Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-11-2002
    Vendndodhja
    fl
    Postime
    93

    Nje Ofshame Qe Vjell Gjak....

    Shqiperia gjakoset brenda simes melankoli
    Panoramat e vjetra....gjithcka tek une shenderrohet ne alegori,
    E kujtimet me te renda se shkembinjte jane
    Qaj per ty zemer,per ty nene ,per ato shtigje anembane.

    E shoh ate toke prej veremit tretur
    Kerkon foshnjet e saj neper bote mbetur
    Sylebetitur ecen e kerkon rrugeve,permes lluces
    Perpiqet te shoh pertej murit te larte e te pafund te mjegulles.

    Ajo e di se ka humbur dicka qe skthehet dot me
    Dhe une dhimbjen ne thithat e saj ze e pi nen ze!
    Si jetime thatanike nen gjemba jam vyshkur
    Ne zemer kam fytyren e saj nga lotet fishkur.

    Keshtu,neper pyllin ku shpirti im eshte merguar,
    Ka me qindra marinare nga malli te shuar
    Nje kujtim i lashte fryn me sa fuqi ka ne briret e tij
    E sjell lengimin qe bren timen dashuri.

    Bebezat me jane zverdhur e kalitur ne vrer
    Se ti shpirto edhe shqisat e trupit mi ke prere
    Me kot arsyeja mundohet timonin fort ta shtrengoje
    Po une mbi nje barke pa vel e pa direke notoj.

    Tek bredh ujrave mezi dalloj nje fantazem te ligeshtuar,
    Qe kalon permes Atlantikut e deshperuar
    E shoh nenen time te semure e ne te zi
    Trishte shikon perkundjen e nje djepi te ri.

    Ne bredhje te kota,perjete katandisur
    Prej nje strofke reptilesh per tu arratisur
    Kerkojme driten dhe udhen e shpetimit,
    Harrojme ate viktime qe vuan prej verbimit.
    glob

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Shume e bukur e tronditse kjo poezi.

    Urime Arusha !

  3. #3
    i love u el.... Maska e ^Angel_Boy^
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    london
    Postime
    9
    edhe mua me pelqeu shum
    if i was a tear drop to slip
    down your cheecks to stop :^smooches
    on your lips,and say nothing
    but "i love you"with a sweet tendet kiss.

    :^xhan2 Ela_Ela_Bubuzhela :^xhan2

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-11-2002
    Vendndodhja
    fl
    Postime
    93
    ok !me vjen mire qe kjo poezi ndikoka tek ju..........
    glob

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e lozonjare
    Anėtarėsuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    46
    vertet ka mall dashuri , vajtim , melamkoli deshire po mbite gjitha je ti vertet shume e ndjere aty . Poezia per mua ka kualitet mendimi dhe ndjenje . Te uroj sinqerisht urime ne kete fushe
    dhe vaxhdo te shkruash . Me respekt lozonjarja

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-11-2002
    Vendndodhja
    fl
    Postime
    93
    ohhhh!te falenderoj shume serish.....
    Meqenese inkurajimi me zgjon, se shpejti do te sjell boten time time te vertete ne proza dhe poezi.
    kiss,kiss
    glob

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-11-2002
    Vendndodhja
    fl
    Postime
    93
    ...parfumi i qafes tende sec po me ndjell.....


    Mbi skajet e kadifejta te syve te tu une shtrydhem
    dhe dehem me gjithe shpirt prej aromes se mbetur
    po valle a je ti ai oaz ne te cilin une mbytem,
    dhe lundroj e mpire ne parfumin kaotik, e tretur?

    Jetoj fshehur ne thellesite e tua,o pyll mistik,
    e keputur,me flegezat e hundes care
    kredh koken time me dehjen e rene ne frike
    se nxehtesia vibron edhe ne qiellin qelibare.

    Ekstaza!Qe sonte popullohet i errti shtrat,
    coprat e perlave dhe rubinit neper floke
    vesezohen ne nje psheretime te flashket e te thate
    dhe ja tek shembemi ironikisht ne toke....

    Kenaqesia e avulluar ngrihet e horizontin davarit,
    si zane qe diku ne nje cep te skenes,e heshtur rri
    gjate gjithe kohes me cdonjerin nga ne bie ne ujdi,
    e nje cope mishi te mire ,cdo cast trupit na shqit
    glob

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •