Fiton festivalin Mira Konci & Redon Makashi...![]()
Fiton festivalin Mira Konci & Redon Makashi...![]()
As qe du me dit!
Shumica e postimeve ketu u ngjakan parashikimeve te bastoreve sportive.
... kot fare ky festival, por edhe vete Eurovisioni i viteve te fundit.![]()
Kot fare ky festival? Ky festival eshte nje tradite e lashte e industrise muzikore ne Shqiperi. Eshte fakt se ky festival ka patur baticat dhe zbaticat e tij, sidoms qe nga viti 2003 kane qene shume trubullime.
Por duhet te jemi te lumtur qe kete vit jane kthyher emra te mdhenje te muzikes shqiptare (Mira Konci, Redon Makashi, Manjola, Arberie,....). Ky eshte nje festival qe gati tersisht eshte live. Eshte nje festival shume i veçante qe veshtire eshte te gjesh ndonje festival si ky ne Evrope, ku ne fundt te vitit mblidhen kengetaret me te mire, kompozitoret, autoret, orkestra live,...
Elsa Lila dhe Pirro Cako do prezentojne festivalin e kenges 46! :![]()
Do jete i veçant Lila dhe Çako ne rolin e prezantuesve. Mgjth do me pelqente t'i shikoja si pjesmarres te festivalit.
Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës
Ju lutem shume jo me balada si e vitit te kaluar se u felliqem. kur pashe kengen qe na perfaqsonte mendova se ne festivalin e kaluar nuk kishte marre pjese ndonje kengetar i madh se perndryshe nuk ka mundesi qe ta kene zgjedhur. une jam per alberie hatergjonaj sepse eshte e madhe dhe kendon me shpirt. jo blero jo. jam dakort me mendi9 edhe sali berisha eshte me i intonuar. une kam vetem nje kenge te tijen por dhe vajza ime 3 vjecare kendon me mire.
Këngët e festivalit në RTSH do të këndohen edhe në formë kolazhesh nga emra të njohur të muzikës shqiptare [/CENTER]
Solidaritet në Festivalin e dhjetorit. Veç 30 këngëtarëve dhe grupeve që konkurrojnë për çmimin e parë, po aq të tjerë të ftuar dalin në skenë për të kënduar, jo këngët e tyre të njohura, por pikërisht ato konkurrente. Kur mbi supe shton një vit më shumë, është një moment i mirë për të reflektuar. Për të qenë më i mirë, por edhe për të parë pas. Festivali i Këngës në RTSH vjen në edicionin e 46-të. Tashmë është zbuluar piramida funksionale e festivalit, regjisori, skenografi, skenaristi, prezantuesit (Kuke, Zahaj, Laço, Lila, Çako), madje edhe 30 këngët me gjithë këngëtarët e krijuesit. Nga gjiganti publik dalin thuajse çdo ditë lajme rreth festivalit. Të rejat më të fundit vijnë nga redaksia e muzikës. Ndryshe nga vitet e tjera, formula e prezantimit të këngëve nuk do të jetë ajo tradicionalja. Këngët në garë vijnë përpara publikut në dy versione. Së pari do të jenë konkurrentët që prezantojnë këngët e tyre e më tej ato do të vijnë përmes interpretimit të këngëtarëve të tjerë "Big". Është menduar që pas interpretimit të një grupi këngësh, ato të rikëndohen në formë kolazhesh nga emra të tjerë të skenës muzikore shqiptare, por që nuk marrin pjesë në festival. Një formulë që duket sikur të kthen pas në kohë, në vitet kur zhvillohej Festivali i Interpretuesve, kur këngët e bigëve "dubloheshin" nga zërat e rinj dhe në fund të festivalit kishim dy fitues. Këtë herë ndodh e kundërta.
Dhe nuk kemi dy fitues. Por edhe servirja e këngëve do të jetë ndryshe. Orkestrimi dhe interpretimi do të jetë një tjetër alternativë, duke iu përshtatur edhe karakterit të këngëtarit të ftuar. Do të jenë këngëtarë si Luan Zhegu, Sherif Merdani, Eranda Libohova, Frederik Ndoci, Kastriot Tusha, Agim Hushi, etj., që ngjiten në skenën e festivalit të fundvitit. Madje do të ketë edhe rikthime si "djemtë" e grupit "Na bashkoi kënga popullore", që do të mblidhen sërish për të kënduar, jo më këngë popullore, por të muzikës së lehtë. Sipas organizatorëve, kjo mënyrë e re prezantimi do t'i shërbejë garës, por edhe spektaklit. Ngjitja në skenë e emrave të njohur të muzikës shqiptare të të gjitha zhanreve krijon atmosferë, larmi zërash, por i shërben edhe vetë këngës. Duke qenë se ato do të interpretohen në dy variante, i japin mundësinë publikut të njihet më mirë me prurjet e festivalit, të krijojnë një ide të qartë mbi to, pavarësisht interpretimit. Në një farë mënyre është edhe mbushje e një boshllëku që ky festival ka në prezantimin dhe njohjen e këngëve. Përveç këngëve që dalin në finale, që ngjiten dy herë në skenë, pjesëmarrësit e tjerë kanë vetëm një shans për të dhënë maksimumin e për të bërë përshtypje tek publiku. Madje shumë mbeten gati të panjohura, pasi këngët e festivalit "lindin e vdesin" aty. Vështirë t'i gjesh ato në tregun muzikor. Një pengesë kjo e kapërcyer nga festivalet private si "Mikrofoni i artë", "Kënga Magjike" e "Top Fest", që përveçse i bëjnë një prezantim disajavor të gjitha këngëve në ekranin e televizionit, apo valët e radios, ia ofrojnë publikut në formën e CD-ve. Kështu që formula e gjetur këtë herë nga organizatorët e Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Publik Shqiptar, është një mundësi më shumë për këngën dhe publikun, i cili ka të drejtën e votës në natën finale.
shekulli.com.al
Alma MIle
une kam shume qejf nje kenge per Kosoven ta fitoje festivalin kete vite (si ne 1998) dhe le te shkoj ne beograd ta tunde gjith serbine![]()
Deri me tani jane te njohura keto bashkepunime.
Rovena Dilo
composer: Armend Rexhapagiqi
lyrics: Aida Baraku
Manjola Nallbani
composer: Enver Shëngergji
Albërie Hadërgjonaj
composer: Enis Presheva
R.Makashi & M.Konçi
composer: Shpetim Saraqi
Rossela Gylbegu
composer: Shpetim Saraqi
Samanta Kravello - Pse u harrua dashuria?
composer: Luan Zhegu
lyrics: Agim Doçi
Jonida Maliqi - S'ka fajtor ne dashuri
composer: Klodian Qafoku
lyrics: Timo Flloko
Greta Koçi
composer: Flamur Shehu
lyrics: Jorgo Papingji
Mariza Ikonomi
composer: Genti Lako
Krijoni Kontakt