
Postuar më parë nga
Arben Kote
Flm Trendafili Blu!
Pavaresisht se kjo teme eshte bere si ata serialet (telenovelat) jam i bindur se asnjehere nuk do te humbe seriozitetin, kapacitetin ,ngjyren dhe Rakine.
Nje tregim i shkurter.
Pas dy vjetesh pune intensive pothuaj kisha harruar fare se isha i ri dhe kisha nevoje per t'u argetuar edhe une si gjithe bashkemoshataret e mi.
Ishte vere e vitit '93.
Dy nga bashkekoleget e punes vendosen te kalonin pushimet ne nje ishull te Greqise(AMORGOS).Familjariteti qe kishim krijuar i kalonte kufijte e shoqerise se ftohte me nje shqiptar(allvanos).
Me ofruan te kalonim pushimet ne ishull se bashku.Me pak pasiguri(nuk kisha dokumenta te rregullta qendrimi ne GR) pranova dhe keshtu shkuam se bashku te tre.
Ishte hera e pare qe pushoja ne nje ishull grek.Nuk dua te ndalem se sa bukur kalova atje.Shume here me vjen te mos besoj se greket jane "armiqte" tane vetem e vetem se kisha nje shoqeri te mrekullueshme , te zhveshur 100% nga injoranca e perbuzjes per (allvanoset).Pavaresisht nga keto,ajo qe me ka ngelur ne mendje eshte kjo:
Braktisja e fshatrave ne mase (ajo qe po ndodh tani edhe ne shqiperi) ishte nje plage shume e vjeter per ate ishull.Te gjithe kishin marre prej vitesh rrugen e kurbetit per ne qytetet e medha ose jashte vendit.
Ne nje shtepi- mulli e cila ish prone e gjyshit te njerit prej shokeve te mi lexova mbi porte:
"SOT E IMJA ,DJE E DIKUJT POR ASNJEHERE E ASKUJT"
PRA, NUK KA RENDESI E KUJT ESHTE SHTEPIA,RENDESI KA TE MOS JETE BOSH,TE JETE E DIKUJT TE JETE E GJALLE.
Gezuar te gjitheve!
Krijoni Kontakt