Shqiperia gjakoset brenda simes melankoli
Panoramat e vjetra....gjithcka tek une shenderrohet ne alegori,
E kujtimet me te renda se shkembinjte jane
Qaj per ty zemer,per ty nene ,per ato shtigje anembane.
E shoh ate toke prej veremit tretur
Kerkon foshnjet e saj neper bote mbetur
Sylebetitur ecen e kerkon rrugeve,permes lluces
Perpiqet te shoh pertej murit te larte e te pafund te mjegulles.
Ajo e di se ka humbur dicka qe skthehet dot me
Dhe une dhimbjen ne thithat e saj ze e pi nen ze!
Si jetime thatanike nen gjemba jam vyshkur
Ne zemer kam fytyren e saj nga lotet fishkur.
Keshtu,neper pyllin ku shpirti im eshte merguar,
Ka me qindra marinare nga malli te shuar
Nje kujtim i lashte fryn me sa fuqi ka ne briret e tij
E sjell lengimin qe bren timen dashuri.
Bebezat me jane zverdhur e kalitur ne vrer
Se ti shpirto edhe shqisat e trupit mi ke prere
Me kot arsyeja mundohet timonin fort ta shtrengoje
Po une mbi nje barke pa vel e pa direke notoj.
Tek bredh ujrave mezi dalloj nje fantazem te ligeshtuar,
Qe kalon permes Atlantikut e deshperuar
E shoh nenen time te semure e ne te zi
Trishte shikon perkundjen e nje djepi te ri.
Ne bredhje te kota,perjete katandisur
Prej nje strofke reptilesh per tu arratisur
Kerkojme driten dhe udhen e shpetimit,
Harrojme ate viktime qe vuan prej verbimit.
Krijoni Kontakt