
Postuar më parë nga
Alienated
darwin
Islami i vertete eshte ai Islam qe ka sjelle Kur'ani. Ai Kur'an qe ka zbritur ketu e 1600 vjet me pare e qe u ka dhene shkencetareve te sotem bazat e veprimtarive te tyre shkencore.
Eshte ai Kur'an qe te ka treguar ty fazat e zhvillimit embrional ne nje kohe qe s'kishte asnje instrument mjekesor per te ndjekur nje zhvillim te tille.
Eshte ai Kur'an qe te ka treguar ty e mua se alkoholi eshte haram (i ndaluar) sepse eshte i demshem (s'kishte si ndryshe t'u thoshte njerezve te asaj kohe qe s'dinin ca ishte sistemi nervor apo neuronet qe alkoholi demton) - t'i dha ne vija te trasha qe une e ti t'i hollojme e t'i sqarojme per ata qe duan te kuptojne.
Eshte ai Kur'an i cili ka vene bazat e gjeografise, matematikes (ato numra qe perdorni ju ateistet e ne besimtaret), ka vene bazat e mjekesise (te mos harrojme se nderhyrja e pare kirurgjike eshte bere pikerisht ne vendet me kulture islame)
Eshte ai Kur'an qe therret njerezit per cdo vit te ndajne 2,5 perqind te te ardhurave te tyre ne nje fond te perbashket per te ndihmuar te varferit (qe ne islam quhet Zekat). Para dy vitesh kam lexuar ne nje reviste ekonomike nje studim te Bankes Boterore qe thoshte se po te ndaheshin 2.5 perqind e te ardhurave te cdo njeriu ne Bote - nuk do kishte te varfer askund. Askush s'do vdiste per buke.
Eshte ai Kur'an qe u ka bere thirrje besimtareve (ne ate kohe fillimisht ne shtetet e nxehta Arabe) te mbajne shami ose kapele ne koke, duke e ditur se dielli ka rreze te rrezikshme Ultra V te cilat demtojne trurin. Tashi e degjon ne lajme ti se ne temperatura mbi 39 duhet te kesh kujdes sepse ka rrezatim te rrezikshem.
Eshte ai Kur'an qe thote se grate lehona s'duhet te largohen nga shtepite e tyre se paku dy jave e gjysem pas lindjes se foshnjes. Para dy vitesh ne nje reviste mjekesore shkruante se lehonat i ekspozohen infektimit shume me lehte ne kete periudhe kohore pas lindjes.
Eshte ai Kur'an qe thote se floriri (i verdhe) nuk eshte i pelqyeshem per meshkujt - edhe pse nuk eshte rreptesisht i ndaluar. Para nje viti e teper kam lexuar se floriri permban ca atome te cilat ne kontakt me hormonet e mashkullit mund te shaktojne kancer te lekures.
Ne themelin e Islamit te vertete qendron nje Kur'an. Nje liber i Zotit. Nje fjale e shejte e cila qe ne fillim te thote: Lexo (Studio, Hulumto). Eshte dhene ne forme te nje ajsbergu. Te ka dhene vetem siperfaqen - ti duhet ta zbulosh esencen sa je gjalle dhe t'ua transmetosh te tjereve.
Cuditem shume pse nuk kishit verejtur qofte edhe nje nga faktet e shumta (une solla vetem nje perqindje shume te vogel te tyre) per te pershkruar Islamin e Vertete, por perkundrazi keni marre ca fotografi te ndeshkimit me gurre te nje gruaje (me sa pash ne foto), tradite kjo qe praktikohet ne disa vende arabe (e qe s'eshte e rregulluar apo e urdheruar me ligjet islame).
Sugjerim mbi titullin?! Cfaredo titulli do i shkonte kesaj teme nonsens.
Ato statistikat qe ti ke nxjerre aty nuk jane relevante mik i dashur sepse ti ke thene se 60% e popullsise shqiptare jane ateiste (dmth qe nuk shkelin tempujt fetare).
Une thashe se tema ne fjale ofendon shqiptaret muslimane qe vizitojne kete forum. KY FORUM eshte forum SHQIPTAR dhe nuk eshte forum i SHQIPERISE me 60%-shin tuaj. Ky forum nuk vizitohet e nuk kontribohet vetem nga vizitoret brenda Shqiperise, por nje pjese bukur e madhe e antareve jane nga shtete te ndryshme, jashte kufijve shteterore (si brenda kufive etnike poashtu edhe ne diaspore):
Le te shohim c'thone statistikat e mia marre nga Wikipedia:
Vendi - Nr. i shqiptareve
Shqiperia 3,000,000
Kosova dhe Lugina 1,800,000
Turqia 40,000
Maqedonia 500,000
Greqia 800,000
Mali i Zi 31,163
Italia 338,000
Shtetet e Bashkuara 250,000
Kanada 16,135
Suedia35,000 - 46,000
United Kingdom 300,000
Franca 20,000
Zvicra 250,000
Gjermania 400,000
Hollanda 165,706
Rusia 1,200
Slovenia 6,200
Kroacia 15,082
Rumania 500
Norvegjia 7,000
Belgjika 5,000
Australia 12,000
Austria 20,000
Afrika Jugore 2,000
Egjipt 25,000
Bosnia/Herz. 15,000
Danimarka 8,000
Luxembourg 4,802
Ukraina 3,300
Finlanda 5,000
Me llogarit tani ate perqindjen te lutem dhe me thuaj sa perqind e shqiptareve jane ateiste?! Flasim per SHQIPTARET ne pergjithesi jo per shqitparet qe jetojne vetem ne SHQIPERI!
sa per ata shqiptaret e atij forumit Islamik, s'me behet fare vone. Ai eshte nje forum i profilizuar islamik dhe le te shkruajne ca te duan. Kur ta konsideroj se ka ardhur koha te merrem me ta - edhe do merrem.
Une per vete jam besimtar por nuk jam si ca funderrina qe besojne cdogje qe u thote nje arab me mjekerr. Une jam musliman per nga besimi por kam traditen shqiptare ne gjak. Jam vella me muslimanet, me katoliket dhe me ortodokset e gjakut tim prej shqiptari. Jam vella me te gjthe ata qe besojne ne nje Zot (sido qe ta quajne ate: Allah apo Jezu). Tolerancen fetare e cmoj me shume se cdogje tjeter ne kete bote dhe s'do doja te shihja elemente te tilla si puna juaj qe i bejne mire vetem propagandave te huaja antishqiptare qe nder shkekuj jane munduar te na percajne ne baza fetare - duke na njohur se sa te ngjashem jemi nga gjaku e nga tradita - aq te ndryshem mund te jemi per nga besimi. Por ne shqiptaret e tre besimeve baze (dhe ca sekteve te tjera) nuk dallojme shume nga njeri tjetri. Ne marrim nga njeri tjetri, japim ke njeri tjetri, ndihmojme njeri tjetrin sepse kemi gjakun e paster qe s'na e ka ndotur komunizmi i Enver Hoxhes qe na prishi kishat e xhamiat duke i patur friken Zotit.
Mund te dukem sikur dua t'i mbyll gojen dikujt! Mund te me akuzoni se dua te tentoj te pengoj fjalen e lire. Kush jam une te bej nje gje te tille ne fund te fundit? Por, me duhet t'ju them se fjala e lire eshte e shejte, por liria e tepert e fjales sjell anarki dhe telashe.
Ju qe jeni ateiste, ju qe s'besoni - shumica nga ju me siguri festoni Krishtlindjet e Bajramin, me siguri hani ndonje koker ve te ngjyrosur ne diten e Pashkeve apo i beni nje urim nje mikut tuaj besimtar per festen e tij. Ju mbase nuk shkelni ne tempujt fetare (c'eshte e verteta as mua s'ma lejon koha te merrem shume me tempujt e tille), por kur iu plas frika ne sy, me dashje apo pa dashje therrisni Zotin (qe pretendoni se s'e njihni).
Jeni ateiste te vertete ju?! Nuk e besoj! Jeni ateiste vetem pse Hoxha ju pat urdheruar te ndiqni frymen komuniste qe ne vend te Zotit kishte kryedashin e partise (hyjnore) komuniste.
Krijoni Kontakt