Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 37
  1. #21
    Ne mbreterine e Tij.. Maska e inscrite
    Anëtarësuar
    09-02-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    126
    Duhet te keni degjuar per vetevrasjet e fundit te disa femijeve ne Shqiperi. Mendohet se prej atyre qe kane kryer kete akt te kene qene prej deshmitareve te Jehovait. Dhe eshte ngritur nje vale urrejtjeje/dyshimi ndaj besimtareve ne pergjithesi. Kaq duhej per te akuzuar kishat. Tani na duhet dhe te japim ‘llogari’ per besimin tone. Dhe keto ngjarje dhe rrethana jane nje arsye me shume per ta jetuar besimin tone ne Zot. Shqiptaret kane degjuar tashme per Krishtin dhe besimin e shpetimit. Por ata kerkojne ta shikojne, ta prekin kete besim ne jeten e atyre qe i perkasin Krishtit. Ndaj eshte koha ta jetojme Krishtin me shume sesa thjesht te flasim per Te, ne menyre qe te tjeret te kene mundesi ta njohin duke pare jeten tone. Te duam te jemi sa me shume ne pranine e Tij, keshtu qe Ai te punoje me zemren tone dhe te beje prej saj dicka te vlefshme per vepren e Tij.

    Ne Te,
    Inscrite
    Ndryshuar për herë të fundit nga inscrite : 02-03-2005 më 10:15
    Ndertojne shume poshte ata qe ndertojne nen yje...

  2. #22
    Ne mbreterine e Tij.. Maska e inscrite
    Anëtarësuar
    09-02-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    126
    Këshilla një ushtari

    12 Tetor 1688
    E lexova letrën që më shkrove për tët bir, problemin me të cilin përballet në ushtri, aksidentin e tij dhe shqetësimin tënd.
    Kemi një Perëndi pafundësisht të mëshirshëm, që i njeh të gjitha nevojat tona. E kam menduar gjithmonë se do të të çonte në përjetime të tilla të forta, sepse kështu na shfaqet Zoti ynë, në kohën e Tij, atëherë kur e presim më pak.
    Cili duhet të jetë qëndrimi yt? Si reagon ti ndaj Perëndisë kur Ai lejon të të ndodhin gjëra të tilla? Shpresa jote duhet të jetë në Të, tani më shumë se kurrë. Falenderoje, sikurse jam edhe unë duke e falenderuar, për favoret që po të bën. Cilat favore? Për qëndresën dhe durimin që po të jep në këto kohë vuajtjeje. Janë provë e qartë e kujdesit të Tij ndaj teje. Dhe kështu, gjeje ngushëllimin nëpërmjet Tij, dhe falenderoje Atë për gjithçka.
    E pranoj, e admiroj trimërinë e tët biri. Perëndia e pajisi atë me qëndrimin e duhur dhe vullnetin e mirë. Por, kam frikë se ka ende prej botës në të dhe shumë gjallëri rinore. Shpresoj që, vuajtja që Zoti lejoi për të, t’i bëhet një ilaç i mirë. Shpresoj që kjo ta bëjë të ndalojë e të përmbledhë veten. Është nga ai lloj aksidenti që duhet ta bëjë të vendosë tërë besimin e Tij në një Zot, i cili, në fakt, po e shoqëron atë ngado.
    Por, si mundet ai ta dijë se Perëndia është gjithmonë me të? Është vërtet shumë e thjeshtë. Vetëm të mendojë për Zotin sa më shpesh të mundet – në mënyrë të veçantë përballë rrezikut.
    Mjafton t’i ofrojmë sadopak zemrën. Një kujtim i shpejtë i Zotit, një akt adhurimi të brendshëm, qoftë gjatë një marshimi apo me shpatë në dorë, do të jetë plotësisht e pranueshme prej Tij. Në vend që ta mpakin kurajon e një ushtari në raste rreziku, këto momente të shkurtra në praninë e Zotit, në fakt, do e forcojnë atë.
    Ndaj, le ta drejtojë ky djalosh mendjen te Perëndia sa më shpesh të mundet. Ai mund ta mësojë veten pak nga pak me këtë ushtrim të thjeshtë, këtë praktikim të thjeshtë, por të shenjtë. Dhe të tjerët as që do ta vënë re. Sepse s’ka gjë më të lehtë se përsëritja e herëpashershme e këtyre shprehjeve të brendshme të adhurimit, përgjatë gjithë ditës.
    Kam besim se Zoti do ta ndihmojë atë dhe ty.
    Ndertojne shume poshte ata qe ndertojne nen yje...

  3. #23
    Ne mbreterine e Tij.. Maska e inscrite
    Anëtarësuar
    09-02-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    126
    Të përqëndrosh mendjen e shpërndarë

    Përjetimi yt nuk është i pazakontë. Pothuajse të gjithë kanë probleme me mendimet e hallakatura. Mendja është një endacake e vërtetë. Por, për sa kohë vullneti është zot i tërë aftësive tona, ai mund ta përqëndrojë mendjen dhe t’i drejtojë mendimet tona për te Perëndia.
    Edhe mendja ime ishte e padisiplinuar në fillim. Për këtë arsye, përpjekjet e mia të para në përkushtim pengoheshin prej përhumbjes dhe shpërndarjes së mendjes sime. Zakone të tilla është e vështirë të kapërcehen. Ato arrijnë të na largojnë nga Perëndia dhe të na drejtojnë drejt gjërave të botës, në kundërshtim me vetë vullnetin tonë.
    Besoj se një zgjidhje për këtë është të rrëfejmë gabimet tona dhe ta përulim veten para Perëndisë. Nuk të këshilloj të përdorësh shumë fjalë gjatë këtyre lutjeve. Shumë fjalë dhe ligjërata të gjata janë veçse mundësi që mendja jote të shpërqëndrohet.
    Në vend të kësaj bëj këtë: Paraqitu para Perëndisë. Qëndro para Tij si një varfanjak përpara portës së një pasaniku, në pritje. Le të bëhet përkushtimi yt ta mbash mendjen në praninë e Perëndisë.
    Nëse ndodh që ajo të shpërqëndrohet apo të largohet prej Zotit, të mos mërzitesh apo shqetësohesh. Shqetësimi dhe mungesa e paqes shkaktojnë më shumë largimin e mendjes më tej prej Perëndisë, sesa mbledhjen e saj. Vullneti duhet ta kthejë atë mbrapsht me qetësi. Nëse këmbëngul në këtë mënyrë, Zoti do ketë mëshirë për ty.
    Një mënyrë për ta përqëndruar lehtësisht mendjen e shpërqëndruar në kohë lutjeje dhe për ta mbajtur atë më shumë në paqe, është të mos e lësh atë të hallakatet tepër larg gjatë kohëve të tjera. Mbaje atë rreptësisht në praninë e Perëndisë përgjatë çdo dite. Fito zakonin e të sjellit Zotin shpesh në mendje. Ndërsa e bën këtë gjithmonë e më shpesh, do e kesh të lehtë ta ruash mendjen të qetë në kohë lutjeje dhe ta mbledhësh atë ndërsa shpërndahet.
    Le t’i jepemi kësaj gjëje me seriozitet dhe të lutemi për njëri tjetrin.
    Ndertojne shume poshte ata qe ndertojne nen yje...

  4. #24
    Ne mbreterine e Tij.. Maska e inscrite
    Anëtarësuar
    09-02-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    126
    Zgjidhja gjithëpërfshirëse

    Nga letra jote kuptoj se shoqja jote është plot vullnet të mirë për Perëndinë, por se ajo do që të përparojë më shpejt se edhe hiri vetë. I krishteri thjesht nuk mund të bëhet i shenjtë sa hap e mbyll sytë, pavarësisht sa shumë ngulmon, dhe s’ka rëndësi se çfarë përvojash pretendon të ketë kaluar. Ia besoj të njohurën tënde përkujdesjes sate. Ne duhet ta ndihmojmë njëri tjetrin nëpërmjet inkurajimit, dhe akoma më shumë nëpërmjet shembullit tonë të mirë.
    Duhet të mbajmë në mendje sa më shpesh të jetë e mundur se shqetësimi ynë i vetëm në këtë jetë është të kënaqim Perëndinë, dhe se gjithçka tjetër përveç Tij është marrëzi dhe kotësi.
    Ne të dy kemi shumë vjet që po jetojmë jetën e manastirit. A jemi angazhuar gjatë këtyre viteve për të dashur Perëndinë? Në fund të fundit, jemi thirrur dhe zgjedhur prej mëshirës së Tij. Për ç’qëllim? Për ta dashur Atë!
    Kur kuptoj nga njëra anë se ç’favore të mëdha ka derdhur Perëndia mbi mua, dhe vazhdon t’i derdhë pa pushim, dhe nga ana tjetër shikoj se sa keq e kam përdorur këtë mëshirë dhe favor dhe sa pak ka përparuar jeta ime drejt përsosmërisë, ndonjëherë mbulohem me turp. Por, lëvduar qoftë emri i Tij, në mëshirën e Tij na është dhuruar të dyve edhe pak kohë. Ndaj, le të fillojmë me këmbëngulje me Të. Motër e dashur, fito kohën e humbur. Rikthehu me siguri të plotë tek Ai, prej të cilit buron mëshira dhe është krijuar hiri. Rikthehu tek Ati yt, i cili gjithmonë, në çdo kohë, dëshiron kaq shumë të të ketë. Akoma më tepër: Ai do të të presë ty me dashurinë më të thellë.
    Prej një dashurie që vepron dhe derdhet, le të heqim dorë nga gjithçka që nuk është Ai. Sepse Ai meriton kaq dhe shumë më tepër. Le të mendojmë gjithmonë për Të. Le ta vendosim gjithë besimin tonë tërësisht në Të. S’kam dyshim se do ia shohim shpejt frytet. Mund të duket se kemi humbur gjithçka përveç Krishtit; por oh, të kesh pasurinë e hirit të Tij mjafton! Prej bujarisë së këtij hiri ne mund të bëjmë çdo gjë. Pa të nuk mund të bëjmë gjë tjetër veçse të mëkatojmë.
    Nuk ka mënyrë për t’u shpëtuar rreziqeve që gëlojnë në jetën tonë pa ndihmën e vazhdueshme të pranisë së Perëndisë. Ndaj, le t’i lutemi Atij vazhdimisht për të.
    Si mund t’i lutemi Atij pa qenë me Të? Dhe si mund të jemi me Të pa menduar vazhdimisht për Të? Dhe si mund të mendojmë vazhdimisht për Të pa pasur zakonin e të qenit në praninë e Tij?
    Ti mund të më thuash se po të them tërë kohën të njëjtën gjë. Është e vërtetë, sepse kjo është rruga më e mirë dhe më e lehtë që njoh. Në të gjendet zgjidhja e të gjitha problemeve të tjera frymërore. Dhe përderisa nuk njoh metodë tjetër, këshilloj botën mbarë të ndjekë pikërisht këtë.
    Le të shprehem në këtë mënyrë: para se të mund të duam, ne duhet të njohim. Ne duhet ta njohim dikë para se ta duam atë. Si mund ta ruajmë “dashurinë tonë të parë” për Perëndinë? Duke e njohur Atë gjithmonë e më mirë!
    Atëherë, si do ta njohim Zotin? Duhet të kthehemi shpesh tek Ai, të mendojmë për Të, t’i drejtojmë sytë drejt Tij. Atëherë zemrat tona do jenë me thesarin tonë.
    Kjo është një çështje që e meriton vërtet vëmendjen tënde!
    Ndertojne shume poshte ata qe ndertojne nen yje...

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Si mund t’i lutemi Atij pa qenë me Të? Dhe si mund të jemi me Të pa menduar vazhdimisht për Të? Dhe si mund të mendojmë vazhdimisht për Të pa pasur zakonin e të qenit në praninë e Tij?
    Ti mund të më thuash se po të them tërë kohën të njëjtën gjë. Është e vërtetë, sepse kjo është rruga më e mirë dhe më e lehtë që njoh. Në të gjendet zgjidhja e të gjitha problemeve të tjera frymërore. Dhe përderisa nuk njoh metodë tjetër, këshilloj botën mbarë të ndjekë pikërisht këtë.
    Le të shprehem në këtë mënyrë: para se të mund të duam, ne duhet të njohim. Ne duhet ta njohim dikë para se ta duam atë. Si mund ta ruajmë “dashurinë tonë të parë” për Perëndinë? Duke e njohur Atë gjithmonë e më mirë!
    Atëherë, si do ta njohim Zotin? Duhet të kthehemi shpesh tek Ai, të mendojmë për Të, t’i drejtojmë sytë drejt Tij. Atëherë zemrat tona do jenë me thesarin tonë.
    Kjo është një çështje që e meriton vërtet vëmendjen tënde!
    AMEN! Nuk di ç'të them, çdo gjë tjetër që do thoja do ishte e zbrazët përpara këtyre fjalëve.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  6. #26
    Ne mbreterine e Tij.. Maska e inscrite
    Anëtarësuar
    09-02-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    126
    Miku vuajtje, miku dhimbje

    Vuajtja është gjithmonë e dhimbshme, si për trupin ashtu edhe për shpirtin. Edhe pse e di që po vuan, nuk po lutem që të çlirohesh nga dhimbja që po kalon. E përsëri, unë lutem. Me ngulm po i kërkoj Zotit të të japë forcë dhe durim për të duruar dhimbjen tënde për aq kohë sa do i pëlqejë Atij.
    Perëndia të ka dhënë një kryq. A mund të bësh këtë tani? Të gjesh ngushëllimin tënd tek Ai i Cili të mban lidhur pas këtij kryqi. Ai do të të çlirojë prej tij kur ta shohë të arsyeshme. Kërkoje Zotin si forcën tënde, forcën për të duruar aq shumë dhe aq gjatë sa Ai ta ketë caktuar për ty. Të lumtur janë ata që vuajnë me Të.
    Ata që i përkasin kësaj bote nuk mund ta kuptojnë këtë të vërtetë. Dhe s’ka dyshim. Ata nuk vuajnë si të krishterët. Jetojmë në dy botë të ndryshme, ndaj ata e shohin sëmundjen si diçka që nuk shkon në natyrë, aspak si një favor nga Perëndia. Sipas këndvështrimit të tyre, sëmundja nuk sjell gjë tjetër veç dhimbjes dhe hidhërimit. Por, nëse e shohim sëmundjen si dhuratë nga dora e Perëndisë, shprehje e mëshirës së Tij dhe një mjet që Ai përdor për të na çuar tek shpëtimi i plotë, atëherë vuajtja bëhet shumë e ëmbël. Ajo e ka një arsye, në të ka ngushëllim. Në njëfarë kuptimi Perëndia është edhe më afër teje kur je i sëmurë.
    Mos i var shpresat në ndonjë mjek tjetër; me aq sa kuptoj unë, Zoti ia rezervon kurimin Vetes. Ai do e shërojë sëmundjen tënde në kohën e Tij. Ndaj vendose tërë besimin tënd në Të dhe shpejt do i zbulosh ndikimin në shërim. Duke vënë më shumë besim se ç’duhet në shkencën e mjekësisë sesa në Zot, shpesh e vonojmë shërimin.
    Kam vënë re se edhe ilaçet kanë efekt vetëm për aq sa Zoti lejon. Kur dhimbja vjen nga Perëndia, vetëm Ai mund ta qetësojë atë. Shpesh Zoti dërgon sëmundjet e trupit për të shëruar ato të shpirtit.
    Gjeje prehjen tënde në Mjekun sovran, në shëruesin e trupit dhe të shpirtit tënd.
    I dashur mik, ndjehu i kënaqur me gjendjen në të cilën të ka vënë Perëndia. Sado të lumë të më mendosh se jam, të kam zili. Dhimbja dhe vuajtja do të ishin parajsë për mua për sa kohë do kisha Zotin tim; dhe kënaqësitë më të mëdha të kësaj bote ferri vetë, nëse do të më duhej t’i gëzoja pa Të.
    Privilegji i vuajtjes është gjithë ngushëllimi im, unë vuaj sepse kjo është dëshira e Tij.
    Edhe pak kohë dhe do shkoj pranë Tij. E shoh Zotin tim me sytë e besimit dhe ky është ngushëllimi im në këtë jetë. Dhe e shoh kaq qartë me anë të besimit, sa ndonjëherë them: ‘Unë nuk besoj më! Unë shoh!’
    Mund të ndiej atë që mëson besimi; mund të përjetoj atë që besimi sheh. Dhe sigurisht kjo më fal siguri të madhe. Me këtë siguri dhe jetë besimi do jetoj dhe do vdes me Të.
    Ndaj, vazhdo të jesh gjithmonë me Perëndinë. Të jesh me Të është e vetmja mbështetje dhe i vetmi ngushëllim për ty në vuajtje.
    Do t’i lutem Zotit tim të jetë me ty.
    Ndertojne shume poshte ata qe ndertojne nen yje...

  7. #27
    Ne mbreterine e Tij.. Maska e inscrite
    Anëtarësuar
    09-02-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    126
    Rrugët e Tij të panumërta

    Nëse do të na ishte bërë plotësisht zakon të ishim vazhdimisht në praninë e Krishtit, çdo sëmundje e jona do ishte lehtësuar mjaft prej kësaj pranie. Shpesh Zoti lejon të vuajmë nga pak. Ai vepron kështu për dy arsye: për të pastruar shpirtin dhe për të na detyruar të ngulmojnë të jemi në praninë e Tij (apo, nëse është kjo nevoja jonë, të na kthejë – nëpërmjet vuajtjes – në praninë e Tij).
    Çfarë të bësh në këto kohë vështirësish? Ofroja pa rreshtur dhimbjen tënde Perëndisë. Kërkoji forcë ta përballosh atë. Por, mbi të gjitha, fito zakonin e të kënaqurit me Perëndinë. Përpiqu të jenë sa më të rralla rastet kur s’do e kesh në mendje.
    Në dhimbjen tënde, thjesht adhuroje. Kohë pas kohe ofroji veten tënde Atij. Në përjetimin më therës të dhimbjes, përgjëroju Atij, me shumë përulësi dhe shumë dashuri – po e përsëris, me dashuri – që Ai të bëjë me ty dikë sipas vullnetit të Tij.
    Do të jem ndihmë sa të mundem me lutjet e mia për ty.
    Sepse rrugët e Perëndisë për të na tërhequr pas vetes janë të panumërta. Dhe ndoshta mënyra e Tij më e pazakontë është të fshehurit e Fytyrës së Tij prej teje. Ç’mund të bëjmë kur nuk e gjejmë dot më Zotin tonë? Çelësi gjendet te fjala besim. Besimi është ai, ndoshta i vetmi, i cili nuk do të të lërë në baltë në një kohë të tillë. Le të jetë besimi mbështetja jote. Ai duhet të jetë vetë themeli i sigurisë tënde. Në kohë si këto, kur duket sikur Perëndia të ka braktisur, ti duhet të jetosh besimin tënd në Të.
    Ti më pyet për veten. Jam gjithmonë i gëzuar. E tërë bota dergjet në vuajtje, dhe ja ku jam, njeriu që meriton disiplinimin më të ashpër, tek përjeton gëzime kaq të mëdha e të parreshtura, sa e kam vështirë t’u përmbahem!
    Do t’i kërkoja me dëshirë Perëndisë pjesë nga vuajtjet e tua, megjithëse e di që jam kaq i dobët, sa nëse Ai do më linte qoftë dhe për një çast në veten time, do të isha njeriu më i mjerë në botë. Por, nuk mundem as ta mendoj që Ai do më lërë ndonjëherë vetëm. Siç e sheh, besimi më jep një bindje po aq të fortë sa ndjenjat mund të më kenë dhënë ndonjëherë, që Ai nuk na braktis kurrë.
    Po, e ndiej vazhdimisht praninë e Tij. Por, edhe nëse do e humbisja këtë ndjesi, besimi se Ai është me mua do të ishte po aq i fortë sa kishte qenë ndjenja.
    T’i druhesh vetëm një gjëje: druaj se mos largohesh prej Tij. Ji gjithmonë me Të. Le të jetojmë në praninë e Tij. Le të vdesim në praninë e Tij.
    Ndertojne shume poshte ata qe ndertojne nen yje...

  8. #28
    Ne mbreterine e Tij.. Maska e inscrite
    Anëtarësuar
    09-02-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    126
    Sikurse e thote edhe Brother Lawrence ne nuk jemi aq te zote apo te mire sa te kerkojme te jemi sa me shpesh ne pranine e Tij. Eshte Ai qe na ben t’i shkojme pas dhe na meson si te praktikojme pranine e Tij.

    Jane tere ato ngjarje, te medha apo te vogla qe ndodhin ne jeten tone, qe na bejne t’i kerkojme Pranine gjithmone. Ndaj keto ngjarje jane te bekuara, pavaresisht se shume here na bejne te vuajme. Eshte Ai, prania e Tij qe na ushqen dhe na jep jete. Kur Ai ben qe gjerat perreth te na marrin frymen, kerkojme akoma me shume pranine e Tij, dhe eshte atehere qe e shijojme Ate si Frymemarrja jone, vetem ne Krishtin kemi prehje.
    Dhe keshtu dalengadale na behet e natyrshme te jemi ne pranine e Tij. Por tani jo me sepse Ai na ben dhurata apo sepse na mbron dhe na ndihmon ne raste veshtiresish, por sepse na eshte bere kaq i dashur sa nuk rrime (rrojme) dot pa Te.

    Dhe kur B.Lawrence thote qe Le të vdesim në praninë e Tij, sigurisht qe flet edhe per vdekjen fizike, por mendoj se aq me teper per vdekjen e gjerave tona te pavlera, te papastertive te njeriut tone te vjeter, te cilat konsumohen prej pranise se Tij dhe dashurise se paster per Te.

    inscrite
    Ndertojne shume poshte ata qe ndertojne nen yje...

  9. #29
    Ne mbreterine e Tij.. Maska e inscrite
    Anëtarësuar
    09-02-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    126
    Përgjigje ndaj dhimbjes

    Më dhemb shpirti tek të shoh sa po vuan. Më qetëson sadopak fakti se vuajtja jote është dëshmi e dashurisë së Perëndisë për ty. Kur me të vërtetë e sheh vuajtjen tënde kështu, do të mund t’i durosh dhimbjet më me lehtësi.
    Sikurse e kam thënë më parë, kam përshtypjen se duhet të heqësh dorë ilaçet dhe t’ia dorëzosh veten tërësisht sovranitetit dhe providencës së Perëndisë.
    Ndoshta Ai është në pritje pikërisht të këtij dorëzimi dhe besimi në Të. Merri parasysh fjalët e mia. Në fund të fundit, pavarësisht ankthit tënd dhe përpjekjeve të tua për t’u bërë më mirë, fusha e mjekësisë nuk ia ka dalë aspak mbanë të të ndihmojë; përkundrazi, sëmundja është përkeqësuar. Do të ishte vallë kaq e vështirë të braktisje veten në duart e Tij dhe ta prisje gjithçka prej Tij?
    Në letrën time të fundit të kam thënë se Zoti ndonjëherë lejon sëmundjet e trupit për të shëruar ato të shpirtit. Merr zemër; pranoje këtë kufizim dhe shndërroje në një mundësi.
    Shko te Zoti, duke mos i kërkuar të të çlirojë nga dhimbja, por të të japë forcën për ta përballuar atë. Kërkoji të të japë një dashuri te fortë dhe të thellë për Të. Kërkoji të të japë gjithçka që do e kënaqte Atë. Të të japë çfarë Ai kërkon dhe të bëjë me ty çfarë Ai dëshiron, për aq kohë sa do i pëlqejë.
    Një lutje e tillë është ca e vështirë për t’u bërë. Kjo lutje është kundër natyrës së shpirtit, por është një lutje shumë e pranueshme prej Perëndisë. Është lutja e ëmbël e dorëzimit të atyre që e duan Atë. Dashuria e ëmbëlson dhimbjen. Dhe kur i krishteri e dashuron Perëndinë, ai mund të vuajë për hir të Tij, më gëzim dhe me kurajë.
    Të lutem të bësh pikërisht këtë gjë. Prehu në Perëndinë. Ai është i vetmi Mjek që mund të plotësojë çdo nevojë tënden. Zoti Jezus është Ngushëlluesi i të sëmurit, Ati i të munduarit. Ai është gjithmonë gati të të ndihmojë; por ndihma e Tij vjen nëpër rrugën që Ai do dhe jo sikurse e dëshiron ti.
    Ai të do. Të do pafundësisht më shumë se ç’mundesh ta imagjinosh. Ç’duhet të bësh atëherë? Ta duash Atë. Dhe të kërkosh të kesh prehje dhe ngushëllim prej Tij dhe vetëm Atij.
    Kam besim se do të mund t’i lexosh këto rreshta. Lamtumirë.
    Do të jem ndihmë me lutjet e mia, edhe pse të vobekëta, dhe jam gjithmonë i yti në Zotin.
    Ndertojne shume poshte ata qe ndertojne nen yje...

  10. #30
    Ne mbreterine e Tij.. Maska e inscrite
    Anëtarësuar
    09-02-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    126
    Parajsa e shprehur ndryshe

    22 Janar 1691

    Falenderoj Zotin që të ka lehtësuar nga pak, ashtu siç e kishe dëshiruar.
    Kam qenë shumë herë në prag të vdekjes, por s’kam qenë kurrë më i kënaqur në jetë se atëherë. Ndaj nuk jam lutur për çlirim. Përkundrazi, i kam kërkuar Zotit forcë për të vuajtur me kurajë, përulësi dhe dashuri.
    Oh, sa e ëmbël të vuash me Perëndinë! Sado e madhe qoftë dhimbja, pranoje të gjithën me dashuri. I dashur vëlla në Krisht, është parajsë të vuash me Zotin. Është parajsë të jesh me Të në çfarëdo gjendje! Është e mundshme për ne të jetojmë në praninë e vërtetë të Zotit, edhe në situatat më të vështira.
    Nëse unë dhe ti duam të shijojmë paqen e parajsës në këtë jetë, duhet të na bëhet zakon të bisedojmë në mënyrë intime, me shumë përulësi dhe dashuri me Zotin Jezus. Ndale shpirtin tënd të mos endet larg Perëndisë, s’ka rëndësi rrethana. Ti duhet ta bësh zemrën tënde një tempull të Frymës, një tempull ku ti të mund të shkosh për ta adhuruar Atë pa pushim.
    Ndertojne shume poshte ata qe ndertojne nen yje...

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Justin Dëshmori: Apologjia e parë
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:48
  2. Letra e Kishës së Romës drejtuar Kishës së Korinthit
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-03-2007, 16:35
  3. Shkrimet e Hershme: Bariu i Hermansit
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 13-12-2006, 08:01
  4. Ungjilli si bazë e jetës
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 08-06-2006, 22:59
  5. DOKTRINA - Kapitulli III: Trinia e Shenjtë
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-03-2005, 23:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •