Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 38
  1. #11
    Moderator Maska e AdmiraL
    Anëtarësuar
    25-05-2004
    Vendndodhja
    Rheinfelden - Baden-Württemberg
    Postime
    772
    Ronaldo-Kakà ( Milan )
    Forca MILAN - is Champion and only Champion!

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2007
    Postime
    135
    Del Piero - Trezeguet ( Jakinta )

  3. #13
    Puck Love Maska e Black_Mamba
    Anëtarësuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    2,501
    Kuptohet Crespo-Ibrahimovic---ska me te mire se kta plasni ju tjeret si gjithmon qe plasni hahahaha.
    SIKUR EDHE 1 MILION SHQIPTAR DO VRITEN NGA SLLAVET JU PERSERI DO THONI MIRE JEMI!!TURP

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2007
    Postime
    135
    Citim Postuar më parë nga ximi_Te
    Kuptohet Crespo-Ibrahimovic---ska me te mire se kta plasni ju tjeret si gjithmon qe plasni hahahaha.
    A nuk eshte ky Ibrahimovici qe e pat jap deklaraten ( tash ne kohen e fundit ) se Juventus eshte me i fort se Inter , ne fanellen e Juves jam ndier me krenar etc etc , nuk po e vazhdoj me se nuk e di ne origjinalitet se si ka thene sepse nuk e kam lexuar artikullin vet , por nese je i interesuar do hulumtoj ta nxjeri ne forum e do te gezoj me te .

  5. #15
    Puck Love Maska e Black_Mamba
    Anëtarësuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    2,501
    Citim Postuar më parë nga valiii
    A nuk eshte ky Ibrahimovici qe e pat jap deklaraten ( tash ne kohen e fundit ) se Juventus eshte me i fort se Inter , ne fanellen e Juves jam ndier me krenar etc etc , nuk po e vazhdoj me se nuk e di ne origjinalitet se si ka thene sepse nuk e kam lexuar artikullin vet , por nese je i interesuar do hulumtoj ta nxjeri ne forum e do te gezoj me te .

    Me duket se mban dresen e Interit Ibra ore zotni e jo te Juves,spo e di ku dole tash ti me kete postim a ndoshta ende je nje vit pas dhe je ende i deshperuar se nuk e mbajti Juvja Ibron apo cte keqen ke.

    Tema shum mire kuptohetila dyshe sulmuese ju pelqen me shum
    SIKUR EDHE 1 MILION SHQIPTAR DO VRITEN NGA SLLAVET JU PERSERI DO THONI MIRE JEMI!!TURP

  6. #16
    JUVENTUS 4 EVER THE BEST Maska e bessycool
    Anëtarësuar
    04-09-2006
    Vendndodhja
    Ferizaj
    Postime
    417
    DeL PieRo-Trezegoool
    I will always remember the girl next door .........!

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e LOGIC
    Anëtarësuar
    22-01-2006
    Postime
    730
    Brazilianet

    RONALDO - KAKA

    99 - 22

  8. #18
    JUVENTUS 4 EVER THE BEST Maska e bessycool
    Anëtarësuar
    04-09-2006
    Vendndodhja
    Ferizaj
    Postime
    417
    Citim Postuar më parë nga valiii
    A nuk eshte ky Ibrahimovici qe e pat jap deklaraten ( tash ne kohen e fundit ) se Juventus eshte me i fort se Inter , ne fanellen e Juves jam ndier me krenar etc etc , nuk po e vazhdoj me se nuk e di ne origjinalitet se si ka thene sepse nuk e kam lexuar artikullin vet , por nese je i interesuar do hulumtoj ta nxjeri ne forum e do te gezoj me te .
    Valii mos e ke fjalen per ket:

    Ibra: Interit i duhej Moxhi!
    25 Maj Në kopshtin e shtëpisë, nën hijen e pemëve, në një qetësi që mbizotëron nën diellin e ngrohtë të majit, ndodhet një makinë e tipit Bentley, lluksoze, e bukur. Vila trekatëshe, që bie në sy, është e Zlatan Ibrahimoviçit, i cili jeton bashkë me familjen. Suedezi është një tip i heshtur, por kur bëhet fjalë për të dhënë një intervistë, sulmuesi zikaltër nuk ngurron, por pranon gjithmonë "ofertën" e gazetarëve. Dhe, kampioni i Italisë përgjigjet në "360 gradë", duke folur për çdo gjë, që në kohën kur luante te Malmoe, te Ajaksi dhe më pas te Juventusi, e deri te kalimi te Interi. Zlatan flet për "Triadën", "Calciopoli"-n dhe shumë aspekte të tjera, pa e akuzuar asnjëherë "Zonjën e Vjetër", por i thurur elozhe. Për "Libero", Ibrahimoviç tregon shumë, duke e nisur që nga fillimet e tij.

    - Zlatan, kur nisët ta dallonit talentin tuaj, në çfarë moshe?

    - Të them të drejtën, që në moshën e adoleshencës, kur luaja në rrugë apo në parqe të ndryshme, me shokët e mi. Në kampionatin e të rinjve, trajneri më dha mundësi që të shprehja vlerat në fushë dhe kështu ndodhi. E falenderoj për këtë. Pastaj, ishte ajo ndeshje kur shënova tetë gola. Diçka fantastike!

    - Nga Malmoe, te Ajaksi, për të kaluar në futbollin e madh dhe të vërtetë, atë të Serisë A. Juventusi iu dha këtë mundësi?

    - Jo, e keni gabim. Nuk ma dha Juventusi, por Luçiano Moxhi... Dhe, e dini pse e them këtë? Dua që të gjithë të njohin më mirë historinë time. Kur kalova nga Malmoe te Ajaksi, në Suedi nisën që të dëshpëroheshin, tifozët e skuadrës ku luaja. Në Holandë, vitin e parë, pata shumë vështirësi, por më pas u ambjentova. Një futboll shumë i lehtë, jo i ashpër, ku kishe mundësi të jepje më të mirën. Por, kritika as që merrej me mua dhe të gjithë më konsideronin si të pavlerë. Luçiano Moxhi, në atë kohë drejtori i përgjithshëm i Juventusit dhe një nga "zbuluesit" e talentëve, më kërkoi me çdo kusht, edhe kur në shtyp shkruhej se shënoja shumë pak. Ai pati besim te unë, te cilësitë e mia dhe e falenderoj për këtë.

    - Por, ju e dini tashmë, Moxhi dhe "Triada" përfitonin prej "lehtësirave" të ndryshme, që dolën në pah vetëm me "Calciopoli"-n?

    - Eh, tani është e lehtë të thuash kështu, sepse dolën në skenë një sërë faktesh, por ende nuk jam i sigurtë për atë që thuhet dhe deri sa të marr prova të vërteta, s'mund të akuzoj apo të drejtoj gishtin te dikush. Eshtë plotësisht e gabuar.

    - Meqë ra fjala te protagonistët, Moxhi-Xhiraudo-Betega, "trekëndëshi" që komandonte nuk ekziston më, është shpërbërë...

    - Dikush i hoqi qafe, sepse fitonin shumë: është çështje xhelozie. Të them të drejtën, kur kalova te Interi, gjëja e parë që i thashë Moratit ishte: Nëse dëshiron të ndërrosh mentalitet, atëherë duhet të marrësh Luçianon. Por, për fatin tonë të mirë, fituam edhe pa Moxhin.

    - Por, Interi është mirë kështu, edhe nëse nuk blen kampionë të tjerë. Si mendoni?

    - Jo, prisni, mos kujtoni se do të jetë gjithmonë kështu si në këtë sezon. Mosa harroni, një ekip i madh nuk mund të pësojë gjashtë gola në një takim dhe nuk mund të dalë nga Champions League, shumë shpejt. Duhen kampionë të mëdhenj, tre emra që do të na jepnin atë shtysë më shumë. S'duhet të mendojmë se edhe sezoni që do të vijë do të jenë "fotokopja" e këtij në përfundim. Do të ketë ndryshime. Milani, Roma, Juventusi, tre rivalë që nuk dorëzohen kurrë dhe të krijojnë probleme.

    - T'i kthehemi "Zonjës" dhe Moxhit: kur luanit me bardhezinjtë, si funksionin gjërat, nën diktatin e "Triadës"?

    - Te Juventusi gjithçka ishte rregullt dhe ekzistonte një saktësi e jashtëzakonshme, në çdo veprim apo zgjedhje. Sepse, "Zonja" kishte një mentalitet mbi të gjitha: duhet të qëndronte gjithmonë e para, asnjëherë e dyta apo e treta. Nuk të lejohej që të gaboje. Ndërsa, këtu te Interi, sapo kemi futur këmbët në "Purgator" dhe na duhen edhe disa shkallë për të arritur "Parajsën"... Pra, duhet shumë për të arritur nivelet e larta.

    - Kush është sipas Ibrahimoviçit ndryshimi midis Interit dhe Juventusit?

    - Kur zbrisja në fushë me bardhezinjtë, kundërshtarët e bënin në brekë, nga frika. Dhe, përpara vërshëllimës së gjyqtarit për nisjen e takimit, rezultati ishte 1-0 për Juventusin, edhe pse nuk ishte shënuar ende asnjë gol. Te Interi, nuk ndodh diçka e tillë. ( heheh ska bre daj nimend gjysa e ekipeve kan hup weq emrin JUVE kur e kan ndigjue )

    - Zlatan, na thoni diçka për "Topin e Artë". Kush mund ta fitojë atë?

    - Jam i sigurtë se do ta fitojë Kaka, sepse është një kampion dhe di të japë gjithmonë më të mirën në fushën e lojës. Një lider që meriton lëvdata.

    - Po Materaci, a i ngjan një lideri?

    - Nuk kam pasur asnjëherë probleme me Markon, sepse jashtë fushës së blertë, ai është një njeri fantastik. Më vjen keq që nuk kam pasur mundësi të luaj përballë tij: kundërshtarë si ai të japin shtysa.

    - Më mirë Kapelo apo Mançini?

    - Kapelo është i mirë, sepse dëshiron gjithmonë të masë pulsin e skuadrës, duke e mbajtur nën kontroll. Ai është një udhëheqës i rreptë, por shumë i mirë për lojtarët. Mançini është i zgjuar, sepse flet shumë pak: pret që lojtarët të sillen si profesionistë.

    - Ibrahimoviç, keni nostalgji për Moxhin

    - Ishte më i vendosur, edhe në lidhje me kontratat... Ndaj, këtë dua edhe këtu te Interi.
    I will always remember the girl next door .........!

  9. #19
    Totti - Mancini (jan spektakolare)

  10. #20
    Ribery Maska e bavarezi5
    Anëtarësuar
    31-10-2005
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    1,444
    Ronaldo-Kakà ( Milan )

    Brazilian mo!!!
    Kur njeriu e kupton që nuk është i ditur, ai ka hedhur një hap drejt diturisë.
    (Mark Tuain)

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përshtypjet gjatë vizitave në Shqipëri!
    Nga Brari në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 03-04-2009, 05:43
  2. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  3. Nëna e viktimës italiane, birëson një fëmijë shqiptar
    Nga JACK FOLLA në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 84
    Postimi i Fundit: 23-06-2005, 02:14
  4. Qëndrimi i qeverisë italiane ndaj Kosovës
    Nga mani në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 02-03-2005, 03:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •