Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 39
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    117

    Ekzemplar 1: «Teoria e Darvinit , dogmë antishkencore»

    Lordi Sally Zuckerman është një prej shkencëtarëve më të famshëm dhe më të respektuar në Angli. Për vite me radhë, ai ka studiuar të dhënat fosile, si dhe ka realizuar shumë kërkime të hollësishme. Ai është nderuar me titullin "Lord" për kontributin e tij në shkencë.

    Zuckerman është evolucionist, prandaj komentet e tij për evolucionin nuk mund të merren si kapriço të qëllimshme. Pas vite kërkimesh mbi të dhënat fosile ai arriti në përfundimin se nuk ekziston në të vërtetë një pemë familjare për njeriun (ashtu siç pretendojnë evolucionistët). Zuckerman gjithashtu ka bërë një "radhitje të shkencave".

    Ai ndërtoi një spektër të shkencave, duke i radhitur ato, sipas mendimit të tij, nga ato më shkencoret tek ato më jo-shkencoret. Sipas këtij spektri, më shkencoret, duke marrë parasysh mbështetjen e tyre në argumente, ishin fizika dhe kimia. Më pas vinin shkencat biologjike dhe pastaj ato sociale. Në fund fare, në pjesën e konsideruar si "më jo-shkencore" krahas koncepteve të "perceptimit jashtëshqisor" dhe "shqisës së gjashtë", vendosej dhe "evolucioni i njeriut". Zuckerman shpjegon arsyetimin e tij:

    Më pas, zhvendosim kuadrin e së vërtetës objektive në drejtim të atyre fushave të supozuara si shkenca biologjike, si p.sh. perceptimi jashtëshqisor apo interpretimi i historisë së fosileve të njeriut. Për ndjekësit e këtyre ideve nuk ekziston asgjë e pamundur. Ata janë të gatshëm të besojnë shumë gjëra kontradiktore në të njëjtën kohë. (Solly Zuckermen, "Beyond the Ivory Tower" (Përtej kullës se fildishte), New York: Toplinger Publications, 1970, fq. 19.)

    Sic thote ene vete Zukermeni keta ateiste te pandreqshem jane gati te besojne cfaredo lloj perralle nga Darvini vetem e vetem ti largohen Zotit.

    Pra, vete shkencetaret evolucioniste pohojne se teoria e darvinit osht perralle nga e kaluara, kurse keta forumistat tone, ateiste e te pabindur, vazhdojne t'i bijne kavallit me nji brime...

    Ene sikur Darvini te cohej nga varri ene t'u thote ketyre evolucionistve: "nuk keni ardh nga majmuni mer bijte e mi" ve bast qe kishin per t'i thon: "ik ere Darvin se nuk merr vesh nga shkenca ti"...
    Kur te mer mendt Perenia, s'ka kush te bo dermon...

  2. #2
    S'ke dëgjuar ti që humanët janë hibridë, jashtëtokësore dhe majmuna?
    ---------
    Jo, jo, seriozisht, kjo puna e këtij tipit, veq se ka marr titullin lord dhe ka bërë një studim sipërfaqësor se cilat shkenca janë më 'shkenca'(në kontekstin më ekzakte) dhe, në njëfarë mënyre të paartikuluar shkencore, ka ardh në përfundim se nuk e gjen vendin e njeriut në trungun e evolucionit shtazor, na len të mendojmë se ka qenë në mangësi të dukshme të fakteve shkencore (shembull: ngjashmërite e adn).
    Ndryshuar për herë të fundit nga amenti : 10-07-2007 më 08:11

  3. #3
    Ky robi pa njolla eshte nga ata qe kujtojne se Darvini ka thene se njeriu ka ardh nga majmuni. Une them te behet nje quizz per ata qe hyjne per here te pare ne ket nenforum, me nje pyetje specifike. A ka thene Darvini apo a thote evolucioni se njeriu ka ardh nga majmuni. Dhe me nje po/jo te thjeshte aty. Pastaj sipas se njejtes pergjigje injorante qe do japin gjithe fetaret direkt ne kopsht zoologjik me 99%.

    Sepse eshte e pamundur qe te edukohen injorantet e kushtezuar gjenetikisht ne injorance, ndaj dhe eshte e kote te harxhohet koha duke i marre secilin per dore t'i tregosh si eshte puna.

  4. #4
    Perjashtuar Maska e riu
    Anëtarësuar
    05-12-2005
    Postime
    421
    Qypi godet serish.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    117
    Citim Postuar më parë nga amenti
    S'ke dëgjuar ti që humanët janë hibridë, jashtëtokësore dhe majmuna?
    Ne cilin nga keta tre grupet qe permende ben pjese ti i nderuar...

    Se edhe ketu ne forum ka ca ufo qe shkruajne e shkruajne e nuk thone asgje.

    Perdridhen me fjalet e tyre sa majtas - djathtas dhe kur u sjell ndonje citim te nje shkencetari me emer, fillojne e u dalin ne pah tiparet e hibridit - jashtetokesor qe endet neper peme me banane ne dore, per te gjetur shpetim per argumentat qe hedhin poshte teorite e darvinit.

    Me i shquari i ketyre hibrideve-jashtetokesore eshte edhe riu qe si gjithmone nuk ka cfare te thote per temen ne fjale...
    Kur te mer mendt Perenia, s'ka kush te bo dermon...

  6. #6
    Perjashtuar Maska e riu
    Anëtarësuar
    05-12-2005
    Postime
    421
    duhet ta hedhesh hapin e pare te ndergjegjesimit qe je qyp, perpara se te fillosh aktivitet cerebral - sepse qypi qe kujton se perdor trurin ka rrjedhje te panderprere radioaktive

    psh nje njeri shikon temen evolucioni apo feja dhe merr pjese atje
    nje qyp jo, hap teme te vecante

    nje njeri shikon se ky muhabet eshte sterdiskutu dhe ke shkenca dhe ketu
    nje qyp jo, nuk e le jeshillleku

    nje njeri perdor trurin, lexon rrotull shikon
    qypi eshte qyp, vjen me mision dhe sben hic, vecse degradon jeshilet ne cdo llaf qe qet

    etj.

  7. #7
    Citim Postuar më parë nga Immaculate
    Ne cilin nga keta tre grupet qe permende ben pjese ti i nderuar...

    Se edhe ketu ne forum ka ca ufo qe shkruajne e shkruajne e nuk thone asgje.

    Perdridhen me fjalet e tyre sa majtas - djathtas dhe kur u sjell ndonje citim te nje shkencetari me emer, fillojne e u dalin ne pah tiparet e hibridit - jashtetokesor qe endet neper peme me banane ne dore, per te gjetur shpetim per argumentat qe hedhin poshte teorite e darvinit.

    Me i shquari i ketyre hibrideve-jashtetokesore eshte edhe riu qe si gjithmone nuk ka cfare te thote per temen ne fjale...
    wtf, ti pernime po mendon qe qeky tipi o tuj e rrzu teorine e darwinit a ?



    unë jom human, ti? ...krimb?

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    117
    riu and ateist company

    jeni bere per te ardh keq....

    merreni me mu dhe nuk thoni asgje per temen

    por a e dini qe eshte me mire keshtu

    nuk paska menyre me te mire per te treguar realtitetin e erret te ateistit, qe ka mllef ndaj te vertetes, sidomos kur eshte kunder bindjes se vet....

    vertete shkrimet tuaja tregojne nivelin e ulet qe mbartni!
    Kur te mer mendt Perenia, s'ka kush te bo dermon...

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2006
    Postime
    992
    Citim Postuar më parë nga Immaculate
    Ene sikur Darvini te cohej nga varri ene t'u thote ketyre evolucionistve: "nuk keni ardh nga majmuni mer bijte e mi" ve bast qe kishin per t'i thon: "ik ere Darvin se nuk merr vesh nga shkenca ti"...
    hahahaha shum e fort kjo

  10. #10
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Citim Postuar më parë nga amenti
    wtf, ti pernime po mendon qe qeky tipi o tuj e rrzu teorine e darwinit a ?



    unë jom human, ti? ...krimb?
    amenti,ai eshte homo sapiens islamicus,specia e tyre ka ngelur stop ne vend qe ne shekullin e7te(dhe kam parasysh shekullin e7te ne arabi,jo ne pjeset e tjera te botes)
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Viti kushtuar Darvinit
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2009, 17:02
  2. Evolucioni! Realitet apo një Përrallë e shëmtuar!
    Nga Akus në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 21-08-2008, 08:16
  3. GJUNJEZIMI I EVOLUCIONIT..Per ata qe kane durim!
    Nga Miremengjes në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 25-12-2006, 03:56
  4. Të dhënat fosile hedhin poshtë evolucionin
    Nga monarku në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 02-11-2006, 10:34
  5. Fenomeni i terrorizmit – Sfida e rendit te ri boteror
    Nga Enri në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 17-01-2004, 10:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •