Lindja dhe Perėndimi
Pėr perėndimorėt arsyeja ėshtė organizator i jetės,
Pėr lindorėt dashuria ėshtė sekreti i ēdo qenieje,
Vetėm nėpėrmjet dashurisė inteligjenca mund ta njehė Zotin,
Veprat e dashurisė gjejnė themele tė forta nė arsye.
Kur dashuria pėrcillet me arsye,
Ajo ka fuqi ta pėrfytyrojė njė botė tjetėr,
Ngrihuni atėherė dhe projektoni atė botė tjetėr,
Botė tė dashurisė dhe inteligjencės, tok nė njė.
Dėshira e flaktė e evropianėve ėshtė shfryrė,
Sytė e tyre akoma vrojtojnė, por zemrat u kanė vdekur,
Dhembshėm janė ngadhėnjyer me shpatat e tyre,
Tė qėlluar, tė therur, vetė kanė qenė gjahtarė.
Mos kėrko zjarr dhe dehshmėri nė verėn e tyre,
Nuk do tė agojė epokė e re nė qiellin e tyre,
Flaka e jetės vjen nga zjarri juaj,
Detyrė e juaja ėshtė tė krijoni botė tė re.
Mustafa Kemali, i cili ka kėnduar pėr rilindje tė madhe,
Ka folur se fotografia e vjetėr doemos duhet pastruar dhe shkėlqyer
Nuk mund tė rilindet vitaliteti i Qabės
Nėse nė kėtė shenjtėri hyjnė Lati dhe Menati i ri nga Evropa.
Jo, turqit nuk kanė melodi tė re nė bredhjen e tyre,
Atė qė ata e quajnė tė re ėshtė vetėm kėngė e vjetėr e Evropės,
Nuk ka hyrė puhi e ajrit tė freskėt nė kraharorėt e tyre,
Ata nuk kanė nė mendje kurrfarė ideje tė re tė botės.
Turqia po shkon pashmangshėm tok me kėtė botė,
E shkrirė nė flakėn e botės si dylli tė cilin ne e njohim,
Origjinaliteti ėshtė nė palcė tė ēdo krijese
Duke imituar jeta kurrė nuk do ta pėrtėrijė.
Zemra e gjallė, krijuesi i kohėve dhe epokave,
Nuk ėshtė enkas i dashuruar nė imitim,
Nėse e ke shpirtin e muslimanit tė vėrtetė,
Hulumtoje ndėrgjegjen tėnde dhe Kuranin.
Njėqind bota tė reja gjenden nė vargjet e tij,
Shekuj tė tėrė janė tė prehura nė ēastet e tij,
Njė nga botėt e tij i pėrgjigjet epokės sė tanishme,
Kape, nėse zemra nė gjoksin tėnd e kupton tė vėrtetėn.
Edhe shėrbėtori qė beson ėshtė shenjė e Zotit,
Ēdo botė pėr shpirtin e tij ėshtė sikur rrobat,
Kur njė botė vjetrohet nė kraharorin e tij,
Kurani ia dhuron tjetrėn.
Pėrktheu: Nexhat Ibrahimi
Krijoni Kontakt