Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 18 prej 18
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-12-2006
    Postime
    54
    Shiko ti prape ben perzierje:

    1. Kosova eshte e pushtuar nga Serbia. UNMIK sherben ketu per te ruajtur sovranitetin e saj.

    2. Siq kam thene me lart rendesi nuk ka qe mbahen zgjedhje, por ka rendesi kujt i sherbejn ato kukulla qe dalin nga zgjedhjet. Pra ato i sherbejne UNMIK dhe popullit.

    3. Sa i perket ku jetoj: Une jetoj ne Kosove shume me shume se ti. Edhe nje detaj. Une kam qene ne Kosove gjate gjith kohes se millosheviqit dhe me beso edhe atehere kemi mbajtur zgjedhje, dhe serbet kane mbyllur nje sy derisa mbanim zgjedhje, edhe atyre ju interesonte te humbasim ne iluzione kinse kemi shtet.

    4. Gabon shum qe mendon se UNIMIK deshiron te largohet. Jo zoteri sepse zyrtaret me te pavlefshem te botes gjenden ne Kosove dhe marrin mbi 30 mij euro ne muaj. Per ata Kosova eshte parajse, nuk largohen lehte.

    5. Sa i perket institucioneve, me beso qe jam pro tyre, por jo pro kukullave te UNMIK ut. Ne thelb jam i djathte dhe do te deshiroja qe Kosova te kishte demokracine Amerikane. Por te them nje gje: Jam absolutisht kunder te imagjinoj se jam ne Amerike, te festoj diten e pavaresise se Amerikes, dhe te jetoj ne Kosoven e Okupuar. Nga KUSH??? Nga serbia pra. 30 % drejteperdrejt ne enklava ndersa 70 % indirekt nga UNMIK. E urrej kete gjendje

    Pershendetje

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet nė Bllog
    22
    1. Kosova eshte e pushtuar nga Serbia. UNMIK sherben ketu per te ruajtur sovranitetin e saj.
    Ne nje mendje me ty jane edhe serbet. Kosova eshte e pushtuar nga UNMIK, pasi prezenca e atij UNMIK dhe atyre forcave te NATO e ben te pamundur ushtrimin e sovranitetit te Serbise mbi Kosoven.

    Mbase ne postimin tjeter na cudit akoma me shume e na thua qe ishim me mire ne kohen e Milloshevicit se sa ne kohen e UNMIK-ut!

    2. Siq kam thene me lart rendesi nuk ka qe mbahen zgjedhje, por ka rendesi kujt i sherbejn ato kukulla qe dalin nga zgjedhjet. Pra ato i sherbejne UNMIK dhe popullit.
    Une them kot qe mbahen zgjedhje ne Kosove, le te te pyesin ty me mire se kush duhet te udheheqi Kosoven. Per aq kohe sa ti je i lumtur me ata qe jane ne krye, kush po pyet se cfare mendojne 2.5 milion shqiptare qe jetojne ne Kosove!

    3. Sa i perket ku jetoj: Une jetoj ne Kosove shume me shume se ti. Edhe nje detaj. Une kam qene ne Kosove gjate gjith kohes se millosheviqit dhe me beso edhe atehere kemi mbajtur zgjedhje, dhe serbet kane mbyllur nje sy derisa mbanim zgjedhje, edhe atyre ju interesonte te humbasim ne iluzione kinse kemi shtet.
    Ah sa mire ishim ne kohen e Milloshevicit dhe sa po vuajme tani ne kohen e UNMIKut!!!

    4. Gabon shum qe mendon se UNIMIK deshiron te largohet. Jo zoteri sepse zyrtaret me te pavlefshem te botes gjenden ne Kosove dhe marrin mbi 30 mij euro ne muaj. Per ata Kosova eshte parajse, nuk largohen lehte.
    Po i paguan ti apo qytetaret e Kosoves rrogat e tyre? Plani i Ahtisarit dhe vete plani i BE ben fjale per mbylljen e mandatit te UNMIK ne Kosove pas shpalljes se pavaresise. Cdo diplomat i huaj qe do te vazhdoje te qendroje ne Kosove do te jete ne pozitat e konsulentit dhe jo te eprorit prane institucioneve demokratike te Kosove.

    5. Sa i perket institucioneve, me beso qe jam pro tyre, por jo pro kukullave te UNMIK ut. Ne thelb jam i djathte dhe do te deshiroja qe Kosova te kishte demokracine Amerikane. Por te them nje gje: Jam absolutisht kunder te imagjinoj se jam ne Amerike, te festoj diten e pavaresise se Amerikes, dhe te jetoj ne Kosoven e Okupuar. Nga KUSH??? Nga serbia pra. 30 % drejteperdrejt ne enklava ndersa 70 % indirekt nga UNMIK. E urrej kete gjendje
    Kush eshte kukull, presidenti Sejdiu, kryeparlamentari Berisha apo kryeministri Ceku?! Nuk te pelqen realiteti i Kosoves? Edhe mua nuk me pelqen realiteti i Kosoves dhe Shqiperise bashke, por une nuk bej me faj te huajt apo te tjeret, bile nuk e humbas as kohen qe te qurravitem poshte e larte.

    Realiteti ndryshon me kohen dhe vetem fale punes se gjithesecilit. Mbase ritmi i ndryshimit nuk eshte i kenaqshem per kedo, por Kosova ka ndryshuar dhe po ndryshon per mire cdo dite qe po jeton qe nga 1999, dhe une kam besim te plote qe me mire ka per tu bere ne ditet e vitet qe do te vine.

    Albo

  3. #13
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Vetvendosje PO, Por te gjithe jane per Vetvendosje,

    ..Ne kete teme qe mos te perseris Albon ..nuk do te shtoj gje per diskutimin e mesiperm..do te them dy fjale per antaret e Vetvendosjes dhe z.Albin Kurti.
    Cdo gje ekstreme te ben dem...edhe mjalta..dhe levdata dhe miresia bile.
    Te shohish emrat, mbiemrat te antareve te Vetvendosjes sheh se jane te zakonshem per atdhedashuri te pastert ne trollin e Kosoves...shoh ne qarqe udheheqese ..emra ilir...dhe mbiemra te atdhetareve te deshmuar te Kosoves...bile bile edhe vete trashigimtare te tyre.......
    Qe mos ta zgjas shume, te permend qe ne fillim se nuk kam paragjykim per dashurine e tyre per lirine..per Kosoven dhe kombin...Por, ne gjendjen dhe kohen qe sot eshte Kosova metodat dhe bile veprimtaria ne teresi eshte e tejkaluar..dhe bile bile disa hapa qe sot behen jane kryer shume perpara se Idhtaret dhe Veprimtaret e Vetvendosjes kane qene te lindur..dhe qe te mos vetnumerojme dhe qe te mos shkojme hapa pas ne vonesen tone shekullore...mos te fillojme cdo gje me vetveten..Kjo gje e rendomte e shqiptarve.
    Tash respekt..shume respekt brezit tone te ri..ardhmerise...por, kjo duhet te jete reciproke dhe shume me shume e kethyer me respekt nga ana tjeter..
    Po te ndegjoheshin "vizione"..te tilla edhe perpara Kosova edhe sot do te ishte ne gjendjen perpara Rambujes...Dhe perkulje me dhembje per at gjak te pafajshem fisnik, dhe perkulje me gjithe shpirt per at gjak heroik te derdhur te atyre pak luftetareve te lirise por, realiteti i dhimbshem eshte se as 10% e moshes te afte per luft nuk luftuam per Kosoven..ky eshte fakti dhe tash trimeria pas lufte dhe perzenja dhe gjuejtja me gure e nderkombetareve nuk na ben ndere, nuk tregojme ne qytetrim dhe dashuri per Kosoven..bejme te kunderten..tregojme se sa mbas jemi dhe nuk tregojme kuptim fare per gjendjen ku jemi dhe kush eshte kush ne situaten e pergjithshme ne Kosove.
    Ky eshte mendimi:
    1.Strukturat udheheqese te Kosoves i sherbejne Kosoves, popullit te vet dhe askujt tjetri..pa marre parasyshe percepcionin joreal te atyre te pakenaqurve kujdestar dhe percepcionit te tyre se vetem ata kane te drejte...si rezultat i ngjenjes te mbetur jasht loje...
    2.Nderkombetaret i solli aty vija qe deboi Serbine nga Kosova njehere e pergjithmone..dhe misioni i tyre dihet mirfilli ..eshte dore e zgjatur e bashkesise nderkombetare me mision neutral dhe me mision per popullin e Kosoves..qe mbi90% eshte shqiptare..dhe detyrimisht eshte ne misionin tone e jo te Serbise...dhe jane egzekutore te politikes dhe qendrimit te perendimit per Kosoven dhe shqiptaret.
    3. Kosova nuk eshte shtet i okupuar, eshte shtet ne formim qe ne kete faze tranzicioni..qe ne vete e zgjatem nga impotenca e politikes se pergjithshme shqiptare ne Ballkan e nuk e zgjaten nderkombetaret.. Te shpresojme se shpejti jo me larg se kete vit do te jete shtet i lire dhe i pamvarur..une kete e besoj.
    4.Per perqendrimin e serbve ne Mitrovice dhe aty ku jane sot..e kane vete shqiptaret ..ne kohen kur NATO sulmoi Serbine dhe forcat serbe ne Kosove ..dhe gjat ikjes te forcave serbe nga Kosova..shqiptaret kishin harruar gjeografine e Kosoves..me flamuj dhe me uniforma ose pa to marshonin drejt Prishtines dhe zinin ndertesa dhe zyra sikur lufta kishte mbaruar... ne kohen qe kush nuk i ndiqte..kriminelet serb qe kishin djeg njerez te gjalle ne Kosove..u ndalen ne Kosove-Mitrovice... u fortifikuan dhe dale ngadale vune kufirin bile...faji i kujt eshte qe shqiptaret nga Mitrovica shkonin te festojne ne Prishtine ..cka?..euforia dhe papergatitja e sollen Kosoven ketu ku eshte sot..
    Per fat te keq.. kemi ate qe meritojme..dhe a e dini se me sa dhimbje e them kete konstatim, duke pasur parasyshe dhimbjet dhe vuajtjet e Kosoves dhe popullit te saj Martir per keto 100 vitet e fundit..
    5. Kjo per z.Albin Kurti dhe Vetvendosjen..duhet te kuptojne realitetin objektiv te Kosoves...nje Levizje populiste tek shqiptaret ne stadin qe ka arritur Kosova ben me shume dem se sa dobi..Levizja ne te sotmen bile as ne te ardhshmen e afert te Kosoves ku Kosova do te jete nje shtet pluralist sic i thote themeli i saj ..levizja pra s'do te kete efekt shume te madh... ne avansimin e ceshtjes...as te mirqenjes se Popullit te Kosoves.
    Organizimi ne parti nga te pakenaqurit kujdestar do te ishte i sukseshem , si per Levizjen Vetvendosja dhe liderin e tyre por, do te ishte shume e sukseshme edhe per avansimin e ceshtjes..dhe zhvillimin e drejte dhe te shpejte te shtetit te ri te Kosoves..
    Emertimi Vetvendosje s'do te thote se te gjitha subjektet tjera nuk jane per vetvendosje sic nuk do te thote se mendojne te arrijne ne vetvendosje ne te njejten menyre sic mendojne antaret e Vetvendosjes.
    Qe mos te mbeten te pakenaqurit e perjetshem, dhe jashtloje perjete organizimi ne parti do te ishte me se i arsyeshem dhe produktiv si per ata dhe per Kosoven se keta te Vetvendosjes jane te Kosoves dhe shumica absolute e tyre e kane perkushtim nga ngjenja e pastert e atdhedashurise per Kosoven
    Njekohesisht sic e di une se djemt e Vetvendosjes jane nje brez i ri i Kosoves qe e duan vendin e vet me zemer dhe pa hile..madheshtine e tyre duhet ata vete ta tregojne me njohjen dhe mirnjohjen per te gjitha rrymat tjera politike ne Kosove...per institucionet e Kosoves(qe i zgjodh populli i Kosoves, jo UMNIKu)..per Presidentin...gjithe keto mirnjohje per brezin perpara jush dhe krahas jush juve u jep madheshtine dhe ka kuptim e drejta juaj dhe JO.. ndryshe...duke etiketuar cdo rryme tjeter, cdo institucion ne Kosove .. ju mbeteni perjetsisht jasht loje dhe beni te kunderten dhe nuk ndihmoni ceshtjen, nuk perdorni ne drejtimin ku duhet dashurine dhe perkushtimin tuaj fisnik.....Respekti per punen dhe perkushtimin e te tjereve dhene ceshtjes kombetare,dhe kultura politike dhe vleresimi i brezit perpara vendos Vetvendosjen ku ata kane synim.....
    Per te dale nje Vetvendosje sot...per te mosmirenjohur ata qe sot udheheqin Kosoven... eshte nje keqkuptim me i madh ne politiken dhe shoqerine shqiptare ne pergjithsi....
    ..Qe te arrij sot ku eshte Vetvendosja ..shume njerez ne cdo rryme politike..dhe institucionet e Kosoves kane me shume vite veprimtari kombetare... se sa djemt e Vetvendosjes moshe...me respektin me te sinqert dhe pa cvleftesuar fare por qe te njohish brezin perpara...po te njohish e mirnjohish veprimtarine e me te vjetrive dhe pa hile veprimtarine e bashkekohanikve per qellimin e njejte..keshtu beson ne proces...ne ardhmeri te Kosoves dhe ne nje vazhdimesi te saj ku sot per sot , per Kalane te quajtur Kosove qe ndertohet 100 vitet e fundit...ku dikush ka vure shume gure...dhe dikush eshtrat ne mure..Levizja Vetvendosja gurin e ka ne dore dhe shpresoj ta vendosi aty ku i duhet Kosoves me se shumti ..dhe jo te shtini mbi ata qe u dhan takat te mund te ngritni gurin, mbi ata qe vune themel dhe ngriten murin .....per te miren e pergjithshme...per vetveten.per.KOSOVEN.


    Me nderime per gjithe spektrin politik ne Kosove, Per Kosoven... per Vazhdimesine...per ardhmerine... per Vetvendosjen,

    bili99
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bili99 : 11-07-2007 mė 18:10

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e FeeZee
    Anėtarėsuar
    24-04-2007
    Vendndodhja
    Gilan
    Postime
    82
    Te them te drejten i lexova disa paragrafe te interesanta... me se shumti me pelqeu fjalia "Cdo gje ekstreme te ben dem...edhe mjalta..dhe levdata dhe miresia bile."

    Ekstremen e percakton njeriu sipas njohurive, dhe ndikimit qe e ka nga faktoret e jashtem, familja, shoqeria, dhe informata.

    Me nje emision "Jeta ne Kosove", analistet politike, jo ata te Vetvendosjes, mendonin qe politikanet tane, me pretekst qe Kosova e ka prioritet pavarsine, edhe tu e pas parasysh qe pavarsia eshte proces dhe nuk m'varet prej tyne, atehere ata duhet te kontribuojn ne qeshtjet tjera te rendesishme per Kosoven, e ato jane: Uji, rryma, kanalizimi, rruget, pensionet, pagat e arsmitareve, hapja e vendeve te punes, edhe zvoglimi i korrupcionit (sepse nuk do te zhduket kurr).

    Si rezultat i mos punes se tyre ata e ngushllojne popullin edhe veten qe jane te preoukupuar me Pavarsine e Kosoves, edhe keshtu ka ra standardi i jeteses ne Kosove jashtzakonisht shume.

    Une shprehi keqardhjen time per mendimet e gurbetqarve, dhe njerzve qe nuk jetojne ne Kosove, qe po tinglloni sikur t'padijshem, po krijoni formulim te fjalive qe sikur edhe une te mos jetoja n'Kosove do t'mendoja sikur jo, apo edhe une te isha politikan dhe te vozitja Mercedes me klime do t'i perdorja citatet e juaja, por ktu realiteti eshte krejtesisht tjeter, prandaj, ju lutem, shume ju lutem mos i ofendoni antaret e vetem opozitare ne Kosove, sepse politikanet i ka bashkuar Euroja, dhe jo Kosova, keshtu qe populli i Kosoves qe jeton brenda teritorit te Kosoves, me te vertet e ka veshtire...

    Per ta perfunduar kete shkrim do ta kisha cek 1 mendim te 1 shokut tim " Energjia elektrike duhet te jete e drejte e pacenushme e njeriut, dhe nese nuk ki energji elektrike, duhet te llogaritet sikur mohim i te drejtave te njeriut."

    Kaq kisha.

    FeeZee

  5. #15
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    "Une muj se mundona",( mua kjo moto me pelqen..dhe ta zbatosh ne jete bile do te marri edhe kuptimin e vertete)

    I nderuar Fisi,

    Me pelqeu shkrimi i mesiperm dhe te them te drejten une nuk pergjigjem per nje paragraf qe ti me maturi dhe kulture thua: " ..vetem ju lutem mos ofendoni antaret e opozites se vetme ne Kosove.."..dhe une nuk do te pergjigjem per kete se s'mund te identifikoj vehten me nje ofendues te gjakut tim , di dhe ndjeje me shume bile shume me shum se mund te shpreh ketu me fjale.Kam parasysh se djemt e Vetvendosjes jane brezi i ardhmerise por, qe me te vertete te jene i ardhmerise se ndritshme dhe ti sjellin Kosoves driten edhe bukfalisht bile(rrymen elektrike)..duhet te reflektojne respekt per vlerat njerezore dhe kombetare.Tash te jap nje shembull te thjeshte une Ty personalisht qe ta dishe apriori qe qellimi eshte i pastert kristal se une s'jam nga Kosova dhe ndoshta nuk do te jetoj ndonjehere ne Kosove..por, ja shembulli; ne nje shkrim te mesiperm qe ke marre ne mbrojtje nje rryme te re ne Kosove ne menyre te sjellshme dhe me shprehje shqetsimi per rrethanat ne Kosove dhe me brenge per Kosoven,mund te fitosh respektin dhe te zgjojsh edhe interesimin me te madh per vete problemin qe trajtohet...por nga ana tjeter po te drejtohesh ne nje menyre tjeter , te personalizosh, te ofendojsh etj. e ben te kunderten dmth jo vetem qe nuk zgjon interesimin per ceshtjen ..bile mund te injorohesh dhe mos te marrish pergjigje bile sic shkruaj une ketu mendimin tim.Vete menyra eshte katalizatori..eshte celsi i zgjidhjes se problemit tek njerezit ne pergjithsi dhe tek shqiptaret ne vecanti.Menyra e liderit dhe Vetvendosjes duhet te nderroje nga ajo populiste dhe shpesh anarkiste ne nje nivel me te larte te organizimit dhe kultures politike.Tash qe Levizja Vetvendosja te paraqesi nje force te vertete nuk ka rruge tjeter.vetem respekti per te gjitha subjektet egzistuese dhe mospajtimi i plote me mossuksesin e atyre subjekteve dhe angazhimi per te nderruar realitetin e Kosoves..Kete duhet ta bejne Ata qe vehtes i kane vene nje mision te tille ..por, qe te tregohen se me te vertete duan dhe mund te sjellin ardhmerine e ndritshme te Kosoves duhet ta bejne me te vertete .. te reflektojne atdhedashuri idealiste sic mendohet se jane dhe jo te reflektojne mosrespekt, anarki dhe jopergjegjesi qytetare( dhe per te gjitha keto une nuk i akuzoj..por,them si duhet te jene qe vertete te ngrohin zemren e cdo shqiptari ne bote dhe te ngrohin zemren e vuajtur te Kosoves).
    Ai qe nuk ndegjon dhe ka mendje te parapercaktuar dhe jo te hapur per ide , mendime te ndryshme, krahasime me veprimtari te ndryshme te te tjerve..shkon nga gabimi ne gabim dhe sot per sot Vetvendosja nuk eshte larg kesaj qe une me shume keqardhje e konstatoj mu ketu.
    Vetvendosja leshohet ne aventura qe neser do ti nenshtrohet vetshkatrrimit ne menyren qe shkon.Qe te mbesi opozite e partive politike duhet te behet nje e tille dhe per fat te keq s'ka menyre tjeter ..jo me s'ka me vend per populizem ne sistemin pluralist..nuk mund te jeshe me Levizje ne kuptimin e dhene te paramenduar me ne Kosove per arsye shume te thjeshte te gjitha subjektet politike ne Kosove kane interesa te vecanta pos interesit te pergjithshem Kosoves qe e ndajne me te tjeret.Kjo detyrimisht e perfshin shumicen absolute te popullates se Kosoves ..Te gjitha subjektet egzistuese ne Kosove kane antare dhe familjare qe perkrahin subjektet e veta dhe nuk jane me Levizjen Vetvendosja por, per Vetvendosje jane. Qe Levizja Vetvendosja te sjelle ndryshime dhe risi ne shoqerine Kosovare duhet te ulet njehere e mire a do te egzistoj dhe si te jete produktive ne vend qe vetem te beje zhurme shpesh edhe kur qetesia eshte me e nevojshme..se veprat flasin me mire se fjalet dhe zhurma.
    Kete ata vete duhet ta konsiderojne dhe te nisin nje fillim te Ri prej themelit, ti rreken punes ..sic eshte ne ate analizen nga ajo tryeza e politikanve qe ti sjelle me lart ne " Jeta ne Kosove"..jo te permendet se sa mire kane folur ata politikanet...sa mire kane akuzuar strukturat udheheqse te Kosoves..(dhe une ketu pajtohem plotesisht me akuzat nga ata far, analistash politik bile 100% por, nuk pajtohem me Levizjen Vetvendosja qe ben te njejten gje). Pse them se Levizja Vetvendosja duhet te ulet dhe te vetvendosi njehere e mire per vehte cka don : A don Levizja Vetvendosja te shtyj subjektet egzistuese te kryejn punen ne menyren qe preferohet si menyre e mire ? ose Levizja Vetvendosja eshte e gatshme te punoje per zgjidhjen definitive te ceshtjes dhe neser te marri ne dore poziten udheheqse te Kosoves( them shumicen e pozites udheheqse se gjithe s'do ta marri kurre ...dhe asnje jo vetem Vetvendosja ..pluralizmi..c'ti besh..).. KJO ESHTE PYETJA PER VETVENDOSJEN.

    Dhe kjo eshte keshilla ime per Levizjen Vetvendosja: Po te zgjedhin te paren .(nuk do te mund asnjehere te detyrojne nje stil dhe menyre por as nje ceshtje te zgjidhet nga subjektet egzistuese si thote vetvendosja kjo s'do behet).aty jane ne momentin e tanishem ..qe dmth. bejne analiza politike, dhe numrojne gabimet e atyre qe punojne(aq sa punojne)..dhe lexojne dhe ndegjojne analistat politik te Kosoves dhe bashkohen me ata dhe bashke me subjektet egzistuese..tash tre pale bashke i zejne frymen Kosoves.

    Per mua ndoshta edhe kollaj eshte te japish keshilla por, le te me lejohet ky luks per shkak te nje qellimi te vetem Kosoves dhe popullit te saj....
    PER MUA LEVIZJA VETVENDOSJA TE ZGJEDHI TE DYTEN: qe don te thote te zgjedhi rolin e puntorit dhe kjo eshte rruga me e veshtire e cdo levizje.Ti rreket punes .Te gjitha punet ne Kosove nga ata te lartpermendurat qe jane ne takatin e Vetvendosjes ti beje qe neser...ne vend nje kritike per rruge te papasterta te pastroje rruget..ne vend nje demonstrate te beje aksione per zbukurimin e Kosoves, dhe cdo pune tjeter qe mund te beje ne Kosove dhe jo vetem fjale dhe kritika.Kjo do te tregoje dedikimin idealist per Kosoven shtetin e Ri nga gjenerata e Re...dhe ky eshte nje sindrom ne Ballkan..te gjithe folin per gabimet e te tjereve dhe as kane kohe te bejne gje tjeter..ne vend qe energjia dhe elani i nje Levizje harxhohet duke kritikuar dhe edukuar ne percepcion negativ te njohjes se vlerave Kosova Vetnumron..rrin aty ku eshte..dhe kjo rruga e dyte rruga e punes ne vend te kritikes i jep uje, pasterti DRITE KOSOVES..dhe po te behet nga Levizja Vetvendosja i sjelle Ata ku duan te jene per Kosoven,dhe i sjelle ata ku i duhen Kosoves.. punen e respekton edhe jopuntori..neser edhe antare te te gjitha subjekteve tjera do te votojne Levizjen Vetvendosja...vepra flet me shume...shume me shume se zhurma dhe fjala...se po te jete me fjale qe deri sot eshte duke bere Levizja Vetvendosja..me mire le te shperbehet SOT.. se te gjithe fjalamanet nder me te medhenjte ne Ballkan bile,jane ne taborrin tjeter dine me shume fjale...dhe dine shume fjale me te mira se cdo antare i Vetvendosjes ..pa perjashtim..Te dijshe dhe te bejsh ka dallim..shume bile..dhe ketu mund ti fitoje Vetvendosja me pune se sa per fjale s'munden kurre as athere bile jo.....Sic kane thene edhe te tjere perpara vetem te perseris per perfundim : Sillni driten Kosoves ne vend qe te mallkoni erresiren...
    Kosova eshet e etshme per uje, per buke , per drite...Kosova eshte e etshme per Besen e Levizjes Vetvendosja ..per PUNE.


    Une u dua juve te gjitheve dhe partia ime eshte KOSOVA.


    Me nderime per Fisin...
    Vetvendosje brez i Ri.
    Per te Kosoves plisin.
    Per Drite, per LIRI.


    Me nderime per Kosoven,
    bili99
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bili99 : 12-07-2007 mė 08:58

  6. #16
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Institucionet e Kosovės nuk janė diēka qė jemi tė varur prej tyre. Ata nuk janė buka jonė.
    Pėrkundrazi, rrėzimi i tyre sot ėshtė njė nevojė.
    Populli nuk ka tjetėr rrugėdalje. Varfėria e popullit ėshtė e skajshme.

    "Kafshatė qė s'kapėrdihet ėshtė or vėlla mjerimi" thoshte Migjeni

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e FeeZee
    Anėtarėsuar
    24-04-2007
    Vendndodhja
    Gilan
    Postime
    82
    Pershendetje bili99,

    Eshte knaqesi kur dikush ti hape syte, ta pastron mendjen me ane te kshillave, e jo duke perdorur injorancen pegjate diskutimit...

    Une e pranoj komplet keshillen tonde sikur dishka pozitive dhe per te miren e popullit te Kosoves, por ( fatkeqesisht ekziston 1 por) e vetmja menyre per ta motivuar ndonje qytetare te Kosoves eshte Pavarsia. Sepse format tjera te motivimit per tu ndermarr ndonje iniciative e nivelit me te ulet, nga jopjesemarresit qe do te jene pothuajshe 100 % do te arsyetohet me fjaline e shumeperdorur ne Kosove "Kom' pune ma t'me'qme une".

    Poashtu, me pelqeu si ke shkruar, sepse une e konsideroj si te shkruar me teper kujdes, kulture dhe pozitivitet, qe koheve te fundit nuk eshte edhe shume prezent te Shqiptaret.

    Ne nje vend ku leximi eshte dishka qe nuk eshte ne trend, kjo e bene edhe me te veshtire zhvillimin e programit politik te Vetevendosjes, pasi se mediat nuk i japin aspak hapsire, si dhe arrestimi i themeluesit, dhe liderit te k'saj levizje e bene edhe me te veshtire organizimin. I arrestuari i vetem politik ne Evrope, sidomos ne vendin ku udheheqet nga Kombet e Bashkuara e bene edhe me te veshtire rigrupimin e Levizjes Vetvendosja. Kete e them sepse sot mediat ne bashkpunim me KEK ( korporaten energjetike te Kosoves) luajn rolin kryesor per manipulimin e popullates, dhe tani kur diskutohet shtyrja e zgjedhjes se statusin te Kosoves, qytetaret e Kosoves menjehere kane probleme me energji elektrike,(5 ore pa rryme, dhe 1 ore me rryme) dhe me kete menyre ia largojne vemendjen nga situata aktuale qe eshte ka mbreteron ne vend.

    Qytetaret jane te hutuar... i hutuar jame edhe une! Une nuk jame antare i asnje organizate politike, por nga kendveshtrimi im une nuk shof asnje rrugdalje tjeter perpos forces, sepse eurot nuk i kemi per ti paguar, pra keto dyja; forca dhe parja jane te vetmet gjuhe qe i njohin lideret tane...

    Per ne fund, askush nuk e konteston dijen e politikaneve te vendit, por rezultatet jane kontestuese. Per ta permbyllur kete shkrim do ta perdori 1 citat nga Rexhep Qosja qe nuk e di perpikerisht, por e di konceptualisht " Zot me ruaj nga njerzit e dijshem, sepse nga te padijshmit po ruhna vet." Prandaj, Bili i nderuar, me beso qe ne Kosove eshte veshtire, me shume se veshtire te mendosh si shoqeri, por vetem individualisht mund te jesh i sukses'shem...


    Me respekt,

    FeeZee

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-04-2006
    Postime
    560
    Citim Postuar mė parė nga alibaba
    Institucionet e Kosovės nuk janė diēka qė jemi tė varur prej tyre. Ata nuk janė buka jonė.
    Pėrkundrazi, rrėzimi i tyre sot ėshtė njė nevojė.
    Populli nuk ka tjetėr rrugėdalje. Varfėria e popullit ėshtė e skajshme.

    "Kafshatė qė s'kapėrdihet ėshtė or vėlla mjerimi" thoshte Migjeni
    ================================================== ========Qka je kahe fole more ti..., si mendoni ti ti "rrezoshe" instucionet e kosoves, a e dine ti se sa me munde ne i ndertuam ato instucione te Kosoves e ti thua se duhet ti rrezojm!!!
    Kushe je ti qe merre asi guximi qe thua se duhet qe pa tjeter ti rrezojm isntucionet tona! Ti ke qefe qe serbi ose greki te qeverisin shiptaret! Ose Rusi se gati harrova!
    Udheheqsat Kosovar jane zgjedhur ne menyre demokratike, ne zgjedhjet e lira, keshtu qe deri ne zgjedhje e ardheshme te lira, duhet te udheheqin keta udheheqsa. te pilqej ty apo nuk te pilqej "alibana"
    Kur te mbahen zgjedhjet e ardheshme te lira, ateher kushe fiton fiton ja paft hajrin. E jo te punohet me dhune si ne Palestin! Ose gjetiu ne vendet Arabe, ne jetojm ne Evrop dhe jemi te civilizuar dhe ne ate drejtim do ter shkojm.
    Sa i perket Albin Kurtit dhe vetvendosjes=0
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dardaniAU : 12-07-2007 mė 20:23

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •