Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240

    Zbulohen skeletet e termetit te para 800 vjeteve

    Zbulohen skeletet e termetit te para 800 vjeteve
    Alket Aliu
    E Shtune, 07 Korrik 2007

    DURRES - Ne rrenojat e amfiteatrit te Durresit jane zbuluar nga ekspedita e perbashket italo-shqiptare tre skelete teteqindvjecare. Sipas arkeologeve, mendohet se ato i perkasin viktimave te termetit te fuqishem te vitit 1273, i cili rrenoi pothuajse teresisht Durresin mesjetar. Arkeologet bejne te ditur se tre skeletet jane gjetur prane njeri-tjetrit. Nga te dhenat paraprake rezulton se ato i perkasin nje mashkulli, nje femre dhe nje femije, cka ka hedhur hipotezen se i perkasin te njejtes familje.

    Sipas arkeologeve, te dhenat antropologjike flasin per nje mashkull dhe nje femer ne moshe pak a shume te re qe jane gjetur prane njeri-tjetrit dhe pak hapa larg tyre edhe femija. Drejtori i Departamentit te Arkeologjise ne Durres, profesor Afrim Hoti thote se skeletet jane derguar ne laboratorin antropologjik, ku do te realizohen edhe analizat e ADN-se, te cilat pritet te konfirmojne tezen e zbuluesve per nje familje te shuar nen tavanin e shtepise. Megjithate zbulimi konsiderohet historik, per faktin se per here te pare jane zbuluar gjurme te termetit shkaterrimtar te vitit 1273, per te cilin kishte vetem te dhena dokumentare. "Ne te vertete, qe vitin e shkuar dolen ne drite pjese te rrenuara te hyrjes jugore te amfiteatrit"-thote prof. Hoti.-"Masivet e medha te gurta dhe shenjat qe ato paraqisnin ishin deshmi e nje force madhore qe i kishte copetuar. Qe atehere u hodh hipoteza se kishim rene ne gjurmet e termetit te shekullit XIII."

    Termeti i vitit 1273 per here te pare ka ngritur siparin perpara arkeologeve duke shfaqur aktin e fundit te nje tragjedie familjare. Ne rrenojat e nje ndertese qe sipas specialisteve konsiderohet modeste, jane zbuluar skeletet e nje familjeje qe perfundoi nen germadha. Pozicioni ne te cilin u gjeten skeletet ka befasuar arkeologet. Prinderit dhe femija jane varrosur nen gure ne nje pozicion klasik alarmi. "Duket qarte se prinderit jane te drejtuar drejt femijes dhe vogelushi qe eshte duke vrapuar drejt tyre"-thote njeri prej arkeologeve italiane qe ne keto dite te nxehta korriku po thyejne qetesine e mijevjecareve me kazma, lopata, karroca dore, furca dhe vegla te germimeve te imeta.

    Zbulimi i fundit pritet te pasohet edhe me te tjere. Sipas specialisteve, tashme eshte arritur ne nje shtresezim te mesjetes se mesme, i cili pritet te shoqerohet me surpriza te tjera. Kjo pasi vendi ne te cilen po germohet paraqet karakteristika te nje zone te banuar ne vazhdimesi. "Kjo lidhet me ujin e grumbulluar qe ne antikitet ne galerite e thella te amfiteatrit"-thote Sara Santoro, profesoresha e Universitetit te Parmes qe drejton prej kater vjetesh projektin italo-shqiptar te germimeve ne rrenojat e amfiteatrit te Durresit.- "Ne kete vend mjaftonte te germoje pak dhe dilte uji, cka ka bere te jete prej mijera vjetesh i preferuar per banim. Gjate ekspeditave te kaluara ketu jane zbuluar nje sere pusesh uji te periudhave te ndryshme, te cilet per banoret e Durresit simbolizonin jeten." Dhe pikerisht ketu jeta dhe vdekja po shpalosen perpara arkeologeve me te gjithe madheshtine e trasheguar nga shekujt.


    kohajone
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    #VamosArgentina

Tema tė Ngjashme

  1. Qeveria e Kosovės dėrgon ndihma pas tėrmetit nė Himarė
    Nga DYDRINAS nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 08:20
  2. Zbulohen Eshtra Emigrantesh
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-05-2004, 06:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •