Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e NEOLK
    Anėtarėsuar
    10-04-2006
    Vendndodhja
    vlore
    Postime
    331

    Post Shtate Mrekullit E Reja Te Botes

    Shtatė mrekullitė e reja tė botės zgjidhen me internet dhe celular

    08-07-2007



    Rreth 100 milionė persona votuan pėrmes Internetit dhe telefonave celularė pėr 7 mrekullitė e reja tė botės, mes sė cilave Muri i Madh kinez, Koloseu i Romes, rrėnojat inkase nė Maēu Piēu, nė Peru. Aktori britanik Ben Kingsley dhe aktorja amerikane Hillary Swank i shpallėn fituesit nė njė ceremoni qė u zhvillua mbrėmė nė Lisbonė. Organizatorėt thonė se kjo ngjarje e shumėpritur u ndoq nga rreth 1,6 miliardė teleshikues nga mbi 170 vende tė botės. Gara pėr 7 mrekullitė e reja tė botes u shpall ne vitin 1999 dhe ne te u paraqiten 21 objekte, tė pėrzgjedhura nga njė juri e pėrbėrė nga arkitektė tė njohur. Tre nga mrekullitė ishin nė Amerikėn Latine.

    Nė Romė turistėt mbushėn dje Koloseun, njė nga pikat mė tėrheqėse turistike pėr vizitorėt. Koloseu ishte amfiteatri mė i madh i ndėrtuar gjatė perandorisė Romake dhe njė mrekulli e arkitekturės sė lashtė romake. Ai tėrheq rreth 4 milionė vizitorė nė vit.

    Nė Indi, festime spontane pėrfshinė qytetin e Agrės, sapo u mor vesh qė monumenti i shekullit tė 17-tė Taj Mahali bėnte pjesė nė listėn e re. Njerėzit lėshuan fishekzjarrė, borhoritėn dhe vallėzuan.

    Nė Chichen Itza tė Meksikės, guvernatorja e shtetit tė Yucatanit, Ivonne Ortega filloi festimes sapo mori vesh lajmin.

    “Mayat sollėn fat pėr ne, banorėt e Yucatanit, por tani ne duhet tė pėrfitojmė duke i dhėnė hov zhvillimit ekonomik tė vendit, tha ajo.

    Njerėzit pritėn pėr rezultatet nė temperaturat prej 40 gradėsh dhe filluan festimet sapo i morėn vesh ato.

    Nė Peru, mijėra vendas dhe turistė u mblodhėn nė Plaza de Amas del Cuzco pėr tė dėgjuar lajmin se qyteti i lashtė kėshtjellė i Machu Picchus ishte njė prej tė zgjedhurve.

    Nė Rio de Janeiro, tė Brazilit festimet nuk ishin aq tė bujshme pas njoftimit qė Statuja e Krishtit ishte zgjedhur si njė nga mrekullitė e botės. Megjithatė Sekretari i Turizmit i Brazilit ndėrpreu koncertin Live Earth nė plazhin e Copacabanės duke e deklaruar atė para 120 mijė personave.

    Qyteti i lashtė shkėmbor Petra nė shkretėtirėn e Jordanisė kumbonte nga festimet, ndėrsa mbėrriti lajmi. Farouk al Hadidi, sekretari i pėrgjithshėm nė departamentin jordanez tė turizmit tha se kjo ishte njė nga pikat turistike mė tė rėndėsishme tė Jordanisė dhe botės arabe.

    “Ne jemi shumė tė lumtur dhe shpresojmė qė gjithkush tė vijė nė Petra dhe tė shikojė kėtė mrekulli tė re tė botės”.

    Nė Kinė, Muri i Madh, njė nga strukturat mė tė mėdha tė ndėrtuara nga njeriu nė botė, ishte mbushur sot plot me turistė.

    Muri i Madh kinez ėshtė njė varg gurėsh dhe shkėmbinjsh qė ėshtė ndėrtuar, rindėrtuar dhe mirėmbajtur nga shekulli i pestė para erės sonė deri nė shekullin e 16-tė pėr tė mbrojtur kufijtė veriorė tė Perandorisė Kineze gjatė sundimit tė dinastive tė njėpasnjėshme.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e elen
    Anėtarėsuar
    07-01-2005
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    919
    Akropolin e Athines dhe Kullen e Aifelit sikur s po i shoh gjakundi...
    Never take life seriously. Nobody gets out alive anyway

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e NEOLK
    Anėtarėsuar
    10-04-2006
    Vendndodhja
    vlore
    Postime
    331
    Per rreth 8 vjet ka vazhduar perzgjedhja per shtate mrekullit e reja te botes dhe shpallja u be me date 070707 . Akropolis ne Athine dhe Kulla Eifel nuk jane perzgjedhur .
    Shiko Imazhet me poshte dhe shtate mrekullit e rreja te botes

    https://www.incm.pt/wonders/medals# dhe kliko ne catalog ti shikosh te shtata
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga NEOLK : 12-07-2007 mė 12:38

Tema tė Ngjashme

  1. Tė hedhėsh veten nė erė pėr Allahun
    Nga Albo nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 151
    Postimi i Fundit: 01-05-2012, 17:48
  2. DASHNOR KOKONOZI, Shtatė serbėt dhe Shvejku
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-06-2009, 16:45
  3. 21-vjec, baba per here te shtate me gra te ndryshme
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 03-10-2006, 21:44
  4. Te hedhesh veten ne ere per biblen
    Nga Arrnubi nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 86
    Postimi i Fundit: 30-04-2004, 07:15
  5. Mund te pyesni per cdo gje ne lidhje me Kuranin
    Nga Klevis2000 nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 89
    Postimi i Fundit: 09-06-2003, 13:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •