Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 22
  1. #1
    nietzschean autodidactic Maska e c.Ronaldo
    Anėtarėsuar
    30-09-2005
    Vendndodhja
    Tetovė......... Grupi: Tetova Clan
    Postime
    89

    Donacione: Mbėshtesni Forumin Shqiptar

    Mbėshtesni Forumin Shqiptar - Komunitetin Shqiptar mė tė Madh nė Internet

    Nėse vlerėsoni atė qė gjeni nė kėtė forum dhe punėn qė bėhet pėr mbarėvajtjen e tij, jeni tė lutur tė mbėshtesni financiarisht kėtė nismė duke bėrė njė donacion nė mbėshtetje tė forumit.

    Donacionet tuaja do tė shkojnė pėr tė mbuluar shpenzimet financiare pėr tė mbajtur kėtė komunitet nė linjė.

    Duke ju falenderuar paraprakisht, ju ftojmė qė tė bėni njė donacion nėpėrmjet shėrbimit tė sigurt dhe tė shpejtė tė PayPal.


    ================

    Kisha nje pyetje, me shume eshte kureshtje se sa interesim direkt. Valle forumi shqiptar eshte ne krize financiare qe ka leshuar kete seksion DONACIONE. Une jam frekeuntues i rregullt i sherbimeve te ALBASOUL dhe deri tani asgje nuk kane kerkuar nga vizitoret, tash verej se kerkohet ndihme.

    Do bej nje pyetje direkte me qe kerkesa juaj eshte direkte dhe besoj se do marr pergjigje.

    Parate e dhuruara, qe mund te vijne ne llogarine e administratoreve do te shfrytezohet per mirembajtje teknike te forumit, si hostim, domain, redizajnim, lektore me pagese, supermoderatore me pagese dhe keshtu gjera apo???
    Football is the opera of the people.
    by: Stafford Heginbotham

  2. #2
    nietzschean autodidactic Maska e c.Ronaldo
    Anėtarėsuar
    30-09-2005
    Vendndodhja
    Tetovė......... Grupi: Tetova Clan
    Postime
    89
    Harrova te shtoj une jam ne gjendje te dhuroj ca te holla, nje shume simbolike, por nuk perdor asnje sherbim bankar ne internet per shkaqe sigurie, mundesishte te leshohet edhe ndonje llogari per Western Union apo Money Gram.

    edhe dicka harrova:

    Shikoj se ne forum nuk ka asnje reklame, apo ashtu gjera qe mundesojme ne arketimin e mjeteve finaciare, mendoj se duhet te shtohet dicka ndojne reklame dhe te kontaktohet bizneset shqiptare sepse ky forum eshte faqja me e vizituar shqiptare ne bote. Prandaj le te krijohet nje departament marketingu qe do te kontaktoj bizneset shqiptare ne shqiperi, maqedoni, kosove, mal te zi, presheve, cameri e diaspore dhe te bejme reklama te tyre dhe ruajme kete komunitet qe eshte i pari, me i madhi dhe i vetmi qe ja vlen te vizitohet.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga c.Ronaldo : 09-07-2007 mė 09:12
    Football is the opera of the people.
    by: Stafford Heginbotham

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet nė Bllog
    22
    Pėrse nevojiten donacionet?

    Faqe si Albasoul dhe forumi shqiptar dale ndadale po mbushin 1 dekade jete ne Internet dhe problemi financiar asnjehere nuk ka qene nje problem madhor per te mbuluar shpenzimet financiare per mbajtjen e ketij komuniteti jo-fitimprures ne linje. Flas per shpenzimet ekzistuese, por me rritjen e pjesmarrjes, rritet permbajtja, rriten shpenzimet e mbajtjes se komunitetit ne linje. Dhe kjo krijon nje problem se ato te ardhura qe ne mund ti shpenzonim per te hapur nje sherbim te ri per komunitetin, tani jemi te detyruar ti shpenzojme per te mbajtur ne linje komunitetin ekzistues.

    Donancionin e shtuam per tre arsye:

    1. Shume anetare ne vite kane vleresuar ate qe kane gjetur ne keto faqe dhe nuk kane patur nje mundesi per te ndihmuar financiarisht, edhe pse deshira nuk u ka munguar.

    2. Te ardhurat nga reklamat neper faqe vertet mund te gjenerojne disa te ardhura per shpenzimet e komunitetit, por shpesh behen edhe te bezdishme per antaret qe preferojne faqe pa reklama. Pa harruar qe kompanite qe duan te reklamojne per nje publik shqiptar jane te pakta krahasuar me nje publik te huaj.

    3. Nese nje pjese e shpenzimeve te komunitetit do te mbuloheshin nga vete donacionet e anetareve e vizitoreve te komunitetit, do ta kishim me te lehte per te permiresuar ndjeshem sherbimet ekzistuese dhe per te krijuar sherbime te reja falas per anetaret tane: si gjithmone falas dhe te hapura per te gjithe.

    Ku do tė shpenzohen donacionet tona?

    Do tė shpenzohen pėr tė shlyer detyrimet teknike tė mbajtjes nė linjė tė kėtij komuniteti. Kėtu kam pararsysh pagesa si qiraja pėr servera qė mundėsojnė shėrbimin e pėrmbajtje sė faqes, kostoja e licensave tė programeve qė ne pėrdorim, blerjen e programeve dhe shėrbimeve tė reja qė ne mund t'i shtojmė komunitetit, blerjen e materialeve kulturore tė cilat ne mund t'i publikojme pėr ju si CD me muzike shqiptare, DVD me filma shqiptare, pjese nga libra historike e letrare, etj.

    Kush me garanton mua qe ato nuk shkojne ne xhep te ndonjerit prej stafit?

    I gjithė stafi i komunitetit tonė, duke filluar nga unė e duke mbaruar tek ai operatori i thjeshtė nė chat, ėshtė njė staf vullnetar dhe pa pagesė. Tė gjithė harxhojmė njė pjesė tė kohės sonė tė lirė nė kėtė komunitet. Asnjėri prej nesh nuk ėshtė i punėsuar tek Albasoul dhe tė gjithė shkojmė nė punė private/shtetėrore si gjithė tė tjerėt.

    Garancia e vetme janė puna jonė nė 8 vitet e fundit qė e gjen nė kėtė komunitet.

    Cilat jane menyrat per te bere nje donacion?

    Ka menyra nga me te ndryshmet. Menyra me e thjeshte eshte ajo e sherbimit PayPal qe eshte shume popullor ne Internet dhe eshte shume i sigurt. Mund te perdoresh ose formularin me lart ose mund ti transferosh leket automatikisht nga llogaria jote e paypal tek llogaria jone albo@forumishqiptar. Eshte adresa ime e email pasi jam une ai qe bej te gjitha pagesat financiare te komunitetit.

    Per te gjithe ata qe jetojne ne Amerike e Kanda, nje menyre tjeter popullore eshte dergimi me cek ose money-order perseri ne emrin tim dhe ne adresen e meposhtme:

    Emri: Ilirjan Papa

    Adresa:
    PO BOX 723
    Lansdowne, PA 19050
    USA

    Nje menyre tjeter qe e perdorin me shpesh anetaret e vizitoret tane eshte nepermjet Wester Union, ku leket dergohen perseri ne emrin tim dhe ne adresen e mesiperme, por duhet qe ne te njejten kohe te me kontaktoni e te me jepni edhe numrin e dergeses qe te jem ne gjendje qe ti terheq leket.

    Nese keni ndonje menyre tjeter ne mendje, me kontaktoni ne privat ose tek albo@forumishqiptar.com.

    Cfare fitoj une duke bere nje donacion?

    Duke qene se na e kane bere edhe kete pyetje, po u japim edhe nje pergjigje publike. Nese prisni qe te fitoni nje favor apo nder per donancionin qe beni, eshte mire qe te mos beni donacion fare. Bile te besh nje donacion me paramendimin qe te blesh nje favor e ka emrin korrupsion e jo donacion. E perseris, ne nuk kemi nevoje fare per donacione te tilla.

    Nese vleresoni ate pune qe eshte bere ne kete komunitet, nese deshironi te shihni zgjerimin e pasurimin e tij, dhe nese jeni ne kushte te tilla financiare qe mund te ndihmoni, jeni te lutur te beni nje donacion.

    Ajo qe ne kemi ndermend te bejme si staf eshte mirenjohja publike ndaj atyre qe kane bere nje donacion, duke renditur emrat e tyre per publikun e gjere. Kuptohet, nese anetaret qe kane bere nje donacion kane deshire qe emrat e tyre te jene publike per komunitetin pasi na ka qelluar qe ka patur edhe anetare qe deshirojne te ngelen anonime.

    Dua te bej edhe nje gje fare te qarte ketu, qe ne nuk bejme asnje difenrencim si staf ndaj atyre qe ndihmojne financiarisht dhe ndaj atyre anetareve te thjeshte qe nuk kane mundesi apo deshire te ndihmojne financiarisht. Te dy palet do te vazhdojne te frekuentojne komunitetin tone dhe do te vazhdojne te perdorin te njejtat sherbime qe ne ofrojme falas. Nese rendisim emrat e e donatoreve, e bejme kete si nje menyre falenderimi jo vetem nga stafi i forumit por nga mbare komuniteti, pasi donacionet ndihmojne gjithe komunitetin e jo vetem punen e stafit te forumit.

    Sa ėshtė shuma qė duhet tė bėj si donacion?

    Pėrgjigjia ėshtė e thjeshtė: Aqsa e ndjen ti tė arsyeshme. Nuk ka donacione shume te vogla ashtu sic nuk ka as donancione shume tė mėdha. Nuk ka as kufizime se sa here beni nje donacion, mund te kete anetare qe bejne nje donacion njehere ne vit $50 ashtu sic mund te kete anetare te tjere qe bejne 10 donacione ne vit per cdo muaj nga $5. Kjo ėshte plotėsisht ne dorėn tuaj.

    Une kam disa ide marketingu per faqen tuaj ...

    Kur vjen fjala tek reklamimet dhe marketingu, ne jemi gjithmone te hapur per mendimet dhe idete tuaja per aq kohe sa plotesohen disa parakushte te thjeshta:

    - Biznesi/organizata/shoqata eshte legjitime dhe produktet qe ata reklamojne nuk prekin interesat e anetareve tane ose i ofendojne ata ne ndonje menyre. Komuniteti yne ka krijuar nje mirebesim gati 10 vjecar me anetaret tane dhe asnje oferte biznesi nuk vlen per ne aq sa vlen mirebesimi qe anetaret e komunitetit kane per ne. Ne besojme se kjo na vecon ne nga te gjitha nismat e tjera shqiptare ne Internet dhe jemi shume te kujdesshem ne kete drejtim.

    - Cdo ide apo sugjerim nuk duhet te bier ndesh me misionin e forumit dhe me profilin e komunitetit. Kemi patur ne te shkuaren sugjerime apo kerkesa qe na eshte dashur ti refuzojme per arsyen e thjeshte se ishin ne konflikt me misionin e forumit shqiptar.

    Jemi te hapur ne kete drejtim per sugjerimet e idete tuaja pasi jemi te ndergjegjshem qe disa prej anetareve tane kane nje eksperience pune shume me te vlefshme e te avancuar se sa ne ne kete drejtim. Cdo ide/nisme/sugjerime mund ti nisni tek webmaster@forumishqiptar.com.

    Albo

  4. #4
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Kam nje pyetje..

    Nese vendosim si antare te bejme nje donacion jo vetem per forumin por dhe per te ndihmuar ndonje femi qe eshte ne nevoje, a mund te bejme kete donacion ketu?

    Zemrushja
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet nė Bllog
    22
    Citim Postuar mė parė nga Zemrushja
    Nese vendosim si antare te bejme nje donacion jo vetem per forumin por dhe per te ndihmuar ndonje femi qe eshte ne nevoje, a mund te bejme kete donacion ketu?
    Shpesh na vine email nga shqiptare te ndryshem qe kane halle nga me te ndryshmet, femija semure, femija ka nevoje per ndihme mjekesore, ndihme per pune, ndihme per emigrim, ndihme per studime jashte. Edhe pse do te na pelqente qe ti ndihmonim te gjithe, realiteti eshte i tille qe te pakten ne si staf ndihemi te pafuqishem per te zgjidhur hallet e tyre. Prandaj ne kemi zgjedhur ti injorojme te gjitha keto kerkesa, jo sepse jemi indiferente apo nuk na dhimbsen, por se nuk duam te bejme diferencime midis hallit te njerit dhe tjetrit.

    Dhe nese kemi ndihmuar ndonje, e kemi ndihmuar vetem ne nivelin personal, une si Ilir dhe jo une si Albo, administrator i forumit. Ndihma e vetme qe ne u ofrojme ketyre njerezve hallexhinj eshte publikimi i kerkesave te tyre tek forumi Ndihmoni Njeri-Tjetrin ku anetaret dhe vizitoret e shumte te forumit te mund te njihen me hallin e tyre dhe ata qe jane ne gjendje te ndihmojne te mund ta bejne nje gje te tille.

    Por perseri, ndihma eshte ne nivelin personal dhe jo ne nivelin e forumit. Me pak fjale, ne do te preferonim qe secili prej jush te kontaktonte ate personin hallexhi me email apo telefon dhe ti ofronte ndihmen e tij, qofte kjo ndihme financiare, mjekesore, apo thjeshte nje fjale te mire.

    Albo

  6. #6
    Perjashtuar Maska e BuB@
    Anėtarėsuar
    15-05-2007
    Vendndodhja
    Nė Planetin e kaltėr !
    Postime
    102
    Kjo quhet Escroquerie nė gjuhen frenge !

  7. #7
    DR-GR Maska e oliver55
    Anėtarėsuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    666
    Nese vendosim si antare te bejme nje donacion jo vetem per forumin por dhe per te ndihmuar familje ne shqiperi qe ndodhet ne gjendje te keqe jetese.jam i gatshem te ndihmoj nga ana financiare me sa kam mundei.

  8. #8
    l'aquila tornera a volare Maska e brandon
    Anėtarėsuar
    07-04-2006
    Postime
    622
    Ma merr mendja se nuk eshte problem per asnjerin ( sidomos per ata qe jane jashte Shqiperise ) per te kontribuar qofte dhe ne menyre modeste per forumin.
    Problemi qendron se me Pay Pal dhe dhenien e numrit te kartes personave te te panjohur eshte jo shume e sigurte, pasi ka "mjeshtra" qe mund te perfitojne nga sensi i mire i dhuruesve dhe si te kene shtire ne dore numrin e kartes mund te te mjelin sa here te duan.(Raste te tilla ka plot)
    Nuk kam asnje dyshim se ata te stafit jane per se mbari dhe serioze, por qe te funksionoje Donacioni
    mund mund te kerkohen dhe alternativa te tjera.
    Njera mund te ishte kjo:
    Kushdo nga ne ( qofte dhe jo-antar) mund te shkarkonte nga celulari i tij p. sh 10€.
    Per te bere te mundur kete mjafton te dergosh nje SMS tek nje numer.
    Kete numer mund ta percaktonte administrata duke rene dakord me nje kompani telefonike ; p,sh:
    VODAFONE. Eshte disi impenjuese, por funksionon.
    Dhe Donacioni do te konsistonte me shume ne sasine e numrit te dhuruesve , qofte dhe modeste por
    disi me shpesh.
    La vida es un carnaval

  9. #9
    l'aquila tornera a volare Maska e brandon
    Anėtarėsuar
    07-04-2006
    Postime
    622
    Nje menyre tjeter mund te ishte ajo qe stafi te hapte llogari postare apo bankare ne vende te ndryshme , por dhe ne Shqiperi. Te gjithe pothuaj vene dy here apo te pakten nje here ne vit ne Shqiperi dhe ndoshta neper hallet e tyre do te kujtohen dhe per forumin ,sidomos ata qe rrine me ore te tera ne forum.
    La vida es un carnaval

  10. #10
    Biznesmen i ardhshem Maska e Tepelenas_nr_1
    Anėtarėsuar
    30-11-2005
    Vendndodhja
    Athina fck city
    Postime
    202
    Citim Postuar mė parė nga brandon Lexo Postimin
    Nje menyre tjeter mund te ishte ajo qe stafi te hapte llogari postare apo bankare ne vende te ndryshme , por dhe ne Shqiperi. Te gjithe pothuaj vene dy here apo te pakten nje here ne vit ne Shqiperi dhe ndoshta neper hallet e tyre do te kujtohen dhe per forumin ,sidomos ata qe rrine me ore te tera ne forum.
    Pse cfare qenka forumishqiptar biznes fitimprurse apo qenka ndonje organizate barmireprurse?
    Cfare jane keto donancione me nje fjale ku ndryshon te lypesh nga donancioni???
    Pse te japesh kur ti nuk di fare se cfare mund te behet me ato lek.
    Apo paskemi lek ne per donancione neper forume se i kemi mbuluar te gjitha hallet e tjera ,pak jane femijet shqipetare qe skan nje xhup te veshin dimrit?!!!
    Eshte e paket varferia shqipetare?
    Japim lek per dicka qe ja vlen dhe qe eshte per te gjithe jo per forume e ku di une se cfare tjeter.
    Mind is like a parachute it works best when it is open
    Dalai Lama

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ē'mendim keni pėr nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  2. Ku po shkon kombi shqiptar?
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 18-01-2007, 05:47
  3. Konfederata e Artizanatit Shqiptar
    Nga pekomeri nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 16-10-2006, 07:16
  4. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •