Close
Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 68
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    Krishti Përmbledhja e Gjijghçkaje Frymërore

    Vёrtet shumё vёllezer dhe motra e bёjnё shpesh kёtё pyetje: Si mund ta di se kam vdekur? Si mund ta di se kryqi e ka bёrё punёn e tij nё mua? Pёrgjigja ёshtё e thjeshtё. Nёse Zoti ka punuar nё jetёn tёnde, ti do humbasёsh shumё gjёra. Nёse ke mbetur i paprekur qё nga dita qё ke besuar - je po aq i pasur dhe i mbushur sa ke qenё mё parё - atёherё kjo tregon qartё se kryqi nuk ka punuar nё ty. Ndёrsa kryqi punon nё jetё, ti do vёsh re çfarё vepre tё madhe zbrazjeje apo pastrimi ka kryer Zoti nё ty. Dhe pёr pasojё nuk je mё nё gjendje tё bёsh gjёrat qё bёje mё parё; pёr çfarё ti dikur ishe i bindur, tashmё nuk je dhe aq i sigurtё; dhe pёr çfarё nё fillim ke pasur kurajo tё madhe, kohёt e fundit ke filluar tё jesh nё mёdyshje. Nё kёtё mёnyrё provohen punёt e Zotit. Nёse ka ringjallje nё jetёn tёnde, atёherё shumё gjёra duhet tё kenё mbetur pas nё varr, pёrderisa atje gjёrat nuk mund t’i mbijetojnё dot vdekjes. Çfarё ёshtё e Adamit nuk mund tё jetojё nёse ka kaluar mё parё pёrmes vdekjes. Por jeta e Zotit ёshtё plotёsisht nё gjendje tё kalojё pёrmes vdekjes dhe tё dalё pёrsёri. Kjo ёshtё ringjallje.

    Ndonjёherё gjёrat e humbura nё vdekje rifitohen nё Krisht. Ёshtё si njё degё e cila kur pritet nga pema duket e vdekur, por kur mbillet nё tokё rritet pёrsёri. Kёshtu pra, duke thёnё se shenjat e vdekjes janё mbi ne, nuk duam tё lemё tё kuptohet se pёr kёtё arsye nuk mundemi as tё flasim dhe as tё punojmё; por thjesht se nuk do jemi aq tё shkujdesur dhe tё pavarur si nё fjalёt ashtu edhe nё veprat tona. Kur dikush ёshtё prekur nga Perёndia – i pёrballur me kryqin - bёhet i dobёt, plot druajtje dhe drithmё, dhe kёshtu ai nuk guxon mё tё thotё “Unё mundem” apo “Unё do bёj”. Ai ende do e bёjё punёn e tij, por tashmё me druajtjen e Perёndisё. Ai do vazhdojё tё ecё, por tashmë pas Perёndisё ashtu si Abrahami eci hap pas hapi me Perёndinё. Sot janë qartë të dukshme shenjat e kryqit në jetën e tij. Ai ёshtё tejshpuar nga Perёndia; nuk ёshtё mё i paprekur; ai mbart me vete vulën e vdekjes. Kjo quhet ringjallje.

    Sot Perёndia komunikon me njeriun nё botёn e ringjalljes dhe kjo ringjallje përfshin kryqin. Prandaj asgjё që nuk ka kaluar përmes vdekjes nuk ka tё bёjё me Perёndinё. Çdo gjё qё ёshtё natyrore duhet tё vdesё. Perёndia nuk mund dhe nuk do komunikojё bazuar në ringjallje me atë që i duhet ende të vdesë dhe të ringjallet. Ne duhet tё vdesim dhe pastaj tё ringjallemi. Jeta qё marrim ёshtё jetë e ringjalljes. Çdo gjё qё mёsojmё e që ka lidhje me Perёndinё duhet tё jetё e ngritur nga vdekja.

    Nё çështjet frymёrore pёrballemi me njё problem tё vёshtirё, njerёzit shpesh i shёrbejnё Perёndisё me gjёrat natyrore nё vend qё t’i shёrbejnё Atij me gjёrat e ringjallura. Shumё kanё zell, por pak kanë zell tё ringjallur - zell i cili ka kaluar pёrmes vdekjes dhe ёshtё ringjallur. Shumё nga zelli është i llojit të parë, por jo i llojit të dytit. Shohim shumë vёllezёr qё punojnё me ngulm dhe zotësi, megjithatё zelli dhe aftësia e tyre i përkasin llojit të parë – natyrorit - dhe jo tё dytit, sepse ata nuk kanё kaluar pёrmes vdekjes. Nuk mund ta quajmё ringjallje nёse jetojmё para Perёndisё me fuqinё e këtyre elementёve natyrorë.

    Disa do pyesin: Çfarё ёshtё trupi i Krishtit? Trupi i Krishtit ndodhet atje ku ёshtё vërtetuar ringjallja e Krishtit. Me fjalё tё tjera, çdo gjё qё nuk ёshtё ringjallje nuk ka pjesё, as mё tё voglën pjesё nё trupin e Krishtit. Kisha nuk ёshtё vendi ku ti sjell diçka nga zgjuarsia jote dhe unё diçka nga diplomacia ime. Kisha nuk ndёrtohet nëpërmjet ndihmesës tënde me disa nga gjёrat e tua natyrore dhe kontributit tim me tё tjera gjёra natyrore. Kisha i mbyll dyert çdo gjëje natyrore dhe pranon vetёm të ringjallurën. Sa herё qё hyn e natyrshmja, kisha e humbet karakterin e saj. Nuk mund tё ketё asnjё element tё paringjallur nё kishё.

    Shumё vёllezёr pyesin si mund tё jetё kisha njё. Ne duhet tё kuptojmё sa e kotё ёshtё tё arrish unitetin nëpërmjet mёnyrave njerёzore. Fёmijёt e Perёndisё duhet tё njohin kryqin dhe tё pёrballohen me mishin dhe natyroren për tё arritur në tё qenët njё. Asnjë metodë nuk ka efekt nёse njerёzit nuk pёrjetojnё Kalvarin. Asnjё problem nё kishё nuk zgjidhet me marifetet dhe mprehtësinë njerёzore. Kisha nuk lejon as mishin as natyroren, sepse tё dyja e dëmtojnë atё. Ёshtё më se e vёrtetё qё kisha ka nevojё per kontributin dhe shёrbimin e njeriut; e megjithatё mbi njeriun duhet tё jetё shenja e vdekjes. Dobishmëria e shoqёruar nga shenja e vdekjes quhet ringjallje. Zoti vetё ёshtё ringjallje dhe Ai ka dёshirё tё ketё njё kishё tё ringjalljes.

    Nёse dëshirojmë një përvojë tё tillё duhet t’i kërkojmë Zotit për veprën e Tij në jetën tonë. Mund edhe të njohim mjaft mirë shumë mësime e përsëri, pa marrë njё goditje tё forte nga Zoti ne do mbetemi tё njёjtët. Ndonjëherё rrёshqasim dhe biem. E ndiejmё dhimbjen, po, e megjithatё ajo zgjat vetëm disa ditё apo muaj. Por nёse na ёshtё dhёnё goditja e fortё e Perёndisё aq sa të jemi thyer mjaftueshëm, nuk do ta ndjejmё kёtё dhimbje pёr pak ditё apo muaj, por do mund ta durojmё plagёn përgjatё gjithё jetёs tonё. Do jemi gjithmonё tё gjymtuar para Perёndisё dhe shenja e kryqit do jetё pёrherё mbi ne.

    Shumё vjet pasi Pali kishte parё vegimin nё rrugёn e Damaskut, ai dëshmoi: “Prandaj ... unё nuk kam qenё i pabindur ndaj vegimit qiellor.” (Veprat 26:19). Nёse Zoti ka mёshirё pёr ne dhe na godet ashpër njё ditё, vetja jonë e vjetёr nuk do mundet kurrë më tё ngrihet: plaga do mbetet pёrgjithmonё në ne. Pёrderisa ёshtё akoma e mundur tё prekësh nё Krishtin e ringjallur plagën e gozhdëve nё duart e Tij dhe të heshtёs nё brinjёn e Tij, njё plagё e tillё nuk duhet të zhduket kurrё nga jeta e të gjithë atyre qё e njohin Zotin sot si ringjallje. Të plagosur kështu nuk do guxojmë kurrё mё tё mburremi me veten dhe fuqinё tonё. Nёse goditemi nga Zoti, nuk do ngrihemi mё. Qofshin shenjat e kryqit gjithnjë e më të dukshme nё jetёn tonë.

    Shtirja nuk ka vlerё kёtu. Sepse ajo me të cilën dikush kërkon të duket harrohet shpejt. Por kur sakrifica vendoset nё altar dhe vritet, ajo nuk ngrihet kurrë mё. Nёse e provojmë ndonjёherё kёtё goditje themelore, do kuptojmё sa tё pazotë, të marrë fund dhe të pavlerë jemi. Shenja e vdekjes në ne dёshmon se e njohim ringjalljen. Të njohësh kryqin do të thotë të njohësh ringjalljen. Çfarё mbetet nga kryqi ёshtё ringjallje. Oh! Sa tё shumta janё gjёrat qё nuk ngrihen mё kurrë, por shkojnë pёrgjithmonë sapo ato kalojnë pёrmes kryqit. Vetёm ajo qё i qëndron kryqit ka vlerё frymёrore. Çdo gjё qё hyn nё varr dhe mbetet atje ёshtë e vdekur; por çdo gjё qё del në anën tjetёr të varrit duke mbartur shenjat e vdekjes, ёshtё ringjallje.

    Tё lutemi qё me tё vёrtetё tё mund ta njohim Krishtin si ringjalljen dhe jetёn tonё. Zoti largoftё prej nesh shumё nga gjёrat tona. Bёftё qё tё kemi jo vetёm mё shumё nga jeta e Tij, por edhe mё pak nga vetja jonё. Sa shpesh ndodh tё jetojmё sipas asaj qё ёshtё natyrore, pa njohur disiplinёn e Perёndisё dhe as kryqin. Kemi nevojё t’i kёrkojmё Zotit tё jetё i mёshirshёm me ne, nё mёnyrё qё e natyrshmja tё zvogёlohet gradualisht nё ne, ndёrkohё qё e ringjallura tё shfaqet gjithnjë e më dukshёm. Qofshin jeta dhe ringjallja realitet – jo teori – nё ne. Sa herё zgjasim duart, Ai na tregoftё se nuk ka ringjallje nё to pёr sa kohё gjithё vepra e tyre ёshtё vetёm natyrore dhe e mishit. Le tё zbulohet mishi ynё prej Tij nёn dritёn e ringjalljes. Dhe nёse ende nuk shohim, Zoti pastё mёshirё. Amen!
    Ndryshuar për herë të fundit nga marcus1 : 05-05-2004 më 03:42
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  2. #32
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Vella LiveInTwoPlaces.

    Ne cdo dite kemi verdiktin e vdekjes ne Krishtin me vete, cdo dite numerohemi si te fundit ne cdo gje, dhe ne cdo mundim ne shohim Ringjalljen qe prek Shpirtin dhe Trupin tone. Po keshtu dhe persa kohe qe dikush ben pjese ne Trupin e Krishtit, ai behet pjesetar i Vuajtjeve dhe Lavderimit te Tij. Ai eshte nje ushtar i ushtrise se Krishtit dhe eshte thirrur te marre pjese ne betejat kunder fuqive te erresires.


    Jam shume dakord me faktin se shenja e Kryqit ngelet gjithe jeten tek njeriu.
    Une mendoj une se shpeshhere te krishteret nuk e kane shume te qarte se kur ata jane duke perjetuar Kryqin. Keshtu, psh a do quhej kryq nje semundje, humbja e nje vendi pune, humbja e familjes, nje ulje reputacioni ne shoqeri, etj?

    Pra, a eshte cdo dhimbje natyrale (qe e provojne dhe jo-kristianet) nje Kryq?

    Apo eshte dicka qe vetem nje i krishter mund ta provoje?

    Shpresoj te jete nje pyetje e qarte
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga Matrix
    Pra, a eshte cdo dhimbje natyrale (qe e provojne dhe jo-kristianet) nje Kryq?

    Apo eshte dicka qe vetem nje i krishter mund ta provoje?

    Shpresoj te jete nje pyetje e qarte
    I dashur vella,

    Une ketu po postoj nje liber qe me ka pelqyer shume me deshiren e madhe ta ndaj edhe me te krishtere te tjere. Nese do kesh vene re, ne postimet e mia mbi kryqin, kam theksuar gjithmone se jam i padenje te flas per kete ceshtje. Nuk konsideroj se jam nga ata qe mund te flasin per kryqin nga eksperienca ime por, sic e kam thene edhe here te tjera, kam kuptuar nga ana mendore se pa kryq nuk ka jete te ringjallur, kam kuptuar pra domosdoshmerine e kryqit ne jeten e kishes si dhe ne jeten e te krishterit ne vecanti.

    Jo me kot kam meshuar (bold) fjalet e autorit: "Qofshin jeta dhe ringjallja realitet - jo teori - ne ne." Kete e kam bere duke pasur parasysh veten time ne radhe te pare.

    Megjithate une po te jap mendimin tim mbi pyetjen qe ti shtron. Une besoj se kryqi ne jeten e te krishterit vjen ne te gjitha menyrat. Edhe me semundje,(sidomos kronike), edhe me humbjen e te afermve tane, edhe ne anen financiare, edhe me humpjen e reputacionit etj. Dhimbjet qe kryqi sjell nuk mund te kufizohen. Pra shume gjera qe ne kalojme, jane njesoj me gjerat qe jo kristianet mund te kalojne. Por per ne eshte ndryshe. Ne e dime (nese e dime) se cfare eshte ajo, ne e dime se cdo gje e mire apo e keqe vjen nga dora sovrane e Perendise, ndersa jo kristianet i shohin vuajtjet si fatkeqesi dhe ndofta i luten Zotit qe t'i cliroje nga keto gjera.

    Por ajo qe dua te theksoj eshte se Kryqi - gjithmone sipas mendimit tim - ka dy vecori, ose te shkaterron, ose te pasuron, kjo gje varet nga reagimi i te krishterit. Cdo i krishtere ka te drejten te hedhe vickla ndaj vullnetit te Perendise, dhe t'i shmanget Urtesise Qiellore per ta njohur Ate. Cdo i krishtere ka te drejten t'i shmanget kryqit. Ketu pra shihet edhe liria e njeriut ne zgjedhjet e tij. Ketu te zgjedhurit e Tij mund te kuptojne shume mire qe megjithese jane te zgjedhur, ata nuk jane edhe robote. Perendia i ka lene te lire te bejne zgjedhjen e tyre. Fatkeqesisht shumica nga ne, nuk i durojme dot dhimbjet qe shkakton kryqi, me pasoje te humbasim rastin per ta njohur Ate me shume. Ne harrojme se jeta jone nuk eshte ne duar e fatit, dhe qe cdo gje qe ndodh ne jeten tone, ka kaluar me pare nga dora sovrane e Tij, dhe keshtu hedhim vickla kur ndonje vella na akuzon, (ndonje here edhe shume rende dhe pa te drejte) dhe menjehere hidhemi ne kundersulm per te mbrojtur "personalitetin" tone.

    Vetem diten qe do kuptojme se nuk eshte vellai yne qe na akuzon, por vete Perendia permes ketij vellai, (pra e perdor si vegel te kryqit ne jeten tone) vetem diten qe do kuptojme se nuk eshte vellai qe na kryqezon, por vete Perendia, atehere do kemi shpresa se po perjetojme Kryqin e vertete. Ardhte sa me pare ajo dite ne jeten tone, ku Perendia do derdhe Hirin e Tij mbi neve duke na goditur rende, ne menyre qe te mos cohemi me, por te vdesim, te vdese cdo gje qe eshte e jona.
    Ndryshuar për herë të fundit nga marcus1 : 05-05-2004 më 09:41
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  4. #34
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Vella LiveInTwoPlaces,

    jam dakord me shkrimin tend ne pergjithesi, por dua te qartesoj pak pjesen e fundit se me duket sikur nuk eshte shume e qarte.

    Ne rast se ne sulmohemi, duhet t'i mbajme syte nga Ati, ashtu si Jezusi, apo si Stefani, apo si miliona deshmoret e Kishes te gjithe shekujve. I krishteri, ndonese duhet ta duroje Kryqin, nuk duhet ta shohe kete si nje mjet ndreqje per "arsyen" per te cilen po kryqezohet.
    Psh nje i krishter sulmohet nga nje kundershtar i Kishes, (shume here keto sulme kane arritur deri ne vdekje). Qe nga Stefani dhe deri ne martiret e shenjte te periudhes se komunizmit, Kisha perndiqet. Komunizmi shpeshhere perdortte "te krishtere" te tjere per te sulmuar Kishen. Te krishtere "me te moderuar". Kjo eshte nje taktike e vjeter e armiqve te Kishes.

    Por te Krishteret, ndonese i duruan keto kryqe, ata nuk treguan perulesi ndaj persekutoreve (pra nuk "e pranuan ndreqjen" qe persekutoret donin t'u jepnin). Por ata treguan PERULESI NDAJ ATIT, dhe i pane keto Kryqe si ura qe do i conin ne Mbreterine Qiellore.

    Pra, ne asnje menyre, durimi i kryqit qe mund te te jape dikush, nuk behet "qe persekutorit mos i ngelet hatri", por NE EMER TE KRISHTIT. Nepermjet Kryqit, Ai na ben te ngjashem me Veten. Ky eshte dhe kuptimi i "kthimit te faqes tjeter", dhe jo i nje perulesie "ne emer te paqes ne bote".

    Pra qe gjerat te jene me te qarta: Dashuria per Kryqin dhe per kryqezuesin nuk eshte pranim i mendimeve te ketij kryqezuesi apo imitim i jetes se tij.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Krishti është Buka e Jetës dhe Drita e Jetës



    Jezusi u tha atyre: “Unë jam buka e jetës: kush vjen tek unë nuk do të ketë më kurrë uri dhe kush beson në mua, nuk do të ketë më kurrë etje.” (Gjoni 6:35)
    Dhe Jezusi u foli atyre përsëri duke u thënë: “Unë jam drita e botës; kush më ndjek nuk do të ecë në errësirë, por do të ketë dritën e jetës.” (Gjoni 8:12)

    Kemi përmendur shkurtimisht se të gjitha gjërat frymërore gjenden në Krisht. Perëndia e dha Atë për ne që Ai të jetë të gjitha këto gjëra. Kjo është pika më thelbësore e të kuptuarit në jetën frymërore. Është përvoja jonë thjesht përvojë apo është Krisht? Është drejtësia jonë thjesht drejtësi apo është Krisht? Është shenjtërimi ynë vetëm shenjtërim apo është Krisht? Është shpengimi ynë thjesht shpengim apo është Krisht?

    Flasim shpesh për rrugën, por ajo rrugë mund të mos jetë vetë Krishti. Në të njëjtën mënyrë ne mund të flasim për të vërtetën dhe për jetën dhe jo domosdoshmërisht të kemi folur për Krishtin. Me pak fjalë, kemi shumë gjëra jashtë Krishtit. Kjo përbën një problem të tmerrshëm frymëror për bijtë e Perëndisë. Ne mund të rrëfejmë me gojën tonë se Krishti është qendra e gjithçkaje, megjithatë kemi shumë gjëra në jetë që nuk janë Krisht, sikur këto të na ndihmonin të jemi të krishterë. Sa nevojë kemi të përtërihemi në mendjet tona për të kuptuar se përveç Krishtit Perëndia nuk ka asnjë qëllim që ne të kemi shumë të ashtuquajtura gjëra frymërore. Sipas planit të Perëndisë, është e vërtetë që ka gjëra; vetëm se këto gjëra janë në Krisht. Sepse Krishti është përmbledhja e të gjitha gjërave frymërore. Krishti është drejtësia jonë - Ai nuk na ka dhënë një drejtësi. Krishti është shenjtërimi ynë - Ai nuk na ka dhënë një gjë të quajtur fuqi që na bën të shenjtë. Krishti është shpengimi ynë - Ai nuk na ka ofruar një shpengim. Krishti është rruga - Ai nuk ka hapur për ne një tjetër rrugë nëpër të cilën të ecim. Krishti është e vërteta - Ai nuk na ka dhënë ndonjë të vërtetë për ta kuptuar. Krishti është jeta - Ai nuk ka vendosur në ne diçka të quajtur jetë.

    Vëllezër dhe motra, ndërsa udhëtojmë përgjatë rrugës së Perëndisë, gjithmonë e më tepër do zbulojmë se nga i gjithë hiri i Perëndisë ka vetëm një hir, nga të gjitha dhuratat e Perëndisë ka vetëm një dhuratë. Ky hir është Krishti, kjo dhuratë është gjithashtu Krishti. Lavdi Zotit që ditë pas dite Ai na tregon se në Krisht përmblidhet çdo gjë. Në fillim e mendonim Zotin si Shpëtimtarin tonë; tani mund të themi se Ai nuk është vetëm Shpëtimtari ynë, por edhe shpëtimi ynë. Është e çuditshme? Jo, është fakt. Sepse gjithmonë e më tepër ne zbulojmë se Krishti është gjëja e Perëndisë.

    Nëse gabimisht bëjmë dallim mes asaj që Zoti Jezus jep dhe asaj që Ai është, mes dhuratës dhe dhuruesit, do vuajmë shumë në jetën tonë frymërore. Sepse një gabim i tillë nuk do na lejojë të prekim burimin e jetës. Nga kjo pikëpamje ne dëshirojmë ta shohim akoma më shumë Krishtin si gjërat tona. Tek Gjoni 6:35 dhe 8:12, Zoti na tregon se Ai është buka e jetës dhe drita e jetës. Le t’i shohim këto të dyja me rradhë.

    Krishti është Buka e Jetës

    vazhdon...
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Krishti është Buka e Jetës


    “Unë jam buka e jetës,”- deklaron Zoti. Ai u tha këto fjalë njerëzve që e kërkuan në Kapernaum. Ata prisnin që Ai t’i ushqente me bukë, kështu Zoti u tha atyre: “Unë jam buka e jetës.” Ai është ai që jep bukën e jetës dhe Ai vetë është kjo bukë. Dhurata dhe dhuruesi janë një, të pandara. Lavdi Perëndisë, Krishti është dhurata e Perëndisë ashtu siç Ai është Zoti që jep dhuratën.

    Cili është kuptimi i bukës në Bibël? Ajo ka kuptimin e kënaqësisë, përderisa Shkrimi përdor urinë për të përfaqësuar moskënaqësinë e njeriut. Që pakënaqësia njerëzore të largohet nevojitet bukë. Nëse janë në gjendje bijtë e Perëndisë të përfundojnë rrugën e nisur apo të kenë forcë të vazhdojnë më tej, kjo varet shumë nga kënaqësia e tyre e brendshme. Nëse ndihemi të kënaqur sot, do kemi forcë për tërë ditën. Por nëse ndihemi përbrenda bosh si një gomë e shfryrë, nuk do kemi fuqi as të zvarritemi gjatë ditës. Nuk mund të dalim në përfundimin se nuk ka jetë, megjithëse është e sigurtë që nuk kemi forcë. Është kënaqësia - ndjenja e pashpjegueshme e kënaqësisë - që bën të mundur të ecim para dhe të përfundojmë rrugën e nisur.

    Le të shohim se çfarë është buka për bijtë e Perëndisë. “Unë jam buka e jetës.” Zoti Jezus ka jetë ashtu siç edhe jep jetë. Shumë të krishterë konsiderojnë ushqim vetëm një orë lutje apo lexim Bible; ata nuk e dinë se ushqimi i tyre është vetë Zoti Jezus. Nuk po themi se lutja apo leximi i Biblës janë të panevojshme. Por të mos harrojmë se Zoti Jezus thotë këtu se Ai është “buka e jetës” - që do të thotë se buka e jetës nuk është asgjë tjetër përveç Zotit vetë.

    Shpesh bijtë e Perëndisë janë të pakënaqur sepse ata nuk e njohin Krishtin si bukën e jetës. Takojmë gjithmonë njerëz të uritur dhe të pakënaqur në çështjet frymërore. Janë të palumtur në çdo gjë, të mbushur me pakënaqësi nga agimi deri në mbrëmje. Nuk kemi dëshirë këtu të bindim njerëzit të jenë arrogantë apo të vetëkënaqur. Megjithatë do thoshim se krenaria nga vetëkënaqësia është një gjë, ndërkohë që të qënit i ushqyer dhe i kënaqur është diçka krejt tjetër. Disa njerëz, të përballur me Perëndinë, jetojnë para Tij në dobësi dhe drithmë. Ata nuk kanë as më të voglën shenjë të krenarisë, e megjithatë ata e kanë prekur Zotin, ndaj janë plotësisht të ngopur. Ata janë në zotërim të kënaqësisë së pranisë së Perëndisë dhe kjo kënaqësi është forca e tyre.

    Si mundemi atëherë të jemi plotësisht të ngopur dhe të kënaqur? Duhet të dimë se të gjitha kënaqësitë kanë të bëjnë me Krishtin. Të gjitha kënaqësitë gjenden te jeta. Krishti është buka e jetës. Sa herë prekim me të vërtetë jetë, marrim menjëherë kënaqësi. Nga ana tjetër, kur mëkatojmë ndaj jetës ndiejmë menjëherë boshatisje. Le ta ilustrojmë këtë çështje me disa shembuj konkretë.

    Dikush mund të thotë: “Kam mëse një vit që punoj tashmë. Gjatë gjithë kësaj periudhe e kam mbajtur veten në punë. Kam vrapuar sa andej këndej. Kam qenë kaq i zënë sa tani ndihem krejt bosh përbrenda. Jam shumë i uritur dhe mezi çpres të gjej një vend ku të mund të përtërihem frymërisht.” Nëse lexojmë kapitullin katër të Gjonit vëmë re mospërputhje me atë që ky person thotë. I lodhur nga udhëtimi i Tij, Zoti Jezus qëndroi te pusi i Jakobit. Nxënësit e Tij kishin shkuar në qytet për të blerë ushqim, duke menduar se Zoti do ishte me të vërtetë i uritur. Ai takon atje një grua samaritane. Ishte vullneti i Perëndisë që Ai t’i fliste asaj dhe ta shpëtonte. Ai vepron sipas vullnetit të Perëndisë për Të. Më pas kthehen nxënësit e Tij me ushqimin dhe i kërkojnë të hajë. Por Ai u thotë: “Unë kam një ushqim për të ngrënë të cilin ju s’e njihni.” Atëherë ata mendojnë se dikush tjetër duhet t’i kishte sjellë Atij ushqim. Ndaj Ai u thotë haptaz atyre: “Ushqimi që unë kam është që të bëj vullnetin e Atij që më ka dërguar dhe të kryej veprën e Tij.”

    Nga ky episod në jetën e Zotit tonë mund të dalin në përfundimin se puna duhet të na mbushë në vend që të na bëjë të ndihemi bosh dhe të uritur. Në veprat frymërore ndihemi të mbushur pas çdo pune. Nëse pas çdo pune kemi uri, diçka nuk shkon mirë. Nëse ndihemi të boshatisur si gomë e shfryrë, e dimë se diçka nuk shkon me atë punë. Sepse nëse ecim sipas vullnetit të Perëndisë dhe jo sipas vullnetit tonë, nuk duhet të ndihemi krejt të dërrmuar por me forca të reja. Sa herë ndodh që ndërmarrim një punë jo sepse jemi gati para Perëndisë, por sepse nevoja e jashtme dhe nxitja e rrethanave është shumë e fortë. Duke punuar në këtë mënyrë, ne përjetojmë një dërrmim të brendshëm që na lë pa forca. Kjo ndodh sepse diçka nuk shkon mes nesh dhe Zotit. Çdo punë jashtë vullnetit të Perëndisë bën të kemi më shumë uri. Duhet të bëjmë, pra, vullnetin e Perëndisë për të qenë të kënaqur.

    Duhet të kuptojmë se ushqimi ynë nuk është as një kohë e qetë frymërore diku dhe as një mësim biblik: vetëm Krishti është. Përderisa Krishti është ushqimi ynë, si mundet atëherë që puna deri në boshatisje e ndjekur nga tërheqja në një vend ku mund të rimerret ushqim të jetë përgjigja? Si mund të flasim deri në rraskapitje dhe pastaj të përpiqemi të marrim mësime të reja për të plotësuar rezervat? Të zënë me punë apo jo, sa herë që flasim për Krishtin duhet të jemi aq të mbushur me fjalë dhe forcë të brendshme, sa të ngopen jo vetëm ata që dëgjojnë, por edhe ne që flasim. Sepse është Zoti që vepron në ne. Nëse prekim Zotin, nuk do ndihemi bosh por përplot pasi të kemi përfunduar punën. Sa gabim nëse e konsiderojmë çlodhjen apo dëgjimin e një predikimi apo pjesëmarrjen në ndonjë tërheqje frymërore diku si mjetet për t’u mbushur. Të marrim ushqim dhe përkujdesje frymërore do të thotë të lejojmë Zotin të veprojë në ne sipas dëshirës së Tij. Zoti që banon në ne na lejon të prekim jetën e Tij dhe vetëm kjo na bën të ndihemi të mbushur përbrenda.

    Në përvojën frymërore, nuk është ngeshmëria që mund të hajë: në të kundërt...

    vazhdon...
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Në përvojën frymërore, nuk është ngeshmëria që mund të hajë: në të kundërt, ushqehemi më shumë kur punojmë shumë. Ne hamë ndërsa jemi shumë të zënë me punë. Nëse jemi duke ecur sipas vullnetit të Perëndisë, sa më të zënë të jemi aq më shumë do ushqehemi. Dhe për rrjedhojë nuk do ndihemi të rraskapitur apo të boshatisur përgjatë aq shumë mundimeve.

    Besojmë se shumë vëllezër dhe motra mund t’jua dëshmojnë këtë të vërtetë. Mendo për shembull sikur sot del për t’i folur dikujt. Mund të flasësh me pasion të madh, por Zoti nuk lëviz në ty. Pasi ke folur për pesë apo dhjetë minuta, për çudinë tënde të madhe fillon të ndiesh se diçka nuk shkon. Shumë shpejt dëshiron të ndryshosh temën e bisedës sepse e kupton se nuk je në gjendje të vazhdosh si më parë. Dhe rezultati është se ti ndihesh bosh kur më në fund largohesh. Nuk kishte asgjë e gabuar në fjalët e tua apo në qëndrimin tënd. U përpoqe të bëje më të mirën për ta ndihmuar atë person. Megjithatë, çuditërisht, sa vinte e boshatiseshe ndërsa llomotisje më kot. Dhe, kur më në fund të duhej të largoheshe, u ndieve sikur të kishe kryer ndonjë mëkat të madh. Herë pas here ndoshta mund të kesh vënë re ndonjë sukses të vogël të jashtëm, mund edhe të kesh pasur ndjesinë se ke vepruar në rregull; megjithatë, kur këto ndjenja të jashtme të kenë kaluar, fillon të ndiesh boshllëk dhe uri të brendshme të madhe. Sa e vërtetë është që sa herë bën ndonjë gjë nga vetja, pavarësisht se deri ku arrin suksesi i jashtëm, në fund ti do ndihesh si një tullumbace e shpuar.

    Vëllezër dhe motra, a jeni ndier ndonjëherë sikur nuk mund të merrni dot frymë? Nëse ecni sipas mendjes tuaj në vend që të ndiqni Zotin me frikë dhe dridhje, sado të mira të jenë qëllimet tuaja, gjithmonë do përfundoni si dikush të cilit i mungon ajri – pa fuqi frymërore. Sa më shumë punoni, aq më e pakuptimtë bëhet për ju. Sa më tej vazhdoni, aq më bosh ndiheni. Në një situatë të tillë do ndiheni akoma më keq nëse të tërë ju lavdërojnë. Thjesht do urreni vetveten. Kjo provon se një punë e tillë nuk është ushqim përderisa nuk ju kënaq.

    Ata që e njohin ushqimin gjejnë kënaqësi në Zotin. Sepse Krishti është ushqimi i jetës; vetëm Ai mund të kënaqë. Nëse me punën tënde nuk mund të prekësh Krishtin, do ndihesh i uritur. Por nëse e prek Atë, ti prek jetë dhe realitet frymëror. I zënë me punë apo jo, do jesh në gjendje të thuash: “Faleminderit dhe Lavdi Zotit, kam ushqim për të ngrënë, sepse Zoti është buka ime!”. A e shihni, shumë të dashur, se përgjigja e të gjithë problemit nuk gjendet në gjërat e jashtme, si ku shkoni apo çfarë bëni, apo çfarë mesazhi jepni apo edhe sa kohë kaloni në përkujdesje frymërore; zgjidhja gjendet nëse përbrenda ju prekni Zotin. Kushdo që prek Atë fiton kënaqësi.

    Disa besimtarë mund të thonë: “Përderisa Zoti nuk më ka thirrur të predikoj apo të shërbej diku, si mund të jem i kënaqur? Predikuesit dhe punëtorët kanë mundësinë e të qënit të ushqyer, por shumica e njerëzve si puna ime mbeten të uritur.” Lavdi Perëndisë, sepse edhe njerëz të tillë nuk do mbeten të uritur. Sepse nëse besimtarë të tillë kryejnë qoftë edhe punë të vogla si të bisedosh me të tjerë për dhjetë apo njëzet minuta, apo të shkëmbesh me ta dhjetë apo njëzet fjali, ata do kenë shkarkuar barrën dhe do jenë kënaqur përbrenda në rast se, çfarë ata kanë marrë përsipër, është nga Zoti dhe nëpërmjet fuqisë së Tij në ta. Është Zoti që ngarkon barrën dhe në këtë rast barra shkarkohet. Ndaj besimtarët, pas kësaj do përjetojnë kënaqësi dhe përmbushje. Sa herë prekim Perëndinë fitojmë kënaqësi e në këtë mënyrë marrim ushqim. Për këtë arsye, mundësia e veçantë për të ngrënë u rezervohet jo vetëm punëtorëve, por edhe çdokujt tjetër. Rastet për të ngrënë janë të përditshme, dhe po të përditshme janë mundësitë për t’u mbushur. Krishti është ushqimi ynë. Nëse prekim Atë, kemi ushqim.

    Le të përmendim një tjetër shembull, akoma më të thellë. Shpeshherë ne bëjmë çfarë mendojmë se është e mirë dhe frymërore pa njohur mendimet e Zotit, për rrjedhojë, më pas, ndihemi bosh. Vetëm kur ndjekim Zotin gjejmë kënaqësinë. Një herë, një vëlla kuptoi që, një vëlla tjetër po shkonte në rrugë të gabuar. Herë pas here ndiente se duhej t’i vinte në dukje vëllait sa më haptas të ishte e mundur se rruga që ai po ndiqte nuk ishte për ndërtim por për prishje. Megjithatë, duke dashur të jetë një i krishterë miqësor, vendosi ta paralajmëronte vëllanë me disa fjalë të bukura dhe një fytyrë të buzëqeshur. Për çudinë e tij, kur e shkarkoi barrën në këtë mënyrë u ndie i boshatisur krejt përbrenda. Nga pikëpamja njerëzore dukej se kishte vepruar mirë dhe suksesshëm. Sjellja e tij kish qenë e butë dhe e padëmshme. Por në vend që të ushqehej, ai u ndie i uritur.

    Kjo gjendje vazhdoi për dy-tre muaj. E kuptoi se diçka nuk shkonte, ndaj i kërkoi Zotit ta ndriçonte dhe t’i tregonte shkakun. Një ditë u lut: “Zot, çfarëdo të më thuash të bëj, unë do ta bëj.” Zoti e dëgjoi lutjen e tij dhe i tregoi çfarë duhej të bënte. Nuk kaloi shumë dhe vëllai që përmendëm më parë erdhi ta takonte; kësaj here ai e qortoi atë ashpër. Për shkak të natyrës së karakterit të tij, vuante për ditë të tëra sa herë shqiptonte ndonjë fjalë të ashpër. Por në këtë rast, sa më ashpër fliste aq më shumë prekte Zotin. Kështu, pra, pasi kishte qortuar ashpër, nuk kishte pse, si në rastin më parë, të rrëfente mëkatin e tij; përkundrazi, ai mundi të lavdëronte Zotin. Ndihej sikur të kishte ngrënë një drekë të mirë. Me këtë nuk duam të themi se mund t’i qortojmë njerëzit sa herë që vjen rasti apo në mënyrë të shkujdesur; do ishte padyshim një gabim i madh. Ky shembull shërben vetëm për të treguar se nëse bëjmë diçka në vullnetin e Zotit, do ndihemi të mbushur përbrenda dhe në këtë mënyrë më të fortë.

    Rasti i mësipërm na zbulon një fakt të rëndësishëm: veprimi i mirë që dikush mund të kryejë nuk është ushqim. Mund të mendosh se do ishte mirë nëse do ishe më i butë, megjithatë, përvoja tregon se, edhe nëse sillesh butësisht, kjo nuk është tjetër veçse veprim i njeriut tënd të jashtëm - ky nuk mund të jetë ushqimi yt. Vetëm kur Zoti lëviz në ty dhe ti vepron sipas vullnetit të Tij do kesh ushqim. Ndërsa prek jetë, ti merr ushqim; ndërsa prek Zotin, ti fiton kënaqësi.

    Krishti është Drita e Jetës

    vazhdon...
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    Krishti, Përmbledhja e Gjithçkaje Frymërore

    Krishti është Drita e Jetës

    Zoti nuk thotë vetëm se Ai është “buka e jetës”; Ai gjithashtu deklaron: “Unë jam drita e jetës.” Buka është për kënaqësinë, drita për shikimin. Kënaqësia jep fuqi, ndërsa shikimi ka të bëjë me ecjen. Ne tashmë kemi parë se si Krishti është buka e jetës. Tani do shohim se si Ai është gjithashtu drita e jetës.

    Para së gjithash, le të vëmë në dukje se drita e jetës nuk është një njohje e Biblës. Të gjithë e dimë se të krishterët duhet ta lexojnë Biblën me zell. Por nëse e lexojmë atë si një libër njohurie apo tekst teologjie, nuk do marrim asgjë përveç njohurisë. Mund të jemi në gjendje të njohim disa doktrina të Biblës të cilat janë të sakta, megjithatë ato janë vetëm formulime. Në kohën kur Zoti ynë u lind në Betlem, shumë priftërinj dhe mësues të ligjit i njihnin jashtëzakonisht mirë librat e profetëve; e megjithatë, ata nuk e kuptuan dot kush ishte Krishti. Sot Dhjata e Re i është shtuar Dhjatës së Vjetër. Është ende e mundur që njerëzit të mbajnë mend pasazhet në Bibël e megjithatë të mos njohin Krishtin. Për asnjë moment nuk sugjerojmë se nuk kemi nevojë të lexojmë Shkrimet; thjesht po theksojmë faktin se me leximin e Fjalës mund të marrim njohuri dhe në të njejtën kohë të mos kemi marrë kurrë Krisht.

    Shumë priftërinj dhe mësues të ligjit të kohës së Krishtit zotëronin vetëm nje lloj njohurie të vdekur; ata nuk njihnin Zotin e gjallë. Shumë njerëz ngatërrojnë njohurinë, doktrinën, teologjinë dhe mësimin me dritën e jetës. Disa edhe mund të thonë se marrin jetë, megjithëse ajo që ata marrin nuk është domosdoshmërisht drita e jetës. Çfarë ata konsiderojnë si dritë është vetëm interpretim i ndonjë pjese të caktuar të Shkrimit apo ndonjë lloj mësimi rreth Biblës. Drita e vërtetë nuk është njohuri e thjeshtë. Nuk është asgjë tjetër veç Zotit vetë. Zoti deklaron me forcë se Ai është drita e jetës.

    Vëllezër dhe motra, përvoja e shumë të krishterëve mbështet faktin se çfarë ne shohim në dritën e jetës shpesh është diçka që nuk jemi në gjendje ta shprehim me fjalë. Duket e cuditshme që jemi në gjendje të shohim dhe përsëri nuk mund të shpjegojmë. Një herë dikush i kërkoi një motre të siguronte nëse ishte e shpëtuar apo jo. Ajo u përgjigj: “Po, unë jam shpëtuar tani vonë, megjithatë nuk di si ta shpjegoj me fjalë. Por e di me siguri se jam shpëtuar. Nëse besoni se jam e shpëtuar, jam e shpëtuar. Edhe nëse nuk besoni se jam e shpëtuar, përsëri unë e shpëtuar jam.” Fjalët e saj tingëllojnë të vërteta. Ajo ishte e shpëtuar dhe megjithatë nuk mund ta shpjegonte. Ajo e dinte por nuk mund të thoshte se si. Pra, kur dikush sheh dritën për herë të parë, mund të mos citojë shumë doktrina; ndoshta do duhet të presë dy tre vjet derisa të ketë përvetësuar disa doktrina apo mësime. Kjo dritë është Zoti vetë. Kushdo që sheh Atë sheh dritën. (Me falni që po ndërhyj këtu në këtë pjesë te këtij libri duke e nënvizuar por kjo pjesë e nënvizuar do ishte një përgjigje e mirë për ata që po diskutojnë në këtë forum mbi çështjen e shpëtimit)

    Cili, pra, është ndryshimi mes të shikuarit të dritës dhe të mos shikuarit të saj? Çfarë shndërrimi do ndodhë në ne nëse shohim? Ndryshimi këtu është i mahnitshëm. Nëse me të vërtetë kemi parë dritë, do rrëzohemi përtokë. Sepse drita jo vetëm ndriçon, por edhe vret. Para se Pali të ndriçohej, do kish qenë vërtet e vështirë ta bëje të binte përtokë; megjithatë, sapo u godit nga drita, ai ra menjëherë në tokë. Disa njerëz e sforcojnë veten të jenë të përulur; fjalët e tyre janë të përulura, sjellja e tyre është e përulur. Vetëm se kjo përulësi e tyre është shumë rraskapitëse – si për ta ashtu edhe për të tjerët që i shikojnë. Tamam si një fëmijë i vogël që mban një fjalor të madh: edhe pse libri nuk është shumë i rëndë, ai shteron fuqitë e fëmijës. Sa e vështirë për krenarin të jetë i përulur! Sa e vështirë për ne të biem nga froni i krenarisë! Por kur ndriçon drita e Perëndisë, ne menjëherë dështojmë. Nuk e kuptojmë se si; vetëm dimë se drita në ne na rrëzon.

    Doktrina nuk bën njeri të bjerë përtokë. Dikush mund të dëgjojë tetë apo dhjetë mesazhe, edhe t’i mbajë mend ato; e përsëri, të mbetet i njëjti. Ai mund të japë një mesazh që duhet t’i prekë zemrat në lotë apo të trajtojë një fjalë që mund të trondisë jetën natyrore të njeriut dhe të çojë në kërkim të kujdesshëm. Sa keq, në këtë rast doktrina është bërë një “diçka”, mësimi është bërë një “diçka”, fjala është bërë gjithashtu një “diçka”. Këto janë të gjitha të vdekura; në to nuk ka dritë.

    Një herë një vëlla u ngazëllye nga një mesazh bazuar te Romakët 6. Ai mendoi se tashmë...

    vazhdon...
    Ndryshuar për herë të fundit nga marcus1 : 26-05-2004 më 12:28
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  9. #39
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Citim Postuar më parë nga liveintwoplaces
    Krishti është Drita e Jetës

    [U][B] Një herë dikush i kërkoi një motre të siguronte nëse ishte e shpëtuar apo jo. Ajo u përgjigj: “Po, unë jam shpëtuar tani vonë, megjithatë nuk di si ta shpjegoj me fjalë. Por e di me siguri se jam shpëtuar. Nëse besoni se jam e shpëtuar, jam e shpëtuar. Edhe nëse nuk besoni se jam e shpëtuar, përsëri unë e shpëtuar jam.” Fjalët e saj tingëllojnë të vërteta. Ajo ishte e shpëtuar dhe megjithatë nuk mund ta shpjegonte. Ajo e dinte por nuk mund të thoshte se si. Pra, kur dikush sheh dritën për herë të parë, mund të mos citojë shumë doktrina; ndoshta do duhet të presë dy tre vjet derisa të ketë përvetësuar disa doktrina apo mësime. Kjo dritë është Zoti vetë. Kushdo që sheh Atë sheh dritën. (Me falni që po ndërhyj këtu në këtë pjesë te këtij libri duke e nënvizuar por kjo pjesë e nënvizuar do ishte një përgjigje e mirë për ata që po diskutojnë në këtë forum mbi çështjen e shpëtimit)
    Meqenese une jam nje nga ata qe po diskutojne ne forum per ceshtjen e shpetimit, po mundohem te them dicka...

    Shpeshhere behet pyetja:

    A je i shpetuar?
    Sa i sigurt jeni qe nqs do vdisni sot, do te shkoni ne qiell?

    Deshmitare jemi te gjithe se cilet jane ata qe i bejne keto pyetje...
    (Une per vete i kam degjuar keto vetem nga protestante )
    Qellimi i ketyre pyetjeve eshte vetem nje:
    Aktivizimi i Mendjes, dhe rrjedhimisht i Legalizmit.
    Pas Legalizmit, vjen Roberia...

    Njeriu i rene eshte ai qe do sigurine ne cdo gje qe ben. Pyetje te tilla ne i degjojme cdo dite nga njerez qe nuk kane Krishtin:

    A rrezikohet valle pasuria ime?
    A jam i sigurt qe nqs i hyj ketij biznesi, sa fitim do kem?

    Kete e sjell si nje analogji me pyetjen e sigurise se shpetimit.

    Shpetimi i te krishterit nuk eshte nje dhurate, nuk eshte as dicka qe duhet te arrihet ne menyre legalistike, nuk eshte as nje akt pafajsie ne gjyq.
    Shpetimi i te krishterit, eshte nje Person, dhe Ky eshte Krishti!
    E ke Krishtin, e ke shpetimin, nuk e ke Krishtin, nuk ke as shpetimin!
    Krishti eshte Dikush qe merret nga njeriu i rene dhe me pas ky njeri ringjallet dhe fillon rrezaton jete.

    Si merret?
    Vetem nepermjet Krishtit mund te marresh Krishtin...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 26-05-2004 më 15:01
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga Matrix
    Shpetimi i te krishterit, eshte nje Person, dhe Ky eshte Krishti!
    E ke Krishtin, e ke shpetimin, nuk e ke Krishtin, nuk ke as shpetimin!
    Krishti eshte Dikush qe merret nga njeriu i rene dhe me pas ky njeri ringjallet dhe fillon rrezaton jete.

    Si merret?
    Vetem nepermjet Krishtit mund te marresh Krishtin...
    AMEN......
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kisha është Një
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  2. Justin Dëshmori: Apologjia e parë
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:48
  3. Shërbesa dhe lutje kishtare
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:16
  4. Ka qënë Krishti revoltues apo anarkist?
    Nga Tannhauser në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 02-09-2006, 10:55
  5. Shtate Fjalet e Fundit (Porosia nga Kryqi)
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-04-2006, 19:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •