Nxirret pas rreth 5 ore kerkimesh nga rrenojat e shkolles se Hoteleri- Turizmit, trupi i pajete i punetorit te fundit. Burime zyrtare konfirmojne se viktima eshte Anton Pjeter Kovaēi, 18 vjec, lindur ne Puke dhe banues ne fshatin Prush ne Tirane
Ora 18: 18 Drejtoria e Policise e Qarkut Tirane ka bere te ditur nepermjet nje njoftimi per shtyp se nga te dhenat e nxjerra nga grupi hetimor rezulton se personi i fundit ( viktima e dyte) i nxjerre nga rrenojat, quhet Anton Pjeter Kovaēi, 18 vjec, lindur ne Puke dhe banues ne fshatin Prush Tirane dhe jo Anton Marku.
Ora 17: 00 Per ngjarjen e sotme ngarje si pasoje e se ciles humben jeten dy persona ka reaguar dhe Ministria e Arsimit dhe Shkences, qe duke i shprehur ngushellime familjeve te dy viktimave, deklaroi se "ne bashkepunim me Ministrine e Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe Ministrine e Brendshme, do te hetoje arsyet e shembjes se pjeses juglindore te godines se kesaj shkolle". Sipas te dhenave, rezulton se firma "Theos" qe po rikonstrukton shkollen e "Hoteleri-Turizmit", ka shkelur rregullat teknike. Sipas MASH, kjo eshte arsyeja, e cila shkaktoi ngjarjen tragjike, duke i marre jeten dy punetoreve". Lidhur me lejen e ndertimit nga Bashkia, MASH ve ne dukje se, " kjo leje ka te beje me rikonstruksionin e godines ekzistuese te shkolles se "Hoteleri-Turizmit" dhe jo me rindertimin e saj".
Ora 15:00 Nxirret pas rreth 5 ore kerkimesh nga rrenojat e shkolles se Hoteleri- Turizmit, trupi i pajete i punetorit te fundit. Ka qene puna e perbashket forcave xheniere ne bashkepunim me forcat e policise ajo qe ka bere te mundur lokalizimin e trupit te viktimes. Burime zyrtare konfirmojne se viktima eshte me mbiemer Marku, por per arsye hetimi policia nuk ka dhene identitetin e plote te viktimes.
Ora 14:00 Shoqerohen ne ambjentet e drejtorise se pergjithshem te policise se Tiranes administratori I firmes Theo, e cila po merrej me rikonstruksionin e shkolles si dhe inxhinieri qe merrej me ndertimet. Ata po merren ne pyetjet per punen dhe gjendjen ne te cilen ndodhej godina para dhe gjate rikonstruktimit. Nderkaq ne vendngjarje ka mberritur Ministri I Arsimit Genc Pollo dhe shefi I kabinetit ne bashki, Eduart Shalsi. Ky i fundit i ka shprehur ngushellimet e tij familjes se viktimes, ndersa ka theksuar se kjo eshte pasoja e bumit te ndertimeve ne Tirane.
Ora 13:20 Konfirmohet vdekja e punetorit Isuf Spahiu, 55 vjec. Lajmi eshte konfirmuar nga drejtoria e pergjithshme e policise. Viktima, banues ne Laknas te Tiranes, qendroi rreth nje ore nen rrenoja. Nderkaq forcat xhenio, ne bashkepunim me forcat e policise po punojne per nxjerrjne e trupit te nje tjeter punetori qe mendohet te jete nen rrenoja.
Ora 12:50 Mberrijne ne ambjentet e shkolles se Hoteleri- Turizmit forcat speciale te Xhenios. Ata do te ndihmojne forcat e policise dhe zjarrfikesit per te nxjerre nga rrenojat trupin e punetorit te fundit qe mendohet te jete ne rrenoja. Nderkaq ne vendngjarje kane mberritur edhe ministri I brendshem Bujar Nishani dhe kryetari I bashkise, njekoheisht kreu i PS, Edi Rama.
Ora 12:40 Mesohen emrat e te plagosurve si pasoje e renies se soletes se shkolles se Hoteleri Turizmit, nga te cilet 6 jane te rregjistruar ne spitalin ushtarak te Tiranes. Ata jane
Shpetim Morina nga Bathorja, Liman Morina, 19 vjec nga Bathorja, Selim Selimaj, nga Paskuqani, Alush Ngjeci, 37 vjec nga Bathorja, Gazmend Toda nga Paskuqani dhe teknikja e punimeve, 43 vjecarja Shpresa Sopoti nga Lapraka. Ne spital ka qene dhe nje person i shtate i cili pas mjekimeve te marra eshte larguar pa u rregjistruar.
Ora 12:35 Drejtori i spitalit ushtarak ne kryeqytet, Bedri Miraj, ne nje interviste per televizionin News24 konfirmon se ne spital kane mberritur 7 te plagosur mes te cileve 6 meshkuj dhe 1 grua, teknikja qe ndiqte nga afer punimet ne shkollen teknologjike. Sipas tij pak me rende se te tjeret jane punetori Selim Selimaj, i cili ka pesuar nje demtim ne vertebren e mesit dhe 19 vjecari Liman Morina qe ka pesuar nje demtim ne kembe.
Ora 12:30 Pas renies se soletes se katit te trete te shkolles Hoteleri- Turizem ne Tirane, eshte shembur pjesa juglindore e 3 kateve te nderteses. Nderkaq eshte nxjerre nga rrenojat edhe nje tjeter punonjes, i cili mendohet te jete I vdekur, ndersa dyshohet se aty ndodhet edhe nje tjeter punetor.
Nga hetimet e para mendohet se shkak i ngjarjes te kete qene nje nderhyrje e gabuar ne strukturen e nderteses.
Ora 11: 35 Bie soleta e katit te trete te shkolles se Hoteleri- Turizmit ne kryeqytet duke plagosur rende dy punetore. Ngjarja ka ndodhur pas caste me pare, kur 9 punetore, te firmes Theos, kane qene duke rikonstruktuar katin e trete te shkolles se mesme profesionale. Pas njoftimit te ngjarjes i menjehershem ka qene reagimi i zjarrifikesve te cilet kane bere te mundur nxjerrjen nga shkolla te 8 punonjesve dhe po punojne per te nxjerrjen e punonjesit te fundit. Ne vendngjarje mberriti edhe ambulanca e cila shoqeroi per ne spitalin ushtarak te plagosurit. Burime nga spitali bejne te ditur se vetem 2 nga 7 te plagosurit e derguar ne spital jane ne gjendje me te rende, por jashte rrezikut per jeten.
Renia e soletes, e cila ka shkaktuar deme edhe ne katin e dyte dhe te pare te nderteses, nuk ka plagosur asnje nxenes. Lajmi konfirmohet nga drejtoria e policise se Tiranes dhe drejtoria arsimore.
Ne vendngjarje kane mberritur edhe eksperte te policise kriminale dhe pritet te vijne edhe eksperte ligjore per te pare cilesine e punimeve dhe marrjen e masave te sigurise
balkanwb
Krijoni Kontakt