Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 46
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2007
    Vendndodhja
    Ne bote
    Postime
    192
    Baptist, go get another shower, and make sure you take your sinn with you.

  2. #22
    Citim Postuar më parë nga Gurracake
    Proscriptor( Ostrogoth, ecstacy and Danger; Goth: Barbarian, amongst others) , nuk jam dakord me kete qe the ti: "...nje nga karakteristikat e islamit te vertete..." Je gabim, sepse kjo nuk ka te beje fare me "islamin e vertete", mbase Islami, Krishterizimi dhe shume fe te tjera jane vellezer te nje nane- TE HISTORISE DHE INTERPRETUESIT E SAJ. KUINTESENSA E BIBLES, TAURATIT DHE KURANIT, dhe poashtu te shume librave te tjere te shenjte, jane, nese jo te njejte, atehere epigone te njera tjetres.
    A goth dmth nje person te cilit i mungon kultura dhe miresjellja, dhe qe flet pa dije. Prandaj, mos fol me nje kotesi te papeshe, por perforcoi argumentet me mire qe mos te qellojne aq te bosha.
    Proscriptor.
    Shqiptaria nuk monopolizohet- me hiq nga tye. Une respektoj te gjithe, derisa nuk shkelin tjeret. Mos i fut te gjithe ne nje thes, musliman apo te krishter, nuk dua te kategorizoj njeriun. Nuk dua te filloj ngaterese verbale me tye, sepse e verrej qe je shume introvert ne perceptim. Eshte veshtire me njerez sikur ti. Sic ekzistojne parametret e ekstremisteve ne religjionet e respektuara, ashtu ekzistojne edhe njerez te ekstrem te "hiqit" sikur ti, qe tenton te definosh nje skice ndaj definimit te shqiptarise. Mos harro se e gjitha, edhe definimin qe ben ti, eshte thjeshte dhe vetem thjeshte nje introspektrum.
    Tye hiq nuk te intereson, por mue bile hiq e me hiq nuk me intereson te pije uje nga llofkat e qorrsokakeve te perbera nga njerez pesimist.




    ora per kafe burbuqe

  3. #23
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Citim Postuar më parë nga Gurracake
    Baptist, go get another shower, and make sure you take your sinn with you.
    Do not show to Baptist what to do you stupid baby,be smarter
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  4. #24
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Citim Postuar më parë nga Alienated
    darwin
    Islami i vertete eshte ai Islam qe ka sjelle Kur'ani. Ai Kur'an qe ka zbritur ketu e 1600 vjet me pare e qe u ka dhene shkencetareve te sotem bazat e veprimtarive te tyre shkencore.

    Eshte ai Kur'an qe te ka treguar ty fazat e zhvillimit embrional ne nje kohe qe s'kishte asnje instrument mjekesor per te ndjekur nje zhvillim te tille.

    Eshte ai Kur'an qe te ka treguar ty e mua se alkoholi eshte haram (i ndaluar) sepse eshte i demshem (s'kishte si ndryshe t'u thoshte njerezve te asaj kohe qe s'dinin ca ishte sistemi nervor apo neuronet qe alkoholi demton) - t'i dha ne vija te trasha qe une e ti t'i hollojme e t'i sqarojme per ata qe duan te kuptojne.

    Eshte ai Kur'an i cili ka vene bazat e gjeografise, matematikes (ato numra qe perdorni ju ateistet e ne besimtaret), ka vene bazat e mjekesise (te mos harrojme se nderhyrja e pare kirurgjike eshte bere pikerisht ne vendet me kulture islame)

    Eshte ai Kur'an qe therret njerezit per cdo vit te ndajne 2,5 perqind te te ardhurave te tyre ne nje fond te perbashket per te ndihmuar te varferit (qe ne islam quhet Zekat). Para dy vitesh kam lexuar ne nje reviste ekonomike nje studim te Bankes Boterore qe thoshte se po te ndaheshin 2.5 perqind e te ardhurave te cdo njeriu ne Bote - nuk do kishte te varfer askund. Askush s'do vdiste per buke.

    Eshte ai Kur'an qe u ka bere thirrje besimtareve (ne ate kohe fillimisht ne shtetet e nxehta Arabe) te mbajne shami ose kapele ne koke, duke e ditur se dielli ka rreze te rrezikshme Ultra V te cilat demtojne trurin. Tashi e degjon ne lajme ti se ne temperatura mbi 39 duhet te kesh kujdes sepse ka rrezatim te rrezikshem.

    Eshte ai Kur'an qe thote se grate lehona s'duhet te largohen nga shtepite e tyre se paku dy jave e gjysem pas lindjes se foshnjes. Para dy vitesh ne nje reviste mjekesore shkruante se lehonat i ekspozohen infektimit shume me lehte ne kete periudhe kohore pas lindjes.

    Eshte ai Kur'an qe thote se floriri (i verdhe) nuk eshte i pelqyeshem per meshkujt - edhe pse nuk eshte rreptesisht i ndaluar. Para nje viti e teper kam lexuar se floriri permban ca atome te cilat ne kontakt me hormonet e mashkullit mund te shaktojne kancer te lekures.

    Ne themelin e Islamit te vertete qendron nje Kur'an. Nje liber i Zotit. Nje fjale e shejte e cila qe ne fillim te thote: Lexo (Studio, Hulumto). Eshte dhene ne forme te nje ajsbergu. Te ka dhene vetem siperfaqen - ti duhet ta zbulosh esencen sa je gjalle dhe t'ua transmetosh te tjereve.

    Cuditem shume pse nuk kishit verejtur qofte edhe nje nga faktet e shumta (une solla vetem nje perqindje shume te vogel te tyre) per te pershkruar Islamin e Vertete, por perkundrazi keni marre ca fotografi te ndeshkimit me gurre te nje gruaje (me sa pash ne foto), tradite kjo qe praktikohet ne disa vende arabe (e qe s'eshte e rregulluar apo e urdheruar me ligjet islame).



    Sugjerim mbi titullin?! Cfaredo titulli do i shkonte kesaj teme nonsens.
    Ato statistikat qe ti ke nxjerre aty nuk jane relevante mik i dashur sepse ti ke thene se 60% e popullsise shqiptare jane ateiste (dmth qe nuk shkelin tempujt fetare).

    Une thashe se tema ne fjale ofendon shqiptaret muslimane qe vizitojne kete forum. KY FORUM eshte forum SHQIPTAR dhe nuk eshte forum i SHQIPERISE me 60%-shin tuaj. Ky forum nuk vizitohet e nuk kontribohet vetem nga vizitoret brenda Shqiperise, por nje pjese bukur e madhe e antareve jane nga shtete te ndryshme, jashte kufijve shteterore (si brenda kufive etnike poashtu edhe ne diaspore):

    Le te shohim c'thone statistikat e mia marre nga Wikipedia:

    Vendi - Nr. i shqiptareve
    Shqiperia 3,000,000
    Kosova dhe Lugina 1,800,000
    Turqia 40,000
    Maqedonia 500,000
    Greqia 800,000
    Mali i Zi 31,163
    Italia 338,000
    Shtetet e Bashkuara 250,000
    Kanada 16,135
    Suedia35,000 - 46,000
    United Kingdom 300,000
    Franca 20,000
    Zvicra 250,000
    Gjermania 400,000
    Hollanda 165,706
    Rusia 1,200
    Slovenia 6,200
    Kroacia 15,082
    Rumania 500
    Norvegjia 7,000
    Belgjika 5,000
    Australia 12,000
    Austria 20,000
    Afrika Jugore 2,000
    Egjipt 25,000
    Bosnia/Herz. 15,000
    Danimarka 8,000
    Luxembourg 4,802
    Ukraina 3,300
    Finlanda 5,000

    Me llogarit tani ate perqindjen te lutem dhe me thuaj sa perqind e shqiptareve jane ateiste?! Flasim per SHQIPTARET ne pergjithesi jo per shqitparet qe jetojne vetem ne SHQIPERI!



    sa per ata shqiptaret e atij forumit Islamik, s'me behet fare vone. Ai eshte nje forum i profilizuar islamik dhe le te shkruajne ca te duan. Kur ta konsideroj se ka ardhur koha te merrem me ta - edhe do merrem.

    Une per vete jam besimtar por nuk jam si ca funderrina qe besojne cdogje qe u thote nje arab me mjekerr. Une jam musliman per nga besimi por kam traditen shqiptare ne gjak. Jam vella me muslimanet, me katoliket dhe me ortodokset e gjakut tim prej shqiptari. Jam vella me te gjthe ata qe besojne ne nje Zot (sido qe ta quajne ate: Allah apo Jezu). Tolerancen fetare e cmoj me shume se cdogje tjeter ne kete bote dhe s'do doja te shihja elemente te tilla si puna juaj qe i bejne mire vetem propagandave te huaja antishqiptare qe nder shkekuj jane munduar te na percajne ne baza fetare - duke na njohur se sa te ngjashem jemi nga gjaku e nga tradita - aq te ndryshem mund te jemi per nga besimi. Por ne shqiptaret e tre besimeve baze (dhe ca sekteve te tjera) nuk dallojme shume nga njeri tjetri. Ne marrim nga njeri tjetri, japim ke njeri tjetri, ndihmojme njeri tjetrin sepse kemi gjakun e paster qe s'na e ka ndotur komunizmi i Enver Hoxhes qe na prishi kishat e xhamiat duke i patur friken Zotit.

    Mund te dukem sikur dua t'i mbyll gojen dikujt! Mund te me akuzoni se dua te tentoj te pengoj fjalen e lire. Kush jam une te bej nje gje te tille ne fund te fundit? Por, me duhet t'ju them se fjala e lire eshte e shejte, por liria e tepert e fjales sjell anarki dhe telashe.

    Ju qe jeni ateiste, ju qe s'besoni - shumica nga ju me siguri festoni Krishtlindjet e Bajramin, me siguri hani ndonje koker ve te ngjyrosur ne diten e Pashkeve apo i beni nje urim nje mikut tuaj besimtar per festen e tij. Ju mbase nuk shkelni ne tempujt fetare (c'eshte e verteta as mua s'ma lejon koha te merrem shume me tempujt e tille), por kur iu plas frika ne sy, me dashje apo pa dashje therrisni Zotin (qe pretendoni se s'e njihni).

    Jeni ateiste te vertete ju?! Nuk e besoj! Jeni ateiste vetem pse Hoxha ju pat urdheruar te ndiqni frymen komuniste qe ne vend te Zotit kishte kryedashin e partise (hyjnore) komuniste.

    Nuk e kuptoj këtë replikën tënde. Të gjithë këtë shkrim, e kishe hedhur tek tema, dhe pastaj do mundohesha të të përgjigjesha në çdo pikë.
    Prektora

  5. #25
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Citim Postuar më parë nga Baptist
    ***
    Kush mendon ti se ta jep kete te drejte ty, kur kete te drejte nuk e ke as ne shtepine tende, sepse edhe aty ka dikush qe duhet ta respektosh si te ndryshem e me adete e botekuptime krejtesisht tjera nga ato te tuat?

    Po ty kush ta jep ate te drejte qe ne baze te dy fotografive qe keni sjelle aty te mundoheni te ndotni nje besim te tere. Une u solla ca fakte me siper. C'thote Kur'ani per ato qe ju i beni cdo dite. Per menyren tuaj e tonen te jeteses, per shume gjera te ndryshme ne pak pika. Mos do ishte mire sikur te mesonit dhe ju dicka nga ajo qe quhet Islam i Vertete e jo nga ajo qe ju mendoni se eshte Islam i vertete.

    Ne shtepine time te gjithe besojne ne nje Zot, pervec qenit dhe maces te cilet jane kafshe dhe u falet qe s'njohin Zotin.
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  6. #26
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    O njeri, nuk ta ka ndaluar askush fjalën. Je i lirë ta përgënjeshtrosh atë temë, me argumentat e tua, në çdo moment.
    Prektora

  7. #27
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Citim Postuar më parë nga proscriptor
    Kujdes kur rrotullohesh se mos te merren mendte. Ajo qe nuk te pelqen ty nuk quhet propagande. Gjerat atje jane te faktuara. Darwini te thote me lart:

    Je i lutur t'a përgënjeshtrosh atë temë, nëse mundesh.

    Kurse ti vazhdon ankohesh si kalama qaraman. Si eshte puna, te kane lene pa buke sot? Apo nuk po te del delli totalitar nga gjaku?
    Ate teme ta pergenjeshtroj kur te duash por s'futem dot ne ate shtepi ku qellim kryesor ndertuesit e saj i kane vene percarjen fetare midis shqiptareve te tre besimeve te ndryshme dhe 60% te tejegzagjeruar te ateisteve shqiptare vetem te Shqiperise (sepse sipas statistikave te sjelle nga Wikipedia me siper del se ka me shume shqiptare se 3 milionshi qe jeton ne Shqiperi).

    Une moderova qendrimin tim duke thene se jo patjeter dua qe ajo teme te fshihet ose te hiqet fare por nje modifikim i titullit do ishte me i kenaqshem per te gjithe.

    Hapesira qe u eshte dhene "ateisteve" ne forum nuk do perdorej ashtu nga ateistet e vertete. Atyre te verteteve s'u intereson feja fare dhe s'u behet vone nese dikush ne Arabi ka vendosur te vrase me gurre dike qe ka vepruar kunder ligjeve te shtetit ose tradites se vendit.
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  8. #28
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Citim Postuar më parë nga proscriptor
    Ne fakt mua me duket se ky po tregon fare mire dhe ne sy te te gjitheve nje nga karakteristikat e islamit te vertete. Imponimin e dhunshem dhe fanatizmin qe nuk lejon qe tjetri te kete mendim te ndryshem nga ky, dhe aq me keq kur jane dhe te faktuara gjerat atje lart.
    Une nuk dua te ndaloj mendimin tuaj te ndryshem. Ju s'jeni fare te ndryshem nga ne perderisa po fusni hundet ne punet tona duke u marre me besimet qe ne kemi.

    Fakte quan ti dy fotografi nga Arabia! Dhe ato dy fotografi mjaftojne per te sulmuar nje besim te tere (nje bote te tere muslimaesh) si ekstremiste e si shtazarake.

    Te te them une nje gje. Njoh dhe une ateiste te cilet marrin droge cdodite, vrasin dike, perdhunojne dike, kryejne incest, i bejne dem dikuj tjeter, etj. Paskam fakte une qe te gjithe ateistet jane te atille? Ju merrni droge? Keni vrare njeri? Keni vjedhur shtepine e dikujt? Keni perdhunuar dike? Keni kryer incest? Ja pra - kam fakte une! I pranoni ju???
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  9. #29
    Perjashtuar Maska e riu
    Anëtarësuar
    05-12-2005
    Postime
    421
    Cfare percarje flet ti mer o gje? Atje po flitet per islamizmin. Po jepet mendimi i ateisteve per islamizmin. Ke ndonje problem me mendimin e ateisteve per islamizmin, vish pantallona burrash dhe dil e ballafaqo, mjaft u zhgarravite si patetik.

  10. #30
    Perjashtuar Maska e riu
    Anëtarësuar
    05-12-2005
    Postime
    421
    Une nuk dua te ndaloj mendimin tuaj te ndryshem. Ju s'jeni fare te ndryshem nga ne perderisa po fusni hundet ne punet tona duke u marre me besimet qe ne kemi.
    Je ne vete ti mer? Mendimi yne shprehet ne forum te posacem qe frekuentohet vetem nga ateistet, dhe as nuk po i imponohet njeriu. Nqs stomaku yt nuk duron dot mendimet tona, me nder qofsh beji freskore ndonje iraniani, mos shkel atje. Kur te djeg, pse e krruan?

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kjo eshte Era_Estela
    Nga KACAKU në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 24-06-2002, 15:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •