Nëse hapat më lart nuk dhanë rezultat, atëherë ka mundësi të jetë faji i Yahoo Messenger. Provo të instalosh ndonjë program tjetër e shiko nëse do kesh të njëjtin problem ose shkarkoje dhe njëherë Yahoo messenger. Përveç klikimit të majtë, provo të klikosh mbi skedarin e instalimit me butonin e djathtë dhe nga menuja zgjidh Open ose Install.
Nëse përsëri nuk ndodh gjë, kliko me butonin e djathtë mbi shiritin e detyrave dhe hap "task manager". Aty shiko nëse shikon ndonjë proces me emrin e yahoo-së ose setup.exe.
Gjithashtu, hap paraqitësin e ngjarjeve (event viewer) tek start > run > eventvwr.msc
Aty shiko për ndonjë gabim dhe hidhe shënimin në forum që të shikojmë ku është problemi.
Nëse nuk e përdor Microsoft Outlook, provo ta çinstalosh fare tek lista e programeve në panelin e kontrollit.
Krijoni Kontakt