Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 46
  1. #1
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139

    (Krye)Temë tepër Ofenduese

    Staf i nderuar

    Do ju lusja qe t'i hidhni nje sy (Krye)temes: Islami i vërtetë ne forumin e Agnosticizmit dhe Ateizmit.

    Asgje ne vet prezantimin e asaj teme s'eshte e vertete mbi islamin. Fotografite e shfaqura aty jane te nje kulture apo tradite te botes arabe, gje qe s'pershtaten fare me elementet e Islamit qe ushtrojne shqiptaret dhe bota moderne!

    Si shqiptare qe jemi me tre fe te ndryshme - kemi qene gjithnje te permendur per te mire - per bashkejetesen qe kemi zhvilluar. Eshte munduar gjithnje propaganda antishqiptare e udhehequr nga greket e sllavet per te na sulmuar e per te na copetuar pikerisht ne kete aspekt (futjen e percarjes fetare) dhe per fat te mire deri tani s'kane patur ndonje sukses.

    Nese kjo teme lihet te qarkulloje ne forum, do me duhet t'ju terheq verejtjen se do beheni bashkepunetor te nje propagande te tille qe s'i ben mire askujt qe eshte ne te vertete shqipetar.

    Uroj qe sa me shpejte te merren masa per ta zhvendosur ke Koshi ose per ta fshire fare sepse eshte teper ofenduese dhe ka per baze vetem urrejtjen personale te nje autori gjysemanalfabet i cili udhehiqet nga idete shoveniste antishqiptare te propagandave te huaja!

    Flm per mirkuptimin!
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  2. #2
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Je i lutur t'a përgënjeshtrosh atë temë, nëse mundesh.
    Prektora

  3. #3
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Citim Postuar më parë nga darwin
    Je i lutur t'a përgënjeshtrosh atë temë, nëse mundesh.
    Mundem darwin, dhe me shume se aq mundem. Por nuk dua te perdor ca terma qe ca antare kane perdorur ne ate teme ndaj nje besimi te caktuar.

    S'eshte e drejte e askujt t'i jape epitetin "i/e vertete" dickaje qe ne fakt eshte ne kundershtim me parimet e verteta te vet vertetesise se ceshtjes ne fjale.

    E di si eshte? Sikur une te nxirrja aty ca fotografi te disa personave qe ngjajne me shume me kuajt se sa me majmunet dhe te them: Ja EVOLUCIONI I VERTETE I NJERIUT! Darvini na ka genjyer!

    Kush je ti te percaktosh vertetesine? Kush jam une ta percaktoj te njejten?
    Ose modifikoni titullin - e me jepni hapesire te merrem me ato shkrime intelektuHale, ose fshijeni fare se s'beni mire ndaj lexuesve dhe antareve tuaj te fese Islame (te cilet jane te shumte ne numer - me te shumte se sa keta qe jane Bote me vete - qe s'besojne asgje sepse u duket vetja primitive te besojne Zotin).

    Une lus stafin (nuk e di nese ti darwin ben pjese ne te) qe te merret me kete dukuri te shemtuar per arsyet qe thashe me siper!
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  4. #4
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Citim Postuar më parë nga Alienated
    Mundem darwin, dhe me shume se aq mundem. Por nuk dua te perdor ca terma qe ca antare kane perdorur ne ate teme ndaj nje besimi te caktuar.
    Mundesh? Filloja, pa hezitim.

    a) S'eshte e drejte e askujt t'i jape epitetin "i/e vertete" dickaje qe ne fakt eshte ne kundershtim me parimet e verteta te vet vertetesise se ceshtjes ne fjale.

    b) E di si eshte? Sikur une te nxirrja aty ca fotografi te disa personave qe ngjajne me shume me kuajt se sa me majmunet dhe te them: Ja EVOLUCIONI I VERTETE I NJERIUT! Darvini na ka genjyer!
    a) Përgënjeshtro ngjarjet në fjalë.

    b) Cili të ka ndaluar ta bësh diçka të tillë tek forumi islamik?


    Kush je ti te percaktosh vertetesine? Kush jam une ta percaktoj te njejten?
    Ose modifikoni titullin - e me jepni hapesire te merrem me ato shkrime intelektuHale, ose fshijeni fare se s'beni mire ndaj lexuesve dhe antareve tuaj te fese Islame (te cilet jane te shumte ne numer - me te shumte se sa keta qe jane Bote me vete - qe s'besojne asgje sepse u duket vetja primitive te besojne Zotin).

    Ndonjë sugjerim mbi titullin? Statistikat nga arrin t'i nxjerrësh, kur 60 % e popullsisë së Shqipërisë - emërtuar nga ty--> "Bota në vete", nuk shkel kurrë në tempujt tuaj fetarë?

    Une lus stafin (nuk e di nese ti darwin ben pjese ne te) qe te merret me kete dukuri te shemtuar per arsyet qe thashe me siper!

    Unë të lutem ty, që në vend që të merresh me këto 'dukuri shqetësuese' të mundohesh më shumë për të sqaruar bashkë-fetarët e tu,

    këtu --> http://www.forum-islamik.com/forum/f...splay.php?f=25


    Ti mund t'i quash dhe shqiptarë, këta lloj shqipfolësish arabë, të cilët ngazëllejnë serbët me propagandën e tyre.
    Prektora

  5. #5
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    ALIENATED
    Je i lutur te mos i frekuentosh forumet si "Agnosticizmi dhe Ateizmi" zoteri i nderuar.
    Ky nuk eshte forumi musliman, as katolik, as orthodoks,etj -ky eshte forumi shqiptar!

    Ku forum shqiptar nga konsiderata per ata qe ndihen me pak shqiptar se musliman, orthodoks e katolik ka krijuar komunitetet speciale per ta.

    Secili komunitet fetar shqipfoles i ka nenforumet e veta gjegejse. Nese nuk e di ku jane ja ku po ti sjell:

    Komuniteti musliman
    Komuniteti orthodhoks
    Komuniteti bektashi
    Komuniteti katolik
    Komuniteti protestant

    Zgjidh e hy ne cilen te duash se njesoj jane vetem emrat e personazheve te shenjta ndryshojne nga pak. Dhe tjera here mos rras hundet atje ku ta ndalon feja se hyn ne mekat.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  6. #6
    Citim Postuar më parë nga Alienated
    Asgje ne vet prezantimin e asaj teme s'eshte e vertete mbi islamin. Fotografite e shfaqura aty jane te nje kulture apo tradite te botes arabe, gje qe s'pershtaten fare me elementet e Islamit qe ushtrojne shqiptaret dhe bota moderne!
    hidhi nje sy haditheve

    http://en.wikipedia.org/wiki/Stoning_to_Death_in_Islam

    po sharian e ke degjuar?

  7. #7
    Tjeterkush duket analfabet tash.

  8. #8
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Citim Postuar më parë nga darwin
    Mundesh? Filloja, pa hezitim.
    a) Përgënjeshtro ngjarjet në fjalë.
    darwin
    Islami i vertete eshte ai Islam qe ka sjelle Kur'ani. Ai Kur'an qe ka zbritur ketu e 1600 vjet me pare e qe u ka dhene shkencetareve te sotem bazat e veprimtarive te tyre shkencore.

    Eshte ai Kur'an qe te ka treguar ty fazat e zhvillimit embrional ne nje kohe qe s'kishte asnje instrument mjekesor per te ndjekur nje zhvillim te tille.

    Eshte ai Kur'an qe te ka treguar ty e mua se alkoholi eshte haram (i ndaluar) sepse eshte i demshem (s'kishte si ndryshe t'u thoshte njerezve te asaj kohe qe s'dinin ca ishte sistemi nervor apo neuronet qe alkoholi demton) - t'i dha ne vija te trasha qe une e ti t'i hollojme e t'i sqarojme per ata qe duan te kuptojne.

    Eshte ai Kur'an i cili ka vene bazat e gjeografise, matematikes (ato numra qe perdorni ju ateistet e ne besimtaret), ka vene bazat e mjekesise (te mos harrojme se nderhyrja e pare kirurgjike eshte bere pikerisht ne vendet me kulture islame)

    Eshte ai Kur'an qe therret njerezit per cdo vit te ndajne 2,5 perqind te te ardhurave te tyre ne nje fond te perbashket per te ndihmuar te varferit (qe ne islam quhet Zekat). Para dy vitesh kam lexuar ne nje reviste ekonomike nje studim te Bankes Boterore qe thoshte se po te ndaheshin 2.5 perqind e te ardhurave te cdo njeriu ne Bote - nuk do kishte te varfer askund. Askush s'do vdiste per buke.

    Eshte ai Kur'an qe u ka bere thirrje besimtareve (ne ate kohe fillimisht ne shtetet e nxehta Arabe) te mbajne shami ose kapele ne koke, duke e ditur se dielli ka rreze te rrezikshme Ultra V te cilat demtojne trurin. Tashi e degjon ne lajme ti se ne temperatura mbi 39 duhet te kesh kujdes sepse ka rrezatim te rrezikshem.

    Eshte ai Kur'an qe thote se grate lehona s'duhet te largohen nga shtepite e tyre se paku dy jave e gjysem pas lindjes se foshnjes. Para dy vitesh ne nje reviste mjekesore shkruante se lehonat i ekspozohen infektimit shume me lehte ne kete periudhe kohore pas lindjes.

    Eshte ai Kur'an qe thote se floriri (i verdhe) nuk eshte i pelqyeshem per meshkujt - edhe pse nuk eshte rreptesisht i ndaluar. Para nje viti e teper kam lexuar se floriri permban ca atome te cilat ne kontakt me hormonet e mashkullit mund te shaktojne kancer te lekures.

    Ne themelin e Islamit te vertete qendron nje Kur'an. Nje liber i Zotit. Nje fjale e shejte e cila qe ne fillim te thote: Lexo (Studio, Hulumto). Eshte dhene ne forme te nje ajsbergu. Te ka dhene vetem siperfaqen - ti duhet ta zbulosh esencen sa je gjalle dhe t'ua transmetosh te tjereve.

    Cuditem shume pse nuk kishit verejtur qofte edhe nje nga faktet e shumta (une solla vetem nje perqindje shume te vogel te tyre) per te pershkruar Islamin e Vertete, por perkundrazi keni marre ca fotografi te ndeshkimit me gurre te nje gruaje (me sa pash ne foto), tradite kjo qe praktikohet ne disa vende arabe (e qe s'eshte e rregulluar apo e urdheruar me ligjet islame).

    Citim Postuar më parë nga darwin
    Ndonjë sugjerim mbi titullin? Statistikat nga arrin t'i nxjerrësh, kur 60 % e popullsisë së Shqipërisë - emërtuar nga ty--> "Bota në vete", nuk shkel kurrë në tempujt tuaj fetarë?
    Sugjerim mbi titullin?! Cfaredo titulli do i shkonte kesaj teme nonsens.
    Ato statistikat qe ti ke nxjerre aty nuk jane relevante mik i dashur sepse ti ke thene se 60% e popullsise shqiptare jane ateiste (dmth qe nuk shkelin tempujt fetare).

    Une thashe se tema ne fjale ofendon shqiptaret muslimane qe vizitojne kete forum. KY FORUM eshte forum SHQIPTAR dhe nuk eshte forum i SHQIPERISE me 60%-shin tuaj. Ky forum nuk vizitohet e nuk kontribohet vetem nga vizitoret brenda Shqiperise, por nje pjese bukur e madhe e antareve jane nga shtete te ndryshme, jashte kufijve shteterore (si brenda kufive etnike poashtu edhe ne diaspore):

    Le te shohim c'thone statistikat e mia marre nga Wikipedia:

    Vendi - Nr. i shqiptareve
    Shqiperia 3,000,000
    Kosova dhe Lugina 1,800,000
    Turqia 40,000
    Maqedonia 500,000
    Greqia 800,000
    Mali i Zi 31,163
    Italia 338,000
    Shtetet e Bashkuara 250,000
    Kanada 16,135
    Suedia35,000 - 46,000
    United Kingdom 300,000
    Franca 20,000
    Zvicra 250,000
    Gjermania 400,000
    Hollanda 165,706
    Rusia 1,200
    Slovenia 6,200
    Kroacia 15,082
    Rumania 500
    Norvegjia 7,000
    Belgjika 5,000
    Australia 12,000
    Austria 20,000
    Afrika Jugore 2,000
    Egjipt 25,000
    Bosnia/Herz. 15,000
    Danimarka 8,000
    Luxembourg 4,802
    Ukraina 3,300
    Finlanda 5,000

    Me llogarit tani ate perqindjen te lutem dhe me thuaj sa perqind e shqiptareve jane ateiste?! Flasim per SHQIPTARET ne pergjithesi jo per shqitparet qe jetojne vetem ne SHQIPERI!

    Citim Postuar më parë nga darwin
    Unë të lutem ty, që në vend që të merresh me këto 'dukuri shqetësuese' të mundohesh më shumë për të sqaruar bashkë-fetarët e tu,

    këtu --> http://www.forum-islamik.com/forum/f...splay.php?f=25


    Ti mund t'i quash dhe shqiptarë, këta lloj shqipfolësish arabë, të cilët ngazëllejnë serbët me propagandën e tyre.
    sa per ata shqiptaret e atij forumit Islamik, s'me behet fare vone. Ai eshte nje forum i profilizuar islamik dhe le te shkruajne ca te duan. Kur ta konsideroj se ka ardhur koha te merrem me ta - edhe do merrem.

    Une per vete jam besimtar por nuk jam si ca funderrina qe besojne cdogje qe u thote nje arab me mjekerr. Une jam musliman per nga besimi por kam traditen shqiptare ne gjak. Jam vella me muslimanet, me katoliket dhe me ortodokset e gjakut tim prej shqiptari. Jam vella me te gjthe ata qe besojne ne nje Zot (sido qe ta quajne ate: Allah apo Jezu). Tolerancen fetare e cmoj me shume se cdogje tjeter ne kete bote dhe s'do doja te shihja elemente te tilla si puna juaj qe i bejne mire vetem propagandave te huaja antishqiptare qe nder shkekuj jane munduar te na percajne ne baza fetare - duke na njohur se sa te ngjashem jemi nga gjaku e nga tradita - aq te ndryshem mund te jemi per nga besimi. Por ne shqiptaret e tre besimeve baze (dhe ca sekteve te tjera) nuk dallojme shume nga njeri tjetri. Ne marrim nga njeri tjetri, japim ke njeri tjetri, ndihmojme njeri tjetrin sepse kemi gjakun e paster qe s'na e ka ndotur komunizmi i Enver Hoxhes qe na prishi kishat e xhamiat duke i patur friken Zotit.

    Mund te dukem sikur dua t'i mbyll gojen dikujt! Mund te me akuzoni se dua te tentoj te pengoj fjalen e lire. Kush jam une te bej nje gje te tille ne fund te fundit? Por, me duhet t'ju them se fjala e lire eshte e shejte, por liria e tepert e fjales sjell anarki dhe telashe.

    Ju qe jeni ateiste, ju qe s'besoni - shumica nga ju me siguri festoni Krishtlindjet e Bajramin, me siguri hani ndonje koker ve te ngjyrosur ne diten e Pashkeve apo i beni nje urim nje mikut tuaj besimtar per festen e tij. Ju mbase nuk shkelni ne tempujt fetare (c'eshte e verteta as mua s'ma lejon koha te merrem shume me tempujt e tille), por kur iu plas frika ne sy, me dashje apo pa dashje therrisni Zotin (qe pretendoni se s'e njihni).

    Jeni ateiste te vertete ju?! Nuk e besoj! Jeni ateiste vetem pse Hoxha ju pat urdheruar te ndiqni frymen komuniste qe ne vend te Zotit kishte kryedashin e partise (hyjnore) komuniste.
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  9. #9
    tema eshte duke u mor me islamin, ti je duke fol per vete - mir ta tha ai tjetri, mjaft kujtove se bota sillet rreth teje

    boj dallim kur tjetri merret me islamizmin dhe kur merret me ty personalisht se me duket se kujto se ti je islamizmi...

    dhe ca lidhje kane temat qe hapen ke forumi ateist me ndjenjat e tuja? u ofendove... edhe ça. une ofendohem nga ofendimi yt.

  10. #10
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Ne Rregulloren e Nenforumit Agnosticizem dhe ateizem ekziston pika 2.2 qe thote
    2. Redaktohen shkrimet që:
    2.2 i përmbahen temës por mbulohen dhe me çarçafë propagande -> Censurë propagande (Cens.prop.)
    Sipas kesaj - vete titulli i temes eshte propagande.

    Ne baze te pikes 2.4 qe thote:

    2. Redaktohen shkrimet që:
    2.4 shkelin rregulloren e forumit -> Censurë sipas rregullores (Cens.rreg.)
    mendoj se titulli i temes duhet te censurohet dhe te ndryshohet sepse shkel Rregulloren!

    Rregulla për pjesëmarrjen dhe përmbajtjen
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kjo eshte Era_Estela
    Nga KACAKU në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 24-06-2002, 15:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •