Uruguay 1 - 3 Mexico
22' [1 - 0] S. Abreu
37' [1 - 1] C. Blanco (pen.)
68' [1 - 2] O. Bravo
75' [1 - 3] A. Guardado
Uruguay 1 - 3 Mexico
22' [1 - 0] S. Abreu
37' [1 - 1] C. Blanco (pen.)
68' [1 - 2] O. Bravo
75' [1 - 3] A. Guardado
#VamosArgentina
Meksika - eshte fituese e vendit te trete ne Copa America 2007, qe u zhvillua ne Venezuela. Ajo ne finalen e vogel me rezultat 3:1 mposhti perfaqesuesen e Uruguajt.
![]()
My silence doesn't mean I am gone!
Fatkeqesi e Meksikes qe shorti i ra perballe Argjentines, perndryshe do te ishe ne finale. Ka pasur nje ekip shume te mire dhe finalja per Meksiken ishte me se e merituar. Brazilin do ta kalonte me lehtesi, si ne grupe.
we will rock you
Leo: Sa mire qe nuk luan Dinjo!
15 Korrik Leo Mesi, talenti argjentinas, i cili sot ne mbremje do te luaje ne finalen e Kupes se Amerikes kunder Brazilit, ne nje interviste te dhene per "El Mundo Deportivo", ka folur mbi kete finale dhe ka shprehur deshiren e tij per te fituar trofeun. Lojtari i Barcelones do te luaje sot ne mbremje finalen e pare me fanellen e Argjentines, pasi ka fituar me U-20 Boterorin e zhvilluar ne Holande. Mesi ka folur gjithashtu edhe per golin e tij kunder Meksikes, nje tjeter "perle" e talentit 20-vjecar.
- Brazili nuk eshte Brazil pa Ronaldinjon?
- Sigurisht qe nuk eshte. Nese do te ishin Dinjo dhe Kaka atehere do te ishin shume me te forte. Por me mire qe nuk eshte Dinjo. Ne fillim te turneut nuk doja ta shihja Brazilin pa mikun tim, por tani qe kemi arritur ne finale rezulton dicka pozitive. Do te ishte e tmerrshme qe te luante Ronaldinjo, jo per mua, por per mbrojtesat e skuadres time. Nuk kam luajtur asnjehere kunder Dinjos. Ne ndeshjen miqesore Brazil?Argjentine, ai ishte i demtuar. Eshte me mire qe Ronaldinjon ta kesh ne nje skuader.
- Si ju duket ky Brazil?
- Tashme e dini qe une nuk i ndjek ndeshjet e rivaleve, por per aq sa me kane treguar, varet shume nga Robinjo. Por, Brazili mbetet Brazil dhe ne nje finale nuk ka favorite. E mbani mend se cfare ndodhi perpara tre vjetesh?
- A flisni shume ne skuader per ate finale te humbur ne Peru 2004?
- E ndjej qe skuadra ka nevoje te fitoje nje finale te tille, te kthehet ne Argjentine me nje kupe. Ketu ka shume lojtare qe nuk kane fituar asgje me kombetaren, futbolliste te medhenj, te rendesishem, te cilet per nga mosha qe kane ndoshta nuk mund te luajne ne turne te tjere. Dua qe ta fshijme kete imazh te keq dhe te nisim ciklin e fitoreve. Tifozet tane kane kohe qe presin nje titull nga ne, e gjithe Argjentina po e pret. Do te ishte mire gjithashtu edhe per Alfio Bazilen, i cili mund te punoje me i qete ne ndertimin e skuadres per ne Boterorin e Afrikes.
- Bazile tha se duhet te mbyllnin stadiumin pas golit tuaj kunder Meksikes.
- Bazile gjithmone me ka ndihmuar dhe qe diten e pare me ka dhene gjithe besimin e tij. Kurre nuk me ka thene se si duhet te luaj, gjithmone me ka dhene liri. Me ka thene qe diten e pare qe per te isha me i miri. Ne disa gjera me kujton trajnerin Rajkard. Jane te ndryshem, por ndajne te njejten ide per futbollin. Te dy kane qene futbolliste dhe dine t'i trajtojne lojtaret.
- Ndiheni komod kur luani me Argjentinen?
- Ndihem komod sepse Argjentina luan si Barcelona. Na pelqen te mbajme topin ne kembe dhe jemi nje skuader qe gjithmone duan zoterimin e topit. Veroni eshte lojtari qe ma ka habitur me shume. Qe ne fillim eshte kujdesur per mua dhe me ka ndihmuar. Edhe Rikelme gjithashtu meriton noten "10" si ne fushe ashtu edhe jashte saj. Eshte nje lojtar fantastik me te cilin kuptohem shume mire ne fushen e lojes.
- Si e imagjinoni finalen e Kupes se Amerikes?
- Nuk e di, shpresoj qe te vendoset gjithcka ne pjesen e pare dhe me pas te jemi me te qete. Do te jete e veshtire dhe perpara kemi Brazilin, te mos e harrojme kete. Une e dua kete Kupe, dua te kthehem te Barcelona si kampion i Amerikes.
- A keni marre keto dite ndonje telefonate te vecante nga Barcelona?
- Po, nje telefonate shume te vecante nga pergatitesi fizik
Huanho Brau. Fale tij une jam ne Kupen e Amerikes kaq mire. Ka qendruar perkrah meje ne momentet e veshtira. Ka udhetuar me mua ne Rosario dhe fale punes se mire qe kemi bere kam patur nje gjendje te mire sportive ne fundin e sezonit te kaluar dhe ne Kupen e Amerikes. Ai me ka bere te kuptoj se nese gjithcka ecen mire fizikisht, atehere cdo gje shkon ne rrugen e duhur.
- E dini qe tashme jeni midis favoriteve per te fituar Topin e Arte?
- Eshte e pabesueshme ajo qe po ndodh. Kurre nuk e kisha imagjinuar se do te isha ne listen e kandidateve, te pakten jo kaq shpejt. Topi i Arte eshte nje trofe qe cdo lojtare do te deshironte ta fitonte. E kam pare cmimin qe ka fituar Ronaldinjo, eshte i cmuar dhe eshte nje trofe qe vlereson shume lojtarin.
- Kush eshte favoriti per te fituar kete trofe prestigjoz?
- Kaka ka arritur te fitoje Champions League me Milanin, por une jam per shoket e mi te Barcelona. Nuk ka asnje tjeter si Ronaldinjo dhe nuk e kuptoj se pse Deko nuk e ka fituar asnjehere kete trofe.
- Goli kunder Meksikes ishte nje tjeter "perle" e juaja. Ia keni kopjuar Ronaldinjos?
- Nuk e di, erdhi gjithcka natyrshem. Ne ato momente nuk mendon asgje, gjithcka vjen ne menyre spontane. Por, sigurisht, qe po te stervitesh dhe te luash me Ronaldinjon, Dekon apo Eto'one keto gjera do te mesosh. Shikon veprimet e tyre dhe me pas gjithcka te del ne menyre natyrale. Mund te them se ka shume veprime qe ben Ronaldinjo dhe qe une sa do te mundohem nuk mund t'i realizoj dot.
#VamosArgentina
Argjentina, per t'u bere me e madhja!
15 Korrik Argjentina mund te shnderrohet ne skuadren me te suksesshme ne historine e Kupes se Amerikes, nese fiton ne finalen e sotme. Bardhekaltrit kane fituar ne historine e tyre 14 tituj, po aq sa Uruguaji, ndersa Selecao eshte skuadra e trete me e sukseshme ne historine e kompeticionti qe nisi ne vitin 1916, me shtate tituj. Kupa e Amerikes lindi 16 vjet perpara Boterorit dhe 44 perpara Europianit, me qellim qe te zhvillohej ne nje vend te ndryshem cdo vit, por deri ne 1929 u karakterizua nga shume parregullsi dhe u luajt jo vetem brenda nje shteti, por edhe brenda nje qyteti te vetem. Edicioni i pare u organizua ne Argjentine dhe morren pjese kater skuadra, vendasit, Uruguaj, Brazili dhe Kili. Nga vitit 1919, pas nje vit nderprerje per shkak te epidemise se gripit ne Rio de Zhaneiro, qytetin e zgjedhur per te pritur kompeticionin, Kupa u zhvillua cdo vit deri ne 1929-n, gjithmone me kater skuadra, por Kili u zevendesua nga Paraguaji, ndersa Brazili nga Bolivia ne kompeticionin e 1926-s. Per here te pare, takime naten u zhvilluan ne kompeticionin e organizuar ne Argjentine ne datat 27 dhjetor 1936-1 shkurt 1937. Ne vitin 1939, Peruja, vendi organizues i kompeticionit fiton titullin dhe kjo ishte hera e pare qe nje skuader tjeter pervec Argjentines, Brazilit dhe Uruguajit u shpall kampione. Per here te pare, te dhjete skuadrat e Amerikes se Jugut morren pjese ne edicionin e 1979-s. Ne vitin 1989, Meksika merr pjese si e ftuar dhe kjo ishte hera e pare qe ne nje kompeticion merrte pjese nje ekip jashte kontinentit. Qe prej vitit 1993, gjithmone kane marre pjese nga 12 skuadra, nga te cilat dy te ftuara dhe kompeticioni ka patur formation aktual.
#VamosArgentina
Vetem njeri nga Mesi, Robinjo e Rikelme!
15 Korrik Nga finalja e Kupes se Amerikes nuk do te shpallet vetem kampioni i kontinentit, por edhe lojtari me i mire i kompeticionit. Kandidatet per titullin jane tre, Robinjo, Mesi dhe Rikelme. Secili ka treguar nje nivel qe do te meritonte te vleresohej me kete titull, prandaj do te jete finalja ajo qe do te vendose. Kandidatura e Robinjos mbeshtetet tek aftesite e tij golashenuese dhe ndihmohet nga fakti qe ka qene ylli i vetem i Brazilit gjate kompeticionit. Madrileni eshte "fajtori" kryesor per avancimin e Selecaos deri ne finale dhe pa te, Dunga mund te ishte larguar me kohe nga detyra e trajnerit te perfaqesues. Robinjos i eshte dashur te luaje ne cdo rol te mundshem ofensiv, gjate turneut qe po zhvillohet ne Venezuele. Mesi ka qene c'ekulibrues per kundershtaret dhe cdo gol qe ka shenuar ka qene nje kryeveper, por nuk ka patur te njejten rendesi golashenuesi si Robinjo. Leo ishte nje shkalle poshte brazilianit, deri ne gjysmefinalen me Meksiken, ku shpiku nje gol te rralle me parabol, brenda zones, duke fituar levdatat e te gjitheve. Rikelme eshte "i treti i paftuar", por niveli i tij mund te krahasohet me ate tete dyve. Iu bashkua kombetaren vetem ne fund, por eshte shnderruar ne "epiqendren" e te gjithe valeve sulmuese te Argjentines. Per me teper, ka shenuar pese gola, ne te cilet ka shfaqur ne cdo rast nje bagazh te shkelqyer teknik. Shenoi me koke dhe me goditje denimi kunder Kolumbise. Me nje te majte jashte zone dhe ne nje duel balle per balle me portierin ndaj Peruse dhe mbylli "llogarite" me Meksiken, nepermjet nje penalltie parabol.
#VamosArgentina
Pjesa e pare: BRAZIL - ARGJENTINE 2:0
Brazili edhe njehere tregoi se eshte teper i madh per Argjentinen. Te ndjekim se c'do na sjell pjeseloja e dyte, por nuk shpresoj se Argjentina mund te bej ndonje kthese. Golat per Brazilin i shenuan Baptista dhe nje autogol Ayala.
My silence doesn't mean I am gone!
Edhe dy te tjera dhe po i bejme 4Postuar mė parė nga Davius
Brazil 3-0 Argentina shum keq breeeeeeee.
SIKUR EDHE 1 MILION SHQIPTAR DO VRITEN NGA SLLAVET JU PERSERI DO THONI MIRE JEMI!!TURP
Hej Davius edhe nje e s'duam me.
Krijoni Kontakt