Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 46
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Postime
    202

    Dikur të njëjtën vajzë dashuruam

    Kujtedo mund ti kete ndodhur ne jeten e tij qe te kete dashuruar te njejten vajze te cilen e dashuronte edhe shoku i tij. Kjo mund ti kete ndodhur edhe dy shoqeve, pra te kene dashuruar te njejtin mashkull. Si e keni perjetuar?! Ja keni rrembyer njeri - tjetrit, apo thjeshte keni humbur qe te dy dashurine e saj ne rastin e meshkujve, apo keni humbur dashurine e tij ne rastin e femrave?
    Mua me ka ndodhur dicka e tille shume vite me pare me nje shokun tim te ngushte(sot eshte kantautor me shume emer ne muziken shqiptare dhe madje ka realizuar edhe nje kenge me kete teme, por jo me vargjet e mia) dhe per te mos prishur shoqerine tone u terhoqem prej saj duke sakrifikuar dashurine. Te dy u terhoqem duke menduar se ja kishim lene tjetrit ta gezonte ate femer dhe nuk e pyetem per vite te tera njeri - tjetrin, teksa mendonim ne vetvete qe kishim bere sakrifice dhe tjetri e kishte"gezuar". Nje dite pas shume vitesh, akulli u thye dhe pyetem njeri - tjetrin dhe morem vesh se asnjeri nuk e kishte gezuar dashurine e tij te ndrydhur ne shpirt dhe per me teper asnjeri nuk e kishte takuar me qe prej asaj kohe.


    Nga larg kur erdhe më vështrove në sy shoku im,
    Pa mërinë e shkuar dhe zemër të lënduar.
    Nga larg kur erdha të vështrova në sy shoku im,
    Me paqe dhe gëzim të ngulur në vështrim.

    Dikur të njëjtën vajzë dashuruam,
    Dikur një vajzë të dy na dashuronte,
    Dhe sipari i errësirës ra në miqësinë tonë,
    Duke na ndezur flakën në shpirt për sytë e saj.

    Përballë njëri - tjetrit më nuk qëndronim,
    Larg njëri tjetrit nuk mund të shkonim,
    Si hije lëviznim pa mundur të prekim,
    Dashurine që ajo na falte.

    E humbëm gjethen e njomë të pranverës ,
    Për të pyetur në vjeshtë ,
    Kur nga larg erdhe,
    Kur nga larg erdha,
    Ti mua ,
    Unë ty,
    E ke parë?
    Jo të thashë,
    Jo më the,
    Ku është vallë?!
    U vetëpyetëm.

  2. #2
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Kesaj vajze do tja vija emrin Qipro...me fal adidu por sonte me ka mberthyer nje ndjenje e forte humori..eshte me e forte se une...nuk kam c'ti bej...me fal..

    Mua per fat te mire nuk me ka rastisur dicka e tille por nuk besoj se do te kisha vepruar ndryshe nga ti..gjithmone me ka karakterizuar nje ndjenje e forte besnikerie ndaj shoqerise..ndoshta eshte dicka tipike Shqiptare..

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Postime
    202
    Citim Postuar më parë nga shoku_tanku
    Kesaj vajze do tja vija emrin Qipro...me fal adidu por sonte me ka mberthyer nje ndjenje e forte humori..eshte me e forte se une...nuk kam c'ti bej...me fal..

    Mua per fat te mire nuk me ka rastisur dicka e tille por nuk besoj se do te kisha vepruar ndryshe nga ti..gjithmone me ka karakterizuar nje ndjenje e forte besnikerie ndaj shoqerise..ndoshta eshte dicka tipike Shqiptare..
    hahahaha ...me pelqen sinqeriteti yt dhe pa dashur te banalizoj temen qe kam hapur vete po te vij nje cast pas fijes duke te thene seipron e dashurojne te dyja palet qe nuk jane miq por armiq dhe jo vetem nuk i leshojne pe njera - tjetres por e kane ndare duke perdorur njeri pjesen e poshteme dhe tjetri te sipermen. Lol.

  4. #4
    Spontanisht, me erdhi nder mend teksti i Timo Fllokos.


    Falja njërit dashurinë
    Timo Flloko - P. Çako

    Unë për ty i brodha rrugët,
    pa fund në Tiranë...
    Kujt ia fal, ti, përkëdheljet,
    dhe puthjet këtë natë?!
    Dalngadalë po shuhen dritat,
    në bulevard...
    Shirat nisën prapë... zogjtë po ikin...
    dhe unë mbeta,
    si një endacak!

    Sa çudi kur ti më thua:
    Në zemër të kam...
    Unë e ndjej, ti e bën enkas,
    me shpresë kot më mban.
    Dhe pastaj sërisht largohesh,
    nga syte më humb,
    mallin të ma shtosh.
    Pa ty, mbyllem thellë në vete,
    Qytetit s'dal dot.

    Mos na bëj aq shumë të vuajmë,
    hape zemrën dhe na thuaj:
    Cilin do më shumë nga ne?
    Me pang në shpirt, ti, mos na lër!
    Falja njërit dashurinë,
    kurse tjetrit dëshpërimin...
    Dhimbjen kush nuk e provon, zemra ime,
    në këtë botë!

    U bënë netë që s'po të shohim,
    dhe blirët janë tharë.
    Piano-baret, bulevardet,
    pa ty heshtin, qajnë...
    I mungon ti këtij qyteti,
    në çdo skaj, në çdo sekondë...
    Hyri dimri përsëri,
    dhe zemra tu ftoh?!


    Vertete e kam pasur dhe une nje rast disi te tille, edhe pse vargu, nuk me ka "zbritur" ende.

  5. #5
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Citim Postuar më parë nga adidu
    hahahaha ...me pelqen sinqeriteti yt dhe pa dashur te banalizoj temen qe kam hapur vete po te vij nje cast pas fijes duke te thene seipron e dashurojne te dyja palet qe nuk jane miq por armiq dhe jo vetem nuk i leshojne pe njera - tjetres por e kane ndare duke perdorur njeri pjesen e poshteme dhe tjetri te sipermen. Lol.
    Megjithate,mbetet toke e askujt...c'fare me ben te besoj se edhe ju te dy,nese do te vazhdonit ta lakmonit ate vajze,nuk do te perfundonit si Turqia me Greqine..

    Ju nuk donit te sakrifikonit shoqerine per hir te kesaj dashurie,gjithashtu edhe shtetet ne fjale,ndoshta nuk donin te sakrifikonin "fqinjesine e mire"

    Kam nje ndikim negativ ne temtat qe trajtohen me seriozitet...te keshilloj te mos me vish me mbas fillit....nuk dua te njollosesh reputacionin tend"sinqerisht te shkelqyer" per shkakun tim...une jam i pandreqshem Adrian..

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Postime
    202
    Citim Postuar më parë nga *PaLmA*
    Spontanisht, me erdhi nder mend teksti i Timo Fllokos.


    Falja njërit dashurinë
    Timo Flloko - P. Çako

    Unë për ty i brodha rrugët,
    pa fund në Tiranë...
    Kujt ia fal, ti, përkëdheljet,
    dhe puthjet këtë natë?!
    Dalngadalë po shuhen dritat,
    në bulevard...
    Shirat nisën prapë... zogjtë po ikin...
    dhe unë mbeta,
    si një endacak!

    Sa çudi kur ti më thua:
    Në zemër të kam...
    Unë e ndjej, ti e bën enkas,
    me shpresë kot më mban.
    Dhe pastaj sërisht largohesh,
    nga syte më humb,
    mallin të ma shtosh.
    Pa ty, mbyllem thellë në vete,
    Qytetit s'dal dot.

    Mos na bëj aq shumë të vuajmë,
    hape zemrën dhe na thuaj:
    Cilin do më shumë nga ne?
    Me pang në shpirt, ti, mos na lër!
    Falja njërit dashurinë,
    kurse tjetrit dëshpërimin...
    Dhimbjen kush nuk e provon, zemra ime,
    në këtë botë!

    U bënë netë që s'po të shohim,
    dhe blirët janë tharë.
    Piano-baret, bulevardet,
    pa ty heshtin, qajnë...
    I mungon ti këtij qyteti,
    në çdo skaj, në çdo sekondë...
    Hyri dimri përsëri,
    dhe zemra tu ftoh?!


    Vertete e kam pasur dhe une nje rast disi te tille, edhe pse vargu, nuk me ka "zbritur" ende.

    Kur vargu nuk zbret ne shkallet e lagura nga lotet e hidhur,
    Drejt faqeve te bardha te bodrumit te poezise,
    Do te thote se shpirti ka perdorur ashensorin e dashurise,
    Per te dale ne siperfaqen e realitetit me shi dhe furtuna.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Postime
    202
    Citim Postuar më parë nga shoku_tanku
    Megjithate,mbetet toke e askujt...c'fare me ben te besoj se edhe ju te dy,nese do te vazhdonit ta lakmonit ate vajze,nuk do te perfundonit si Turqia me Greqine..

    Ju nuk donit te sakrifikonit shoqerine per hir te kesaj dashurie,gjithashtu edhe shtetet ne fjale,ndoshta nuk donin te sakrifikonin "fqinjesine e mire"

    Kam nje ndikim negativ ne temtat qe trajtohen me seriozitet...te keshilloj te mos me vish me mbas fillit....nuk dua te njollosesh reputacionin tend"sinqerisht te shkelqyer" per shkakun tim...une jam i pandreqshem Adrian..
    Pandreqshmeri me ndikim negativ,
    pas fijes te shkoj,
    qe sfiden me zemren tende ta kerkosh,
    dhe jo mllefit talles me shpirt te derrmuar,
    ti biesh ne preher.

  8. #8
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    I forte paske qene , sakrifikove dashurine per shoqerine . lol

  9. #9
    KORCARE 4 EVER Maska e zhorzhi
    Anëtarësuar
    09-01-2007
    Vendndodhja
    atje ku lindja e diellit te jep nje shprese te re....
    Postime
    610
    Citim Postuar më parë nga shoku_tanku
    ...me fal adidu por sonte me ka mberthyer nje ndjenje e forte humori..eshte me e forte se une...nuk kam c'ti bej...me fal..
    ..
    te porosita 1000 here,mos me pi me fund se te bie ne koke kjo raki,
    por ti prape se prapi nuk ma vure veshin.......

    shih se cben tani........edhe ku pa ne forum.
    dont worry be happy

  10. #10
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Citim Postuar më parë nga adidu
    Pandreqshmeri me ndikim negativ,
    pas fijes te shkoj,
    qe sfiden me zemren tende ta kerkosh,
    dhe jo mllefit talles me shpirt te derrmuar,
    ti biesh ne preher.
    Gdhihem e ngrysem nen ngerdheshjet e surreterve te zgjeruar,
    te zbardhur ne nje fraksion sekondi..
    Sa shpejt ndryshuan ngjyre!
    sa shpejt u ndriu qimja,ajo qime e ndryshkur prej nje jete..
    Por ajo lekure vetetitese,nuk mund t'u mbuloje dot sterrine qe kane ne shpirt..

    Ato duar te sheruara nga kallot,nuk munden te dhurojne me ate shterngimin
    e perzemert qe dhuronin dikur..

    Ato fjale,dikur te thjeshta,fjale qe qellonin ne zemer' sot jane zevendesuar me terminologji boshe...me vrasin veshet..

    Ai shpirt,dikur i pasur...sot eshte bere skllav i sarajeve..shkelqimi i tij,ka humbur ne dritat vezelluese te salloneve te mermerta..

    C'mund te beje tjeter ky shpirt jetim"
    Si t'u drejtohet miqve...me c'gjuhe t'u flase?...gjuhen qe perdornim dikur,e kane fshire nga fjalori i zemres...nuk kane me deshire ta flasin...nuk kane me deshire ta degjojne..

    U flas me gjuhen e mllefit ironizues...vetem kjo me ka mbetur...e degjojne dhe vazhdojne te ngerdheshen...nje ngerdheshje cinike...kafsherore'

    Ju qeshni me mua por nuk e kuptoni se qani vehten"
    Humbet nje madheshti reale,per te fituar nje madheshti delir'

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Jezusi ka të njëjtën lavdi si Ati
    Nga daniel00 në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-03-2009, 22:15
  2. Shkrimet e Hershme: Tertuliani mbi lutjen
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-12-2006, 08:34
  3. Muhamedi, Nje Perpjekje Perendimore Per Te Kuptuar Islamin
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2006, 10:44
  4. Si te kem qasje ne dy Workgroupa ne te njejten kohe?
    Nga headsh0t13 në forumin Rrjeti kompjuterik
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-12-2004, 00:19
  5. A mund te dashurosh dy persoan ne nje njejten kohe?
    Nga korcarja_16 në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 02-04-2004, 10:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •