Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Si do tė ishte Toka pa ne?

    Si do ishte bota nėse qeniet njerėzore do tė zhdukeshin? Natyra do tė pushtonte planetin.

    Padyshim qė qeniet njerėzore janė mė tė zhvilluarat qė kanė jetuar ndonjėherė nė tokė. Nė pak miliona vjet kemi pėrshtatur sipas nevojave tona mė shumė se njė tė tretėn e sipėrfaqes sė tokės nė tė gjithė planetin. Madje, sipas disa vlerėsimeve, tashmė kontrollojmė mė shumė se 40 pėr qind tė kapacitetit prodhues tė planetit. Por duke lėnė pas jo pak dėmtime: pyje tė shkatėrruara, ndotje kimike, specie nė zhdukje e shumė tė tjera, pa harruar kėtu se tashmė e kemi marrė edhe kurorėn pėr ndihmėn qė po japim nė ndryshimet klimatike dhe ngrohjen globale. Nėse do tė mundnin, pa dyshim qė speciet e tjera, me tė cilat "ndajmė" tokėn, do tė na dėbonin pa hezituar aspak. Por nėse dėshira e tyre tė realizohej? Ēfarė do tė ndodhte nėse tė gjitha qeniet njerėzore qė jetojnė nė tokė- tė paktėn 6,5 miliardė -do tė depėrtoheshin nė njė kamp riedukimi nė njė tjetėr galaktikė. Atėherė duke qenė pa ne, shkatėrruesit mė tė mėdhenj, sigurisht qė natyra do tė fillojė tė mendojė seriozisht pėr veten. Fushat dhe kullotat do tė mbuloheshin nga bari dhe pyjet, ajri she uji do tė pastroheshin nga ndotjet dhe rrugėt dhe qytetet do tė mbuloheshin nga gjelbėrimi. "E vėrteta e hidhur ėshtė se peizazhi do tė pėrmirėsohej dukshėm sapo qeniet njerėzore tė dilnin nga skena", mbėshtet John Orrock, njė biolog i qendrės kombėtare pėr analizat ekologjike nė Santa Barbara nė Kaliforni. Po lind pyetja a do tė zhdukeshin plotėsisht shenjat e njerėzimit, apo ne e kemi modifikuar planetin tokė nė atė mėnyrė sa edhe pas miliona vitesh gjurmėt tona do dukeshin sėrish?

    Ndotja nga ndriēimi

    Nėse njė ditė nuk do tė ekzistonin qeniet njerėzore, ndryshimi do tė dukej menjėherė, madje edhe nga orbita e tokės: vezullimi i dritave artificiale qė ndriēojnė netėt tona do tė fillonin tė shuheshin ngadalė. Vėrtet duke parė shpėrndarjen e dritave artificiale mund ta kuptojmė lehtėsisht se sa shumė e dominojmė Tokėn. Sipas disa vlerėsimeve tė bėra rreth 85 pėr qind e qiellit evropian ėshtė i ndotur nga dritat: SHBA rreth 62 pėr qind dhe Japonia rreth 98,5 pėr qind. Ndėrsa nė vende si Gjermania, Austria, Belgjika dhe Vendet e Ulėta, nuk ka mė asnjė pjesė qielli qė tė mos jetė e ndotur nga dritat. "Brenda njė kohe tė shkurtėr, maksimumi brenda njė ose dy ditėsh, do tė filloni blackout-ėt e parė, pasi askush nuk do tė kujdesej mė pėr centralet", shpjegon Gordon Masterton, president i Institutit tė Inxhinierisė Civile nė Londėr. Burimet e energjisė sė rinovueshme, si turbinat me erė apo panelet diellore, do tė mbanin tė ndezura automatikisht pak drita, por pa mirėmbajtjen e rrjetit tė shpėrndarjes edha ato do tė dilnin jashtė pėrdorimit brenda pak javėve. Pa elektricitetin do tė ndalonin pompat elektrike, impiantet pėr funksionimin e kanalizimeve pėr ujėrat e zeza dhe tė gjitha aparaturat e tjera tė shoqėrisė moderne. Mungesa e mirėmbajtjes do tė ēonte drejt shkatėrrimit ndėrtesa, rrugė, ura dhe struktura tė tjera. Konstruksionet moderne janė projektuar pėr tė duruar mesatarisht 70 vjet, urat deri nė 120 dhe digat deri nė 250, por kjo parashikon edhe mundėsinė qė dikush t‘i mbajė tė pastra dhe tė zgjidhė problemet e herėpashershme qė mund tė shfaqin. Dhe pa njerėzit qė mund t‘i kryejnė kėto detyra, qė nė pamje tė parė duken tė parėndėsishme, gjėrat do tė shkonin shumė shpejt drejt shkatėrrimit. Njė shembull i mirė ėshtė edhe qyteti i Pripjat-it. Kjo qendėr, afėr Ēernobilit nė Ukrainė, u braktis pas katastrofės nukleare tė 20 viteve mė parė dhe ngeli si shkretėtirė. "Nga larg ka akoma pėrshtypjen e njė qyteti tė gjallė, por ndėrtesat janė duke u shkatėrruara", thotė Ronald Cheeser, biolog ambienti nė Politeknikun e Lubbock-ut nė Teksas, qė ka punuar pėr njė kohė tė gjatė nė zonėn e shpėrthimit pėrreth Ēernobilit. "Elementi mė i pėrhapur janė bimėt. Rrėnjėt e tyre janė futur thellė nė ēimento pas tullave, duke shkatėrruar me shpejtėsi kėto struktura. Nuk e kuptojmė se sa e rėndėsishme ėshtė qė tė ndėrhyjmė nė shtėpitė tona pėr tė ndaluar fenomene tė kėtij lloji. Ėshtė e pabesueshme se si bimėt arrijnė tė "pushtojnė" edhe ēdo cep, sado i vogėl qoftė ai". Nėse askush nuk do tė kujdesesh mė pėr riparimet, ēdo stuhi, shi apo ngricė do tė merrte pjesėt e ndėrtesave tė braktisura dhe brenda pak dhjetėvjeēarėsh ato do tė zhdukeshin plotėsisht. Nė Pripjat kjo ėshtė duke ndodhur. Shtėpitė prej druri dhe struktura tė tjera tė pėrmasave tė vogla, tė ndėrtuara ndoshta me mė pak siguri, do tė ishin tė parat qė do tė binin. Sigurisht pas tyre do t‘u takonte ndėrtesave prej xhami, qė sot i vlerėsojmė shumė. Por edhe nėse ndėrtesat do tė prisheshin, mbeturinat e tyre, sidomos ato prej guri dhe ēimentoje, me siguri do tė ngeleshin aty pėr miliona vjet. "Gjejmė akoma mbetjet e qytetėrimeve qė kanė jetuar tre mijė vjet mė parė, ndaj kam frikė se shenjat e saj qė kemi krijuar do tė ngeleshin pėr shumė mijėvjeēarė", nėnvizon Masterton. Mungesa e kujdesit do tė kishte gjithashtu pasoja dramatike edhe pėr 430 centralet bėrthamore aktualisht nė punė nė tė gjithė botėn. Ēlirimi i sasive tė mėdha tė radioaktivitetit do tė kishte efekt mė shkatėrrues se sa mendohet, megjithatė zona pėrreth Ēernobilit e tregon qartė se sa shpejt natyra ėshtė nė gjendje tė krijojė hapėsirat e saj. "Prisja tė gjeja njė shkretėtirė bėrthamore, por nė tė vėrtetė ngela i ēuditur. Nė zonėn e ekosistemit ėshtė zhvilluar njė ekosistem shumė i pasur". Nė vitet e para pas evakuimit minjtė ishin shumėfishuar, po ashtu edhe qentė e egėr, pavarėsisht pėrpjekjeve pėr t‘i zhdukur. Por koha e kėtyre kafshėve nuk zgjati shumė dhe fauna lokale filloi tė zėrė vendin e saj. Derrat janė 10 deri 15 pėr qind mė shumė nė brendėsi tė zonės sė shpėrthimit, sesa jashtė territorit tė saj. "Nuk kisha parė kurrė njė ujk nė Ukrainė. Nė fakt, aty brenda gjen vėrtet shumė", shpjegon Chesser.

    Tė dėnuarat

    Por largimi ynė nuk do tė thotė shpėtim pėr tė gjitha speciet qė rrezikojnė zhdukjen. Biologėt kanė llogaritur se nė 85 pėr qind tė rasteve problemi kryesor i kėtyre specieve ėshtė humbja e habitatit. Nėse pėr disa mund tė jetė avantazh kthimi nė origjinė, pėr disa tė tjerė kjo mund tė jetė fatale. "Specie tė dėnuara me vdekje", i quajnė biologėt. Megjithatė, disa specie nė zhdukje, sidomos ato qė kanė tėrhequr vėmendjen e ambientalistėve, nuk do tė mund tė jetonin pa ndihmėn e qenieve njerėzore. Dendroika e Kirlandit, njė nga zogjtė mė tė rrallė tė Amerikės sė Veriut, qė tashmė ėshtė reduktuar nė disa ekzemplarė, do tė vuajė jo vetėm pėr humbjen e habitatit, por edhe pėr humbjen e kujdesit, sepse lloje tė tilla e kanė tė domosdoshme kujdesin e dorės sė njeriut pėr tė mos rrezikuar zhdukjen.

    Grabitqarėt e mėdhenj

    Nė oqeane popullsia hidrike do ta merrte veten gradualisht nga sasia e tepėrt e peshkut. Herėn e fundit qė qeniet njerėzore ndaluan sė peshkuari, ka qenė gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Nė atė kohė sasia e merlucit nė Detin e Veriut u rrit shumė. Ndėrsa sot numri i merlucit dhe peshqve tė tjerė tė rėndėsishėm pėr ushqyerjen ėshtė poshtė niveleve tė viteve ‘30 dhe qė tė shkojė nė tė tilla nivele duhen tė paktėn pesė vjet. Problemi ėshtė se tashmė merlucėt dhe grabitqarėt e tjerė janė shumė tė paktė nė numėr. Nė vitet e para pas pėrfundimit tė peshkut, situata vetėm do tė pėrkeqėsohej, sepse popullsia e peshqve mė tė vegjėl qė hanė mė shpejt do tė rritej si bari nė njė fushė tė braktisur. Nga ana tjetėr edhe grabitqarėt do tė arrinin ekuilibrin normal me shumė vėshtirėsi. "Njė gjė e tillė mund tė kėrkojė disa vjet nė disa dhjetėvjeēarė, tregon Daniel Pauly, njė biolog i universitetit tė "British Columbia" nė Vankuver. Nė tė vėrtetė, pas zhdukjes sė qenieve njerėzore nga toka, substancat qė ndikojnė nė ndotje do tė ndalonin sė dali nga tubat e daljes sė gazrave tė makinės. Pasojat e kėsaj dukurie do tė ishin tė ndryshme dhe do tė vareshin nga karakteristikat kimike tė ēdo substance. Disa, si oksidi i azotit, i squfurit, do tė zhdukeshin nga atmosfera brenda pak javėsh. Disa tė tjera, si klouroflourokarburet, do tė kėrkonin mė shumė kohė. Ndėrsa disa tė tjera do tė ngeleshin akoma pėr shumė dhjetėvjeēarė. Anhidridi karbonik, qė sot po shqetėson botėn pėr shkak tė rolit tė tij nė ngrohjen globale, do tė kishte njė fat ndryshe. Njė pjesė e mirė e anhidridit karbonik, i ēliruar nga karburantet, herėt ose vonė do tė thithej nga oqeanet. Ujėrave nė sipėrfaqe do t‘u duheshin vetėm pak dhjetėvjeēarė, ndėrsa nė thellėsi tė oqeanit do tė duhej rreth njė mijėvjeēar pėr tė marrė pjesėn e tyre. Edhe pas arritjes sė kėtij ekuilibri, rreth 15 pėr qind e anhidridit karbonik prodhuar nga lėndėt e djegshme do tė ngelej nė atmosferė. "Nėse qeniet njerėzore do tė ndalonin sė prodhuar, anhidridi karbonik do tė ngelej nė atmosferė dhe do tė vazhdonte tė influenconte mbi klimėn pėr mė shumė se njėmijė vjet", thotė Susan Solomon, kimiste nė NOAA (National Oceanic and Atmospheric Administration) nė Kolorado. Por edhe nėse lėshimi nė atmosferė i anhidridit karbonik do tė ndalonte qė nesėr, ngrohja globale do tė pėrparonte edhe pėr njė shekull tjetėr dhe temperaturat mesatare do tė rriteshin akoma edhe me disa gradė. Shkencėtarėt e atmosferės flasin pėr "committed warming". Ky fenomen verifikon se pėrse oqeanet kėrkojnė mė shumė kohė pėr t‘u ngrohur nė krahasim me atmosferėn. Nė praktikė veprojnė si kondicionerė gjigandė, duke e mbajtur atmosferėn mė tė ftohtė se sa duhet tė ishte me nivelin aktual tė anhidridit karbonik. "Por shumė njerėz, pėrfshi kėtu edhe ata qė merren me politikė, nuk e marrin fare parasysh njė ngrohje tė tillė", shpjegon Gerald Meehl, drejtor i qendrės kombėtare pėr ndryshimet atmosferike nė Los Angelos. "Mendojnė se kur gjėrat tė shkojnė keq, do tė jenė nė gjendje t‘i ndalojnė. Por nuk mund tė rrimė dhe tė mendojmė se gjithēka do tė rregullohet nga njė moment nė tjetrin, sepse kjo lloj ngrohjeje tashmė ka pėrparuar dukshėm". Kjo ngrohje "extra" bėn tė pasigurt edhe fatin e njė tjetėr gazi serrė tė rėndėsishėm, metanit, qė shkakton rreth 20 pėr qind tė ngrohjes aktuale globale. Metani qėndron nė atmosferė vetėm disa dhjetėra vjet ndaj pėrqendrimi mund tė kthehet shumė shpejt nė nivelet paraindustriale nėse do tė ndalonin emetimet. "Ne edhe mund tė ndalojmė sė emetuari metan, por ndoshta ndryshimi klimatik ka arritur nė atė pikė sa emetimi i tij varet nga procese qė nuk mund t‘i kontrollojė", tregon Pieter Tans, njė shkencėtar atmosfere nė NOAA, Kolorado.

    Njė qytetėrim i pėrparuar

    Duke pėrmbledhur gjithēka, mund tė themi se do tė na duheshin dhjetėra mijėra vjet pėr tė zhdukur pėrgjithmonė ēdo gjurmė tė ekzistencės sonė. Nėse ndonjė alien do ta vizitonte tokėn 100 mijė vjet mė pas, nuk do tė gjente shenja tė dukshme tė njė qytetėrimi tė pėrparuar, por nėse ata alienė do tė ishin shumė tė sofistikuar shkencėrisht, ndoshta do tė gjenin akoma ndonjė shenjė tė ekzistencė sonė. Para sė gjithash, analizat e fosileve do tė tregonin se ka pasur njė zhdukje nė masė nė epokėn tonė, e njėjtė me zhdukjen e papritur tė gjitarėve nė Amerikėn e Veriut nė fund tė epokės sė akullnajave. Ndoshta duke gėrmuar mė shumė edhe mund tė gjenin gjurmėt e njė qytetėrimi antik inteligjent. "Jam i sigurt qė edhe pas dhjetėra mijėra vjetėsh do tė gjendeshin gjurmėt e ekzistencės sonė", thotė Willian Rathje, njė arkeolog i universitetit kalifornian tė Stanfordit. Nė tė vėrtetė, pas zhdukjes sonė atmosfera do tė pėrmbante gjurmėt e disa gazrave qė nuk ekzistojnė nė natyrė, sidomos perfluorokarbure si cf4. Po ashtu, njė seri valėsh radioje do tė vazhdonin tė shpėrndaheshin nė galaktikė duke treguar qė njė herė e njė kohė kishim diēka pėr tė thėnė dhe njė mėnyrė pėr ta thėnė: por do tė ishin kujtime tė brishta, patetike tė njė qytetėrimi qė dikur mendonte se ishte nė kulmin e evolucionit. Brenda disa miliona vjetėsh erozioni dhe fenomene tė tjera atmosferike do tė fshihnin tė gjitha ato gjurmė dhe kujtime. Dhe njė tjetėr specie inteligjente qė do tė evoluonte mbi Tokė mund tė mos e ketė idenė e ekzistencės sonė, nėse nuk do tė shohė ndonjė fosil tė ēuditshėm. Njė fakt qė duhet tė na "ngushėllojė" ėshtė se toka do tė na harronte shumė shpejt.

    Specie nė rrezik

    Impakti i qenieve njerėzore mbi ekosistemet shpesh ėshtė i dėmshėm. Njė shembull janė edhe speciet qė rrezikojnė zhdukjen. Kėshtu, sot nė botė rrezikojnė tė zhduken 794 specie gjitarėsh, zvarranikėsh, zogjsh, amfibėsh dhe halorėsh.

    Shifrat

    18,7 ėshtė pėrqindja e sipėrfaqes sė tokės e "goditur" nga ndotja prej dritės

    3,3 miliardė popullsia globale e kafshėve, dhive dhe deleve

    15,589 numri i specieve nė rrezik zhdukjeje

    784 numri i specieve qė janė zhdukur qė nga viti 1500 e deri mė sot


    Shumė pak kohė pėr tė shpėtuar Tokėn

    Rreth vitit 2025 bota dhe njerėzit do tė kenė ndryshuar mėnyrėn e tyre tė jetesės, ndėrsa rreth 12 mijė specie tė gjalla do tė jenė zhdukur. Megjithatė, jo tė gjithė i kanė marrė seriozisht parashikimet e James Lovelock, njė shkencėtar anglez, i cili ėshtė bėrė i famshėm pėr zbulimin e dėmeve nė shtresat e ozonit. Shumė nga kolegėt e tij, me tė cilėt punon prej vitesh, mendojnė se ato tė James-it janė profeci tė ekzagjeruara apokaliptike. Por bestselleri i fundit i publikuar nga Lovelock arrin nė pėrfundime thuajse tė ngjashme me ato qė janė nxjerrė kėto ditė nga shoqata e shkencėtarėve britanikė me rastin e edicionit qė ēdo vit i kushtohet shkencės. Kėshtu, ndryshimi klimaterik i Tokės, mbinxehja, e quajtur ndryshe "efekti serrė", do tė arrijė nė njė pikė tė pariparueshme brenda 20 vitesh dhe neve qė jetojmė nė Tokė na ngelen vetėm pak vjet pėr tė marrė masa drastike pėr ta parandaluar gjithė kėtė, para se tė jetė vonė. Nė njė raport tė prezantuar nė kongres, pėr shembull, studiuesit e "British Antartic Survey" tė Universitetit tė Kembrixhit analizuan me imtėsi shtresėn e akullt dhe kėrkuan me kujdes flluska ajri, nga tė cilat u munduan tė mblidhnin informacion pėr ndryshimin e pėrgjithshėm tė atmosferės. Nga analiza e tyre u zbulua qė niveli i anhidridit karbonik dhe metanit nė atmosferė nuk kanė qenė kurrė nė nivele kaq tė larta qė prej 800 mijė vjetėsh dhe kėto nivele tani po rriten me njė shpejtėsi marramendėse. Opinioni mbizotėrues, tė paktėn nė atė ēka u tha nė Festivalin e Shkencės, ishte se kemi arritur nė pragun e ndryshimeve klimaterike katastrofike. Ashtu siē shkruan nė librin e tij profesor Lovelock: "Brenda njė dhjetėvjeēari ose maksimumi dy, Toka do tė jetė mė e nxehtė nga sa ka qenė nė 5 milionė vitet e fundit, nė epokėn kur nė Oqeanin Atlantik notonin krokodilėt. Rreth 200 milionė persona do tė migrojnė nė Veri, afėr Polit tė Veriut, pėr tė mbijetuar, sepse nuk do tė kenė rrugėzgjidhje tjetėr. Edhe nėse mund tė marrim menjėherė masa tė jashtėzakonshme pėr ta frenuar kėtė ndryshim, botės do t‘i nevojiteshin mijėra vite pėr ta marrė sėrish veten". Gjithashtu, konkluzione thuajse tė ngjashme vijnė edhe nga shoqata e shkencėtarėve britanikė qė theksojnė se njeriu duhet tė marrė masa tė jashtėzakonshme pėr tė ulur efektin serrė, tė paktėn derisa tė mos ndodhė ndonjė katastrofė e denjė pėr filma fantastiko-shkencorė, si pėrmbytjet e mėdha ose ngrirjet. Edhe profesori Peter Smith i Universitetit tė Nottingham-it tregon: "Apatia e qeverisė do tė ndryshojė vetėm kur tė ndodhė njė ngjarje e madhe, siē mund tė ishte vėrshimi i lumit Tamixhi dhe pėrmbytja e pashmangshme e Londrės, qė mund tė ndodhė nė ēdo moment, duke provokuar 300 miliardė euro dėme. Vetėm atėherė politika do tė lėvizte dhe ėshtė njė tragjedi e dyfishtė tė presėsh njė katastrofė, pėr tė shpėtuar nga ajo qė po ndodh.

    IliriaPlus
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-02-2007
    Postime
    33
    Bot GJith Ka Qen E Rezikuar Po Njerzimi Nu Ka Qen i Vetdishum Per Ta Kuptuar Q'po Ndodh.......
    E Dojn Me Pas Qka Kam Me Than Qka E Tham
    Me Dit Qka N'Kry Kam

  3. #3
    Njeriu eshte specie qe mesohet shpejt, specie qe mund te mbijetoje me aq sa ke mundesi, specie qe pershtatet ne cdo klime apo terren.

    Ndaj nese do kete permbytje, do krijohen varka, nese do kete akullnaja do vishen trashe edhe do ndezin zjarre, dicka do behet.. Njeriu Do te Mbijetoje.

    Mos u shqetesoni se cfar thone kta neper libra, fundja nje liber i shitur eshte pasuri per ate qe e ka shkruar.. Ju lexojeni, Por mos u trembni

  4. #4
    Canna-log Maska e Artson
    Anėtarėsuar
    24-07-2007
    Vendndodhja
    Loading...
    Postime
    416
    Jemi padyshim faktor ne kete planet dhe rrjedhimisht jo vetem negative.
    Kur jam rrethuar nga njerėz tė vegjėl s'ndjej madhėshti, por mjerim! M.Roēi

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-08-2006
    Postime
    7
    mir ketu ishte tema si do te ishte bota pa njerezit ktu nuk u tha si do te ishte vetem disa fjal ne fillim ma shum dulen te ngrohja globale edhe pse esht dikund tjeter ngrohja gl0obale ne do te kishim deshir masi ke tema si do te ishte bota pa njerez edhe ne ta dinim me te vertet si do te dukej nese din dikush

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anėtarėsuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119
    Citim Postuar mė parė nga Morning star
    Njeriu eshte specie qe mesohet shpejt, specie qe mund te mbijetoje me aq sa ke mundesi, specie qe pershtatet ne cdo klime apo terren.

    Ndaj nese do kete permbytje, do krijohen varka, nese do kete akullnaja do vishen trashe edhe do ndezin zjarre, dicka do behet.. Njeriu Do te Mbijetoje.

    Mos u shqetesoni se cfar thone kta neper libra, fundja nje liber i shitur eshte pasuri per ate qe e ka shkruar.. Ju lexojeni, Por mos u trembni
    Po te jap te drejte aty,po vetem do shtoja se Shqiptari esht shume i afte ne pershtatjen e nje ambienti te ri,kudo qe te vej,dhe nuk po e them kete se ne jemi Shqiptar,po thjesht nje dukuri e vene re nga ana ime,flas per te gjitha aspektet e jetes.

  7. #7
    Nuk mendoj se qeniet njerezore e mbajne gjalle token. Nese flasim nga pikpamja shkencore do dalim ne perfundimin se nuk ishin qeniet njerezore krijesat e para mbi toke por qelizat primitive dhe me pas kafshet primitive. E njejta gje do te ndodhte sikur njerezit te zhdukeshin. Kafshet dhe gjithe gjallesat e tjera do te mbipopullonin serisht token dhe specia me e evoluar do te dilte nje dite qe do te drejtonte kete bote. Gjithmone kjo sipas pikpamjes shkencore
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  8. #8
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Citim Postuar mė parė nga Morning star
    Njeriu eshte specie qe mesohet shpejt, specie qe mund te mbijetoje me aq sa ke mundesi, specie qe pershtatet ne cdo klime apo terren.
    Do kisha deshire te dija si do ambientoheshe ti ne nje terren ku ka vec akullnaja dhe aspak ngrohtesi..
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  9. #9
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Me siguri do ndjehej mė e lehtesuar...
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  10. #10
    At'qivia Maska e Flori
    Anėtarėsuar
    12-03-2004
    Vendndodhja
    Tiranė, Albania
    Postime
    2,551
    Profesor Alan Weisman nga Universiteti i Arizones, beri kerkime se si do te ishte nje bote pa njerez. Ne librin e tij "Bota pa ne" njerezit zhduken pernjehere. Prof Weisman, ka pershkruajtur ne menyre te shkelqyeshme evolucionin e botes pas momentit te zhdukjes se njeriut.

    Shikoni videot ne anglisht ku i behet nje pershkrim i shkurte ketij procesi:
    Femra ne Sex:
    Akmerikanka: o yes o yes
    Gjermanja: ja gut ja gut
    Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •