Pikerisht Krishterimi Jetesor, eshte ajo pjese e Krishterimit qe e ka bere Krishtin gjithcka. Kur Krishti behet gjithcka tek njeriu, cdo gje funksionon ne menyre natyrale tek ai. Keshtu njeriu nuk sforcohet per te qene i krishter, por ai ESHTE i krishter, dhe eshte ne menyre te natyrshme.
Krejt e kunderta ndodh me nje krishterim dialektik, te bazuar ne metodat, rregullat apo menyrat e ndryshme se si te jemi "te krishtere serioze". Ky krishterim nuk mund te funksionoje, sepse ai nuk eshte dhene nga Krishti.
Ne syte e botes ka shume grupe kristiane, por une mendoj se ne syte e Krishtit ka vetem 2 grupe:
Krishterimi Jetesor (i gjalle)
Krishterimi Dialektik (i vdekur)
I pari ka bere Krishtin Gjithcka, i dyti ka bere Metodat gjithcka
I pari synon te ushqeje Frymen, i dyti Mendjen
I pari nuk vuan nga kompleksi i numrit, i dyti vuan dhe synon rritjen e ithtareve te vet
I pari nuk vuan nga kompleksi i te pergjigjurit te gjitha pyetjeve, i dyti synon t'i jape pergjigje cdo pyetje qe lind ne mendjen e njeriut dhe ka shume frike te thote "Kete nuk e di". Per te dhene pergjigjie cdo pyetjeje mund te beje lojra fjalesh nga me fantastiket.
I pari eshte i lire ne Fryme, i dyti skllav
I pari nuk ka frike nga Kryqi dhe e di se ja jep Krishti, i dyti i i pranon te mirat si bekime dhe te keqiat si mallkime
I pari nuk sforcohet te fale armiqte, i dyti sforcohet shume dhe arrin deri aty sa te urreje dhe miqte.
I pari e lexon Biblen dhe cdo liber tjeter kristian per t'u ushqyer me Krisht, i dyti per te mesuar me shume mbi gjera kristiane.
I pari sheh vetem Jeten dhe Vdekjen, i dyti vetem Te miren dhe Te keqen
Cdo i krishter mendoj se duhet te pyese veten: Cilit grup i perkas une?
Krijoni Kontakt