Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441

    Dhjetë vendet më të mira për të kaluar pushimet

    Kush nuk e përfytyron veten mes plazheve të pabanuara me rërë të bardhë, të mbështjella nga uji i bruztë dhe me valët që përplasen në bregun shkëmbor në këto ditë të nxehta vere. Kjo është një nga ëndrrat më të bukura në dritën e diellit, dhe ja pse ju ofrojmë mundësinë të mos i përfytyroni më, por të keni një ide se cilat janë me të vërtetë ato dhe ta imagjinoni veten brenda fotografive. Nëse doni të dini se cilat janë plazhet më të bukura dhe të vlerësuara nga pushues e turistë të shumtë pranë vendit tonë, atëherë lexoni 10 vendet turistike evropiane, ideale për të kaluar pushimet. Për fat të mirë, pjesa më e madhe prej tyre ndodhen pranë nesh, si Spanjë, Francë, Qipro dhe Maltë. Nëse ka qenë gjithmonë dëshira juaj për të vizituar Spanjën, atëherë nuk keni si të mos vizitoni plazhin e Ibizës, këtij qyteti shkëmbor të rrethuar nga pisha të gjelbërta. Thonë se Ibiza nuk fle asnjëherë, prandaj nëse ndiheni mjaft energjikë këtë verë, mos u mendoni dy herë për të shkuar. Ndër ishujt e tjerë po kaq të famshëm sa i fundit, por ku të keni rastin të shplodheni janë ishulli më i madh dhe më i vogël në Spanjë, Majorka dhe Minorka. Ndër ishujt e sugjeruar të Francës janë Villefranche dhe Korsika, të njohura për gjelbërimin me agrume dhe plazhin tropikal me rërë të bardhë dhe shkëmbinj. Aktivitete janë të panumërta kudo që të shkoni. Gati të gjitha mund t'i bëni. Pse të mos provoni peshkimin, pa harruar lundrimin me barkat e vogla vendase apo jahtet luksoze. Ndër aktivitetet më të preferuara e të guximshme janë zhytja, përmes së cilave mund të eksploroni një tjetër botë të fshehur në thellësi. Parashutizmi, ku mund të fluturoni nga majat e larta të shkëmbinjve dhe të admironi panoramën e këtyre mrekullive në lartësi. Për turistët më të qetë, janë aktivitetet e shëndetshme si ekskursionet në pyjet e dendur e gjithmonë të gjelbër dhe guidat në qytetet antike.

    Majorka, Spanjë

    Majorka është ishulli më i madh ndër ishujt Balearic të Spanjës. Pamja mahnitëse e ishullit, me fushat e gjelbërta dhe majat e bardha të maleve ndërthuret me plazhet mahnitëse. Sapo të mbërrish e kupton se është një ndër destinacionet evropiane më popullore. Aeroporti i Majorkës është modern, efikas dhe gjigant.

    Ibiza, Spanjë

    Shpesh quhet "Ishulli i Bardhë" për arkitekturën tipike. U bë e famshme në vitet '60 si qendër turistike dhe më pas për kulturën "Hipi" dhe plazhet nudiste. Sot Ibiza frekuentohet nga familjarët dhe vizitorë më të moshuar, ndërsa të rinjtë tërhiqen nga jeta e natës që fillon që pasdite në plazhe dhe vazhdon në agim.

    Kalkithiqi, Selanik, Greqi

    Gjiri malor zgjatet në jug nga stera e Selanikut në detin Egje. Përfundon me tre gishtërinj të rrëpirët si kepe. Gishti Kasandra, Sitonia dhe mali Athos, vendndodhja e shumë manastireve të njohur, të tre në jug të qytetit. Selaniku gjithashtu ka disa zona ku mund të bëhet plazh.

    Minorka, Spanjë

    Minorka, ose "ishulli i vogël", është një nga ishujt Balearik të Spanjës, i pozicionuar në detin Mesdhe dhe i përket Spanjës. Emrin e merr nga që është më i vogël se ishulli që ndodhet pranë, Majorka. Minorka ka një popullsi prej 88 mijë banorësh. Pika më e lartë është mali Toro, 358 metra mbi nivelin e detit.

    Side, Turqi

    Side është një vend pushimesh ideal në detin Mesdhe. Ndodhet mesatarisht 15 kilometra nga Antalia, një prej qyteteve më të mëdha në Turqi dhe është i pozicionuar në një gji të vogël vetë 800 metra i gjatë. Është qytet i bukur, me arkitekturë moderne, dyqane të mira dhe klube nate.

    Limasol, Qipro

    Limasol, është qyteti i dytë për nga madhësia në Qipro, me një popullsi prej 202 mijë banorësh. Qyteti është i pozicionuar në gjirin Akrotiri, në bregdetin jugor të ishullit. Është porti më i madh tregtar në Mesdhe, si dhe qendër e rëndësishme turistike për numrin e madh të muzeve dhe qendrave arkeologjike.

    Villefranche, Francë

    Ky është një qytet gjithmonë në lëvizje në një pjesë të mbushur me turistë të Côte d'Azur. Tiparet që e bëjnë të veçantë për vizitorët janë, bregdeti me plazhet e gjata me rërë, kafetë dhe restorantet në tarracë dhe qyteti i bukur i lashtë. Nga rruga kryesore mund të duken çatitë e kuqe.

    Korsika, Francë

    Me një popullsi prej 279 mijë banorësh, është ishulli i katërt më i madh në detin Mesdhe (pas Sicilisë, Sardenjës dhe Qipros) dhe është pjesë e Francës që në vitin 1768. Pozicionohet në perëndim të Italisë, në jug-lindje të Francës dhe në veri të ishullit të Sardenjës. Në Francë e quajnë "l'île de Beauté".

    Sharm el Sheik, Egjipt

    Thjeshtësia e diellit, detit dhe rërës, luksi i hoteleve me 5 yje, sportet e ujit, dyqanet dhe argëtimi. Ky është Sharm el-Sheik, një ndër komunitetet më të zhvilluara turistike në gjirin Sinai. Vendi është i rrethuar me beduinë, tenda plot ngjyra, male dhe deti. Do të gjeni hotele të vogla moderne.

    Valleta, Malta

    Ishulli i vogël dhe i populluar përfshin arkipelagun e shtatë ishujve të detit Mesdhe. E pozicionuar në Evropën jugore, ky vend katolik, Malta shtrihet në jug të Sicilisë, në lindje të Tunizisë dhe në veri të Libisë. Flitet maltisht dhe anglisht. Është një vend anëtar i Bashkimit Evropian dhe vendi më i vogël në BE.

    tiranaobserver

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Santorini ne Greqi eshte nje nga ishujt me te bukur.Mikono gjithashtu por shume zhurme nejse.Ne Majorka nje here ne jeten time do vete atje me pushime se me kane thene qe eshte shume bukur.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kush do te piqet ne diell e te kulloje djers e zhul le te shkoje ne mesdhe tani ne mesin e veres.. ..
    kush do fresk e qetesi e bukuri e pasterti le te shetise neper suedi..

    po te kisha para veren do e kaloja neper skandinavi.. e dimrin neper vendet mesdhetare.. si psh tunizi egjypt e greqi e turki.. e rrome e poshte..

    po benet nami me than ne sani bixh te bullgarise..
    rini nga vendet euro veriore po dynden aty se lire pak a shume e po bejne qejf o qejf .. ben dervishi..

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Brari qenke bere poet :P.Urime

Tema të Ngjashme

  1. Krimet komuniste në Shqiperi
    Nga Albo në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 375
    Postimi i Fundit: 03-01-2024, 15:54
  2. Rreth Përhapjes Së Islamit Ndër Shqiptarët
    Nga cobra në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 20-09-2012, 14:47
  3. Ballkani
    Nga glaukus 001 në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 70
    Postimi i Fundit: 11-10-2003, 23:10
  4. Vendet arabe dhe perendimi
    Nga Eni në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 10-09-2003, 08:47
  5. 10 Vjet BBC Ne Shqip
    Nga Shijaksi-London në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-03-2003, 01:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •