Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084

    Piratët shqiptarë sulmojnë faqen e policisë belge

    Piratet shqiptare sulmojne faqen e policise belge

    E Premte, 06 Korrik 2007


    Ne fillim eshte degjuar kolona muzikore e serialit amerikan “Djem te keqij”, (Bad boys) dhe me pas eshte shfaqur nje mesazh ne tre gjuhe, frengjisht, anglisht dhe ne shqip. Faqja zyrtare e policise belge sulmohet nga pirate shqiptare nepermjet mesazheve ku kerkohet lirimi i nje prej te arrestuarve ne operacionin me te bujshem vitin e kaluar, Kapllan Murat, i cilesuar edhe si “Mbreti kalores”. Ne sitin e komisariatit te Rupel, ne veri te provinces Anvers, ne Flandre, per here te dyte eshte shfaqur mesazhi i cuditshem, ndersa ne 22 qershor piratet (hackers), kishin sulmuar faqen e policise se Brukselit, duke e bllokuar. Ngjarja ka ndodhur mbremjen e te merkures, kur drejtuesit e policise ne provincen e Anvers te Belgjikes, vune re bllokimin e faqes www.zataz.com dhe shfaqjen e nje mesazhi qe permbante edhe fjale te renda fyese, dedikuar lirise se “vellait” te tyre, 45-vjecarit shqiptar, Kapllan Murat.

    Lajmi u konfirmua edhe nga zedhenesi i policise per mediat vendase dhe AFP-ne, Joris Van Camp, i cili tha se po merren masat per te zbuluar autoret pirate dhe se dyshohet qe te jene shqiptare, pasi ne mesazh thuhej se nderhyrja ishte bere nga nje grup qe identifikohej si “Klani Shqiptar i Sigurise” (Albanian Security Clan). Sulmi eshte regjistruar per here te dyte brenda 15 diteve te fundit, ndersa incidenti pare eshte shenuar ne sitin zyrtar te Policise se Brukselit. “Drejtesia, policia dhe Belgjika, raca e piste e m…Kapllan Murat, shume shpejt do te lirojme vella”, (On baise la justice, la police et la Belgique, sale race de merde. Murat Kapllan, très bientôt on va te libéré (sic) frère), thuhet ne mesazhin e futur ne sitin e policise se Anvers « politiezonerupel.be », faqja ku gjendet edhe revista e ketij komisariati, «Zataz». Oficere te komisariatit te vendosur ne veri te vendit zbuluan te merkuren rreth ores 17:00 fjalet qe dilnin ne kompjuter dhe pengonin aktivitetin ne internet. Menjehere kane nisur hetimet per kete ngjarje. "Ne oren 16:30 gjithcka ishte ne rregull, por rreth ores 17:00, nje mesazh eshte shfaqur befasisht", deklaroi per AFP, zedhenesi i Komisariatit ne Rupel ne provincen e Anvers, Joris Van Camp.

    Por ai nuk ka dhene shpjegime te metejshme, duke thene se te dyshuarit jane shqiptare, pasi edhe identifikimi i bere, ka qene si Klani Shqiptar i Sigurise. Por faqja e internetit ka qene e padisponueshme pergjate gjithe dites se djeshme dhe ka pasur mjaft probleme, ndersa tekniket kane punuar per te identifikuar sulmin se nga ka ardhur. Sipas autoriteteve policore ne mesazhin e derguar nga piratet kerkohej lirimi i nje prej kontingjenteve te arrestuar te krimit, me nenshtetesi belge dhe origjine shqiptare, i quajtur Kapllan Murat, (i miri Kapllan), i njohur dhe me nofken “kaloresi mbret”. I shoqeruar me kolonen zanore te serialit amerikan “Bad Boys”, (djem te keqij), mesazhi ka qene i shkruar ne tre gjuhe, frengjisht, anglisht dhe ne shqip. Per nderhyrjen ne sitin e Policise se Brukselit u identifikuan tre autore, dy belge dhe nje francez qe u proceduan, ndersa per piraterine e fundit nuk ka ende asnje autor.

    Kush eshte mbreti evazionit

    Kapllan Murat eshte nje shqiptar qe jeton ne Belgjike prej vitesh dhe ka marre nenshtetesine. Arrestimi dhe burgosja e tij ka shkaktuar shume polemika jo vetem ne drejtesi, por edhe ne Parlamentin belg, per shkak te perplasjes me te fundit te ministrit te Drejtesise dhe opozites ne Parlament. 45-vjecari eshte proceduar ne korrik te vitit te kaluar nga drejtesia belge, ndersa ishte arrestuar pas nje operacioni te agjenteve federale. Murat akuzohet per evazion fiskal, ndersa kishte qene me pare i ndaluar dhe madje eshte akuzuar si i dyshuar per sulmin ndaj policeve dhe plagosje ne nje tren gjate udhetimit. Arrestimi i tij i fundit eshte bere vitin e kaluar, ndersa gjendej i hipur ne nje kale. 45-vjecari ka tentuar gjashte here te arratiset nga burgu dhe ne ngarkim te tij eshte depozituar nje dosje gjyqesore impresionuese, ku vecohet sulmi me arme ndaj policeve

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Po kush eshte ky Murat Kaplan?

    Ja ca thote faqja e encikopedise:


    Murat Kaplan (born Italy, May 25, 1962) is a Belgian criminal of Albanic descent. He is nicknamed "Getaway King" (ontsnappingskoning), for his multiple successful prison escapes. He was a driver for the notorious Haemers gang, who kidnapped former Belgian Prime Minister Paul Vanden Boeynants in 1989.
    Together with his parents, who were UN refugees from Albania, Kaplan came to Belgium. He was already a delinquent in his youth. In 1980, he was imprisoned for a fight, whereby one person was killed, and multiple others were wounded.

    On May 5, 1993, Kaplan escaped from the Sint Gillis prison, with two Haemers gang members, Philippe Lacroix and Basri Bajrami. After a riot had erupted in the prison, they managed to hold four prison guards hostage using handguns and hand grenades. They demanded that a stolen BMW be driven inside the prison-gates, which then would be used as an escape vehicle. They tied one prison guard to the roof of the car, Harry Van Oers, the prison director, and two more prison guards were put in the car as well. The Belgian Gendarmerie could do nothing but watch the convicted men flee the scene in the BMW. More than 200 police officers were used to quell the prison riot afterwards. The hostages were all released that same night. Three days later, Kaplan was caught by a routine traffic control.

    In 2003, Kaplan was released on parole, after having spent 15 years of his 19 years sentence, even though the justice minister of that time, Marc Verwilghen, had provided a negative advice for this. In 2004, he was jailed again for stealing CDs, but he was released the next day, under dismay by justice minister Verwilghen.

    Kaplan was caught red-handed in 2005, when burgling a store in Londerzeel. He was shot down by a police officer, after Kaplan pulled a loaded weapon. He is not yet sentenced for this crime.

    On July 16, 2006, Kaplan did not return from a weekend parole. The next day, the police found him hiding in a do-it-yourself store. The police surrounded the store, but Kaplan was nowhere to be found. The current justice minister, Laurette Onkelinx, from the Parti Socialiste, is under heavy criticism from the political opposition parties, because she signed Kaplan's leave.

    Murat Kaplan was arrested on July 28, 2006, in the Belgian city of Dilbeek, together with his girlfriend.

  3. #3
    Ultras Maska e KUSi
    Anëtarësuar
    30-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    3,049
    Albanian Security Clan paskan gjet nofk te bukur
    ” UNË JAM MIRË KUR ASHT MIRË SHQYPNIA! ”

  4. #4
    fushori Maska e Ermal 22
    Anëtarësuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    Bukuri e madhe, lere mos e pyet. Sulmojne websitin e policise per hir te nje krimineli. Shume "patriota" qenkan treguar, e Security te bukur po i sjellin fjales e kombit shqiptar. Vaj medet per kto lloj hackerash te perzier me krimin e rruges.

  5. #5
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Perse jeni kaq te sigurte qe ata qe e sulmuan jane shqiptare?!
    Pastaj ai ishte i lindur ne Itali. Belgjika ka me qindra mijera persona qe nuk jane belge etnike, a duhet te fajoesohen shtetet nga familjet e tyre e kane prejardhjen?

  6. #6
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    i falenderoj kta qe na rregullun imazhin

  7. #7
    ThE KinG Maska e Imperator
    Anëtarësuar
    23-04-2007
    Vendndodhja
    Albania
    Postime
    448
    Para disa kohesh disa Kosovare kishin prishur dhe disa linqe te MTV.com. Jane bere te papare, CIA i fut Kosovaret ne hackerat me rrezikshmeri te larte.

    Imperator
    Albanian Perandory

  8. #8
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    ........................
    Ndryshuar për herë të fundit nga drity : 07-07-2007 më 14:17
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  9. #9
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    shqiptar = nje njeri me prinder shqiptare, i lindur ne Itali, qe jeton ne Belgjike
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Sa mire jo qe mos te thone qe Shqiptaret nga mbrapa me teknologjine.:P

Tema të Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Afatet për kalimin nga një gradë më e ulët në një më të lartë
    Nga Zemrushja në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2007, 00:28
  3. Çështja Çame
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56
  4. Cili është synimi i AKSH-së?
    Nga Faik në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •