Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Hattabi
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Vendndodhja
    Në tokën e dy Lumenjëve
    Postime
    18

    Ekzemplar 2: «Ateistët janë politeistë!»

    Thuhet se ateist është dikush që nuk pranon ekzistimin e Krijuesit. Ky është një definicion i mirë, pasi nënkuptojmë se krijuesi, ekzistimin e të cilit ata e refuzojnë është Zoti i vetëm i fesë, Krijuesi i vetëm dhe i vërtetë. Ndryshe, ateistët besojnë në krijues, edhe pse ata nuk i njohin ata me atë term. Kjo është kështu për shkak se ateistët, në përpjekjet e tyre për të gjetur alternativa tjera veç Zotit, për të sqaruar ekzistimin e gjërave të përkohshme që i shohim rreth nesh, zbulojnë disa njësi imagjinare dhe u japin atyre disa nga atributet esenciale të Zotit.

    Për këtë shkak, ateistët materialistë kanë besuar në materien si zot. Mirëpo, kjo materie-zot i tyre, nuk është materia me të cilën ne e njohim në jetën tonë të përditshme; ajo është një gjë që është e përhershme dhe që zgjat përgjithmonë, dhe si rrjedhojë pohimi që është përdorur për të maskuar këtë si fakt shkencor, ”materia as që është krijuar dhe as që do të shkatërrohet”. Por kur t’i pyesish ata se cila është ajo materie e përhershme dhe që zgjat përgjithmonë, do të zbulosh se ata vatëm ëndërrojnë. Materia të cilën mund ta shohim dhe të cilën mund ta tregojmë është materie në formë të trupave të mëdhenj qiellor, në formë të gjërave fizike tokësore, si dhe forma e përbërësve të këtyre gjërave: molekulat, atomet, pjesët sub-atomike, fotonet, etj., që asnjëra prej tyre nuk është e përhershme. Materialistët ateistë kanë besuar në materien e përhershme, prapa të gjitha gjërave të tilla materialiste që vijnë e shkojnë, por paraqitja e teorisë së ”shpërthimit të madh” [big bang] shkatërroi të gjitha shpresat për ekzistimin e materies së tillë. Shkenctarët tani besojnë se çdo gjë – materia, energjia, madje edhe hapësira dhe koha – kanë pasur fillim. Në fjalë, ata flasin për momentin e krijimit të të gjitha gjërave.

    Edhe një zot tjetër i tillë imagjinar është Natyra (me shkronjë të madhe N). Natyra të cilën e njohim është tërësia e gjërave natyrore. Por kur na tregohet se Natyra e bën këtë ose atë, siç preferojnë ateistët të thonë, ne e ndjehemi të humbur. Çka është ajo Natyrë? Nëse ajo Natyrë është kjo që e njohim, atëherë si mund të shkaktojë ose të krijojë vetveten? Por nëse është diçka tjetër, atëherë ne dëshirojmë të kemi dëshmi për ekzistimin e saj.
    E njëjta gjë vlen edhe për Evolucionin. Tani evolucioni, siç thuhet shkenctarisht, është “procesi gradual sipas të cilit llojllojshmëria e jetës së bimëve dhe kafshëve është zhvilluar nga organizmat e hershme dhe më primare…” (Concise Science Dictionary). Por, Evolucioni i ateistëve nuk është ky proces, por në të vërtetetë ai është agjenti që e sjell këtë proces. Vetëm në këtë kuptim joshkencor dhe imagjinar, evolucioni mund të merr vendin e Zotit; ndryshe, një besimtar që e pranon teorinë e evolucionit mund shumë lehtë të përshtat atë me besimin e tij në Zot, duke thënë se ai proces është vetvetiu punë e Krijuesit.

    Nga ana tjetër, ekzistojnë ateistë të cilët, në një mënyrë të gabuar thonë se ata besojnë në Zot; por pas një testimi, zoti i tyre del se është zoti i ateistëve. Këtu iu referohem njerëzve si Ajnshtajni, për të cilin disa kanë thënë se ai ka qenë besimtar, por në të vërtetë zoti i tij nuk ka qenë Zoti, Krijuesi në të cilin të gjithë ne besojmë. Ajnshtajni ka deklaruar se ai ka beusuar në “zotin e Spinozës”, që do të thotë, në zotin që është identik me universin, dhe i cili, si rezultat i kësaj, nuk përzihet nga jashtë në punën e tij. “Njeriu që është i bindur për veprimin universal të rregullit dhe shkakut”, thotë Ajnshtajni, “nuk mund për një moment të ndryshojë idenë e qenies që përzihet në rrjedhën e ngjarjeve” (I cituar nga Hans Kung, Does God Exist? [A ekziston Zoti?] Vantage Books, 1981, fq. 629).
    Prandaj të gjithë ateistët në të vërtetë janë politeistë, ose mushrikë. Sipas Islamit, mushrik, është një person që beson në një zot ose në zotëra tjerë përveç Tij, ose në përjashtim të një Zoti të vërtetë, ose i cili iu lutet atyre zotërave, madje edhe nëse ai poashtu i lutet Zotit të vërtetë. Ndoshta ky është shkaku pse Kur’ani asnjëherë nuk flet për ateistët, por vetëm për mushrikët (ose politeistët).

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Jimmi_1978
    Anëtarësuar
    10-11-2006
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    443
    Mos na trego perralla se cfare besoj une apo te tjeret. Trego se cfare beson ti.
    Ti trego se beson ne zotin i cili krijoi te gjithe universin, pra te gjitha ato galaktika, yje dhe palanete per vetem nje qellim, qe taka te rrotullohet dhe te kete jete aty per krijesen njeri. Pra gjithcka qe eshte krijuar eshte krijuar per njeriun. Ti beson ne kete zot. Prandaj mos u merr me zotin e Ajnshtajn apo te Spinozes sepse bota e tyre ishte me e gjere se ti mund te imagjinosh.
    Une nuk jam pa besim por une nuk besoj ne krijesa imagjinare.
    Barca

  3. #3
    Por kur t’i pyesish ata se cila është ajo materie e përhershme dhe që zgjat përgjithmonë, do të zbulosh se ata vatëm ëndërrojnë.
    Kso fjalie të ngjyrosur me emocione urrejtëse ndaj ateistëve, mund ta formuloj vetëm një tip që ka njohuri të ngushtume rreth shkencave në përgjithësi, këtu duke theksuar fizikës së shkollës fillore.

    materia - energji - materia - energji - materia...


    Materia të cilën mund ta shohim dhe të cilën mund ta tregojmë është materie në formë të trupave të mëdhenj qiellor, në formë të gjërave fizike tokësore, si dhe forma e përbërësve të këtyre gjërave: molekulat, atomet, pjesët sub-atomike, fotonet, etj., që asnjëra prej tyre nuk është e përhershme.
    E fortëson bindjen time të shënuar më sipër.


    Materialistët ateistë kanë besuar në materien e përhershme, prapa të gjitha gjërave të tilla materialiste që vijnë e shkojnë, por paraqitja e teorisë së ”shpërthimit të madh” [big bang] shkatërroi të gjitha shpresat për ekzistimin e materies së tillë. Shkenctarët tani besojnë se çdo gjë – materia, energjia, madje edhe hapësira dhe koha – kanë pasur fillim.
    Meqë, tregohesh kaq i dijshëm për big bangun, kam një pyetje(por mundohu të përgjigjesh pa referenca të jashtme): pse je i bindun se big bang ka ndodhur me të vërtetë?


    Edhe një zot tjetër i tillë imagjinar është Natyra (me shkronjë të madhe N). Natyra të cilën e njohim është tërësia e gjërave natyrore. Por kur na tregohet se Natyra e bën këtë ose atë, siç preferojnë ateistët të thonë, ne e ndjehemi të humbur. Çka është ajo Natyrë? Nëse ajo Natyrë është kjo që e njohim, atëherë si mund të shkaktojë ose të krijojë vetveten? Por nëse është diçka tjetër, atëherë ne dëshirojmë të kemi dëshmi për ekzistimin e saj.
    Zot imagjinar i quajtur Natyra (me N) është po aq imagjinar sa Zoti - juaj - (me Z).
    Më fal por dëshmi mbi ekzistencën e natyrës është shumë vështirrë tët pruj.


    Por, Evolucioni i ateistëve nuk është ky proces, por në të vërtetetë ai është agjenti që e sjell këtë proces. Vetëm në këtë kuptim joshkencor dhe imagjinar, evolucioni mund të merr vendin e Zotit; ndryshe, një besimtar që e pranon teorinë e evolucionit mund shumë lehtë të përshtat atë me besimin e tij në Zot, duke thënë se ai proces është vetvetiu punë e Krijuesit.
    Po sikur ti ta kuptoje evolucionin, edhe të kishe njohuri (elementare) mbi kozmosin, nuk do të kishte qenë e nevojës që une tët spjegoj që:
    ...---------- H --------------o+o--------He------....
    ...-------------aminoacidet-----------gjenet---------organizmat--------H----...,

    Kupton, jo? Diçka që gjithë ka qenë.


    Nga ana tjetër, ekzistojnë ateistë të cilët, në një mënyrë të gabuar thonë se ata besojnë në Zot; por pas një testimi, zoti i tyre del se është zoti i ateistëve. Këtu iu referohem njerëzve si Ajnshtajni, për të cilin disa kanë thënë se ai ka qenë besimtar, por në të vërtetë zoti i tij nuk ka qenë Zoti, Krijuesi në të cilin të gjithë ne besojmë. Ajnshtajni ka deklaruar se ai ka beusuar në “zotin e Spinozës”, që do të thotë, në zotin që është identik me universin, dhe i cili, si rezultat i kësaj, nuk përzihet nga jashtë në punën e tij. “Njeriu që është i bindur për veprimin universal të rregullit dhe shkakut”, thotë Ajnshtajni, “nuk mund për një moment të ndryshojë idenë e qenies që përzihet në rrjedhën e ngjarjeve” (I cituar nga Hans Kung, Does God Exist? [A ekziston Zoti?] Vantage Books, 1981, fq. 629).
    Prandaj të gjithë ateistët në të vërtetë janë politeistë, ose mushrikë. Sipas Islamit, mushrik, është një person që beson në një zot ose në zotëra tjerë përveç Tij, ose në përjashtim të një Zoti të vërtetë, ose i cili iu lutet atyre zotërave, madje edhe nëse ai poashtu i lutet Zotit të vërtetë. Ndoshta ky është shkaku pse Kur’ani asnjëherë nuk flet për ateistët, por vetëm për mushrikët (ose politeistët).
    Kurse kjo vlen të vendoset te ajo tema 'metoda rekrutimi ateistesh & copëza humoristike nga stërvitjet në terren'.
    Pa përmendur faktin që nuk ke vërtetuar assesi se ateistët qenkan politestë.


    _
    Ndryshuar për herë të fundit nga KVS : 11-07-2007 më 15:21

  4. #4
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Ky njefare Hattabi qe po ben nje invazion shkrimesh ne te gjitha nenforumet, ketu tek ne po perpiqet te sfidoje dhe EINSTEIN, dhe po na tregon se çfare jemi ne ateistet,hej ti na spjego njehere ate BIG BANG-un sipas kuranit se do te jete shume zbavitese.
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  5. #5
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar më parë nga land
    Ky njefare Hattabi qe po ben nje invazion shkrimesh ne te gjitha nenforumet, ketu tek ne po perpiqet te sfidoje dhe EINSTEIN, dhe po na tregon se çfare jemi ne ateistet,hej ti na spjego njehere ate BIG BANG-un sipas kuranit se do te jete shume zbavitese.
    Pse a po ipet repriza a? Urraaaaaaaaa.........!!!

    Hattab, mos ia nis me pre ateista i here, se po shkoj po marr aparatin se duhet dokumentuar kete gjarje historike.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Baptist : 10-07-2007 më 08:32
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    ca teme idiote,
    te sugjeroj te shkruash nje liber me kete ide te hatashme qe paske.
    Po kur nje ateist e shperfill termin "zot", dhe aspak nuk quan materien zot,
    nuk mund te jete kurrsesi politeist.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Pergjithesimi "Ateistet jane Politeiste" eshte i gabuar dhe bie, sepse une jam evolucionist, dhe nuk jam politeist.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  8. #8
    lol



    ky shkrim po s'u perdor per qyfyre, le te shkoje anej ka kopshti bashke me afrikanet e tjere.

    Muslim - Preprogrammed robot highly specialized in the art of copy-paste. No sources either.


    o zoti i ateisteve pse i ke bere myslot kaq te goditur mer amon? pse? o zot i ateisteve, vetem myslimont qe vijne ke fsh jane keshtu, apo gjithe myslimont?

  9. #9
    Perjashtuar Maska e riu
    Anëtarësuar
    05-12-2005
    Postime
    421
    Hattabi qe ta keni parasysh vjen i fresket nga forumi jeshil. ky eshte i pari dmth. Interesante eshte se nuk ka lexuar ala rregulloren, kujton sikur eshte mes forumit jeshil:

    1. Fshihen ose lëvizen pa paralajmërim, pavarësisht nga synimi:
    ...
    1.5 shkrimet e cituara nga të tretë të cilat nuk përmbajnë mendimin e sjellësit (Mospjesëmarrje)

  10. #10
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Sipas ketyre dy parimeve,
    u dashka te fshihen gjithe shkrimet qe ben truri qe e ka zaptuar jeshilleku;

    per arsye se atij nuk i funksionon ajo qe ne quajme "une"- ia kan fshire, s'ka, fsht(Delete), perjete dhe ia kan fute nje copy-paste te nje programi te shekullit 7 dhe mbaroi.

    Kaq!

    Asgje qe thote, asgje qe ben, asgje qe shkruan, nuk eshte mendim i tij, nuk eshte e tij dhe nuk eshte ai. Si do ta zbatosh rregulloren atehere?!!
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ekzemplar 7: Pse ateistët besojnë se kristianët janë kunder shkencës?
    Nga mesia4ever në forumin Agnosticizëm dhe ateizëm
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 27-02-2009, 20:04
  2. Ekzemplar 6: Ateistët e forumit shqiptar?
    Nga Arpos në forumin Agnosticizëm dhe ateizëm
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 11-12-2008, 04:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •