Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 46 prej 46
  1. #41
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    vetem 70% te shqiptareve kudo ne bote shpresojne se ekziston nje force balancuese ne kozmos por nuk besojne se ajo force quhet zot, allah, krisht apo tjeter dhe se eshte krijuese e kesaj.
    Ata thjeshte e parandjejne ate sikur ne ligj te balancit i cili me cdo cvendodsje disbalncuese reagon me te njejten mase per ta sjellur ne balanc serish.
    30% i mbetur nuk besojne as kete.

    Nga ai 70%, serish 70% prej tyre e pranojne si trashegimi njeren nga fete si forme tradite te trasheguar, por as nuk falen as nuk shkojne ne kishe dhe serish 30% te tyre nuk deklarohen per fe.

    Tani nga ky 70% i 70% te mbetur vetem 30% te tyre besojne ne zot dhe ndjekin disa nga festat dhe obligimet kryesore fetare.
    Kurse keta u takojne te tri feve.
    Pjesemarrja e tyre perqindore eshte pothuaj e barabarte sado qe globalisht perqindja trasheguese ka dallimin: 33% orthodooks; 11% katolik; 42% muslimane (te te gjitha sekteve), kurse 14% jane ateiste "hardcore".
    Sepse muslimane dhe orthodoks (qe ne kategorine e perqindjes se fundit) kane pjesemarrje dukshem me te vogel se katoliket te perqindja e gjithembareshme.

    Keshtu i bie se nga ai 30% i fundit i te tri feve kryesore, -secila prej tyre ka pjesemarrje te perafersisht te barabarte ne kete grup, 10%:10%:10%.

    Prej ketij 10% te muslimaneve"standard" vetem 0,1% jane muslimane te cilet u permbahen te gjitha normave te tyre fetare deri ne fund.

    E njejta eshte me orthodokset "hardcore"

    Katoliket nuk hyjne ne kete grup sepse nuk kane veti qe mund te kualifikoheshin si "hardcore"...
    --
    Kam harruar te fus edhe kategorine e shqiptareve e cila u permbahet obligimeve te caktuara fetare por nuk beson fare as ne krisht as ne allah por ne Zotin e tij ashtu si e paramendon ai vet!
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e XX22
    Anëtarësuar
    22-10-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    388
    edhe po fole ti babtist ka mbaruar cdo gje eshte vene pika lol.Une nuk e kuptoj perse futeni vend e pa vend kot me kot apo per te shtuar postimet????hajde people hajde.

  3. #43
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar më parë nga XX22
    edhe po fole ti babtist ka mbaruar cdo gje eshte vene pika lol.Une nuk e kuptoj perse futeni vend e pa vend kot me kot apo per te shtuar postimet????hajde people hajde.
    Ah, nuk ta kam fajin une!

    Pyet kolegun tend i cili kerkon statistika;
    qe ka per qellim ta fitoje xhenetin ketu ne forum (permes greencard lotarise piramidale) duke konvertuar tre, hala pa convertuar veten, dhe hop, e xhenetin ne xhep!

    A s'e sheh se e gjithe bota e mbare fene e kane per vete, por vetem ju e kishit pasur per gjithe boten tjeter, e per vete jo!

    Mbaj fene tende, po jo per sy te hallkut se na felliqet. Ka fillu me marre ere forumi.
    S'trusni bothen te shpetoni besimin tuaj po ju intereson dynjaja. Jeni bere te padurueshem; si langoj qe s'lene vend pa futur turirin...pushoni pak.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Nganjehere hyj ne (nenforumet) Boten (pa)Shpirterore te disa "fetarve"
    Postime
    700
    Citim Postuar më parë nga Alienated
    Staf i nderuar

    Do ju lusja qe t'i hidhni nje sy (Krye)temes: Islami i vërtetë ne forumin e Agnosticizmit dhe Ateizmit.

    Asgje ne vet prezantimin e asaj teme s'eshte e vertete mbi islamin. Fotografite e shfaqura aty jane te nje kulture apo tradite te botes arabe, gje qe s'pershtaten fare me elementet e Islamit qe ushtrojne shqiptaret dhe bota moderne!

    Si shqiptare qe jemi me tre fe te ndryshme - kemi qene gjithnje te permendur per te mire - per bashkejetesen qe kemi zhvilluar. Eshte munduar gjithnje propaganda antishqiptare e udhehequr nga greket e sllavet per te na sulmuar e per te na copetuar pikerisht ne kete aspekt (futjen e percarjes fetare) dhe per fat te mire deri tani s'kane patur ndonje sukses.

    Nese kjo teme lihet te qarkulloje ne forum, do me duhet t'ju terheq verejtjen se do beheni bashkepunetor te nje propagande te tille qe s'i ben mire askujt qe eshte ne te vertete shqipetar.

    Uroj qe sa me shpejte te merren masa per ta zhvendosur ke Koshi ose per ta fshire fare sepse eshte teper ofenduese dhe ka per baze vetem urrejtjen personale te nje autori gjysemanalfabet i cili udhehiqet nga idete shoveniste antishqiptare te propagandave te huaja!

    Flm per mirkuptimin!
    Edhe une pajtohem me ty ALIENATED , edhe une jam kunder ksaj teme sidomos titullit te temes.
    Jam besimtar musliman dhe nuk i urrej ateistet ,ka disa prej tyre ne kete forum qe me te vertet japin kritika te mira besimtarve dhe mendoj se jane te nevojshem.

    Disa ateista dhe disa besimtare te te gjitha feve po i perdorin te njejtat metoda per ta sulmuar palen kundershtuese.

    Del vehabisti dhe i gjen disa gjera çka po i bejn priftat dhe i sjell dhe thote ja krishterizmi i vertet ,pastaj vijne edhe edhe disa extremista te krishtere me te njejtat gjera dhe deshirojn tna tregojne ja islami i vertet.
    Po ne tjetren ane edhe ateistat i kane bere krimet e tyre me miliona te vdekur .

    Une ende spo mundem ti kuptoj shume anetare ne kete forum qofshin ata "musliman" "krishter" " ateista" a diçka tjeter.

    Veprat njesoj veçse emrat ndryshe

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Hapesira qe u eshte dhene "ateisteve" ne forum nuk do perdorej ashtu nga ateistet e vertete. Atyre te verteteve s'u intereson feja fare dhe s'u behet vone nese dikush ne Arabi ka vendosur te vrase me gurre dike qe ka vepruar kunder ligjeve te shtetit ose tradites se vendit.
    Pikerisht kete nuk kuptoni ju !

    Ate qe ne e duam dhe e mbrojme jeten ne cdo cep te botes .

    Ndersa ju vrisni ne emer te zotit
    larguar forever

  6. #46
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22
    Nese une si administrator duhet te fshija temen e hapur nga nje ateist qe nuk beson ne fene myslimane (apo ne cdo fe per ate pune), vetem e vetem se ti si mysliman ndihesh i ofenduar, atehere une duhet te bej te njejten gje edhe me shume prej temave te hapura tek forumi i komunitetit mysliman, qe jane fyese per ateistet apo ata anetare te forumit qe nuk i perkasin besimit mysliman. Ne nuk e kemi bere as njeren dhe as tjetren por kemi nxjerre dy rregulla te thjeshta qe nese te gjithe do ti ndiqnit nuk do te hasnit ne te tilla probleme:

    - Merr pjese ne forumin e besimit tend pasi eshte detyra e moderatoreve te forumit qe te garantojne qe ne forumet e komuniteteve fetare te shkruajne vetem anetaret qe ndajne ate besim, duke mbajtur paster forumet fetare nga jo-fetaret apo anetaret e besimeve te tjera. Nese dikush qe nuk ndan besimin mysliman vjen e shkruan tek forumi mysliman, ti mund ta raportosh shkrimin e tij tek moderatoret qe ata ta fshijne ose marrin masa ndaj anetarit.

    - Qendroi larg komuniteteve te tjera fetare, duke mos marre pjese ne diskutimet e tyre pasi vete fakti qe ju ndani fe te ndryshme deshmon qe nuk keni shume gjera te perbashketa ne botekuptim apo ne moral. Une personalisht nuk me intereson gati fare se cfare mendojne ateistet per besimin tim, bile as nuk e marr mundimin fare te lexoj ne forumin e tyre. Ashtu sic nuk lexoj ne forumet e komuniteteve te tjera pervec komunitetit tim.

    Eshte gabim te mendosh se duke fshire temat e atyre qe nuk besojne ne besimin tend apo duke "mbrojtur me fjale" besimin neper forumet e ateisteve do te mbrohet Muhamedi apo Krishti. Ajo eshte kohe e humbur kot. Kushdo qe do te mesoje per Islamin, nuk lexon vetem nje teme tek forumi i ateisteve por lexon edhe 1000 tema per Islamin tek forumi i komunitetit mysliman. Dhe ai qe eshte i interesuar te mesoje apo zgjeroje kulturen e tij per nje besim te caktuar, lexon ne heshtje ne forumin e atij komuniteti fetar. Te pakten une kete gje bej.

    Nese e ke te pamundur te tolerosh mosbesimin e tjetrit per besimin tend, atehere eshte e kote qe ti frekuenton nje forum si ky ku gjen nje larmi te madhe njerezish me mendime/besime/paragjykime nga me te ndryshmet. Shume anetare te forumit qe nuk tolerojne dot mendimin ndryshe te tjetrit ose jane larguar me dashje nga forumi ose jane perjashtuar nga forumi per sharrje e ofendime me anetaret e tjere.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 10-07-2007 më 17:23

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Tema të Ngjashme

  1. Kjo eshte Era_Estela
    Nga KACAKU në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 24-06-2002, 15:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •