Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139

    Privelegjet e deputeteve!

    Para ca kohesh kam lexuar nje artikull ne nje te perditshme e cila fliste mbi deputetet ne tre vende te Botes: Shqiperi, Maqedoni dhe Norvegji.

    Te krahasohen ne aspektin ekonomik, Shqiperia dhe Maqedonia bashke s'i afrohen as cerekut te ekonomise dhe mireqenies sociale te shtetasve norvegjeze.

    Krahasimi kishte te bente kryesisht me privilegjet qe kane deputetet e ketyre tre shteteve.

    Me duhet te sqaroj se ca informata mund t'i kem perzier nje cik, sepse kete artikull e kam lexuar tre vite me pare, por megjithate do mundohem te risjell ne kujtese disa nga to:

    Parlamenti Shqiptar ka 120 deputete.
    Parlamenti i Maqedonise ka 120 deputete.
    Parlamenti i Norvegjise (me duket se) ka 120 deputete. (Ju lutem me korrigjoni nese e dini sakte dhe jam gabim).

    • Parlamenti Shqiptar ka 120 vetura zyrtare, qe dmth cdo deputet (duke mos perfshire ketu kryetarin e parlamentit dhe funksionaret tjere qe s'llogariten per deputete) ka veturen zyrtare dhe vozites personal.

      Parlamenti i Maqedonise ka 100 vetura zyrtare (si me siper).

      Parlamenti i Norvegjise ka vetem 2 vetura zyrtare.

    Atehere, deputeti norvegjez shkon ne pune (dmth ne kuvend) me veturen e tij personale (nese disponon nje te tille) ose me mjete tjera (perseri personale, qofte autobuz,tren, etj - vet pagun biletin).

    Nese Parlamenti e urdheron (per interesa te vet kuvendit te Mbreterise Norvegjeze) qe nje deputet te udhetoje brenda Oslos, atehere i paguan taksine. Nese nje deputet duhet te udhetoje jashte kryeqytetit, dmth ne nje qytet tjeter brenda shtetit (per interesa te kuvendit perseri), i paguan biletin te trenit.

    Perndryshe, ata e llogarisin keshtu: Deputeti merr rroge per punen qe ben, dhe si te gjithe puntoret tjere ne ate shtet, edhe ai duhet te shkoje ne vendin e punes me makinen personale.

    Edhe ne Shqiperi, po edhe ne Maqedoni, ne punetoret e thjeshte (qe s'jemi deputete) shkojme ne pune me makinat tona, paguajme vet per bilet autobuzi, treni, ose taksine. Me tatimet qe paguajme ne ndaj shteteve tona, krijohen buxhetet per sektore te ndryshme shteterore, perfshire ketu Qeverine, Institucionet e Sherbimit Publik, etj. Keto buxhete me pas harxhohen per te paguar per makinen e re te deputetit dhe per vozitesin e tij personal.

    Tani, ne Maqedoni, jo vetem drejtoret e institucioneve publike, por edhe zevendesit e tyre kane privilegjin e makinave zyrtare, dhe vozitesve personale. Per shembull, zevendes drejtori i Aeroportit, zv drejtori i Drejtorise per te Hyra Publike, zv drejtori i Ndermarrjes Komunale, etj; kane makina zyrtare - te blera nga buxheti i siperpermendur, dhe vozitesit e tyre paguhen me leket e tatimpaguesve.

    Qe s'eshte e drejte kjo, une s'dua ta diskutoj fare, por me intereson mendimi juaj mbi kete dukuri.

    Cfare mendoni ju? Ne shtetet ku ju jetoni si funksionojne keto gjera? Cfare duhet te bejme qe t'i bejme me dije shteteve tona se kjo gje eshte e gabuar dhe se deputeti, apo zv drejtori, apo drejtori, apo ministri (qe merr rroge per punen qe ben) duhet te niset ne pune, si une e si JU - me makine personale.

    P.S. Ju lutem dhe njehere te me falni nese kam vene ndonje shifer te gabuar mbi gjendjen ne Shqiperi dhe ne Maqedoni - sepse thashe qe kam tre vite qe e kam lexuar nje informacion te tille.
    Ju falenderoj!
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  2. #2
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Berisha lė deputetėt pa makina

    Mustafaj: Duhen standarde. Solis: Kinezėri. Ndoka: Manovėr komuniste

    Ligji i ri pėr statusin e deputetit pritet tė ndezė njė debat tė nxehtė pėrpara zgjedhjeve parlamentare brenda tė gjitha kampeve politike. Projekti i iniciuar i Kryeministrit Berisha duket se do tė flejė pėr njė kohė tė gjatė nė zyrat e Ministrisė sė Financave, pasi kalimi i menjėhershėm i tij nė rendin e ditės sė qeverisė do tė sjellė njė pėrplasje tė deputetėve me ministrat.

    Qeveria vendos t‘u heqė makinat dhe shoferėt 140 deputetėve tė Kuvendit tė Shqipėrisė. Drafti i ri i Ministrisė sė Financave, me sugjerimet e Kryeministrit Sali Berisha, pritet tė privojė deputetėt nga shoferėt, makinat dhe dietat jashtė Shqipėrisė, ndėrkohė, nga ana tjetėr, nuk do tė prekė "luksin" e ministrave. Reduktimi i shpenzimeve tė 140 deputetėve, duke ulur shpenzimet e karburantit, dietave tė deputetėve jashtė vendit, do tė jetė kryefjala e draftit tė ri tė pėrgatitur nga Ministria e Financave. Burime nga Ministria e Financave bėjnė me dije se ligji i ri pėr statusin e deputetit pritet tė kalojė nė mbledhjen e qeverisė pėrpara mbajtjes sė zgjedhjeve tė qershorit 2009. Rroga e njė ministri ėshtė mesatarisht 1700 euro, tė cilės i bashkohet edhe tarifa e telefonit prej 750 eurove. Llogaritur me pagesėn e administratės qė ėshtė nėn funksionin e njė ministri, si sekretarėt, shėrbimet kompjuterike dhe personat qė punojnė rreth njė ministri, "pagesa mujore" e njė anėtari tė kabinetit qeveritar shkon afėrsisht nė 8000 euro. Deputeti i PD-sė, Besnik Mustafaj, megjithėse nuk pozicionohet kundėr kėsaj nisme, shprehet se deputetit duhet t‘i plotėsohen kushtet sipas standardeve ndėrkombėtare. Sipas tij, edhe nė vendet e tjera deputetėve nuk u sigurohen makina, por u mbulohen shpenzimet pėr t‘i pėrdorur ato. "Njė deputet, pėrveē rrogės mujore, merr edhe shpenzime tė tjera nė dorė pėr transportin publik, telefonin, apo pėr udhėtimet jashtė shtetit. Pra, sugjeroj qė tė rishikohet edhe nė Shqipėri njė gjė e tillė", shprehet Mustafaj. "Nuk jam kundėr kėsaj nisme, por theksoj se deputetit, nga ana tjetėr, duhet t‘i plotėsohen kushtet sipas standardeve ndėrkombėtare", theksoi ai. Sipas Mustafajt, deputeti nuk duhet ta humbasė statusin e vet dhe nuk duhet tė varet nga ekzekutivi, apo aktorėt privatė. Deputeti i PBDNJ-sė, Leonard Solis, e cilėson kinezėri njė ligj tė tillė. "Ėshtė kinezėri qė nuk i shėrben askujt, veē vendit tė tyre tė punės. Nuk jam njohur ende me draftin, por Shqipėria duhet tė marrė shembull nga vendet e tjera tė Evropės", shprehet Solis. Deputeti i PBDNJ-sė sqaron se "duhet tė njihemi njėherė me ligjin dhe mė pas tė japim argumentet tona, por nė rast se ekziston plani i heqjes sė makinave pėr deputetėt kjo ėshtė e papranueshme". Njė tjetėr zė brenda mazhorancės, kreu i grupit parlamentar tė republikanėve, Arjan Madhi, bėn me dije se ėshtė Byroja e Parlamentit ajo qė duhet ta bėjė kėtė ligj dhe jo Ministria e Financave. Sipas tij, "mund tė eksplorohen mėnyra tė tjera, qė kanė metoda mė efektive se sa kjo qė pėrdor Parlamenti shqiptar. Ka modele tė ndryshme nė shumė vende tė botės, ku legjislativi shqiptar tė marrė shembull". Ish-ministri i Shėndetėsisė, Nard Ndoka, pohon se kjo ėshtė njė manovėr e papranueshme pėr statusin e deputetit. "Ėshtė njė manovėr komuniste, pasi deputeti ka njė status. Berisha t‘ia heqė nė fillim makinėn vetes sė vet, pasi e ka shtėpinė shumė afėr me zyrėn dhe s‘ka pse tė harxhojė karburant pėr njė distancė kaq tė shkurtėr. Le ta fillojė dietėn nga vetja", sqaron Ndoka.

    50% e shpenzimeve operative tė buxhetit tė Kuvendit pėrdoren pėr shpenzimet e deputetėve

    Projektligji i Ministrisė sė Financave: Ministrat me makina, deputetėt nė kėmbė

    Ministria e Financave pėrgatit projektligjin pėr shkurtimin e shpenzimeve tė administratės dhe Kuvendit. Pjesė kryesore e kėtij drafti nuk do tė jenė shpenzimet e anėtarėve tė kabinetit qeveritar, por deputetėt e Kuvendit tė Shqipėrisė. Sipas kėtij drafti, do tė marrė fund mirėqenia e njė ligjvėnėsi pėr tė pėrfituar nga buxheti i shtetit pėr transportin, telefonatat dhe dietat jashtė vendit.

    Disa javė mė parė, Kryeministri Berisha paralajmėroi deputetėt, duke u shprehur se "ligji i statusit tė deputetit ėshtė i bazuar nė babėzinė. Nuk ka vend nė botė qė deputeti tė marrė 1.5 herė mė shumė se Kryeministri, nė dieta e tė tjera". Sipas shefit tė qeverisė, deputeti shqiptar nuk mund tė jetė deputeti i vetėm nė Evropė me makinė dhe shofer. Mesazhi i Berishės nė vitin 2005, pėr krijimin e njė qeverie nė dietė, do tė pasohet mė 2009-ėn me njė Kuvend nė dietė, ku deputetėt nuk do tė kenė mė luksin tė pėrdorin makinat dhe karburantin e administratės, do tė ketė kufizim pėr bisedat telefonike dhe shkurtim dietash. Mesazhi i Kryeministrit paralajmėroni edhe ministrat. "Do tė rishikohen edhe ministrat", ka veēuar Berisha gjatė fjalės sė tij nė njė nga mbledhjet e qeverisė.

    Shpenzimet

    Aktualisht, Parlamenti shqiptar renditet i pari nė Evropė dhe rajon pėr trajtimin e veēantė qė u ofron deputetėve, duke i pajisur tė gjithė me makinė personale. Gjithashtu, ai kap rekordin pėr shpenzimet pėr automjetet nė dispozicion tė deputetėve, me 20 pėr qind tė buxhetit tė pėrgjithshėm tė Kuvendit, ose 50 pėr qind e shpenzimeve operative tė kėtij buxheti. Kėto shpenzime, ku pėrfshihen automjeti, paga e shoferit, karburanti dhe mirėmbajtja, arrijnė mesatarisht nė shumėn prej 1 mijė eurosh nė muaj pėr deputet.

    Drafti

    Nė ligjin e ri pėr statusin e deputetit, njė nga pikat ku Ministria e Financave ėshtė duke punuar, lidhet me pagėn shtesė tė deputetit, nė varėsi tė gradės shkencore qė ai disponon. Nė rast se njė projektligj i tillė do tė kthehej nė ligj, atėherė masa e deputetėve pėrfitues do tė ishte 24, nga tė cilėt, 13 me gradėn shkencore profesor-doktor, 1 profesor i asociuar dhe 10 doktorė tė shkencave.

    Shpenzimet e deputeteve

    1000 euro nė muaj pėr transport
    (njė automjet, njė shofer dhe shėrbim teknik)

    - 150 euro pėr bisedat telefonike
    - Pėrdorimi i telefonave fiks pa limit brenda Tiranės
    - Rroga rreth 1200 euro
    - Dieta pėr udhėtime jashtė Tiranės dhe Shqipėrisė

    Shpenzimet e ministrave

    - Rroga rreth 1700 euro
    - Dy shoferė, dy makina dhe shėrbim teknik
    (1000 euro pėr transportin dhe karburantin)
    Telefonata pa limit brenda Shqipėrisė
    750 euro shpenzime pėr telefonat celularė
    Dieta pėr udhėtime jashtė Tiranės dhe Shqipėrisė
    Shpenzime pėr badigardėt

    Krahasimi

    Sa paguhen deputetėt nė Evropė

    Franca

    Rroga mesatare e njė deputeti 5000 euro
    Nuk ka makinė dhe shofer nė dispozicion

    (por Kuvendi u siguron 7500 euro shtesė pėr shėrbimet publike, bisedat nė telefon dhe dietat jashtė vendit)

    Kosova

    Rroga e deputetėve: 800-900 euro
    Automjete zyrtare kanė vetėm kryetari dhe 6 anėtarėt e kryesisė
    Deputetėt nuk kanė zyrė personale, me pėrjashtim tė kryetarit dhe anėtarėve tė kryesisė

    Maqedonia

    Rroga e deputetėve: 800 euro (bashkė me mėditje, udhėtime e kalon 1000 euro)
    Nuk pajisen me autovetura
    Celular zyrtar 60 euro/muaj

    Irlanda

    Rroga e deputetėve: 7500 euro
    Shpenzimet pėr transport pėr anėtarėt 6% tė buxhetit tė pėrgjithshėm tė Parlamentit

    Finlanda

    Rroga e deputetėve: 5220 euro
    Udhėtime falas me tren, fluturime tė programuara dhe udhėtime me autobus nėpėr Finlandė, ndėrsa brenda zonės metropolitane tė Helsinkit mund tė pėrdoret taksi, vetėm pėr qėllime qė lidhen me punė legjislative

    Italia

    Rroga e deputetėve 10 000 euro (5941 euro rrogė fikse + 4000 euro/muaj pėr pjesėmarrje nė Parlament, hiqen 200 euro pėr ēdo mungesė)
    5190 euro/muaj pėr tė takuar zgjedhėsit
    258 euro/muaj pėr telefonata
    3100 euro/vit pėr udhėtime jashtė vendit

    Shkurtimi i shpenzimeve ul sigurinė e zyrtarėve

    Shkurtimi i shpenzimeve tė administratės sė lartė ka ulur edhe sigurinė e tyre. Njė sėrė vendimesh tė qeverisė "Berisha" kanė sjellė shkurtimin e shpenzimeve tė njė pjese tė mirė tė ministrave dhe administratės sė tyre. Ndryshe nga ish-qeveria "Nano", Kryeministri Berisha ka ulur numrin e badigardėve, duke marrė shembull fillimisht nga vetja e tij. Nga 24 badigardė qė mbronin ish-kryeministrin Fatos Nano, me ardhjen e PD-sė nė pushtet, mė 3 korrik, ligji pėr Gardėn e Republikės ndryshoi, duke e ēuar numrin e personave qė mbrojnė shefin e qeverisė 13 badigardė. Zv/kryeministri ka nė dispozicion 4 badigardė tė paguar nga buxheti i shtetit, ndėrsa ministrat nga 1 tė tillė. Mė tė privuarit janė ministri i Brendshėm, i cili ka po aq badigadė sa zv/kryeministri dhe ministri i Jashtėm me 2 tė tillė. Pėrsėri pjesa mė e pambrojtur janė deputetėt, njė pjesė e mirė e tė cilėve ėshtė nė kontakte tė vazhdueshme me banorėt e zonave tė tyre.
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  3. #3

    gazeta-Shqip
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e kleos
    Anėtarėsuar
    28-04-2006
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    426
    Vetem kur votohen privilegjet e tyre at'here pjesmarrja ne sallen e kuvendit eshte 100% , gjithashtu dhe votat pro .

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    me shume duhet te fuse gersheret kryeministri ne te ardhurat e deputeto-ministro-zyrtareve..

    te pakten te bej dicka aty ku arrin te bej dicka.. se per tjera gjera e dime se.. ska i ngrati asnje fuqi..

  6. #6
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    i ngrati ... komunist, sekretar biroje, toktorr nomenklature, pardesy e bardhe, prekuror (ka mare shume prej te ndjerit Gramoz Pashko - ua kaloi prinderve te tij) ...

    i ngrati ... thenk tye ...

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anėtarėsuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    As te kosoves nuk jan tu hjek shume keq
    Jan pasura mbrenda nje kohe te shkurt e dihet se para se te merren me politik era shkrum ju ka radh nje kilometer.
    Tani voziten me kerre lukse i kan ban punte ma mire se kolegt e tyre norvegjez dallimi eshte vetem sa punojn keta tanet e sa norvegjezet,por nuk kan faj te gjoret deri dje kan rujt bagtin tash ju ka ra shiu ne kollomoq edhe kan gjet popullin budall e po kullosin hiq pa problem.

  8. #8
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Ligji i ri, zyrtarėt qė mbeten pa makina e shoferė

    Bonuse nga 20-45 mijė lekė. Ja kush pėrjashtohet nga ligji

    Qeveria "nė dietė" u heq luksin pėr t‘u paguar automjetet e shoferėt deputetėve, zėvendėsministrave dhe zyrtarėve tė administratės. Kėshilli i Ministrave ka miratuar dje vendimin qė do tė lėrė pa makina tė gjithė deputetėt, por edhe drejtuesit e institucioneve shtetėrore pa prekur ata tė institucioneve kushtetuese. Projektligji pėr rregullimin e shėrbimit tė transportit pėr funksionarėt e lartė dhe nėpunėsit civilė duhet tė marrė nė Kuvend njė shumicė tė thjeshtė me 71 vota pėr tė hyrė mė pas nė fuqi.

    Pėrfitojnė makina

    Nė relacionin e pėrgatitur nga Ministria e Financave sqarohet se do tė jenė tė pajisur me automjete vetėm Presidenti, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri, ministrat, kryetari i opozitės, shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm, drejtori i Policisė sė Shtetit dhe drejtori i Shėrbimit Informativ. Kryeministri Berisha, duke prezantuar kėtė nismė tė re tė qeverisė, vlerėsoi se projektligji vendos standarde tė reja nė shėrbimin e transportit tė zyrtarėve dhe funksionarėve tė shtetit. "Ligji njeh detyrimin e shtetit dhe tė qeverisė qė tė krijohen lehtėsirat e domosdoshme pėr veprimtarinė e tyre tė pėrditshme ofiqarėve tė shtetit. Por ligji shkėput nė mėnyrė pėrfundimtare establishmentin shqiptar, zyrtarėt dhe funksionarėt e shtetit nga praktikat e trashėguara tė nomenklaturės komuniste", tha Berisha.

    Hiqen automjetet

    Premtimit tė fushatės, se do tė "zhvishte" zyrtarėt nga privilegjet e transportit, Kryeministri Berisha i ka dhėnė formė tė prerė dje nė mbledhjen e Kėshillit tė Ministrave. Deputetėt, zv/ministrat dhe tė gjithė drejtuesit e lartė tė administratės shtetėrore nuk do tė lėvizin mė me automjete tė paguara nga shteti, por do tė marrin para nė dorė pėr tė paguar naftėn.

    Relacioni i Ministrisė sė Financave pėrcakton ndarjen e kėtij fondi nė bazė tė katėr kategorive. Kategoria e parė janė deputetėt dhe kryetarėt e bashkive tė mėdha, qė do tė marrin nė muaj 45 mijė lekė, tė cilin do ta menaxhojnė vetė pėr transportin e tyre. Tė tjerėt, anėtarėt e Gjykatės Kushtetuese, Gjykatės sė Lartė, drejtuesit e Krimeve tė Rėnda nė gjykatė dhe prokurori nga 35 mijė lekė nė muaj. Mė pas vijnė kategoritė me trajtim 30 mijė lekė nė muaj dhe kategoria e fundit me 20 mijė lekė. Por ēėshtja e transportit tė zyrtarėve nuk pritet tė mbyllet me kaq. Qeveria do tė marrė sė shpejti njė vendim edhe pėr fatin e makinave, qė janė aktualisht nė pronėsi tė ministrive dhe tė gjitha dikastereve shtetėrore qė preken nga projektligji pėr transportin e zyrtarėve. Ligji pėrcakton praktika dhe norma krejtėsisht tė tjera tė standardeve tė vendeve tė civilizuara pėr transportin e zyrtarėve dhe funksionarėve. Pėrpos kėsaj, ky ligj do tė kursejė sė paku mbi 30 milionė dollarė nė vit. Sipas kreut tė qeverisė, projektligji do t‘i japė fund abuzimit. "Abuziviteti me kėto praktika ka bėrė qė nė institucione tė ndryshme tė shpenzohen nga 12 mijė dollarė nė vit nė 67 mijė dollarė pėr shoferėt. Shpatullat e taksapaguesve shqiptarė nuk e pėrballojnė dot diēka tė tillė. Mesatarja pėr shoferin nė administratėn shtetėrore ėshtė 19 mijė dollarė", u shpreh Berisha.

    Gazeta SHQIP
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  9. #9
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar mė parė nga Alienated Lexo Postimin
    [b][SIZE="5"]

    Relacioni i Ministrisė sė Financave pėrcakton ndarjen e kėtij fondi nė bazė tė katėr kategorive. Kategoria e parė janė deputetėt dhe kryetarėt e bashkive tė mėdha, qė do tė marrin nė muaj 45 mijė lekė, tė cilin do ta menaxhojnė vetė pėr transportin e tyre.

    Gazeta SHQIP
    U hoqi makinat dhe u dha 45 mije leke ne muaj. marshallah! Me ato leke nuk ka ca te duhet makina e parlamentit se cdo deputet ka makinen e vet dhe me 45 mije leke sikur gjithe diten te rrije duke bere xhiro kot nuk i harxhon ate shume!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e nestorp
    Anėtarėsuar
    07-07-2009
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    514
    Mendoj se eshte dicka pozitive.Shmang nje pjese te konsiderueshme shpenzimesh,si riparime,goma etj.Mire do te ish qe kjo 450 mije te vjetra te ishte 250 psh.Ka sa kam degjuar ne medja,keta palaco nuk po i doresojne makinat.Pike e zeze!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kushtetuta e Kaēanikut, themelet e shtetit shqiptar nė Kosovė
    Nga SkyThinks nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-05-2016, 15:32
  2. Lexo: "Marrėveshja Kornizė" - Ohėr 2001
    Nga StormAngel nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 01-04-2007, 06:13
  3. Ligji i konfliktit tė interesave, deputetėve s’u lejohen biznese
    Nga Orku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 22-02-2005, 19:52
  4. Ekzekutimi i deputetėve tė opozitės sė parė tė '45-ės
    Nga BlueBaron nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-10-2004, 07:28
  5. Kėrcėnimet Ndaj Deputetėve Ne Parlamentin E Kosoves
    Nga Kresha nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 17-01-2003, 19:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •