Sapo gjejne kohe te lire, te gjithe vrapojne drejt vendtakimit. Ndahen ne skuadra, blejne armet, dhe piketojne terroristet. Keshtu nis lufta virtuale disa oreshe e “Counter Strike” (Kaunter Strajk), loja kompjuterike qe prej tre vitesh ka shkaktuar qindra “viktima” ne Shqiperi ne rradhet e meshkujve adoloshente. Psikologet thone se lojera te tilla nuk jane aspak produktive dhe mund te nxisin agresivitetin tek femijet.
Koncepti i kesaj loje bazohet ne dy skuadra kundra njera-tjetres, ku e para perbehet nga terroristet dhe e dyta kunder tyre. Kuptohet qe skuadra e pare perfaqesohet nga djemte e keqij, ndersa ne skuadren tjeter bejne pjese djemte e mire. Eshte detyre e “te mireve” qe te eliminojne terroristet. Lojtaret e “Counter Strike” mund te blejne arme dhe pajisjet e nevojshme qe jane modeluar sipas armeve qe ekzistojne realisht. Prandaj, mos t’ju duket cudi qe rinia e sotme eshte bere specialiste ne njohjen e armeve. Kjo eshte nje loje qe mund te luhet ne grup, me dy ose me shume kompjutere dhe zakonisht luhet ne internet kafe.
Sapo mbaruan mesimin, rreth ores 12:00 te drekes, Orlando K. dhe Kliti D., 16 dhe 14 vjec, u turren drejt qendres se internetit prane lagjes se tyre (Porcelan) per te vazhduar sesionin e rradhes se Counter Strike. Ata thone se luajne cdo dite, sa here gjejne kohe te lire, madje nese i pyet jane te gatshem te te mesojne edhe lojen.
“Une luaj gati dy ore ne dite “Counter Strike””, thote Orlando K., 16 vjec. Parate i sigurojne prej prinderve, te cilet jane ne dijeni te ketij fakti. Ndihen pothuajse te varur nga kjo loje, aq sa nuk mund te kuptojne te kaloje nje dite pa u turrur ne internet kafe.
“Une luaj gjithmone “Counter Strike”, nuk ka dite qe te mos vij ne nje qender interneti. Kjo eshte menyra me e mire per te kaluar kohen”.
Por perqendrimi i tepert perpara kompjuterit ka nisur te sjelle pasojat e para tek ta. “Kur rri gjate me skuqen syte, dhe me dhembin” vazhdon te tregoje Orlando K.
Per prinderit ne pergjithesi, “Counter Strike” nuk konsiderohet si dicka e demshme per femijet e tyre. “Madje me mire qe ata ta kalojne diten me armiq virtuale, sesa te perfshihen ne shoqeri realisht te keqija”, keshtu tregon Naimi, 41 vjec, prind i nje djaloshi 13-vjecar. Pastaj eshte nje loje qe nuk kushton shume. “Nuk eshte problem qe im bir te harxhoje 100 leke ne dite. Te pakten une e di ku ndodhet dhe nuk behem merak”, vazhdon me tej ai.
Madje ka edhe nga ata prinder qe i shoqerojne vete femijet e tyre ne qendra interneti dhe i mesojne kete loje. Keshtu ka ndodhur me Erind Kodhajn, babai i nje 7-vjecari. Se bashku me te birin ai ndodhej ne nje qender interneti. Nderkohe qe ai kontrollonte e-mailin apo bente doenlodime te ndryshme nga interneti, i biri i tij 7-vjecar luante “Counter Strike”.
“Ai atje eshte im bir, eshte 7 vjec. E marr me vete ne qendra interneti, nderkohe qe une merrem me downlodime ai luan ne kompjuter”. ben me dore ai nga nje vogelush qe i dukej vetem koka ne nje prej kompjuterat e rreshtuar.
Por sipas psikologut te njohur Edmond Dragoti, keto lojera kane nje sere efektesh negative “ Femijet qe luajne “Counter Strike” kohen e lire e kalojne ne menyre pasive dhe joproduktive, heqin dore nga libri qe eshte gjithmone menyra me e mire e edukimit te femijeve dhe ajo qe eshte me e rendesishme, eshte demi i shkaktuar ne aspektin emocional. Lojerat elektronike stimulojne urrejtje dhe nxisin agresivitetin ndaj te tjereve.”
Por kjo duket se nuk iu ben pershtypje as adoloshenteve te “cmendur” pas Counter Strike, as prinderve te tyre, qe vazhdojne ta konsiderojne kete loje “thjesht argetim” . Por “te vegjlit” e tyre tashme kane perftuar varesi nga kjo loje, shpenzojne nje kohe te mire ne internet kafe kur mund te benin dicka tjeter me produktive, dhe si te mos mjaftonte kaq, ata jane shnderruar ne specialiste armesh.
korrieri
Krijoni Kontakt