Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 37
  1. #1
    Ne mbreterine e Tij.. Maska e inscrite
    Anëtarësuar
    09-02-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    126

    Të praktikosh Praninë e Perendisë

    Pershendetje!

    Doja te ndaja me ju librin ne vazhdim, liber i shkruar nga nje besimtar i krishtere i shekullit te 17-te, i quajtur Brother Lawrence.

    Libri hapet me nje jeteshkrim te shkurter te autorit, por jeteshkrimi i vertete e tij eshte ai i pershkruar ne vete librin, biografia e tij frymerore. Dashuria, butesia dhe thjeshtesia me te cilen Brother Lawrence komunikon, ben qe te zbulohet aq shume prej karakterit dhe jetes se tij ne Krisht. Dhe deshmia e tij na vjen qe prej koherave, per te na treguar se kush e kerkon Zotin e vet me gjithe zemer, me gjithe shpirt e me gjithe mendje, kush rend pas Tij dhe i kerkon Fytyren dhe Pranine ne cdo cast te jetes, me siguri nuk do te zhgenjehet. Do ta gjeje dhe do ta perjetoje fort Ate, i Cili i vetmi eshte Plotesia.

    Ju uroj lexim te kendshem.
    Ndertojne shume poshte ata qe ndertojne nen yje...

  2. #2
    Ne mbreterine e Tij.. Maska e inscrite
    Anëtarësuar
    09-02-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    126
    Të praktikosh Praninë e Perëndisë
    Vëlla Lawrence


    Zot, i Yti jam, thatësira nuk ka rëndësi për mua dhe as më ndikon!


    Jeta e Vëlla Lawrence

    Pak dihet për Vëlla Lawrence (Lorëns). Do t’ju tregojmë atë që dimë. Lindi në 1611 në Lorenën franceze dhe u quajt Nicholas Herman (Nikolas Herman). Vjen nga familje e varfër dhe kthehet në Krisht në moshën tetëmbëdhjetë vjeçare. Fillimisht ushtar, më pas bëhet shërbëtor (në shërbim të zotërinjve për t’u hapur derën e karrocës, për të servirur në tavolinë, etj). Më tej, në 1666, pothuajse 55 vjeçar, ai anëtarësohet në një komunitet fetar me vendndodhje në Paris, të quajtur Carmelites (Karmelitët). Për t’u bërë një “Lay Brother” – Vëlla i Thjeshtë në mesin e atyre ndjekësve këmbëzbathur, besnikë të Krishtit. Pikërisht aty ku filloi të thërritej Vëlla Lawrence.
    Ai jetoi njëzet e pesë vjet në këtë komunitet, ku edhe do të vdiste në vitin 1691 në moshën tetëdhjetë vjeçare. Përgjatë këtyre viteve shërbeu kryesisht në kuzhinën e spitalit. Dhe u bë i njohur brenda, dhe më vonë edhe jashtë komunitetit, për besimin e tij të pastër e pa bujë, si dhe për përjetimin e thjeshtë të “pranisë së Perëndisë”.
    Kohët e fundit Vëlla Lawrence iu bënë shumë pyetje nga banorë të krahinave të ndryshme të Francës, të cilët ishin të interesuar të kishin një realitet të ngjashëm në përjetimin e tyre të përditshëm me Krishtin. Për më tepër, ndihma dhe këshilla e tij u kërkua edhe nga drejtues të kishës.
    Në ditët tona ka mbërritur jo shumë prej asaj që ai tha. Disa letra të shkurtra të tij si dhe katër përmbledhje kujtimesh të quajtura “bashkëbisedime”, shkruar nga njerëz të cilët risjellin për ne kujtimet e asaj çka ai ka biseduar me ta.
    Disa nga letrat e Vëlla Lawrence u botuan në 1692, një vit pas vdekjes së tij. Kjo parathënie, pothuajse treqind vjeçare, e shkruar prej zotit Beaufort (Bofor), Përfaqësuesi i Parë i zotit De Chalons (në të kaluarën Kardinal i Noailles), ende reflekton thjeshtësinë e njeriut për të cilin u shkrua dhe vlerësimin me të cilin e çmonin.

    Vdekja rrëmbeu vitin që shkoi shumë nga vëllezërit e urdhrit të Karmelitëve Dechausses (Dëshose). Ata u larguan nga kjo jetë duke lënë pas trashëgiminë e rrallë të jetëve të jetuara në dlirësi. Zoti ka bërë që vëmendja e njerëzve të përqëndrohet kryesisht te vdekja e Vëlla Lawrence.
    Njerëz të ndryshëm kanë mundur të lexojnë kopje nga letrat e tij dhe kanë dëshiruar të lexojnë më tepër. Për të përmbushur këtë kërkesë, është treguar kujdes për përmbledhjen e sa më shumë prej materialeve që Vëlla Lawrence shkroi me dorën e vet.
    Çdo i krishterë do ketë shumë se ç’të marrë prej këtyre shkrimeve. Ata që i përkasin kësaj bote, do mësojnë prej tyre se sa të vetëmashtruar janë, ndërsa e kërkojnë paqen dhe gëzimin tek shkëlqimi i rreme i gjërave që shihen … e që, megjithatë, janë kaq të përkohshme. Dhe ata prej jush që ndjekin Zotin Perëndi, do gjejnë forcë për të këmbëngulur në praktikimin e këtij virtyti ndërsa lexojnë librin. Çdo lexues, pavarësisht cilës kategori i përket, do ketë ç’të marrë prej këtij libri, sepse në fletët e tij do mund të njihni një vëlla, të ngarkuar sa edhe ju me punët e kësaj jete … por, një vëlla i cili kishte mësuar si t’i ndërthurte mendimet për Zotin me punën e zakonshme, edhe në pikun e detyrave të tij pa fund. Për aq sa, gjatë dyzet viteve të kaluara, vëllai ynë vështirë se u shkëput ndonjëherë prej “Pranisë së Perëndisë”.
    Ndertojne shume poshte ata qe ndertojne nen yje...

  3. #3
    Ne mbreterine e Tij.. Maska e inscrite
    Anëtarësuar
    09-02-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    126
    Një dëshmi e thjeshtë

    Bisedë me një mik, 3 Gusht, 1666Pata favorin e madh të Perëndisë që më krijoi mundësinë e një bisedë në moshën tetëmbëdhjetë vjeçare.
    Pashë në dimër një pemë të zhveshur nga gjethet dhe e kuptova se, edhe pak kohë duhej që gjethet të lulëzonin përsëri, për t’u pasuar nga lulet dhe frytet. Prej kësaj pamjeje arrita një të kuptuar të lartë të Fuqisë dhe Providencës së Perëndisë, kuptim i cili nuk më është larguar kurrë nga shpirti që prej atëherë. Pamja që fiksova atë ditë më shkëputi plotësisht nga bota dhe ndezi në mua një dashuri të tillë për Perëndinë, sa nuk di të them nëse është shtuar përgjatë më shumë se dyzet vjetëve që nga ajo kohë.
    Isha shërbëtor te zoti Fieubert (Fiëber), përgjegjësi i thesarit, por jam njeri shumë i ngathët dhe pothuajse çdo gjë e bëja lëmsh.
    Vendosa që, në vend të vazhdoja si shërbëtor, të futesha në një manastir. Mendoja se, ndoshta atje, do mund të vuaja sa për të shlyer në një farë mënyre ngathtësinë dhe fajet që kisha bërë. Vendosa t’ia kushtoja jetën dhe tërë kënaqësitë e saj Perëndisë. Por, sa shumë më bëri të zhgënjehem në idenë time, për sa kam gjetur vetëm kënaqësi në dorëzimin e jetës sime Atij.
    Kam zbuluar se mund të bëjmë që të përjetojmë ndjenjën e pranisë së Perëndisë duke i folur Atij vazhdimisht. S’është veçse e turpshme të rreshtësh së biseduari me Të për të menduar vogëlsira dhe budallallëqe. Duhet t’i ushqejmë shpirtrat tanë me mendime të larta për Perëndinë, gjë e cila do prodhojë gëzim të madh.
    Duhet ta nxisim, dua të them, ta gjallërojmë besimin tonë. Sa e vajtueshme të kemi kaq pak besim! Njerëzit kënaqin veten me shërbesa të parëndësishme që ndryshojnë çdo ditë, në vend që ta bëjnë besimin në Perëndi themelin e sjelljes së tyre. Rruga e besimit është fryma e kishës dhe është e mjaftueshme për të na çuar drejt një shkalle të lartë përsosmërie.
    Duhet t’ia dorëzojmë veten Perëndisë si në gjërat e përkohshme ashtu edhe në ato frymërore. Duhet ta gjejmë kënaqësinë tonë vetëm në përmbushjen e vullnetit të Tij. Nëse na çon drejt vuajtjes apo nëse na jep prehje, kënaqësia jonë duhet përsëri të jetë përmbushja e vullnetit të Tij, sepse si vuajtja edhe ngushëllimi janë njësoj për shpirtin vërtet të dorëzuar Atij.
    Ka raste në lutje kur Perëndia vë në provë dashurinë tonë ndaj Tij. Në këto kohë thatësire dhe turbullimi që trazojnë shpirtrat tanë, nevojitet besnikëri ndaj Tij. Kjo është koha kur ne duhet të ndërmarrim aktin e dorëzimit të vërtetë. Gjë e cila shpesh çon në përparimin tonë frymëror.

    Thjesht thuaj: “Perëndi, jam i Yti, thatësira nuk ka rëndësi për mua dhe as më ndikon!”
    Për të mbërritur te dorëzimi që kërkon Perëndia, duhet të vëzhgojmë me kujdes pasionet tona, pasione të cilat ndërhyjnë në çështjet frymërore po aq sa në ato të një karakteri më të lartë. Zoti do e ndriçojë në lidhje me këto pasione cilindo që me të vërtetë dëshiron t’i shërbejë Atij.
    Nëse është kjo dëshira jote, t’i shërbesh Zotit me pastërti zemre, mund të ndihesh i lirë të vish tek unë sa herë të duash, pa frikën e të qënit i bezdisshëm. Por, nëse nuk është kjo dëshira jote e vërtetë, nuk është e nevojshme të vazhdosh të më vizitosh.
    Ndertojne shume poshte ata qe ndertojne nen yje...

  4. #4
    Ne mbreterine e Tij.. Maska e inscrite
    Anëtarësuar
    09-02-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    126
    Çasti që ndryshoi gjithçka

    Gjithmonë jam udhëhequr nga dashuria pa synime egoiste dhe kam vendosur ta bëj dashurinë e Perëndisë synimin e tërë veprimeve të mia. Kam qenë më se i kënaqur me këtë motiv të vetëm. Jam i lumtur të ngre një fije kashte nga toka thjesht prej dashurisë për Perëndinë, të kërkoj Atë dhe asgjë tjetër – as edhe dhuratat e Tij.
    Kam qenë gjatë i trazuar nga mendimi se ndoshta do dënohesha me vuajtjet e ferrit. Askush në botë s’do mund të ma mbushte mendjen për të kundërtën. Atëherë arsyetova me veten time: Jetoj jetën e besimit vetëm prej dashurisë për Perëndinë; jam përpjekur të veproj vetëm për Të; çfarëdo që të ngjasë me mua, shkoj në humbje apo shpëtohem, do vazhdoj të veproj parreshtur vetëm e vetëm prej dashurisë për Perëndinë. Të paktën, do e kem këtë të mirë, derisa të vdes do bëj gjithçka mundem për të dashuruar Zotin tim. Këto mendime shqetësuese më kanë shoqëruar për vite me radhë. Kam vuajtur shumë gjatë kësaj kohe, por, qëkur kuptova se ky shqetësim buronte nga mungesa e besimit, fillova ta jetoj jetën në liri të përsosur dhe gëzim të pafund. Madje i paraqita mëkatet e mia para Perëndisë për t’i treguar se nuk i meritoja favoret e Tij, e megjithatë, Ai s’pushoi së derdhuri bujarisht favoret e Tij mbi mua!
    Për të fituar zakonin e të biseduarit vazhdimisht me Perëndinë dhe të komunikuarit me Të për gjithçka ne bëjmë, së pari duhet t’ia kushtojmë me devotshmëri veten Atij. Prej kësaj përkujdesjeje të vogël do shohim se si dashuria e Tij përbrenda do na çojë drejt pranisë së Tij pa ndonjë vështirësi.
    Pas ditëve me diell që Zoti më ka dhënë, pres të kem pjesën time të dhimbjeve dhe vuajtjeve. Por kjo s’më bën të ndihem keq, sepse e di shumë mirë se përderisa s’mund të bëj dot asgjë nga vetja, Zoti me siguri do më sigurojë forcën për ta përballuar.
    Në ndonjë rast, kur kam pasur mundësi të bëj diçka të mirë, kam dalë para Perëndisë duke rrëfyer: “Zot, nuk mundem ta bëj këtë gjë nëse Ti nuk më bën të aftë.” Më është dhënë atëherë fuqi më se e mjaftueshme.
    Kur nuk ia dal mbanë në detyrën time, i pranoj gabimet e mia, duke iu rrëfyer Perëndisë: “Nuk mund të bëj dot ndryshe nëse më lë në duart e vetes sime. Je Ti që duhet të ndalësh rrëzimin tim, je Ti që duhet të ndreqësh çfarë është gabim.” Pas kësaj lutjeje, nuk i lejoj vetes të vazhdojë të merakoset për gabimet e bëra.
    Në çdo gjë duhet të sillemi ndaj Perëndisë me thjeshtësinë më të madhe, duke i folur hapur dhe me pastërti zemre, duke lutur ndihmën e Tij për gjërat tona, ashtu siç ato ndodhin. Zoti nuk na lë kurrë në baltë, këtë e them nga përvoja ime.
    S’ka shumë që isha në Burgundi për të blerë rezervat e verës për shoqërinë, pjesë e së cilës jam. Detyrë krejt e padëshiruar prej meje. Nuk më jepet për biznes dhe duke qenë i çalë, nuk mund të vërtitem nëpër varkë veçse duke u rrotulluar mbi fucitë. E megjithatë, nuk më merakosi kjo gjë dhe as blerja e verës. I thashë Zotit se kjo që po bëja ishte çështje e Tij. Paskëtaj, pashë se si gjithçka u realizua më së miri.
    Është e njëjta gjë edhe në kuzhinë (një vend të cilin e kam vërtet zët). E kam mësuar veten ta bëj çdo gjë atje prej dashurisë për Perëndinë. Në çdo rast, me lutje, kam parë se Hiri i Tij e ka bërë punën për mua, dhe e kam pasur të lehtë gjatë pesëmbëdhjetë vjetëve që kam punuar këtu.
    Jam më se i kënaqur me pozicionin në të cilin ndodhem, por jam po aq i gatshëm të heq dorë prej tij, sa isha gati me punën time të mëparshme, sepse në çdo rrethanë kënaqem të bëj gjëra të vogla nxitur prej dashurisë për Perëndinë.

    vazhdon...
    Ndertojne shume poshte ata qe ndertojne nen yje...

  5. #5
    Ne mbreterine e Tij.. Maska e inscrite
    Anëtarësuar
    09-02-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    126
    Koha ime e caktuar për lutje nuk ndryshon nga pjesa tjetër e ditës. Edhe pse tërhiqem për lutje (sepse kështu udhëzon kryemurgu im), nuk më nevojitet kjo tërheqje dhe as e kërkoj atë, sepse edhe piku i punës nuk m’i largon mendimet nga Perëndia.
    E di se duhet ta dua Perëndinë në çdo gjë dhe ndërsa përpiqem për këtë, nuk kam nevojë për drejtues të më këshillojë, edhe pse kam nevojë për rrëfyes për të rrëfyer fajet. Jam më se i ndërgjegjshëm për gabimet e mia, por ato s’më shkurajojnë. Pasi ia kam rrëfyer Zotit mëkatet e mia, vazhdoj në paqë me shprehjen time të dashurisë dhe adhurimit ndaj Tij.
    Kur jam i trazuar në mendime, nuk këshillohem me askënd. Por, duke ditur me besim se Zoti është me mua në çdo gjë, jam i kënaqur ta paraqes çdo veprimin tim para Tij. Thënë ndryshe, i kryej veprimet e mia duke dashur t’i pëlqej Zotit dhe, paskëtaj, të ndodhë ç’të dojë.
    Mendimet tona të pavlera prishin gjithçka. Pikërisht aty fillojnë ngatërresat. Duhet t’i dëbojmë këto mendime sapo dallojmë se nuk kanë të bëjnë me çështjen në fjalë. Duhet t’i flakim tej dhe t’i kthehemi përbashkësisë me Zotin.
    Në fillim e kaloja shpesh kohën time të lutjes thjesht duke përzënë mendimet e çoroditura dhe duke rënë përsëri në lakun e tyre. Edhe arrija të meditoja për pak kohë, por më pas pushoja së ushtruari meditimin – se si, nuk di të them. Kurrë s’kam mundur ta organizoj kohën time të lutjes sipas metodave të caktuara, siç bëjnë disa.
    Çdo mposhtje e dëshirave mishërore dhe praktika të tjera janë pa vlerë në rast se nuk i shërbejnë bashkimit me Perëndinë nëpërmjet dashurisë. E kam menduar mirë këtë gjë dhe kam parë se rruga më e shkurtër për te Perëndia është të shkosh drejt e tek Ai nëpërmjet shprehjes së parreshtur të dashurisë dhe bërjes së çdo gjëje për hir të Tij. Duhet të dallojmë ndryshimin mes veprave të të kuptuarit dhe atyre të vullnetit. Veprat në përgjigje të gjykimit sipas mendjes sonë janë relativisht me pak vlerë. Veprimet e ndërmarra në përgjigje të përjetimeve të thella të zemrës janë ato që kanë çdo vlerë. Puna jonë e vetme është të duam dhe të kënaqemi në Perëndinë.
    Çfarëdo mposhtje dëshirash, s’ka rëndësi se cilat, nëse janë të zhveshura nga dashuria e Perëndisë, nuk mund të fshijnë as edhe një mëkat të vetëm. Pa pasur ankth, duhet të presim faljen e mëkateve nëpërmjet gjakut të Zotit Jezus Krisht; përpjekja jonë e vetme duhet të jetë ta duam Atë me gjithë zemër. Zoti duket se u ka dhuruar favorin më të madh mëkatarëve më të ndotur, si shprehje e përjetshme e mëshirës së Tij.
    Dhimbjet apo kënaqësitë më të mëdha të kësaj bote nuk mund të krahasohen me përvojën time të dhimbjes dhe kënaqësisë në nivel frymëror. Prandaj nuk i druhem asgjëje dhe nuk shqetësohem për asgjë, por dëshiroj një gjë të vetme – të mos i lëndoj zemrën Atij.
    Nuk më vret ndërgjegja, sepse, nëse nuk ia dal mbanë në detyrën time, e pranoj menjëherë gabimin duke thënë: “Unë kështu jam gatuar, kurrë nuk do ndryshoj nëse mbetet në dorën time.” Nëse ia dal mbanë, falenderoj Zotin, duke e ditur se fuqia vjen prej Tij.
    Ndertojne shume poshte ata qe ndertojne nen yje...

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    inscrite,

    Libri që po ndan me ne është shumë i bukur dhe i thellë. Shpresoj se të gjithë ne do ta lexojmë me dëshirën e madhe qe ky libër mos të ngelet thjeshtë në mëndjet tona, por edhe të bëhet nje nxitje për ne për të përjetuar sa më shume praninë e Tij në jetën tonë të përditshme.

    Me këtë rast po të uroj mirëseardhjen në Forumin Shqiptar dhe shpresoj dhe uroj që t'ja kalosh sa më mirë midis nesh, midis vëllezërish dhe motrash në largësi, por që ky forum na jep mundësinë të na afrojë dhe bashkojë disi. Gjithashtu shpresoj se postimet e tua nuk do jenë të radha, por se do na kënaqësh të gjithëve ne me praninë tënde duke ndarë sadopak Krishtin që banon në ty.

    Me dashuri vëllazërore,

    liveintwoplaces
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  7. #7
    Ne mbreterine e Tij.. Maska e inscrite
    Anëtarësuar
    09-02-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    126
    Një pamje e re e Tij

    Themeli i jetës frymërore për mua ka qenë një përfytyrim i lartë i Perëndisë dhe një nderim i thellë për Perëndinë – të cilat i arrij me besim.
    Dhe kur e kam kuptuar mirë këtë fakt, nuk më ka shqetësuar gjë përveçse të dëboj parreshtur çdo mendim tjetër, në mënyrë që unë ta kryej gjithçka prej dashurisë për Perëndinë. Nuk trazohem nëse ndodh të mos kem menduar për Perëndinë një copë herë të mirë. Por, pasi kam pranuar para Perëndisë se kam dështuar, rikthehem tek Ai me akoma më shumë besim, sepse vetja ime është kaq e mjerë sa ta harrojë Atë.
    Besimi i thjeshtë që kemi në Perëndinë i jep Atij nder dhe bën të zbresin favoret e Tij të mrekullueshme. Është e pamundur jo vetëm që Perëndia të mos e mbajë fjalën, por edhe që Ai të lërë të vuajë gjatë një zemër që i është dorëzuar plotësisht Atij, një zemër që ka vendosur të durojë çdo gjë për hir të Tij.
    E kam provuar dorën hyjnore në çdo rast që kam pasur nevojë. Nuk e vras mendjen që më parë nëse kam detyra për të përmbushur. E kam në Zotin sikur ta kem para vetes çdo gjë që më duhet të bëj dhe në kohën e duhur.
    Kur punët e përditshme ma largojnë sadopak mendjen nga Perëndia, është Ai që rishtaz më kujton, duke e pushtuar shpirtin tim, aq sa zjarri i dashurisë që ndizet përbrenda meje bën që, ndonjëherë, të mos e përmbaj dot veten.
    Jam më i lidhur me Perëndinë gjatë punëve të mia të jashtme, sesa kur i lë ato mënjanë për të kaluar kohë me Zotin.
    Pres të kem tani e tutje ndonjë vuajtje të mëdha fizike dhe mendore. Por, më e keqja që mund të më ndodhë është të humbas ndjenjën e pranisë së Perëndisë, të cilën e shijoj që prej kaq kohësh. E përsëri, mirësia e Tij më siguron se Ai nuk do më braktisë përgjithmonë, Perëndia do më japë forcë t’i bëj ballë çdo fatkeqësie që Ai do lejojë të më ndodhë. Ndaj nuk i druhem asgjëje dhe nuk kam pse të këshillohem me askënd për gjendjen në të cilën mund të ndodhem. Kur kam provuar të marr mendimin e të tjerëve rreth situatës sime, jam ndjerë gjithmonë më i trazuar. Unë e di që jam gati të jap jetën për hir të dashurisë për Perëndinë dhe nuk i druhem rrezikut. Dorëzimi i përsosur Perëndisë është një rrugë e sigurtë drejt qiellit, një rrugë gjatë së cilës kam qenë sa duhet i ndriçuar për veprimet e mia.
    Në fillimet e jetës frymërore duhet të jemi besnik në detyrat tona dhe në mohimin e vetvetes. Pas kësaj do vijnë kënaqësi të papërshkrueshme. Kur paraqiten vështirësitë, na nevojitet vetëm të shkojmë te Jezusi dhe të lusim hirin e Tij. Prej hirit bëhet çdo gjë e lehtë.
    Shumë vetë nuk bëjnë para në rrugën e krishterë sepse dinë vetëm të vetëndëshkohen apo ndonjë praktikë të caktuar, duke lënë ndërkohë pas dore dashurinë e Perëndisë – dhe dashuria e Perëndisë është përmbushja. Kjo shfaqet hapur nga veprat e tyre dhe është arsyeja pse ka kaq pak virtyt të vërtetë.
    Nuk na nevojitet as art dhe as shkencë për të shkuar te Perëndia. Gjithë çka na nevojitet është një zemër që e ka vendosur përfundimisht të jetë vetëm e Tij, për Të, dhe për t’i dhuruar Atij tërë dashurinë e saj.
    Ndertojne shume poshte ata qe ndertojne nen yje...

  8. #8
    Ne mbreterine e Tij.. Maska e inscrite
    Anëtarësuar
    09-02-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    126
    Faleminderit liveintwoplaces.

    Edhe une ndihem mire qe mund te ndaj me motrat dhe vellezerit e mi ne Krisht nje liber si ky i Brother Lawrence. Dhe shpresoj dhe lutem gjithashtu qe cdokush qe eshte duke e lexuar ate, te nxitet akoma me shume per te kerkuar thellesite e perjetimit te Krishtit, t'ia kerkoje Pranine pa u lodhur, derisa nje dite te mund te themi edhe ne si autori, kemi ecur cdo dite me Perendine dhe pervec Tij per ne s'ka pasur asgje tjeter rendesi.

    Motra juaj ne Krisht,
    inscrite
    Ndertojne shume poshte ata qe ndertojne nen yje...

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga inscrite
    Dhe shpresoj dhe lutem gjithashtu qe cdokush qe eshte duke e lexuar ate, te nxitet akoma me shume per te kerkuar thellesite e perjetimit te Krishtit, t'ia kerkoje Pranine pa u lodhur, derisa nje dite te mund te themi edhe ne si autori, kemi ecur cdo dite me Perendine dhe pervec Tij per ne s'ka pasur asgje tjeter rendesi.
    AMEN. U shtoftë dashuria jonë për Të, se vetëm nëpërmjet dashurisë do mundemi të njohim thellësitë e Tij.

    Gëzohem shumë që grupit tonë ju shtua edhe një motër tjetër. Vëllezërit kanë vetinë e të filozofuarit pak më shumë se duhet, ndërsa motrat janë ato, të cilat shpesh zbusin zemrat e vëllezërve dhe i japin kishës një aromë më të këndshme, aromë që del nga vetë Krishti që ndodhet në to.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  10. #10
    Ne mbreterine e Tij.. Maska e inscrite
    Anëtarësuar
    09-02-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    126
    Rruga më e përsosur

    Do doja të flisja me zemër të hapur për mënyrën se si unë shkoj te Perëndia. Të gjitha gjërat i dalin kundër vendosmërisë së zemrës sate për të hedhur poshtë çdo gjë që ti e di se nuk të çon te Perëndia. Të duhet ta mësosh veten me një bashkëbisedim të vazhdueshëm me Të – një bisedë e cila të jetë e çlirët dhe e thjeshtë. Duhet të kuptojmë se Perëndia na është gjithmonë i pranishëm në mënyrë intime dhe se duhet t’i drejtohemi Atij në çdo çast. Për gjërat që na janë të dyshimta, të mund t’i kërkojmë ndihmën për të njohur vullnetin e Tij. Dhe atë që shohim qartë se Ai kërkon nga ne, bëjmë mirë ta zbatojmë menjëherë. Dhe ndërsa ecim në këtë rrugë, thjesht duhet t’i ofrojmë Atij gjithçka që do të bëjmë dhe t’i shprehim falenderimin pasi ta kemi përfunduar.
    Gjatë komunikimit tënd me Perëndinë mos harro ta lavdërosh, adhurosh, dhe dashurosh Atë pa pushim, dhe kjo sepse mirësia dhe përsosmëria e Tij janë të përjetshme.
    Të mos shkurajohemi për shkak të mëkateve tona; përkundrazi, ndërsa i varim shpresat tona në mëshirën e Zotit Jezus Krisht, le të lutemi për hirin e Perëndisë me mirëbesim të përsosur. Perëndia kurrë nuk na ka lënë pa na ofruar hirin e Tij në çdo hap. E dalloj qartë këtë hir, dhe nuk ndodh të mos e përjetoj, përveçse kur mendimet e mia janë hallakatur larg ndjesisë së pranisë së Perëndisë, apo kur kam harruar t’i kërkoj Zotit ndihmën e Tij.
    Perëndia i konsumon gjithmonë me dritë dyshimet tona, kur ne nuk synojmë veçse t’i dhurojmë Atij kënaqësi.
    Shenjtërimi ynë nuk varet nga kryerja e punëve të tjera, por nga bërja për hir të Perëndisë të çdo gjëje që zakonisht e bënim për veten tonë. Është e vajtueshme të shohësh se sa shumë njerëz ngatërrojnë mjetin për qëllimin, duke mos bërë dot pa disa vepra të caktuara të tyre. Dhe nuk arrijnë t’i përmbushin këto detyra siç duhet për shkak të synimeve të tyre njerëzore egoiste.
    Kam zbuluar se rruga më e përsosur për të shkuar te Perëndia është ajo e të bërit të gjërave të zakonshme pa u përpjekur t’i pëlqej njeriut dhe, për sa të mundem, të veproj vetëm e vetëm prej dashurisë për Perëndinë.
    Është mashtruese të mendosh se koha e lutjes duhet të jetë e ndryshme nga kohët e tjera. Jemi të thirrur të ndjekim Perëndinë në kohë veprimi po aq sa edhe të jepemi pas lutjes gjatë kohës së saj.
    Lutjet e mia nuk janë gjë tjetër veçse një përjetim i Pranisë së Perëndisë. Shpirti im në këto kohë thjesht është i pandjeshëm ndaj çdo gjëje tjetër përveç dashurisë hyjnore. Mbarimi i kohës së caktuar të lutjes nuk përbën ndonjë ndryshim për mua, sepse jam ende me Perëndinë, teksa e lavdëroj dhe e bekoj me tërë forcën e qënies sime, që jeta ime të jetë në këtë mënyrë një gëzim i pambarimtë. E përsëri, shpresoj që Perëndia të m’i shtojë vuajtjet ndërsa forca ime rritet.
    Të mos lodhemi së bëri gjëra të vogla prej dashurisë për Perëndinë. Sepse, në sytë e Perëndisë nuk ka vlerë puna, por dashuria me të cilën ajo kryhet. Të mos shtangemi ndërsa fillimisht dështojmë në përpjekjet tona për të ndjekur këtë stil jete. Në fund do të na jetë bërë zakon, zakon i cili do t’i japë natyrshëm frytet në ne nëpërmjet veprimeve të bëra pa shqetësim, por me një kënaqësi jashtëzakonisht të madhe.
    Tërë thelbi i fesë gjendet thjesht te besimi, shpresa dhe dashuria. Duke i praktikuar këto bëhemi pjesë e vullnetit të Perëndisë. Çdo gjë tjetër është e parëndësishme dhe thjesht një mënyrë për të arritur te synimi ynë final – të përpihemi në të qënit një me vullnetin e Perëndisë nëpërmjet besimit dhe dashurisë.
    Çdo gjë është e mundur për atë që beson; gjërat janë më pak të vështira për atë që shpreson, më të lehta për atë që do, dhe akoma më të lehta për atë që ngulmon në ushtrimin e të tre këtyre virtyteve.
    Duhet ta drejtojmë veten drejt këtij synimi final: të bëhemi sa të mundemi në këtë jetë adhuruesit më të zjarrtë të Perëndisë (përderisa kjo është çfarë shpresojmë të jemi përgjatë gjithë përjetësisë).
    Ndërsa fillojmë të ecim në jetën frymërore, duhet ta shqyrtojmë dhe konsiderojmë mirë se çfarë jemi në të vërtetë. Do na zbulohet atëherë se vetja jonë meriton çdo përbuzje dhe nuk është aspak e denjë për emrin i krishterë. Na duhet të kalojmë nëpër një mijë e një fatkeqësi dhe vuajtje pa fund, te cilat na trazojnë dhe na shkaktojnë peripeci që s’kanë të sosur në shëndetin, gjendjen tonë shpirtërore dhe natyrën tonë, si përbrenda ashtu edhe jashtë. Ndaj s’duhet të përbëjë habi për ne që nga njerëzit na vijnë shqetësime, tundime, kundërshtime dhe kontradita. Përkundrazi, duhet ta dorëzojmë veten para këtyre gjërave dhe t’i durojmë për aq sa do i pëlqejë Perëndisë, sepse ato janë për të mirën tonë më të lartë.
    Sa më e madhe përsosmëria që synoni të arrini, aq më të ndërvarur duhet të jeni ndaj hirit hyjnor.
    Ndertojne shume poshte ata qe ndertojne nen yje...

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Justin Dëshmori: Apologjia e parë
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:48
  2. Letra e Kishës së Romës drejtuar Kishës së Korinthit
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-03-2007, 16:35
  3. Shkrimet e Hershme: Bariu i Hermansit
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 13-12-2006, 08:01
  4. Ungjilli si bazë e jetës
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 08-06-2006, 22:59
  5. DOKTRINA - Kapitulli III: Trinia e Shenjtë
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-03-2005, 23:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •