit
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 13-12-2006, 08:01
  4. Ungjilli si bazë e jetës
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 08-06-2006, 22:59
  5. DOKTRINA - Kapitulli III: Trinia e Shenjtë
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-03-2005, 23:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •