Zi ne boten e mundjes amerikane (wrestling): Kris Benua, atlet kanadez i WWE, eshte gjetur i vdekur ne shtepine e tij, prane Atlantas, bashke me gruan, Nansi dhe te birin, Daniel. Sipas policise lokale, behet fjale per vrasje-vetevrasje: Benua i ka dhene fund jetes pasi kishte vrare familjaret e tij. Ish-kampioni i botes i kishte lene pas dore impenjimet e fundit ne ring, per shkak te problemeve personale.
Tv kane thene se agjentet mendojne qe Benua, 40 vjec, ka vrare gruan dhe djalin ne fundjave dhe se i ka dhene fund jetes te henen. Kufomat jane gjetur ne tre dhoma te ndryshme. WWE-ja (World Wrestling Entarteinment) ka bere te ditur nepermjet sajtit te saj te internetit se i ka kerkuar autoriteteve per te bere verifikime rreth atletit dhe familjes se tij, pasi ishte lajmeruar nga disa miq te Benuase se ai po dergonte sms te cuditshem. Me 13 nentor 2005, u gjet i vdekur ne nje dhome Edi Gerrero, nje tjeter nga protagonistet me te njohur te mundjes boterore.
Shefi i hetimeve, togeri Tomi Pop, i Departamentit te sherifit te kontest se Fajetes, ka deklaruar per "Associated Press" se vdekjet jane trajtuar si vrasje dhe se autopsite do te behen sot (dje). Pop ka shtuar se kufomat jane gjetur ne oren 14:30, por nuk ka dashur te jape detaje. Banesa ndodhet ne nje lagje te izoluar, e rrethuar nga njera ane nga nje mur dhe nga ana tjeter nga kangjella celiku. Pardje, darka ka qene e erret, perjashto ndonje drite nga jashte. Perballe ka qene nje makine policie me dy agjente ne uniforme. Benua ka qene kampion bote ne peshat e renda dhe kampion nderkontinental. "WWE i shpreh ngushellimet e saj me te sinqerta familjareve dhe te dashurve te Benuase ne kete moment tragjedie", ka shkruar organizata ne sajtin e saj zyrtar. Luftetari duhej te ndeshej te dielen ne darke ne Hjuston ne "Vengeance" (Hakmarrja), ne nje eveniment per "pay-per-view", por eshte zevendesuar vetem ne minuten e fundit per ato qe Xhim Ros i ka percaktuar si "motive personale". I lindur ne Kanada, kishte nje shtepi ne Atlanta nga periudha kur ndeshej per WCW (World Championship Wrestling), sigel qe sot nuk ekziston me.
Krijoni Kontakt