Close
Faqja 9 prej 13 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 121
  1. #81
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-06-2002
    Postime
    278
    Citim Postuar më parë nga JestersWorld
    Keto jane pyetje te tipit... :

    Me qe kushtetuta ka dhene vetem te drejten e fjales dhe te shprehjes se mendimit, atehere eshte e ndaluar te heshtesh, pasi nuk eshte thene asgjekundi ne kushtetute qe eshte e lejuar te heshtesh. Lol

    ose me mire akoma

    Ne kushtetute garantohet e drejta e besimit fetar dhe ushtrimit te lire te fese, sipas llogjikes se mesiperme i bie qe te gjithe mosbesimtaret ti rrasim burgjeve.


    Ca hani per mengjez aman per kok time???
    Ore, po FIRMAT E FATOS NANOS sa ishin? (i firmosi KUSH????? Ishin apo jo, 50% E PARTISE SOCIALISTE me fakte.. dhe faktet jane kokeforte..) Apo kushtetuta i thote : - Talluni me dokumentet verbale, sepse vendi ju ka çuar per tu tallur.... Pastaj kini kujdes nga kushtetuta, sepse kur eshte bere njerezit s'kishin ç'te hanin ne mengjes..........(sepse tani shume prej tyre udhetojne me X5.......SEPSE U PASURUAN SHUME 1998-2005-se)

    Ku e lezove ti more, qe njerezit duhen futur ne burg po s'shkuan te votojne ne parlament PER KERKESAT, DHE PROPOZIMET E TYRE TE FIRMOSURA!!!????? (sipas llogjikes time...!!!!!!!!!!)

    Ketu po flitet se kush ja ka me hile, dhe kujt ja ka me hile!!!!!
    Ketu po flitet qe veprimet e te majtes jane paftyresi!!!!

    Pse mundoheni te justifikoni ata burra me stature te larte politike (qe duan te fajesojne Berishen per zgjedhje te parakohshme........... e qe kane qe ne 2005 qe kerkojne e kercenojne per zgjedhje te parakohshme) te tipit Gjinushi, qe as votat per te hyre ne parlament s'fitojne dot, E PASTAJ HYNE ME PROPORCIONAL!!!!!!!!!! Pse NUK punoi Gjinushi per te ndryshuar me pare sistemin zgjedhor...?? POR. DO TE SHKOJE TANI NE ZGJEDHJE QE S'KA KOHE TE MJAFTUESHME PER TE NDRYSHUAR KODIN ZGJEDHOR????
    Ndryshuar për herë të fundit nga artur : 12-07-2007 më 12:43

  2. #82
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Shansi i zgjedhjeve presidenciale
    Nga Mero Baze
    Mundësia e zgjedhjeve të parakohshme në Shqipëri ka hapur një debat shterpë për mundësinë e një konsensusi politik për zgjedhjen e presidentit, i nxitur kryesisht nga partitë e vogla të të dy krahëve, të cilat duket se ndjehen keq nga futja papritur në një fushatë zgjedhore. Arsyetimet për konsensus dhe për më tepër kritikat në adresë të Ramës dhe Berishës për prishje konsensusi për presidentin nuk mund të ngrenë realisht në këmbë një klimë të re besimi që mund të na shpëtojë nga zgjedhjet e parakohshme. I vetmi shans që mund t’i jepet shmangies së zgjedhjeve të parakohshme janë aleancat mes dy kandidatëve në garë, Bamir Topi dhe Fatos Nano. Çdo tentativë tjetër është e sigurt që të çon në zgjedhje të parakohshme. Arsyet janë të shumta.

    Zhvillimi më i rëndësishëm i dy votimeve të para është ruajtja e një shumice kompakte nga e djathta. Kjo shumicë ka rëndësi për të shërbyer si bazë për konsensusin kushtetues të 84 votave. Në pamundësi për të pranuar reformat për drejtësinë dhe Prokurorin e Përgjithshëm, e djathta nuk ka asnjë shans, veçse të përpiqet të sigurojë një shumicë për Bamir Topin, ose të përpiqet të krijojë një realitet të ri politik pas zgjedhjeve presidenciale të radhës. Çdo përpjekje për të tentuar futjen e një kandidati tjetër në lojë me mbështetje nga e djathta synon të eksportojë krizën e së majtës tek e djathta. Pra, meqë e majta nuk e ka komoditetin e të qenit e bashkuar dhe ka një kandidat zyrtar në garë, që iu ka marrë gjysmat e votimeve, pa iu marrë konsensus, tashmë duan që ky fenomen të ndodhë dhe nga e djathta. Nëse kjo ndodh, atëherë situata relativizohet fare dhe nuk ka asnjë shans për të zgjedhur president veç zgjedhjeve të parakohshme. Pra, në vend që të shohim një mundësi për të mos shkuar në zgjedhje, duke tentuar të shkojmë drejt “shumicës Topi”, me këtë logjikë shkojmë të sigurt drejt zgjedhjeve, por pa bërë asnjë përpjekje serioze për të krijuar një shumicë presidenciale.

    Zhvillimi i dytë më i rëndësishëm ka të bëjë me mënyrën sesi do të shkohet në zgjedhje të parakohshme. Nëse vazhdohet në këtë sens bashkëpunimi, e djathta ka shanse të shkojë e bashkuar në zgjedhje të parakohshme dhe të marrë lehtësisht një rezultat të mirë prej tyre. Nëse do të tentohet që kuajt të ndërrohen në mes të rrugës, e djathta do të shkojë në zgjedhje e përçarë, bilé me një frakturë të fortë edhe brenda Partisë Demokratike. Kjo do t’i ulte shanset e fitores së saj në zgjedhje. Pikërisht këtë kërkon të bëjë e majta, duke nxitur një debat shterpë brenda shumicës për shanset e një kandidati konsensual. Ato shanse u konsumuan publikisht. E djathta e pranoi një anonim të majtë për president në këmbim të reformave për drejtësinë dhe gjithçka u përmbys. Tashmë, beteja është në binarë kushtetues dhe i vetmi shans për konsensus është të bëhen negociata për t’u siguruar 84 vota për një kandidat në garë. Këto shanse, siç shihet qartë, i ka me shumicë Bamir Topi.

    Zhvillimi i fundit më i rëndësishëm është vetë procesi i mundshëm zgjedhor. Këto do të jenë zgjedhjet e para presidenciale të Shqipërisë, ku do të votohet për të zgjidhur ngërçin e presidentit. E djathta do të dalë në zgjedhje me Bamir Topin, kandidatin e saj për president, kurse e majta me Fatos Nanon. Shqiptarët do të votojnë për t’i dhënë shanse njërit prej dy kandidatëve për t’u bërë president. Nëse Kuvendi i ri i dalë nga këto zgjedhje nuk zgjedh dot presidentin, ai shpërndahet sërish dhe shkohet te zgjedhjet e tjera. Pra, duke qenë zgjedhje presidenciale, ato do të shërbejnë dhe për të edukuar përfundimisht klasën politike shqiptare për të vendosur rregulla të qarta loje për rotacionin e pushtetit dhe balancimin e tij përmes marrëveshjeve që duhet të mbahen. Për këto arsye, të gjitha debatet rreth shanseve për të shmangur zgjedhjet e parakohshme, përveç mundësisë për të krijuar një shumicë për kandidatët në garë, janë thuajse të vdekura. Alarmi që ka kapur disa qeveritarë dhe opozitarë të papërgatitur për këtë situatë nuk është arsye që të injektohet si shqetësim kombëtar dhe ndërkombëtar. Është thjesht shqetësim lokal, për të mos thënë personal. Qeveritarët nuk kanë përse tremben nga zgjedhjet, nëse kanë qeverisur mirë dhe nëse nuk i kanë kthyer kurrizin elektoratit që i ka votuar, ashtu sikundër opozitarët nuk kanë pse tremben nga zgjedhjet, nëse vërtet mendojnë se shqiptarët do t`iua besojnë atyre presidentin e ri. Këmbanat për destabilitet nga zgjedhjet presidenciale janë qesharake, për më tepër që në këtë vend zgjedhjet e parakohshme gjithmonë kanë stabilizuar situata që kanë ardhur nga përpjekja për të krijuar stabilitet fals në vend.

    Tema

  3. #83
    i/e regjistruar Maska e njemik
    Anëtarësuar
    31-01-2006
    Postime
    403
    O brari
    O llapaqen
    Po e mori vesh i math e i vogel qe Berisha e pranoi presidentin
    pastaj shkoj Mero Bucja the i tha qe ta futi fatmir Mediu se i kishin dhen lek qe ta propozonte ai zaimin
    Berisha pa cpa nxori prap karten e Sollakut

    o brar po informou o djal i mbar se e kishte mar vesh Dorisi nga fisi i pakajve e se paske mar vesh ti

    me duket se te kan ngarkuar ndonje pergjim te rendesishme kohet e fundit qe sqenke informuar shum per politiken e brencme

    Se mos te kan dhen ate ceshtjen e sherit ne ambasaden greke ku gili vili beri boks me njonin se eshte ceshtje me spec aji

    Besniku i partis la punen per hater te gilivilit se ky i thocte hajde ketu te japsh xhevap iai thoshte sme do b.... se i jap llogari vetem partis time un jo min te jashtem

    Pra kujdes Brar djali se nga ceshtjet me spec tipave si ty qe i ha b.... vete ju vjen ai miku tek bajamet....

  4. #84
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ja ngrenc munë vilit e meros o miku i altin orik shyt tahir shalso sallakut..

    --


    Nano: Unë president ose zgjedhje të parakohshme

    Grada e perdoruesve-ve: / 4
    I varferI mire
    Friday, 13 July 2007
    Unë president ose zgjedhje të parakohshme, ky është ultimatumi që ish-kreu i PS, Fatos Nano ka bërë të ditur lidhur me krizën presidenciale në vend. Ish-kreu i Partisë socialiste si dhe një nga kandidatët më potencial të momentit për presidentin e ri të shtetit ka bërë të ditur se kandidatura e tij është e vetmja që mund të shpëtonte vendin nga zgjedhjet e parakohshme. Nano thekson se është kandidatura e vetme që ka paraqitur një projekt i cili do të sillte stabilizimin politikave në Shqipëri si dhe do të ndihmonte në procesin e integrimit në NATO edhe BE.Duke u ndalur pikërisht tek çështja e presidentit si dhe tek tryeza e fundit si dhe tek kandidati që desh gjeti mbështetjen e të dyja palëve negociuese, Nano thotë se emri i kandidatit në fjalë ishte një kërkesë e kreut të LSI, Ilir Metës. Konkretisht, Nano ka komentuar rreth hedhjes në tryezën e bisedimeve kandidaturën e Arian Zaimit. Sipas tij Shqipërinë e kanë krijuar idealizmat dhe në të njëjtën kohë po vdesin politikanët. Ai thekson se politika në vend është e aftë vetëm të krijojë kriza dhe jo ti zgjidhë ato. Nano ka bërë të ditur se baza e tryezës duhet të kishin qenë pikërisht reformat të cilat nuk gjetën suksesin e duhur, sipas tij këto reforma kërkojnë një konsensus të madh dhe një përgjegjësi të madhe. Duke kaluar nga reformat tek kandidati i tryezës, Arian Zaimin, ish-kreu i PS, Nano theksoi se kandidati konsensual që u gjet, një kandidat me një emër të nderuar dhe të respektuar që për përvojën dhe për sivin e tij ka një kontribut të caktuar dhe të vlerësueshëm, padashur u çnderua nga farsa e politikanëve. Sipas Nanos, konsensusi për Zaimin ishte një konsensus i bërë në sajë të pazareve dhje kulisave të politikanëve të papërgjegjshëm. Më tej Nano ka theksuar se konsensusi për Zaimin ishte i ndërthurur. Por lidhur me kandidaturën e Zaimit, ai bën të ditur dhe i sigurt në fjalët e tij se kjo kandidaturë është propozuar nga kreu i LSI, Ilir Meta. “Ka një parti të quajtur Partia e Lëvizjes së Skrapalinjve të Inatosur, kjo parti gjeti një gjeneral dhe mendoi që këtë gjeneral ta bënte president konsesual të Shqipërisë” ka theksuar Nano. Më tej ai tha se ky njeri vjen nga Meta, ky i fundit kandidaturën e Zaimit ia ka propozuar kryetarit të Partisë Republikane, Fatmir Mediut, i cili këtë kandidaturë e ka propozuar në tryezë si një propozim të tij. Ndërkohë që Nano vijon duke thënë se Rama nisur prej këtij propozimi është konsultuar me ish-ministrat e Partisë Socialiste. Nano thekson se kjo kandidaturë ishte një farsë dhe një puç i skrapalinjve dhe jo vetëm kaq, Nano e lidh bashkëpunimin e skrapalinjve me dibranët të cilët sipas tij mendojnë se do të gjejnë presidentin e zgjedhjeve të mëdha. Ndërkohë që ish-lideri i PS bëri të ditur se edhe kushti i Berishës për të kërkuar shkarkimin e Sollakut ishte një alibi e cila do të nxirrte në pah dhe mosmbështetjen e Berishës për Zaimin. “Di që ky kandidat është hedhur në tavolinë nëpërmjet këshillave të njërit prej klaneve vlonjat dhe dibran” ka theksuar Nano lidhur me kandidimin e Zaimit. Ai tha se Berisha nga ana tjetër është konsultuar me vlonjatët dhe dibranët e tij me ish-ministrat e tij. Ndërkohë duke u ndalur sërish te tryeza e bisedimeve, Nano bën të ditur se edhe ai vet ka qenë protagonist i tryezave negociatore por ka qenë i suksesshëm sepse tryeza ka funksionuar. Sipas tij kriza e krijuar në vend është për shkak të interesave private që shfaq secili prej politikaneve të sotëm. Nano ka theksuar se opozita nuk po bën gjë tjetër veçse po imiton opozitën e dikurshme. Sipas tij kriza në vend ndodhi pasi nuk ka marrëveshje mes palëve si dhe për shkak të diskutimit negativ për institucionet. Lidhur me pyetjen nëse vet ai do ta shkarkonte nga detyra Theodhori Sollakun, ai tha se aktualisht nuk ka asnjë kompetencë për ta bërë një gjë të tillë ai thjesht po garon dhe nuk ka asnjë synim prej të cilit do të vinte dhe shkarkimi. Lidhur me krizën aktual në Partinë Socialiste ai tha se kanë mbetur vetëm dy institucione kryetari dhe grupi, ai i bëri thirrje Ramës që të ngrejë kryesinë dhe të gjitha institucionet përkatëse për të unifikuar njëherë partinë e tij dhe pastaj të unifikojë aleatët. Ndërkohë që Nano i rikthehet sërish konflikteve të tij me Metën duke pohuar se nga Meta i kanë ardhur disa oferta për tu takuar dhe se së fundmi lidhur me kandidaturën e tij Meta i ka ofruar Nano një tjetër ofertë atë të bashkimit të grupit socialist me LSI për të mbështetur Nanon president. Ai u shpreh hapur se Meta kërkon sa më shumë përfitime nga Nano dhe se ky i fundit nuk i është përgjigjur ashtu siç duhet kërkesave të tij. Nano tha se Meta është bashkuar me Ramën prej frikës se nuk konkurronte dot përballë Nanos. Më tej Nano komentoi edhe përballjen e tij me kandidaturën e Topit nga mazhoranca. Ai tha se Bamir Topi duhet të tërhiqet nga gara. “Do të bëhem kryetar i shtetit duke u tërhequr ai që ka gjuajtur topin . Kam shprehur gatishmërinë për të biseduar me Ramën, Berishën, dhe të gjithë politikanët e tjetër lidhur me zgjidhjen e krizës, për reforma të mëdha, për të cilat mbaj përgjegjësi të mëdha. Kjo është një përgjegjësi politike, morale së cilës i përmbahet dhe projekti im. Topi nga ana e tij nuk ka asnjë projekt. Nëse Berisha mban topin e tij në fushë, mund të tentojë ndonjë zgjedhje të rrezikshme, kostot e së cilës do ti paguaj shtrenjtë, pasi do të kemi përkeqësimin e motorëve ekonomik” ka bërë të ditur Nano në fjalën e tij.

    gazeta sot..

  5. #85
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Presidenti i zgjedhur nga populli eshte nje mendim populist dhe mbi te gjitha juridikisht dhe politikisht injorant. Ne kte kontekst masat do ta mbshtesin zgjdhjen e presidentit nga populli pasi llogjika e masave eshte e ceket.

    Presidenti se pari eshte perfaqesuesi i te gjithe shqiptareve sado ne minorance te jene dhe jo e 50% +1 qe mund te zgjidhet nga populli. Sepse lind pyetja nqs nje parti fiton me 50%+1 edhe parlamentin qe praktikisht do te thote pushtet absolut, kush do ta perfaqesoje interesin dhe zerin e 49%+ te shqiptareve? Pra kush do te ruaj ekuilibrat ne shoqerine shqiptare? Keto ekuilibra nuk mund ti lihen ne dore pasionit te masave sidomos ne nje shoqeri kaq te polarizuar politikisht si ajo shqiptare. Ne thelb zgjedhja e presidentit do jete nje vote per partite qe mbeshtesin cdo kandidat dhe jo nje vote stabiliteti dhe balancuese.

    Cdo kushtetute e botes demokratike sot eshte strukturuar ne menyre te tille qe nje shumice sado absolute te mos kete kurre nje pushtet te pakufizuar, ne menyre qe te kontrollohen sa me mire pasionet e kesaj shumice qe shkaterrojne te miren e perbashket. Mos harroni se shumice kishte edhe Enver Hoxha ne 1945.

    Prandaj zgjidhja e presidentit nga populli eshte idiotesi te pakten ne kete sistem kushtetues qe eshte sot. Nje president i zgjedhur nga populli zakonisht dhe normalisht duhet te kontrolloje ekzekutivin, nderkohe qe sistemi politik shqiptar percakton qe presidenti thjesht verifikon ekzekutivin.

  6. #86
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    sa % te popullit perfaqson banda hakmarrja or ti i bandes.. aq % perfaqson presidenti tanishem Alfredo sallak arap edvin nerjaku..

    te bukura i ke teorite por qe vlejn vetem per imellden.. e blushat qe me nje tender kullufisnin nga nje thes me euro nga gjaku i popullit..

  7. #87
    fillimi i gjithckaje Maska e JestersWorld
    Anëtarësuar
    23-01-2006
    Vendndodhja
    ata ketu ne qiell ne toke
    Postime
    684
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Po kerkon fakte te inkriminimit te kryeprokurorit te vendit? A te mjafton realiteti i vendit me te korruptuar te Evropes ne vitet 2001-2005 ku nuk degjuam qofte edhe nje rast te kapjes e denimit te klaneve mafioze shqiptare? A te mjafton fakti qe Shqiperia klasifikohet si nje prej shteteve me te korruptuara te botes dhe kryeprokurori i vendit nuk ka nxjerre qofte edhe nje person te administrates publike perpara drejtesise? A te mjafton fakti qe krimi i organizuar vrau shoferin e vete kryeprokurorit ne mes te Tiranes dhe terrorizoi gruan e tij dhe kryeprokurori nuk ka nxjerre ende para drejtesise dot kriminelin qe i vrau shoferin?!

    Sikur te kish vetem pak integritet intelektual, ai do te kish dhene doreheqjen kohe me pare pasi eshte jo vetem i pafuqishem perballe krimit dhe per te kryer detyren e tij, por me qendrimin e tij ne kete detyre deshmon fare hapur qe ai i trembet drejtesise shqiptare, asaj drejtesie qe ai duhej te vinte ne vend.

    Perse nuk e hedh njeri ne gjyq kryeprokurorin?

    Askush nuk mund te hedhi ne gjyq kryeprokurorin e vendit apo nje prej gjykatesve te gjykates kushtetuese apo te gjykates se larte per aq kohe qe ata jane ne detyre me nje mandat kushtetues te perjetshem. Vete pyetja qe ben tregon se sa mire e njeh kushtetuten shqiptare.

    Ekzekutivi mund te beje vetem ate qe beri Berisha dhe ministri i vete i drejtesise, ose t'ia shtroje problemin legjislavitivit, kuvendit te Shqiperise, ose t'ia shtroje problemin presidentit per te krijuar nje konsensus institucional per shkarkimin e tij.

    Dhe une jam nga ata qe nuk dua te shoh vetem ndryshimin e kushtetutes apo shkarkimin e Sollakut, une jam nga ata qe pas shkarkimit te tij nga detyra, ai t'i pergjigjet nje prej nje drejtesise shqiptare duke u hedhur ne gjyq jo vetem nga kreret e pozites por edhe nga ata familjaret qe ende presin drejtesine e vonuar per ndeshkimin e atyre krimineleve dosja e te cileve fle e ze pluhur ne prokurori. Nje prej tyre, familja e Genc Sines, shoferit te Sollakut.

    Vetem ne kete menyre pasardhesi i tij ne detyren e kryeprokurorit e kupton qe askush nuk eshte mbi ligjin.

    Albo

    O Albo ... sa here duhet te te them se nuk duhet te kundershtosh ne te tilla gjera nje jurist. Kryeprokurori nuk hidhet ne gjyq si individ, por si ORGAN. Si Organ i nje shteti ai (po ashtu dhe gjykatesit) mund te hidhet ne gjyq nga Ministri i Drejtesise (nje nga arsyet kryesore pse ekziston nje ministri e tille ne te gjithe boten eshte pikerisht efekti kontrollues mbi punonjesit e judikativit). Lloji i gjyqit nuk eshte si gjyqet qe njeh ti nga televizori por eshte ndermjet dy organeve te nje Shteti ... gjera qe ti si ke pare ndonjehere ne televizor.

    Si mund te gjkohet ndryshe kryeprokurori :

    Krijohet nje komision Parlamentar per te shqyrtuar ne Kryeprokurori i eshte permbajtur betimit te tij mbi kushtetuten gjate punes se tij.

    DHe keta pastaj filojne e kapen me pyetje te tipit :

    " Pse nuk i ke denuar ti ata qe te terrorrizuan gruan?"

    DHe pergjigjia e Kryeprokurorit eshte:
    -"Une mund te ndertoje nje Aktakuze, mund ti shpall persona ne kerkim, por per sa kohe policia pi kafe me ta une nuk kam c'te bej."

    - Po mire po, pse nuk ke futur asnje individ te administrates ne burg ti?

    - Sepse mungon aktpadia. Kryeprokurori i pergjithshem nuk merret me ceshtje te tipit "me kerkoi 500 lek per nje certifikate", apo "i dhashe 2000 lek qe mos me vinte gjob."
    Gjithsesi edhe nqs kryeprokurori do te merrej me keto ceshtje, atij do i duheshin se pari persona civil te cilet jane mashtruar ose kercenuar ne menyre te tille qe te bejne nje PADI.

    - Po pse mungokan keto aktpadite?

    - Sepse Policia ( e drejtua nga qeveria) nuk punon. Policet dhe organet hetimore te tyre jane ata qe ndertojne padite. Mua me duhe te hetoj per ceshtje qe me sjell policia. Kjo eshte detyra ime. Pra ne rastin konkret akuza e drejtuar ndaj meje kryeminister Albo duhej te drejtohej drejt jush. Pasi organi policor nen drejtimin tuaj; nuk punon sic duhet por pi kafe me kriminelet, qofshin ata Kriminel Penal, Civil apo dhe fiskal.



    Ps: Nuk e di pse kapesh gjithmone mbi ligjet me mua. Nqs do mesime juridiku mund edhe thjesht te me kerkosh te tilla. Nuk ke pse ben pyetje apo pergjigje bazuar ne injorance se te bie me kot vlera qe ke ndertuar si pjesemarres i ketij forumi.
    Cdo pergjithsim eshte i gabuar, ky gjithashtu!

  8. #88
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Pse, per bukuri programesh presidenciale vuajme ne sot, qe te besojme se kush i ka e meriton te parin e vendit? Edhe nje intelektual i zakonshem mund te thurre pika te tilla programi per te ardhmen e Shqiperise, sa te cudite jo shqiptaret, por edhe boten. Pse vetem Nanoja paska zgjuarsine e formulimit te ca pikave programore, kurse Topi s'paska nje zotesi te tille? Pse, nga programe te tilla u varka fati i vendit tone ne organizmat nderkombetare? Nuk di c'pika te tilla zbatoi apo la mangut president Moisiu! Nanoja mira te na i beje, qe e solli garen e zgjedhjes se presidentit ne kornizat e interesave te tij. Kur gjen shesh, ben mire pershesh dhe me sa shoh po na fton te tereve te besojme ne cilesine e ketij persheshi. Hengshim pra persheshin qe meritojme! C'te them pra me shume!
    ------------------------------------------------------------------
    SHIKOJ DHE NUK BESOJ ATE QE SHIKOJ
    BESOJ DHE NUK SHIKOJ ATE QE BESOJ!

  9. #89
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-08-2004
    Postime
    298
    Neritan Ceka,kandidat per president qe te eliminohet Nano. ?? !!

    Duhen me cdo cmim zgjegjet qe te eliminohet edhe Berisha bashke me Nanon.

  10. #90
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    THIRRJE E FORUMIT ALB-SHKENCA



    Duke ndjekur me vëmendje e shqetësim çështjen e (mos)zgjedhjes së
    Presidentit të Republikës së Shqipërisë, të bindur se kriza e dëshmuar në këtë rast është vetëm një simptomë dhe jo gjithë sëmundja që e ka zënë prej kohësh vendin, ndërkohë që fati i integrimit euro-atlantik të Shqipërisë vihet periodikisht në pikëpyetje në radhë të parë për shkak të paaftësisë së klasës së saj drejtuese. Ndërkohë që fati i së ardhmes së afërt të Kosovës nuk ngjan të jetë aq i sigurt edhe për shkak të mosorientimit si duhet të faktorit shqiptar; ndërkohë që jeta shpirtërore, shoqërore dhe ekonomike e Shqipërisë

    degradon nga muaji në muaj e nga dita në ditë, anëtarët e Forumit "Alb-Shkenca", intelektualë dhe studiues shqiptarë, shumica e të cilëve pjesë e strukturave akademike jashtë atdheut, për hir të interesave jetike të kombit dhe vendit, të imperativëve tëjashtëzakonshëm historikë të momentit dhe të së ardhmes, u parashtrojnë klasës politike shqiptare - e përçarë, e konfliktuar për arsye personale dhe e paaftë deri më tash të zgjidhë probleme madhore e të
    bëjë kompromise për çështje kyçe si dhe gjithë opinionit publik
    shqiptar, brenda e jashtë Shqipërisë vlerësimet e mëposhtme:

    1- Për një trup e shpirt të sakatosur, siç janë ato të shoqërisë së sotme shqiptare, zgjedhjet (e shpeshta) të parakohshme mund të rezultojnë, shumë më fort se një "gjimnastikë demokratike", një paralizë "demokratike". Duhet që klasa politike shqiptare të finalizojë me konsensus procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës, për të ndalur, e bashkuar, menjëherë pas kësaj, me masa të mirëmenduara dhe energjike, tatëpjetën drejt së cilës shkon vendi, duke mos rrezikuar edhe më pozitën e Shq ipërisë si shtet në vëzhgim e sipër, sa i takon përmbushjes së kushteve për integrimin euro-atlantik; si dhe për të orientuar maksimumin e vëmendjes e të angazhimit në mbështetje të pavarësimit sa më të shpejtë të Kosovës.

    Klasa politike shqiptare do të duhej të mbante sidomos mirë parasysh se formati i personalitetit që do të zgjidhet në detyrën e presidentit të Republikës do të ishte, për njëmijë e një arsye, pothuaj vendimtar në formësimin e klimës së përgjithshme shqiptare të pesë viteve të ardhshëm. Në caktimin e këtij formati dhe në përzgjedhjen e personaliteteve kandidues, Forumi Alb-Shkenca është i gatshëm të japë maksimumin e mbështetjes së tij. Me këto lëvizje, nëse ia del t'i realizojë suksesshëm, klasa e sotme politike shqiptare do të jepte një provë se ezaurimenti, të cilin ka kohë që e dëshmon mund të jetë i kthyeshëm dhe jo përfundimtar.

    2- Pas kapërcimit të bllokimit të tanishëm do të duhej të trajtohej seriozisht mundësia e riformulimit të neneve respektiv të Kushtetutës për t'i hapur rrugë në të ardhmen zgjedhjes së Presidentit direkt nga populli. E shohim këtë si mënyrën më të përshtatshme në rastin e Shqipërisë, e cila, për më tepër, është ndër vendet e pakta që aplikon sistemin e zgjedhjes së Presidentit nga parlamenti, duke përfshirë këtu dhe republikat parlamentare. Në 91 nga të 132 republikat e sistemit të sotëm politik botëror presidenti zgjidhet direkt nga populli, numër ky që ka tendencë të rritet. Sjellim në kujtesë ndryshimin kushtetues të para pak ditëve në Turqi. Zgjedhja e Presidentit me votim popullor do të shmangte tryezat pa bukë të partive parlamentare, bojkotet në parlament, negociatat politike të pafrytshme; shkurt gjithë atë proces, i cili është dëshmuar e po dëshmohet në rastin shqiptar, më e pakta, jo rezultativ, më e shumta shkatërrues.

    3- Ne sugjerojmë gjithashtu amendimin e nenit, i cili shtetasve shqiptarë, për më shumë se 10 vjet jo rezidentë në Shqipëri u pamundëson kandidimin për postin e presidentit të Republikës, si dhe të neneve të pashkruar që u vështirësojnë atyre kandidimin për detyrën e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë. Një pjesë e shtetasve të Republikës së Shqipërisë dhe shumë herë më tepër shqiptarë ndodhen sot jashtë Republikës së Shqipërisë. E kemi fjalën për atë pjesë të Shqipërisë së mendjes, e cila, më shumë me pahir sesa me hir, prej shekujsh, prej dekadash apo prej vitesh, e ka "braktisur" Shqipërinë fizike. Kjo "braktisje" është shoqëruar shpesh, për fat të mirë, me integritet të palëkundur, me atdhetari të vërtetë, me kualifikim superior, me përvoja të gjithanshme,
    me qytetari të hekurt, me etikë pune, respekt për ligjin, për vlerat e principet demokratike.

    "Edhe në politikë, - shkruante me rastin e mbledhjes së Parlamentit të parë shqiptar (1921) një ndër shqiptarët e mëdhenj të kohës - më shumë se kudo duhet të zotërojë aristokracia e mendjes, me parimin "rrugë çelur për të zotin"; se edhe politika është një shkencë e lartë, një gjë e bukur në dorën e kompetentit, një gjë e vështirë, prishje, në përdorimin e moskompetentit. Shumë herë në shtetin, qoftë forma e tij cilado, fitojnë duart dhe jo trutë, fuqia e zërit mbi atë të mendimit; populli zotërohet prej njerëzish, të cilët nuk kanë me vete as shkencë as mjeshtëri, prej njerëzve, të cilët kanë

    vetëm pasionin e shumicës dhe dinë të lozin me mjeshtëri rolin e 'homme d'orchestre', e atij që mund çdo gjë, por s'di asgjë. Mjerim i madh për popullin kur shumica e parlamentit përbëhet prej kësilloj njerëzish."; atëhere bëhen mbi parlamentarizmin mendime si ato të Jules Lemaitre: "Përderisa parlamentarizmi, ashtu siç e shohim atë të praktikuar, është pamundësia, rrëmuja e ndonjëherë dështimi, përderisa ne nuk kemi asgjë për të pritur as nga qeveritarët që nuk qeverisin, as nga politikanët që mendojnë vetëm për interesat e tyre elektorale, ne duhet të veprojmë dhe të qeverisim vetë, jashtë tyre e mbi ta. Ne do të bëjmë vetë më shumë se sa mundim nga punët tona, përderisa ata, të cilëve ne ua kishim besuar këto detyra, i bëjnë ato aq pak ose aq keq."

    4- Anëtarët e Forumit Alb-Shkenca, duke pasur një ndjeshmëri absolute për problemet e vendit, kanë njëherësh, të ndodhur shumica larg tij, mundësinë e vështrimit më lehtë të së tërës shqiptare dhe të detajeve vetëm në funksion të saj, të vlerësimit më gjakftohtë të të dhënave si dhe të interceptimit më të gjithanshëm të flukseve të kontekstit tëndërlikuar global e rajonal në gjirin e të cilit Shqipëria jeton. Nga kjo pozitë ata gjykojnë se sot shteti shqiptar e kombi shqiptar në përgjithësi ndodhen në një moment krucial të historisë së tyre, moment i një dinamizmi të detyruar të jashtëzakonshëm, si dhe para domosdoshmërisë për t'u dhënë zgjidhje një vargu detyrash, të cilat, pa e tepruar, mund të cilësohen të një rëndësie epokale. Por detyrat epokale të shek. XXI nuk mund të zgjidhen me vizionin, me ritmin dhe sidomos jo me frymën levantine të shek. XIX!

    Në darën e fortë që imponon ky moment historik, të gjithë faktorët e strukturat e shoqërisë shqiptare kanë vetëm dy mundësi zgjedhjeje: ose ta ndihmojnë procesin ose ta dëmtojnë atë. Nga kjo perspektivë, ne besojmë se asnjë shqiptar nuk do të donte të vinte ora që, për klasën politike shqiptare të formulohej shprehja, të cilën presidenti G. W. Bush për një tjetër strukturë, me një tjetër semantikë dhe në një tjetër kontekst

    artikuloi në Tiranë, më 10 Qershor 2007,: "Enough is enough! ". Por pa dyshim, shumë para kësaj, asnjë shqiptar nuk do të donte që të ishte historia - në trajtën e fuqive dashamirëse e jo dashamirëse - artikuluesja e kësaj shprehjeje, tashmë jo për klasën politike shqiptare, por për vetë Shqipërinë!

    Forumi Alb-Shkenca e gjykon të tepërt ta mbyllë këtë Thirrje me frazën
    biblike: "Kush ka veshë, le të dëgjojë!" Për ata që kanë veshë ajo
    deklaron se është e gatshme të bashkëpunojë me të gjitha fuqitë e saj.


    FORUMI ALB-SHKENCA


    E Shtune, 14 Korrik 2007-gazeta ndryshe

Faqja 9 prej 13 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Sa prifterinj paguan Serbia dhe sa kisha nderton ajo?
    Nga _Mersin_ në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 14-04-2009, 10:03
  2. Sërish zgjedhje të parakohshme parlamentare?
    Nga RaPSouL në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-03-2009, 09:49
  3. Bashkim Fino kandidati i së majtës për president
    Nga shefqeti11 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 07:59
  4. Zgjidhet kriza elektorale, arrihet marëveshja në zyrën e presidentit Moisiu
    Nga Xhuxh Xhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 312
    Postimi i Fundit: 03-02-2007, 14:05
  5. Çështja Çame
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •