Qeveria miraton vendimin pėr shtimin e trupave. Kostoja, 126 milionė lekė
Berisha: Do ti pėrgjigjemi me tė gjitha mundėsitė NATO-s
Adi Shkėmbi
Komandės sė trupave shqiptare nė Afganistan do ti shtohen edhe 110 efektivė tė tjerė.
Njė ditė pas vizitės sė kryeministrit nė selinė e NATO-s, ku u takua me sekretarin e Pėrgjithshėm tė Aleancės, Shefer, qeveria mori dje vendimin pėr tė rritur praninė e trupave shqiptare nė Afganistan. Nė mbledhjen e djeshme tė qeverisė u miratuan disa ndryshime nė ligjin nr.8932, datė 26.7.2002, pėr dėrgimin e njė force ushtarake shqiptare nė Afganistan, nė kuadėr tė koalicionit ndėrkombėtar kundėr terrorizmit, tė ndryshuar ku nė nenin 1 tė kėtij projektvendimi fjalėt njė nėnrepart i brigadės sė reagimit tė shpejtė, sė bashku me elementet mbėshtetėse zėvendėsohen me njė kompani e Forcave tė Armatosura, sė bashku me elementet mbėshtetėse. Kjo forcė ushtarake do tė konsistojė me njė kompani me 3 toga, si dhe dy oficerė koordinatorė nė Komandėn Operacionale Interforcė nė Romė dhe Shtabin e Regjimentit nė Afganistan. Sasia e personelit tė kompanisė ėshtė parashikuar tė jetė 110 efektiva me rotacion ēdo 6 muaj. Kompania ėshtė parashikuar tė ketė armatim dhe pajisje kryesore 12 copė pistoleta mod-54, 110 copė automatikė mod.56 9 copė ML mod- 56, 3 copė GHLKT mod- 54, 5 komplete municioni luftarak pėr ēdo armė, pajimet individuale, pajisje shėndetėsore dhe ndėrlidhje, thuhet nė relacionin e vendimit tė miratuar dje nė mbledhjen e radhės sė qeverisė. Forca ushtarake shqiptare nė Afganistan do tė atashohet brenda kontingjentit italian nė bazė tė njė marrėveshje qė do tė nėnshkruhet nė ditėt e ardhshme mes dy vendeve. Sipas relacionit kostoja e pėrafėrt financiare e pjesėmarrjes me njė kompani llogaritet (pėr 6 muaj) rreth 126.763.000 lekė duke llogaritur shpėrblimin ditor dhe sigurimin e jetės, pėr njė nivel pjesėmarrje 110 personel ushtarak dhe do tė pėrballohet nga buxheti i Ministrisė sė Mbrojtjes. Ndėrsa kryeministri Berisha, duke folur dje nė mbledhjen e qeverisė pėr kėtė projektvendim, bėri tė ditur se kjo njėsi do tė vendoset, nėn komandėn e njėsive italiane, nė Berat dhe ka detyra shumė tė rėndėsishme. Eshtė prioriteti i parė absolut i NATO-s dhe ne do ti pėrgjigjemi me tė gjitha mundėsitė tona kėrkesave tė Aleancės pėr tė shtuar trupat. Nė mbledhjen e fundit tė ministrave tė Jashtėm tė vendeve tė NATO-s ėshtė konstatuar se ėshtė e domosdoshme tė shtohen trupat nė Afganistan dhe ne i pėrgjigjemi me njė kompani shtesė tė trupave tona, tha Berisha. Ndėrkohė, sipas ministrit Mediu, dėrgimi i kompanisė shqiptare nė Afganistan lidhet me objektivat e vendit tonė pėr tė qenė pjesė e Aleancės. Me angazhimin dhe obligimin tonė qė 8% e Forcave tokėsore (rreth njė batalion) tė jenė tė gatshme pėr tė marrė pjesė njėherėsh nė operacionet NATO/PfP, pjesėmarrja jonė nė kėtė mision lidhet me angazhimin dhe vullnetin politik kombėtar pėr tė rritur kontributet e Shqipėrisė ndaj NATO-s, sikundėr po veprojnė dhe vendet e tjera tė Partneritetit pėr Paqe. Ky ėshtė njė tregues i rėndėsishėm pėr vendin tonė, si vend aspirant pėr anėtarėsimin nė NATO, thekson Mediu lidhur me vendimin pėr dėrgimin nė Afganistan tė 110 trupave tė tjerė.
Vendimi
Bode skthen pėrgjigje pėr trupat
Nė dhėnien e mendimit nga ana e ministrive tė linjės, bie nė sy moskthimi i pėrgjigjes nga ana e Ministrisė sė Financave lidhur me kėtė projektvendim. Nė relacionin e ministrit Mediu thuhet se Ministria e Drejtėsisė dhe Ministria e Punėve tė Jashtme janė shprehur dakord nė tėrėsi dhe sugjerimet e tyre janė reflektuar, ndėrsa Ministria e Financave nuk ka dėrguar mendim pėr projektligjin.
Dixhitali, debatet PS-PD shtyjnė votimin
Pas dy orė debatesh, komisioni parlamentar i Medias nuk arriti tė miratonte projektligjin Pėr transmetimet numerike. Nė kėtė nismė, qė, sipas deputetit tė PD-sė, Patozi, ėshtė e integruar tashmė pas konsultave tė grupit tė punės, parashikohet qė Top Channel tė ketė vetėm njė frekuencė pėr transmetimet numerike. Opozita kėrkoi mė tepėr kohė pėr miratimin e kėtij projektligji, pasi nuk janė njohur me propozimet e paraqitura nga ana e KKRT-sė pėr kėtė projekt. Kėrkesa u bė publike nga ana e socialistėve Leskaj, Ulqini dhe Dalipi. Leskaj, si kryekomisioneri, propozoi qė komisioni tė mblidhej tė shtunėn pėr tė diskutuar mbi draftet e paraqitura nga ana e grupeve tė interesit. Patozi si pėrfaqėsues politik i PD-sė nė kėtė komision pranoi qė vendimi i kėtij drafti tė shtyhet edhe 24 orė. Por edhe pse u vendos njė gjė e tillė debati politik zgjati pafund, aq sa diskutimet morėn drejtim tjetėr. Kjo bėri qė tė ketė debate ndėrmjet dy deputetėve Bello dhe Bisha, aq sa anėtarėt e majtė nė kėtė komision u larguan nga mbledhja pėr debatet e shkaktuara. Ndėrsa maxhoranca e cilėsoi qėndrimin e opozitės si tė papėrgatitur pėr tė miratuar kėtė projektligj. Deputetėt e maxhorancės deklaruan se sot nė orėn 11:00 paradite do tė presin opozitėn pėr tė miratuar kėtė projekt. Kuvendi ka parashikuar miratimin e kėtij projektligji nė seancėn e sė hėnės, e cila do tė mbahet paradite.
Komisioni i Medias, 2 projektrezoluta pėr KKRT
Komisioni i Medias do tė dėrgojė dy projektrezoluta tė ndryshme nė seancėn e ardhshme tė Parlamentit lidhur me punėn e Kėshillit Kombėtar tė Radiotelevizionit (KKRT) gjatė vitit tė kaluar. Nė mbledhjen e djeshme tė kėtij komisioni ka pasur debate tė shumta lidhur punėn e kėtij institucioni, kohėt e fundit u pasqyruan edhe nė p/rezolutat e paraqitura nga deputetėt e tė dyja palėve, lidhur me raportin vjetor tė KKRT-sė pėr vitin 2006, tė paraqitur dje nė Parlament nga kryetari i saj, Ledio Bianku. P/rezoluta e tė majtėve kėrkonte shkarkimin e anėtarėve tė KKRT-sė, pasi, sipas tyre, ky institucion ka qenė i njėanshėm dhe diskriminues nė raportet me operatorėt qė veprojnė nė tregun mediatik. Deputetėt e opozitės pretendojnė se KKRT ka zbatuar urdhrat e politikės, duke pėsuar dėshtime nė punėn e saj. Kėrkesa pėr shkarkim synon balancimin politik tė kėtij institucioni. Por kėto konkluzione tė opozitės u kundėrshtuan nga deputetėt e maxhorancės. Deputeti i PD-sė, Astrit Patozi, kundėrshtoi projektrezolutėn e paraqitur nga tė majtėt. Ai u shpreh se nė punėn e saj KKRT ka nevojė pėr pėrmirėsime, por ka ndryshime tė mėdha mes funksionimit tė kėtij institucioni sot dhe atij tė qeverisjes socialiste tė mėparshme. Ndėrsa deputeti Lesi kėrkoi qė nė p/rezolutė tė pėrfshihet dhe pika qė lidhet me shpalljen nga KKRT tė frekuencave kombėtare. Brenda muajit korrik tė kėrkojmė qė KKRT tė shpallė konkurrimin pėr frekuencat kombėtare dhe tė mbyllet shtegu i heqjes sė antenave, tha deputeti i PDK-sė.
© 2003 Gazeta Panorama
Krijoni Kontakt