Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925

    Përjetësia dhe taksa për gazrat e lopëve

    Përjetësia dhe taksa për gazrat e lopëve


    Si njerëz mundemi të bëjmë shumë mirë përpara duke bërë çudira, sepse duke pasur në mendje shprehjen „çudia më e madhe tre ditë zgjat!“ gjejmë një arsye, pse të vazhdojmë të bëjmë çudira. Në tre ditë mundemi t’ia dalim shumë mirë t’i kapërdijmë, t’i bëjmë copë e thërrime, t’i shuajmë fare nga kujtesa, sidomos kur në perspektivë shquajmë një fitim të madh që na pret, për shembull një pension të përjetshëm. Ky shembull dhe gëzimi prej tij nuk ka lidhje me atë që në befas vihemi përpara faktit, se do të jemi të përjetshëm, pra se vdekja na i mori të ligat, por se kuptojmë se e kemi siguruar jetën e atyre qe do të lëmë pas përjetësisht. Sepse i duam me gjithë shpirt ata që lemë pas, fëmijë e fëmijët e tyre e fëmijët e femijëve të tyre... Apo nuk thotë kështu ligji? U dashka ta lexoj dhe njëherë për çfarë kam votuar. Por tani për tani mjafton, sepse e di që fëmijët e mi jetojnë brenda atij ligji. Po unë kush jam? Si ka mundësi që nuk më njihni? Oh po, tre ditët e çudisë kaluan, keni të drejtë, dhe tani ju nuk keni pse ta mbani mend që unë jam deputet, që unë jam zgjedhur nga populli, që unë jam bekuar me pension të përjetshëm nga vetja dhe shokët e mi deputetë. Pati dhe disa nga ata delet e zeza (që votuan kundër ligjit) që janë gjithmonë veç për të prishur punë, veç për të të nxjerrë namin që ty të ka qëlluar fati të lindësh i bardhë. Për këtë fat njerëzit të urrejnë. Më kanë tronditur emailet në ditët e fundit, saqë tani nuk lexoj me email. I shoh që më kanë mbushur kutinë postare elektronike, por më duket se pas titujve të pafajshëm fshihen tyta automatikësh, litarë që presin të më mbërthejnë qafën dhe sarkazëm. Kjo e fundit po më bën të shoh ëndrra të tmerrshme këto net. Parlamenti i ri i shtetit që akoma nuk është shtet, ai që vjen në pak ditë në jetë, vendos për një ligj të ri, i cili vë kushte të qarta për ligjin e pensionit të përjetshëm. Mua do të më duhet të punoj që prej sot deri në moshën e pensionit si klloun në cirk. Po ne nuk kemi cirk, e komandoj ëndrrën. Endrra ma shndërron menjëherë pamjen dhe më çon në një spital fëmijësh. Aty shoh veten në rolin e kllounit që vullnetarisht punon 40 orë në javë me synimin t'i bëjë fëmijët të qeshin dhe të gëzojnë në ditët që mos qofshin. Pastaj e shoh veten nëpër korridoret e dhomat e spitalit duke pastruar, duke rregulluar shtretërit e fëmijëve dhe të të rriturve, duke bërë punën e sanitarëve, infermierëve, mjekëve që kërkojnë para për të bërë punën që e kanë me detyrim ta bëjnë. Më pas në një çerdhe fëmijësh, ku punoj me orë të zgjatura si edukator, sepse prindërit duhet deri vonë të punojnë për të nxjerrë bukën e tyre e të fëmijëve. Pastaj si shofer në një makinë të madhe plehrash, si mbledhës i plehrave të qytetit, si punonjës social në një qendër fëmijësh jetimë, grash të keqtrajtuara, të rinjsh e të rriturish të droguar e alkoholizuar. Pastaj si mësues shkolle, tek i mësoj fëmijët, sesi të mos vjedhin, sesi të mos korruptohen, sesi të mbajnë premtimet e dhëna, sesi të punojnë gjithë jetën e të mos përfitojnë nga mirëbesimi naiv i të tjerëve, sesi të jenë model për shoqërinë. Iu lexoj fragmente nga libri i edukatës, nga libri i historisë. Aty për turpin e tyre janë rreshtuar emrat e deputetëve që votuan për pensionin e përjetshëm dhe emrat e atyre që votuan kundër. Pika që s’më bie! Unë paskam votuar pro. Emri im nxin. Fëmijët rrudhin ballin e nisin të qeshin me të madhe dhe drejtojnë nga unë me gisht e nuk thonë gjë, veç me gishtin drejtuar e më bëhet sikur dëgjoj recitimin e një poezie të rëndë, zëlartë, frikëndjellëse dhe ajo bën me gisht nga unë, po, po, poezia bën me gisht nga unë, hakërrehet dhe sytë e fëmijëve shumëfishohen e më kthehen ne sytë e elektoratit tim. Aty i çel sytë dhe ndiej se sytë i kam gati në dalje nga zgavrat e tyre. Pika që s’më bie!, i them vetes. Çudia më e madhe tre ditë zgjat! Nga pikëçuditëse, mbyllja e fjalisë lakohet në pikëpyetje, lakohet në lak për fyt, për marrinë e popullit që më votoi...khekhehhhh, oh Zot, oh jo, ç’po bëj? Qenkan duart e mia dhe fyti im. Ndaj dhe... unë nuk jam deputet që voton për pensionin e përjetshëm të vet. Për jetën time votojnë të tjerë. Por të paktën mundem të qesh dhe të mas në peshoren që ka për njësi matëse gram meskiniteti: A e arrin dot në koncept dhe thellësi këtë ligjin e përjetësisë ai akoma i pamiratuari (i propozuari) për vendosjen e taksave për gazrat e lopëve në Gjermani?


    Frymëzuar nga një diskutim në një listë emailesh studentësh shqiptarë.

    Shenime:

    1. Ligji i pensionit të përjetshëm të deputetëve u miratua ne parlamentin e Kosovës në datën 2 nëntor 2007.

    2. Poezia që hakërrehet është "Hakërrimi" i Ali Asllanit në një interpretim me zë i gjendshëm në youtube.

    3. Ligji i taksës për gazrat e lopëve është propozuar në Gjermani nga WWF, me argumentin që një lopë me gazrat që lëshon shkakton ndotje për mjedisin në Gjermani po aq sa shkakton dhe një veturë e vogël, e cila bën një rrugë prej 18000 km në vit.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    shum bukur e ke shkruar ..

    por ndoshta duhet tek politika ose tek ceshtja kombetare ose tek aktualitete shoqerore.. kjo ese apo cfar mund te quhet..

  3. #3
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Desha ne fakt qe ta vendosja dhe ne nje teme nga ato per zgjedhjet ne Kosove, por nuk po dija se ku se jane hapur tre. Po tek temat shoqerore mire e ke, do te kishte vend. Nejse, ketu e desha si fillim.
    Falemnderit per leximin dhe komentin.

  4. #4
    El-Letërsia Maska e macia_blu
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    me pelqeu!
    Do kisha vetem nje sugjerim per titullin (nese nuk ma merr per ters).
    mund te shkruhej "perjetsia dhe taksat per gazrat....
    Se behet fjale per taksat e lopeve merret vesh gjate shkrimit. Edhe gazra edhe lope e lodhin titullin aq shume sa gati gati te vjen ti shmangesh.
    Duke shpresuar ne mirkuptimin tuaj, macia!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

Tema të Ngjashme

  1. Koha burg dhe Përjetësia ëndërr...
    Nga Janka në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 52
    Postimi i Fundit: 24-08-2011, 20:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •