Para ca kohesh kam lexuar nje artikull ne nje te perditshme e cila fliste mbi deputetet ne tre vende te Botes: Shqiperi, Maqedoni dhe Norvegji.
Te krahasohen ne aspektin ekonomik, Shqiperia dhe Maqedonia bashke s'i afrohen as cerekut te ekonomise dhe mireqenies sociale te shtetasve norvegjeze.
Krahasimi kishte te bente kryesisht me privilegjet qe kane deputetet e ketyre tre shteteve.
Me duhet te sqaroj se ca informata mund t'i kem perzier nje cik, sepse kete artikull e kam lexuar tre vite me pare, por megjithate do mundohem te risjell ne kujtese disa nga to:
Parlamenti Shqiptar ka 120 deputete.
Parlamenti i Maqedonise ka 120 deputete.
Parlamenti i Norvegjise (me duket se) ka 120 deputete. (Ju lutem me korrigjoni nese e dini sakte dhe jam gabim).
- Parlamenti Shqiptar ka 120 vetura zyrtare, qe dmth cdo deputet (duke mos perfshire ketu kryetarin e parlamentit dhe funksionaret tjere qe s'llogariten per deputete) ka veturen zyrtare dhe vozites personal.
Parlamenti i Maqedonise ka 100 vetura zyrtare (si me siper).
Parlamenti i Norvegjise ka vetem 2 vetura zyrtare.
Atehere, deputeti norvegjez shkon ne pune (dmth ne kuvend) me veturen e tij personale (nese disponon nje te tille) ose me mjete tjera (perseri personale, qofte autobuz,tren, etj - vet pagun biletin).
Nese Parlamenti e urdheron (per interesa te vet kuvendit te Mbreterise Norvegjeze) qe nje deputet te udhetoje brenda Oslos, atehere i paguan taksine. Nese nje deputet duhet te udhetoje jashte kryeqytetit, dmth ne nje qytet tjeter brenda shtetit (per interesa te kuvendit perseri), i paguan biletin te trenit.
Perndryshe, ata e llogarisin keshtu: Deputeti merr rroge per punen qe ben, dhe si te gjithe puntoret tjere ne ate shtet, edhe ai duhet te shkoje ne vendin e punes me makinen personale.
Edhe ne Shqiperi, po edhe ne Maqedoni, ne punetoret e thjeshte (qe s'jemi deputete) shkojme ne pune me makinat tona, paguajme vet per bilet autobuzi, treni, ose taksine. Me tatimet qe paguajme ne ndaj shteteve tona, krijohen buxhetet per sektore te ndryshme shteterore, perfshire ketu Qeverine, Institucionet e Sherbimit Publik, etj. Keto buxhete me pas harxhohen per te paguar per makinen e re te deputetit dhe per vozitesin e tij personal.
Tani, ne Maqedoni, jo vetem drejtoret e institucioneve publike, por edhe zevendesit e tyre kane privilegjin e makinave zyrtare, dhe vozitesve personale. Per shembull, zevendes drejtori i Aeroportit, zv drejtori i Drejtorise per te Hyra Publike, zv drejtori i Ndermarrjes Komunale, etj; kane makina zyrtare - te blera nga buxheti i siperpermendur, dhe vozitesit e tyre paguhen me leket e tatimpaguesve.
Qe s'eshte e drejte kjo, une s'dua ta diskutoj fare, por me intereson mendimi juaj mbi kete dukuri.
Cfare mendoni ju? Ne shtetet ku ju jetoni si funksionojne keto gjera? Cfare duhet te bejme qe t'i bejme me dije shteteve tona se kjo gje eshte e gabuar dhe se deputeti, apo zv drejtori, apo drejtori, apo ministri (qe merr rroge per punen qe ben) duhet te niset ne pune, si une e si JU - me makine personale.
P.S. Ju lutem dhe njehere te me falni nese kam vene ndonje shifer te gabuar mbi gjendjen ne Shqiperi dhe ne Maqedoni - sepse thashe qe kam tre vite qe e kam lexuar nje informacion te tille.
Ju falenderoj!
Krijoni Kontakt