Ndjekje penale pėr ēiftin 70-vjeēar, falsifikuan pėr pension nė Greqi
08/07/2007
Riza e Ėngjėllushe Xhema u pėrpoqėn tė merrnin pasaporta me emrat e njė ēifti minoritar
Njė ēift tė moshuarish nga Kuēova, por banues nė Elbasan, do tė ndiqen penalisht. Riza e Ėngjėllushe Xhema 70 e 68 vjeē janė penalizuar pėr shkak se 10 ditė mė parė janė zbuluar nga policia pasi kanė falsifikuar aktet e gjendjes civile tė njė tjetėr ēifti pėr tė pėrfituar dokumentet minoritare, pėr pėrfitim pensioni nė shtetin grek.
Zbulimi
Sipas burimeve zyrtare nė kėtė qark, ata jetojnė qė prej 17 vjetėsh nė shtetin grek dhe burime brenda sektorit tė antikrimit ekonomik thanė pėr gazetėn se nė paraditen e djeshme nga sektori i pasaportave ėshtė zbuluar se ēifti 70-vjeēar 10 ditė mė parė ka dorėzuar dokumentet pėr tu pajisur me pasaporta ndėrkombėtare. Por sapo punonjėsja ka futur nė kompjuter fotot e ēiftit, ka kuptuar se nė dokumente ka njė falsifikim.
Sipas kėtyre burimeve, ēifti Xhema ka pasur nė dokumentet e identifikimit vetėm fotot, pasi emri dhe tė gjitha gjeneralitetet kanė qenė tė ēiftit po nga Elbasani Jani dhe Urani Bashura 65 e 62 vjeē tė cilėt kishin bėrė pasaporta disa vjet mė parė. Sapo ka zbuluar skandalin, punonjėsja referente e pasaportave ka lajmėruar organet kompetente.
Kanė qenė oficerėt e policisė tė sektorit tė antikrimit ata qė kanė marrė e sekuestruar dokumentet e aplikimit pėr pasaporta nė cilėsinė e provės materiale si dhe kanė pėrpiluar dosjen pėrkatėse pėr dy 70-vjeēarėt me akuzė atė tė falsifikimit, akuza kėto tė parashikuara nga nenet 206 e 209 tė Kodit Penal.
Sipas neneve pėrkatėse, dy tė moshuarit rrezikojnė dėnimin nga gjobė deri nė 4 vjet burg. Burime tė policisė sqaruan pėr gazetėn se arsyeja e kėtij falsifikimi ka qenė synimi qė Riza dhe Ėngjėllushe Xhema tė pajiseshin me pasaporta me emrat e Jani dhe Urani Bashurės, dhe tė arrinin mė pas tė merrnin pension nė shtetin grek.
Zanafilla
Falsifikimi qė ka ēuar nė ndjekje penale dy 70-vjeēarėt e ka zanafillėn njė vit mė parė, kohė nė tė cilėn kanė njohur ēiftin minoritar Jani e Urani Bashura ku dhe kanė banuar komshi nė qytetin e Elbasanit.
Pasi kanė mėsuar se ēifti nė fjalė ka marrė dokumentet greke dhe ka pėrfituar pension, janė joshur nga pėrfitimi. Ēifti Xhema ka menduar se do tu shpėtonte halleve ekonomike nėse do tė pėrfitonin dokumentet e minoritetit nėpėrmjet mashtrimeve dhe falsifikimeve. Kėshtu, nė qershor tė vitit 2006, ēifti Xhema ka marrė aktet e gjendjes civile tė ēiftit Bashura dhe i transferon ato nė lagjen Ēlirim tė Fierit mė pas transferimit tė dokumenteve me fotot e tyre ēifti Xhema i ka bashkangjitur gjeneralitetet e ēiftit Bashura. Me certifikatat e falsifikuara janė paraqitur nė sportelin e bėrjes tė pasaportave pėr tė aplikuar pėr tu pajisur me dokumentin ndėrkombėtar.
Por sapo operatorja ka futur tė dhėnat dhe fotot nė kompjuter pėr tė prodhuar pasaportat, ka parė se dokumentet kanė qenė tė falsifikuara dhe pėr kėtė ka lajmėruar organet kompetente. Menjėherė ka nisur ndjekja penale pėr ēiftin Xhema nga Elbasani nė mungesė, pasi sapo ēifti falsifikues ka mėsuar se policia e ka zbuluar, ėshtė larguar menjėherė prej nga kishte ardhur.
Falsifikim i dyfishtė
Ēifti Xhema, nė kėrkim edhe nga Interpoli
Sikur tė mos mjaftonte ky falsifikim njė tjetėr iniciativė e ēmendur e ēiftit Xhema ka qenė transferimi i dokumenteve tė ēiftit Bashura nga qyteti i Fierit pėr nė lagjen Ēlirim tė qytetit tė Beratit. Nė qytetin e Beratit Xhema ka bėrė tė njėjtin veprim, por kėtė radhė nuk kanė udhėtuar nga Greqia, por kanė dėrguar njė prokurė tė posaēme ku i moshuari ka autorizuar vėllain e tij dhe ky i fundit ka ndjekur procedurat, pasi ka marrė dokumentet e identitetit, pra aktet e gjendjes civile. Certifikatat i ka paraqitur nė sportelin blu ku ka aplikuar pėr dokumentin ndėrkombėtar, pasaportėn, por edhe nė kėtė rast operatorja ka zbuluar abuzimin dhe ka lajmėruar organet kompetente tė cilėt kanė ngritur dosjen pėrkatėse.
Vėllai i autorizuar ka qėndruar deri nė momentin e zbulimit dhe sapo ka mėsuar se ėshtė zbuluar, ėshtė larguar pa lėnė adresė. Nė kėto kushte ēifti 70-vjeēar Riza dhe Ėngjėllushe Xhema kėrkohen nga dy komisariate pėr tė njėjtat akuza.
Burime tė policisė thanė pėr gazetėn se tashmė policia e antikrimit ekonomik, pasi ka pėrpiluar dosjen pėrkatėse me dy akuzat, ia ka pėrcjellė nė paraditen e djeshme organit tė prokurorisė pėr tė vazhduar hetimet e mėtejshme pėr zbardhjen e kėtij abuzimi.
Po sipas burimeve policore edhe me bashkėpunimin e organit tė prokurorisė dy fotot e Riza dhe Ėngjėllushe Xhema janė shpallur nė kėrkim ndėrkombėtar nga Interpoli.
gazeta metropol 9-07-2007
Krijoni Kontakt