“Top Channel” lejon tė kontrollohet nga tatimorėt
Televizioni “Top Channel” pranon bashkėpunimin me degėn e tatimpaguesve tė mėdhenj, tė cilėt kanė rreth 7 ditė qė kanė nisur kontrollin e dokumenteve
Mė nė fund, televizioni “Top Channel” ka mėse njė javė qė ka lejuar organet tatimore qė tė nisin kontrollet e dokumentacioneve tė tij. Sipas burimeve nga dega e tatimpaguesve tė mėdhenj (VIP), ky subjekt i ka lejuar kėta tė fundit tė kryejnė kontrollet pėr tė ballafaquar dokumentet dhe shifrat qė sipas televizionit “Top Channel” ishin spekulative. Burimet shprehen pėr gazetėn “TemA” se, nuk ka ardhur ende koha pėr tė bėrė njė vlerėsim tė qartė tė dokumentacionit tė paraqitur nga ky subjekt, por shumė shpejt do tė arrihet nė njė konkluzion, i cili ka gjasa tė jetė shumė i pėrafėrt me shifrat e nxjerra nga tatimorėt prej kontrolleve tė jashtme.
Televizioni “Top Channel” ka mbi 5 vjet qė deklaron bilance vjetore me humbje, ėshtė kreditor ndaj shtetit. Gjatė kėsaj kohe, ai ka vazhduar tė bėjė investime dhe deklarimet e pagave nuk i pėrgjigjen realitetit mediatik shqiptar. Sipas kontrolleve tė jashtme tė ushtruara nga tatimorėt, rezulton se njė nga punonjėsit me pagėn mė tė ulėt nė kėtė televizion ėshtė Filip Ēakulli, me 14 700 lekė nė muaj, ndėrsa Agron Llakaj nuk ekziston nė asnjėrėn prej borderove tė bizneseve me pronar Dritan Hoxhėn.
Faktet
Kontrollet e tatimorėve mbi televizionin “Top Channel” zbardhin faktin se ky biznes ka 3 vjet qė nuk ėshtė kontrolluar dhe 2 vjet qė nuk ka lejuar tė kontrollohet nga ky organ. Sipas dokumentacionit tė servirur nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Tatimeve, nė kuadrin e ushtrimit tė detyrave funksionale dhe lajmėrimit pėr ushtrim kontrolli nė kėtė kompani, organet tatimore nuk kanė gjetur mirėkuptim dhe bashkėpunim me kėtė kompani. Pėrkundrazi, inspektorėt nuk janė lejuar tė futen as nė ambientet e shoqėrisė, nuk u janė vėnė nė dispozicion dokumentacionet e nevojshme dhe ndaj tyre ėshtė ushtruar presion psikologjik dhe mediatik. Kėto pengesa janė dokumentuar edhe nė procesverbalet e datės 02.04.2007; 05.04.2007; 06.04.2007; 10.04.2007. Pas kėsaj, nė zbatim tė nenit 53 tė ligjit 8560, datė 22.12.1999 “Pėr procedurat tatimore nė Republikėn e Shqipėrisė” i ndryshuar, me vendimin numėr 1588/5 datė 3.4.2007, kjo shoqėri ėshtė penalizuar nga dega e tatimpaguesve tė mėdhenj pėr moslejimin e ushtrimit tė kontrollit.
Sipas kuadrit ligjor, mė konkretisht nenit 36 tė ligjit numėr 8560 datė 22.12.1999 “Pėr procedurat tatimore nė Republikėn e Shqipėrisė” i ndryshuar, organet tatimore kanė tė drejtė tė vlerėsojnė me metoda alternative detyrimet tatimore tė shoqėrive qė rrjedhin nga veprimtaria e tyre. Monitorimi i kryer nga KKRT-ja, i cili ėshtė i vetmi institucion ligjor i specializuar pėr monitorimin e mediave, zbardh faktin se nė periudhėn prill-maj 2005, rezulton se, “Top Channel” ka deklaruar vetėm 23 % tė tė ardhurave reale tė realizuara nga shitja e reklamave. Pra, evazioni ėshtė nė masėn 77 %. Ky konkluzion ėshtė nxjerrė nga vetė KKRT-ja e asaj kohe, e drejtuar nga Halil Lalaj, nė raportin pėr monitorimin e hollėsishėm tė periudhės 2002-2005. Nga ana tjetėr, organi tatimor, duke pėrdorur metodat alternative ka konkluduar se, pėr periudhėn 2002-2007 “Top Channel”, nė vitin 2002 ka deklaruar 57 punonjės, ndėrkohė qė nė shkurt tė vitit 2007 janė deklaruar 216 punonjės. Sipas kontrolleve tė ushtruara nga tatimorėt, rezulton se njė nga punonjėsit me pagėn mė modeste nė kėtė televizion ėshtė Filip Ēakulli, me 14 700 lekė nė muaj, ndėrsa Agron Llakaj nuk ekziston nė asnjėrėn nga borderotė e bizneseve me pronar Dritan Hoxhėn. Ky numėr punonjėsish, nuk i pėrgjigjet realitetit mediatik shqiptar dhe flet qartė pėr abuzimet dhe fshehjet e sigurimeve shoqėrore. Gjithashtu, niveli i pagave tė deklaruara nga “Top Channel” ėshtė nė kufijtė minimalė, duke deklaruar paga tė njėjta me sektorin e industrisė me fason, ku siē dihet punojnė njerėz tė pakualifikuar. Gjithashtu, krahasuar me nivelin e pagave tė Televizionit Publik Shqiptar (TVSH), ato janė rreth 50 % mė tė ulėta.
Tema
Krijoni Kontakt