MAFIA "DULAKU" NE KERKIM TE THESARIT TE GJYSHIT NE DHERMI
Pershendetje o njerez te vuajtur!
E them te vuajtur sepse kush jeton ne shqiperi apo me mire le te themi ne metropolin shqiptar e di qe keto ditet e nxehta te veres i ngjajne Ferrit te Dantes. Dhe me tej kete ferr e nxeh dhe thatesia ne rubinetat e ndryshkur te ujit ne shtepite tona.
Bera nje parantez per te nis nje histori qe ne bashke si forumista mund ta ndajme gjate.
A eshte e vertete qe pas viteve 2000 krimi i organizuar eshte sofistikuar?A eshte e vertete qe mafia shqiptare i ka lene mejhanet dhe motelet e i eshte drejtuar ndertimit?
A eshte e vertete qe mafia shqiptare ka blere mediat dhe ka vene kollaret apo bluzat e verdha firmato me emrin polo apo lacoste?
A eshte e vertete qe mafiozet e ndertimit jane femijet e ish sherbetoreve dhe obortareve te Enver Hoxhes?
Mora shkak nga nje histori e vogel e disa qytetareve tiranas qe banojne ne nje pallat te firmes ed-al te zt Artan Dulaku. Ata kane mbi 16 dite pa uje dhe jane kthyer ne skllever pasi mbushin ujin te ngarkuar ne kurizin e tyre. I kujt eshte faji?
E meritojne keta qytetare qe jetojne dhe banojne me rregullat e normat e ketij qyteti? e meritojne keta qytetare te mashtrohen nga biznesmeni i ndershem dhe i shkolluar Dulaku? e meritojne keta qytetare te keqtrajtohen dhe te fyhen nga ai i cili eshte paguar deri me nje per apartamentet?
Kthehemi tek pyetja e pare: faji- si gjithmone mbetet dobic, por ata besojne se Dulaku and co ka shkelur marreveshjen. Sipas tyre firma e ndertimit kundrejt blerjes se apartamentit siguronte 24 ore uje. Te gjithe besonin ne ndershmerine e ketij palobiznesmeni. Por ai shkel kontraten dhe qytetaret nisen drej zyrave te ed-al per nje takim. Por Dulaku jo vetem nuk respekton klientet e tij por i fyen ata rende. Si ka mundesi?
Perpos kesaj nje grup njerezish from Dulaku's gang (nje zot e di se ca jane tha nje grua aty, sjane as gangstera as njerez normal, ajo vazhdon me tej, - te qene gangster ua beja hallall.) kercenojne klientet e kesaj firme duke zaptuar trotuarin publik. Po trotuarin kur e pronesoi Dulaku. (nje zotni shprehet me dialektin e tij vendalli, - te qe tironc ja boja hallall plako, po me thon qe kan pron ene trotuaret e tirones?)
Nejse kjo eshte historia e biznesmenit te ndershem Dulaku qe nuk zbaton kontraten me qytetaret e thjeshte. Vajhallit se cfare ben me tenderat qe behen ne shtet.
Kerkoni te dashur forumiste ne interne t per te vetem lavde dhe hymne i thuren atij. Po ama pyesni dhe qytetaret e thjeshte per "beun" e ri te ndertimit. (megjithate kete titull bej nuke e meriton se nuk eshte as nga ndonje dere e madhe dhe me origjine te dyshimte ne kombesi)
Ja cfare gjeta ne nje website te himarioteve:
MAFIA "DULAKU" NE KERKIM TE THESARIT TE GJYSHIT NE DHERMI
Alarm per dhermiasit "Po u rembehen tokat"
Mesojme se krye mafiozi i fundit i tokave ne Krahinen e
Himares "Dulaku`s Brothers" pas Jalit ka sulmuar Dhermiun duke blere
siperfaqe te medha tokash nga persona "non grata" dhe te grabitura
qytetareve te Himares me dokumenta fallse. Sipas informacioneve qe
na serviren "agjencite e huaja te zbulimit" dhe kryesisht ajo
franceze qe e ka etiketuar Artan Dulakun, Kryetarin e Shoqates se
Ndertuesve te Shqiperise njekohesisht pronar i Grupit
Mediatik "Vizion Plus" dhe Gazetes "Albania", si i lidhur me Mafian
e pastrimit te parave ne Shqiperi, e themi me plote goje se
himariotet duhet te shigjetojne kursin e tyre te perplasjes me tokat
e grabitura ndaj Artan Dulakut. Pse duhet te jemi ne Alarm?
Disa dite me pare mesojme se Artan Dulaku i ka kerkuar Bashkise se
Himares qe te rrethoje 40 mije meter katrore truall ne Dhermi, duke
paraqitur dokumente te Hipotekes se Vlores, nje marveshje blerje te
kesaj siperfaqeje nga nje person i quajtur Genti me origjine nga
Dhermiu qe jeton ne Tirane, toke kjo e perfituar prej nje vendimi
Gjkyqesor te Gjykates se Vlores. Ne kete pike qytetari mafioz Artan
Dulaku mendon se e ka te ligjshme te pretendoje se ka perfituar nje
teritor nga me te medhate ne Dhermi pas Thanas Dunit qe ka perfituar
200 mije metra kuadrat nga po kjo Gjykate Fashiste e Rrethit Vlore.
Ne fakt punonjesit e Bashkise nuk jane treguar te befasuar
ndaj "Dulaku`s Brother" pasi po ky personazh ka blere dhe pastaj e
ka hipotekuar 9 mije meter katrore ne Jale te Vunoit prej nje
kapteri me emrin Menyr, marveshje kjo qe eshte denoncuar nga
Kontrolli i Larte i Shtetit ne kohen qe ishte Kryetar Bashkie Viktor
Mato i cili po vuan kete lloj denimi nga Gjykata e Vlores per shitje
te pasurive te perbashketa te himarioteve.
Pyetja qe shtrohet ndaj Dulakut eshte:
Me cfar dokumenti ky zotni na qenkerka pasaniku i radhes qe paska
blere nje teritor kaq te madh ne Dhermi, ne nje kohe qe vendimet e
gjykatave per dhenjen pronesie kullote ne Himare jane ndaluar prej
vitesh?
Me cte drejte mafiozet si puna e Gentit apo Thanasit jane quajtur
pronare me vendim gjykate kur ne te vertete ka pronare te ligjshem
dhe te njohur historikisht nga banoret vendas?
A e dine grupi mediatik qe Dulaku ka nen kontroll, bse Komisioni i
ndarjes se tokes ne bashkeveprim me resoluten e Konferences Pan
Himariote ka filluar te certifikoje nga e para pronesine mbi token e
kundershtuar me se fundi edhe ne Mitingun e Himares?
A e dine zoterinjte qe shesin dhe blejne toka te himarioteve se
Departamenti Amerikan i ka kerkuar qeverise shqiptare te anulloje
vendimet arbittare te gjykatave shqiptare per njohje pronesie ne
Rajonin e HGimares?
A e dine keta zoterinje se vendimet e gjyqeve jane bere ne fshehtesi
dhe se ne tokat e himarioteve ka pronare me mijera vjete dhe se ata
nuk jane pyetur dhe as kane degjuar se jane dhene vendime fallse me
tre vete ne kembim te pushtimit te tokave te Himarioteve.
A e dine keta zoterinje se toka ka zot dhe nuk do te lejojne te
shkelin askush dhe se do te mbrohet me cdo cmim toka e himarioteve,
ndersa fallsifikatoret do te mbajne pergjegjesine qe i takon, kushdo
qofshin si ne bashki, fshat kryepleqesi dhe gjykata fashiste?
Kjo le te sherbeje nje apel per te gjithe pronaret dhermias,
vunjotas, palasikote, himariote, piluriote etj qe te kene kujdes nga
mafiozet e tipitulaku, person i cili ka ushtriuar gjithe hapesiren e
felliqur mediatike ndaj himares per grabitjen e tokave.
ky le te jete mesazh per diksutim ne klubin himariot.[/I][/I]
tani shoke me besoni apo doni me?
Krijoni Kontakt